Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 3 - E VĖRTETA PĖR VRASJET, RRĖMBIMET DHE ZHDUKJEN...

Shkruan: Bardhyl MAHMUTI

      

FEJTON EKSKLUZIV:

 

E VĖRTETA PĖR VRASJET, RRĖMBIMET DHE ZHDUKJEN E CIVILĖVE NĖ KOSOVĖ

 

KUSH QĖNDRONTE PRAPA: SHĖRBIMI INFORMATIV I KOSOVĖS APO SHĖRBIMI SEKRET SERB?

 

 

Fejtonin e plotė tė autorit dhe politologut Bardhyl Mahmuti mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

  

 

(1)

HYRJA

 

 

            Sot askush nuk e mohon se nė Kosovė gjatė dhe pas luftės janė vrarė, janė rrėmbyer dhe janė zhdukur civilė. Divergjencat lindin nė momentin kur duhet tė pėrcaktohen qartė se cilėt ishin kėta civilė dhe kush i vriste, rrėmbente dhe i zhdukte ata.

            Po rikujtoj se duke u nisur nga fakti qė luftėrat e armatosura mobilizojnė institucionet ndėrkombėtare, ato regjionale si dhe mijėra organizata joqeveritare pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, tė cilat kėrkojnė nga palėt nė konflikt qė tė respektojnė Konventėn e Gjenevės pėr mbrojtjen e personave civilė gjatė kohės sė luftės, Shtabi Strategjik i Millosheviqit aplikoi njė strategji tė “re” nė luftėn e Kosovės! Mė poshtė do ta shqyrtojė kėtė strategji. Nė hyrje tė kėtij shkrimi tė gjatė po kufizohem vetėm nė disa tė dhėna qė do tė trajtohen gjerėsisht nė vijim.

            Nė funksion tė kėsaj strategjie Sigurimi Shtetėror i Serbisė pėrgatiti materialin e titulluar «Libri i Bardhė: Terrorizmi i separatistėve shqiptarė nė Kosovė dhe nė Metohi», tė cilin e botuan tė pėrkthyer nė gjuhėn angleze dhe nė gjuhėn frėnge, nė shtator tė vitit 1998. Kėtė material propagandistik Ministria e Punėve tė Jashtme ua shpėrndau falas institucioneve me peshė nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, institucioneve shtetėrore tė shteteve anėtare tė OKB-sė, medieve ndėrkombėtare, bibliotekave univer­sitare dhe personaliteteve me peshė nė fusha tė ndryshme intelektuale.

            Versioni i kėtij «Libri tė Bardhė» u ribotua nga regjimi i Millosheviqit nė vitin 1999 dhe nė vitin 2000, ndėrsa nė vitin 2001 dhe 2003, nė pėrputhje me ndryshimin e konteksteve politike ndėrkombėtare, u publikua i plotėsuar dhe i modifikuar nga regjimi i “ri” i Beogradit.

Kė kėto libra tė “bardhė” vrasja, rrėmbimi dhe zhdukja e civilėve u shndėrrua nė AKUZĖ KORALE e Serbisė dhe “koristėve” tė saj kundėr UĒK-sė. Nė rrafshin ndėrkombėtar, sidomos pas ndėrhyrjes ushtarake tė NATO-s, “koristėt” e angazhuar pėr tė “kėnduar” AKUZĖN KORALE kundėr UĒK-sė, tė kompozuar nė Beograd, u gjetėn  kryesisht nė mesin e intelektualėve dhe politikanėve tė profileve tė ndryshme, por qė emėrues tė pėrbashkėt kanė «antiamerikanizmin» si kėndvėshtrimin ideologjik. Ndėrsa “koristėt” nė Kosovė dhe viset tjera tė banuara me shqiptarė jashtė Shqipėrisė u gjetėn nė mesin e djemve dhe vajzave, nipėrve dhe mbesave tė ish “patriotėve jugosllavė” apo tė atyre qė frymojnė me shpirtin e kėsaj ideologjie. Pėr kategorinė e “patriotėve jugosllavė” dhe pjellėn e tyre do tė flas nė pjesėn e fundit tė kėtij shkrimi.

