Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - FAMĖ APO VLERA

Shkruan: Anxhela GRAMO

  Nga revista PSIKOLOGJI

FAMĖ APO VLERA

 

    Shoqėria promovon modele tė tilla njerėzish dhe kjo nuk bėn gjė tjetėr veēse polarizon nė "tė famshėm" dhe "tė pafamshėm". Ēfarė kanė tė parėt qė ndjell zili pėr tė dytėt? Ndoshta ata kanė gjithēka qė nuk mund tė kenė tė dytėt dhe kjo shkakton turbulenca tė forta psiqike, aq sa tė dytėt krahasohen dhe identifikohen vazhdimisht me figura tė famshme pėr tė "kuruar" konceptin e tyre pėr veten.

 

 

            Nuk ka mbetur titull gazete dhe reviste pa ekspozuar histori dhe portrete njerėzish "tė famshėm"... qė mbeten tė kategori­zuar kryesisht nė artistė dhe politikanė. Sa janė tė famshėm vėrtetė, pėr ēfarė janė tė famshėm, apo aspirojnė tė jenė tė tillė? Janė artistė, apo pseudoartistė? Politikanė apo pseudopolitikanė? Kanė famė apo paraqiten si tė tillė? Njė pjesė e mirė duan tė jenė tė famshėm dhe kėtu nuk ka asgjė tė keqe pėr sa kohė "famės" i lihet kohė tė zhvillohet dhe shpėrthejė. Nė fakt, e keqja qėndron nė tendencėn pėr ta implantuar famėn, pa pasur as dhuntinė dhe as zotėsinė minimale pėr ta zotėruar atė. Ėshtė fama njė maskė trendy, apo njė tregues i suksesit?

            Ēfarė i motivon njerėzit tė mbajnė njė maskė tė tillė? Shoqėria promovon modele tė tilla njerėzish dhe kjo nuk bėn gjė tjetėr veēse polarizon nė "tė famshėm" dhe "tė pafamshėm". Ēfarė kanė tė parėt qė ndjell zili pėr tė dytėt? Ndoshta ata kanė gjithēka qė nuk mund tė kenė tė dytėt dhe kjo shkakton turbulenca tė forta psiqike, aq sa tė dytėt krahasohen dhe identifikohen vazhdimisht me figura tė famshme pėr tė "kuruar" konceptin e tyre pėr veten. Me fjalė tė tjera, ata shpenzojnė mė shumė kohė me famėn e tė tjerėve se sa me veten e tyre apo zbulimin-e pasurive tė brendshme qė mund t'i ēojnė drejt suksesit personal. Po ē'vlerė ka suksesi personal sot pėr shqiptarėt? Duket sikur ky ėshtė tėrėsisht i konvertuar nė "para" dhe "pushtet", i zhveshur nga vlerat njerėzore. Pėrveē pushtetit, fama pėrcjell njė vėmendje speciale, atė publike... dhe, cili nuk do tė dėshironte njė vėmendje unike nė kėmbim tė asaj tė munguar apo tė copėtuar? Kjo tregon njė nevojė specifike tė individit, njė nevojė pėr tė qenė me ēdo kusht nė qendėr tė vėmendjes si njė i vetėm/e vetme. Pėr tė mos u thelluar nė anėn patologjike qė lidhet me nevojat e fshehura pėr tė gjetur me pahir "famėn", hedhim njė vėshtrim nė kopertinat e revistave. Njerėzit e famshėm dhe historitė e tyre "mahnitėse" rregullisht ēorodisin lexuesit me "shembujt" personalė dhe tė famijleve tė tyre. Sigurisht qė kjo varet nga perceptimet subjektive tė lexuesve si dhe nevojat e tyre individuale.

 

 

            Si nuk ndodh tė lexojmė ndonjėherė mbi dėshtimet e njerėzve tė famshėm, dilemat e tyre, dhe mėnyrat se si ata i menaxhojnė ato! Ndoshta ata janė imunė ndaj kėtyre situatave? Apo mbahen kaq fort pas kėsaj maske sa heqja dorė prej saj mund tė rrezikojė ekzistencėn e tyre? Duket sikur fama-maskė ka funksion jetik pėr ta. Ndoshta janė lexuesit qė kėrkojnė apo kanė nevojė mė shumė tė dėgjojnė pėr historitė e bujshme tė tyre, sepse mjaft halle e probleme mbart e pėrditshmja? Nuk besoj qė kjo mėnyrė i vlen kujt. Tė mėsosh mbi jetėn e njerėzve "tė famshėm", vetėm shmang vėmendjen e njerėzve nga problemet e tyre, nga realiteti i tyre, pėr tė mos thėnė qė herė-herė mund tė thellojė krizėn individuale.

            Si nuk ndodh tė lexojmė ndonjėherė mbi jetėn e individėve tė zakonshėm, atyre qė nuk reshtin sė provuari pėr tė arritur, edhe pse rrėzohen, gjejnė forca tė ngrihen dhe provojnė sėrish; atyre qė pėrpiqen tė shfrytėzojnė nnaksimalisht burimet personale e jetėsore (edhe pse tė kufizuara) pėr t'i dhėnė kuptim jetės sė tyre! Nuk besoj qė lexuesit nuk duan tė tilla histori. Kėto janė histori mė pranė realitetit tė shumicės, ndaj prekin mė shumė dhe ndikojnė mė shumė nė jetėn e njerėzve. Janė histori qė pėrmbajnė mesazhe tė fuqishme mbi rėndėsinė e vlerave njerėzore nė zhdukje. Personazhet e historive tė tilla, pa qenė "tė famshėm" fitojnė famė... famė e cila jo vetėm ngjall dėshirė por edhe besim pėr jetėn, besimin qė GJITHKUSH MUND T'IA DALĖ MBANĖ.

 

            Autorja ėshtė Psikoterapiste