            Pas pėrfundimit tė luftės propaganda serbe u intensifikua vazhdimisht dhe arriti shkallėn mė tė lartė gjatė procesit pėr pėrcaktimin e statusit politik final pėr Kosovėn. Shpallja e Pavarėsisė sė Kosovės mė 17 shkurt 2008 u dha zjarr tė gjithė “koristėve” tė angazhuar tė kėndonin  AKUZĖN KORALE kundėr UĒK-sė. Shpresa e fundit e tyre mbetej Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė, e cila duhej tė pėrcaktonte nėse akti i shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės ishte nė pėrputhje me tė drejtėn ndėrkombėtare.

            Botimi i librit autobiografik tė Carla Del Ponte-s, «Pėrndjekja: Unė dhe kriminelėt e luftės», mė 11 prill tė 2008, shėnoi kulmin e rezultateve tė propagandės serbe. Nė kėtė libėr Carla Del Ponte sqaron se burime tė “gazetarėve tė besueshėm” kishin “gjetur dėshmitarė qe pohonin se “Ushtria Ēlirimtare e Kosovės kishte rrėmbyer mė shumė se 300 serbė, romė, shqip­tarė dhe pjesėtarė tė grupeve tjera etnike, tė cilėve u ishin hequr organet vitale, qė u dėrguan nga Aeroporti i Rinasit nė klinikat jashtė shtetit, pėr t’u transplantuar pacientėve qė paguanin pėr kėtė ‘shėrbim’.”

            Edhe pse “gazetarėt e besueshėm” nuk ia dhanė asnjėherė identitetin e dėshmitarėve as Carla Del Ponte-s, mbi bazėn e kėtyre dėshmitarėve anonim qė gjoja kishin parė krimet UĒK-sė, Prokurorja e Pėrgjithshme e Gjykatės Penale Ndėr­kombėtare pėr ish–Jugosllavinė, qė nė vitin 2003, kishte zhvilluar hetime pėr thėniet se “oficerė tė rangut shumė tė lartė dhe tė rangut tė ndėrmjetėm tė UĒK-sė ishin tėrėsisht nė dijeni tė trafikimit me organe, madje edhe vetė merrnin pjesė aktive nė kėtė trafikim.”[i]

 

 

            Pėrkundėr asaj se edhe vet Carla Del Ponte pohon se tregimet pėr trafikim organesh nga ana e UĒK-sė u ngjasojnė “llojit tė historive tė burgosurish tė vrarė nga trafikantėt e organeve, histori qė rikthehen mjaft shpesh nė zonat e konflikteve, por nė mungesė provash konkrete pėr t’i argumentuar kėto tregime ato pėrfundojnė si legjenda tė thjeshta”[ii] vėmendja e opinionit publik u pėrqendrua  nė kėtė akuzė.

            Por, pas publikimit tė veprės sė Carla Del Ponte-s, me iniciativėn serbe dhe ruse, nė Asamblenė Parla­mentare tė Kėshillit tė Evropės u dorėzua propozimi pėr njė rezolutė lidhur me “trajtimin ēnjerėzor tė personave dhe tregtinė ilegale me organet e njerėzve nė Kosovė.”

Propozim rezoluta[iii] e dorėzuar nga deputeti rus, Konstantin Kosachev-i, zgjoi interesim tė madh, sidomos nė kuadėr tė Komisionit pėr Ēėshtjet Juridike dhe tė Drejtat e Njeriut tė Kėshillit tė Evropės.

            Ky Komision emėroi Dick Marty-n tė jetė, nė tė njėjtėn kohė, raportues, i ngarkuar qė tė propozojė njė draft fillestar tė rezolutės dhe tė pėrpilojė njė raport pėr kėtė ēėshtje. Pėrzgjedhja e Dick Marty-it nė kėtė funksion nuk ishte e rastėsishme. Ai ishte personalitet i njohur pėr kėndvėshtrimin e tij tė influencuar nga ideologjia e «antiamerikanizmit», i cili, nė pėrputhje me kėtė ideologji, u ngrit haptas kundėr ndėrhyrjes ushtarake tė NATO-s, kundėr pavarėsisė sė Kosovės dhe kundėr UĒK-sė qė ia mundėsoi amerikanėve tė ndėrtojnė bazėn mė tė madhe ushtarake nė Evropė.

            Dick Marty, mė 12 dhjetor 2010, dorėzoi projekt-raportin pėr «Traj­timin ēnjerėzor tė personave dhe trafikimin kundėrligjor me organe njerėzore nė Kosovė» dhe mė 16 dhjetor ky propozim u miratua unanimisht nga Asambleja Parlamentare e Kėshillit tė Evropės, ndėrsa mė 7 janar 2011 u dorėzua nė formėn e Rezolutės[iv], tė cilėn Asambleja Parlamentare e Kėshillit tė Evropės e miratoi mė 25 janar 2011.

            Nė pėrputhje me Rezolutėn 1782 tė Asamblesė sė Pėr­gjithshme tė Kėshillit tė Evropės, “John Clint Williamson u emėrua shef i TASK Forcės Speciale tė EULEX-it pėr tė udhėhequr hetimet lidhur me thėniet pėr tregti me organe njerėzore.”[v]

            Pas mė shumė se gjashtė vite propagande pėr “trafikimin e organeve”, kryeprokurori i Task Forcės Hetimore Speciale, Clint Williamson-i, shpalli rezultatet e hetimeve nė konferencėn e shtypit tė mbajtur nė Bruksel mė 29 korrik 2014.

            Gjatė kėsaj konference Clint Williamson-i deklaroi se “pėrkundėr ndihmės sė madhe qė kanė pasur nga tė katėr anėt e botės, ndihmės sė prokurorėve, hetuesve, oficerėve ligjorė, analistėve dhe specialistėve nga 18 shtete tė BE-sė, Kanadasė dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės TFHS-ja nuk kishte gjetur prova tė mjaftueshme pėr trafikimin me organeve njerėzore.” Pėrkundėr kėsaj, Clint Williamson-i premton se “do tė vazhdojnė tė kėrkojnė ato”.

Nė mungesė tė provave, nė mungesė tė dėshmitarėve dhe nė mungesė tė ēdo gjėje qė do t’i mundėsonte kryeprokurorit Williamson tė pėrgatiste njė aktakuzė pėr “trafikim organesh” ai e orientoi hetimin e Task Forcės Hetimore Speciale nė drejtim tjetėr, me shpresė se do tė jetė mė i suksesshėm!

            “Edhe pse nuk ka qenė pėrgjegjėsia jonė kryesore”- deklaroi Williamson-i gjatė konferencės- “ne e kemi ndjerė pėr detyrim tė fortė tė bėjmė gjithēka qė kemi mundur pėr tė mėsuar pėr fatin e njerėzve qė u zhdukėn nė vitet 1998 dhe 1999 dhe vendndodhjet e tė cilėve ende nuk dihen. Pėr fat tė keq, deri tani ne kemi sjellė vetėm pak informata qė do tė na drejtonin nė vendet ku ishin varrosur trupat ose qė do tė ndriēonin fatin e atyre tė cilėt u zhdukėn.

            Me gjithė vėshtirėsitė pėr t’i siguruar provat “ne besojmė se TFHS-ja do tė jetė nė gjendje tė ngrejė njė aktakuzė kundėr zyrtarėve tė lartė tė caktuar tė ish-Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Kėta individė mbajnė pėrgjegjėsinė pėr fushatėn e persekutimit qė ishte drejtuar kundėr popullsive serbe, rome dhe pakicave tė tjera nė Kosovė si dhe kundėr bashkėkombėsve shqiptarė tė Kosovės gjatė viteve 1998 dhe 1999, tė cilėt i etiketuan si bashkėpunėtorė tė serbėve (...) dhe janė pėrgjegjės pėr veprat e persekutimit qė pėrfshinin vrasje tė paligjshme, rrėmbime, zhdukje tė detyruara, burgime tė paligjshme nė kampe nė Kosovė dhe nė Shqipėri, dhunė seksuale, forma tė tjera tė trajtimit ēnjerėzor, zhvendosje me dhunė ...”[vi]

            Pėr ēdo lexues tė vėmendshėm tė Raportit tė Dick Marty-t dhe konferencės sė Clint Williamsonit ėshtė e qartė se qėndrimet qė pėrmban ky raport dhe ajo qė u tha gjatė kėsaj konference e paragjykojnė rėndė lufta e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

Prandaj, tė gjithė ata qė pretendojnė se nuk paragjykohet lufta e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės me krijimin e gjykatės, prokurorisė dhe tėrė mekanizmat ndėshkues qė u krijua mbi bazėn e Raportit tė Dick Marty-t dhe hetimeve tė Clint Williamson-it ose nuk i kanė lexuar raportin dhe deklaratėn e shpėrndarė nė konferencė ose dėshirojnė tė manipulojnė qėllimisht. Shpresoj se nė fund tė kėtij shkrimi lexuesi do tė jetė nė gjendje tė kuptojė se rruga pėrmes sė cilės ėshtė duke u bėrė pėrpjekje pėr tė ndriēuar vrasjet, rrėmbimet dhe zhdukjen e civilėve nė Kosovė ėshtė rrugė e gabuar, qė hyn nė funksion tė fshehjes sė gjurmėve tė krimit dhe tė kriminelėve tė vėrtetė...

            Jemi nė periudhėn kur pėrkujtohen ēdo ditė vrasjet e personaliteteve tė ndryshme nė Kosovė dhe atyre qė ishin tė panjohur pėr publikun por qė u vranė sepse QĖLLIMI I SHTETIT SERB ISHTE SHKATĖRRIMI I TĖRĖSISHĖM APO I PJESĖRISHĖM I SHQIPTARĖVE SI TĖ TILLĖ.

            Pėrkujtohet vrasja e Bajram Kelmendit dhe dy djemve tė tij, Kastriotit dhe Kushtrimit. Pėrkujtohen Profesor Fehmi Agani, Profesor Latif Berisha, Kryetar i Kuvendit tė Bashkimit tė Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės, Agim Hajrizi i cili u vra sė bashku me nėnėn e vet, Nazmien dhe me djalin e tij Ilirin, i cili ende nuk i kishte mbushur 13 vjeē... Pėrkujtohet veprimtari i shquar i ēėshtjes kombėtare, Gafurr Loku, i cili u ekzekutua sė bashku me djalin e tij, Dritonin 20 vjeēar. Pėrkujtohet aktorja 23 vjeēare e teatrit Ardiana Abdullahu... Do tė pėrkujtohen dhe shumė tė tjerė qė ranė si viktima tė politikės sė gjenocidit serb nė Kosovė.

            Por, sa shqiptarė e dinė se tė gjithė emrat e lartpėrmendur dhe shumė tė tjerėve qė do t’i pėrmend nė vijim tė shkrimit, FIGUROJNĖ NĖ LISTAT E CIVILĖVE TĖ VRARĖ QĖ SHTETI SERB IA VESH UĒK-sė? Secili qė do ta lexojė shkrimin nė tėrėsi do tė pajiset me argumentet e nevojshme qė do t’i mundėsojnė tė shoh se kush organizoi, ekzekutoi dhe pėrpiqet t’i fshehė gjurmėt e krimit tė gjenocidit nė Kosovė. Secili qė do ta lexojė me vėmendje kėtė shkrimin nuk do tė ketė dilema se prapa vrasjeve, rrėmbimi dhe zhdukjes sė civilėve nė Kosovė qėndron Shėrbimi Sekret i Serbisė e jo SHIK-u i Kosovės qė ėshtė bėrė objekt akuze edhe nga pjella e “patriotėve jugosllavė”. Dhe nė fund, kam besimin e plotė, lexuesi do tė identifikojė se kush ėshtė pjella e “patriotėve jugosllavė” qė janė shndėrruar nė koristė tė angazhuar pėr tė “kėnduar” AKUZĖN KORALE kundėr UĒK-sė, tė kompozuar nė Beograd.

 

 


 


[i] Carla Del Ponte, vepra e cituar, La traque, les criminels de guerre et moi, f.457

[ii] Po aty, f.470

[iii] Conseil de l’Europe, Assamblée Parlementaire, dokumenti i cituar, Doc. 11574, 15 avril 2008

[iv] Conseil de l’Europe, Assamblée Parlementaire, Doc. 12462, 07 janvier 2011

Le traitement inhumain de personnes et le trafic illicite d’organes humains au Kosovo

http://www.assembly.coe.int/nw/xml/XRef/Xref-DocDetails-FR.asp?FileID=12608&lang=fr

[v] Bruxelles 2, «Un Américain chef de la task force d’enquźte ą Eulex Kosovo» 

(Njė amerikan nė krye tė   task forcės hetuese tė Eulex-it nė Kosovė), 29 gusht 2011

http://www.bruxelles2.eu/2011/08/29/un-americain-chef-de-la-task-force-denquete-a-eulex-kosovo.html

[vi] Deklarata e cituar e kryeprokurorit tė Task Forcės hetimore speciale

http://www.sitf.eu/images/Statement/Statement_of_the_Chief_Prosecutor_of_the_SITF_EN.pdf