Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 5 - Eva E. Kacanja

EVA ESAT KACANJA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

EVA ESAT KACANJA

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

         Eva Esat Kacanja kreu studimet e mesme nė gjimnazin e "Skėnderbeu" ne Kruje. Qysh herėt nisi tė botojė nė periodike tė ndryshėm nga ato lokale e deri tek gazeta "Drita". Nė maj 1990, nė Olimpiadėn e Parė Kombėtare tė Letersise, ajo vlerėsohet me vendin e Parė. Nga kėtu merr dhe bursėn pėr tė nisur studimet e larta pranė UT dega "Gjuhė -Letėrsi"

            Ne 1994 mbaron Fakultetin dhe emėrohet mėsuese e gjuhės dhe letėrsisė ne gjimnazin e Krujės. Nė vitin 1995 boton librin e parė me poezi "Statuja e shpirtit" ku spikat stili i saj origjinal dhe i pasur me tematike dhe figuracion tė pasur. Nė vitin 1998 martohet dhe shkon ne emigracion ne Greqi. Nė 2000 kthehet nė Shqipėri nė qytetin e Durrėsit dhe ne vitin 2001 emėrohet mėsuese letėrsie pranė Liceut Artistik "Jan Kukuzeli". Aktive nė jetėn artistike ajo zgjidhet sekretare e Klubit te Shkrimtareve dhe Artisteve Durrės. Nė vitin 2004 ajo boton librin e dytė  "Nė fund tė zemrės tėnde", njė arritje tjetėr e suksesshme.

            Shtypi dhe kritika e vlerėsojnė poeten e re me profil te veēantė artistik. Autore nė disa shkrime, e ftuar ne tv, etj. ajo vazhdon rrugėtimin e saj poetik me librin e tretė nė 2011 "Aromė Dheu".

            Aktualisht prej 2012 punon si nėndrejtore pranė Shkollės se Mesme Profesionale  "Beqir Cela" Durrės.

            Ėshtė njė poete e suksesshme e botuar nė shtypin ndėrkombėtar, se fundmi nė revistėn ndėrkombėtare pėr poezinė nė Indi "Prosopia". Poezitė e saj janė pjesė e antologjive te ndryshme te poezisė shqiptare bashkėkohore.

            Formimi i saj pasurohet, 2010-2014 kryen studimet e larta pėr drejtėsi pranė UAMD.

            2014-2016 pėrfundon shkėlqyeshėm Master Shkencor "E Drejta Private" pranė UAMD.

            Nene e dy fėmijėve, Rea dhe Hermes, vazhdon ēdo ditė pėrpjekjet e saj nė pėrmirėsimin e jetės sė fėmijėve por dhe te komunitetit. Femėr aktive dhe njė zė i forte nė rrethin artistik shqiptar.

 

 

 

 

 

ARRATISJE

 

Thashė tė iki pyllit sonte,

dhe pse terrin e kam frikė,

ėndrren time bėra shoqe,

edhe rrugės ik e ik.

Pemėt murgj qė mėrmėrijnė,

hije tyre vel i grisur,

para meje njė hutin,

si njė djall i ēakėrdisur.

Nuk e pashė njė trung tė kalbur,

gjė pa jetė mbi tokėn zi,

zemra sa s'pushoi nga frika,

dheut kėputem pa fuqi.

Teksa gjaku natėn ngroh,

dėgjoj ėndrrėn tek me flet:

"Ēohu mike,s'ėshtė asgjė,

njė gėrvishtje krejt e lehtė!"

Qesh aq fort sa tremb dhe pyllin,

 nata qenka thjesht njė rreng,

syri  territ e gjen yllin,

ėndrra agut bėhet jetė!

 

 

NĖ KUPĖ TĖ VERĖS…

 

Nė kupė tė verės sime

Bukėn tėnde ngjyen,

Ta ndiej etjen

Ngrohur kurmit tim,

Prush i vjedhur zjarrit

Ky vėshtrimi yt.

Pėrlotem,

S’di pse me vjen ndėrmend

Ajo darke e fundit

E tė kryqėzuarit tėnd!

Bej tė flas,

Por ti vetėm hesht,

Dhe pse nė heshtjen tėnde

I tėrė pylli flet.

Mbytet loti im,

Bukės ,verės ngjyer,

Thyhet krah I pishės,

Erės detit gėrryer…

Je betuar thua,

Vetes je betuar,

Por mbi buzėn tėnde

Puthjen e lashė peng,

Brenda kupės sime

Buka jote dhemb…!

 

 

IKU GJUMI BASHKĖ ME GUSHTIN

 

Pėrpėlitem ta puth vargun,
Qė ta bind tė rri me mua,
Por ai ma ndez gjakun,
Veē kur del nga buz’t e tua.

 

E tėrheq brenda vetes,
E pėrkėdhel me dashuri,
si damar i blertė i gjethes,
Ai fryhet,ēel te ty.

 

Iku gjumi bashkė me gushtin,
Vjeshta rrjedh nė uj’ tė ri,
Buz’t e mia presin mushtin,
Tė ma kthesh ne poezi!

 

 

MUZA IME

 

Nė gishtėrinjtė e natės rruazoj mendimet,
Ngadalė tek e tek ,e menēur si muzė,
Por nė fund ngatėrrohem me fjalėt e kujtimet,
E rendi i nisur mė bėhet tėrkuzė.

Puthjet e tua rruazoj mes lotėve,
Ngadalė tek e tek, si perlat nė det,
Urė tė fildishtė ndėrtoj mes dy botėve,
Me vargje e thur dėshirėn qė djeg.

Vesėn rruazoj pik-pik mbi qerpik,
Nėpėr maja gjethesh kur zbardhet mėngjesi,
Toka ngrohet kėmbės nėn hapin lirik.
Dielli flokėt nė tė artė m'i ndezi.

Ditėt rruazoj nė pritje pa fund,
Muza dhe shkatėrrimi vallėzojnė me mua,
Mėkati i ėmbėl kufijtė m'i lėkund,
Se nė botėn time vetėm Ty tė dua!

 

 

KUR TI SHKON

 

Unė dhemb,
Nė dorėn tėnde kur dridhem si flutur,
Nė puthjet e nxehta kur digjen pendesat,
Nė syrin tėnd kur ndihem e bukur.

Unė dhemb,
Kur fjala gjilpon si hala nė pishė,
Kur trupi drithėron nė pėrqafimin tėnd,
Kur porja ngrohur ēelet nėn kėmishė.

Unė dhemb,
Kur shtrėngimit kėrcasin gjymtyrėt e mia,
Kur floku ngatėrrohet nė fill  tė dashurisė,
Kur Mėkati pushton mė fort se Perėndia,
Kur si jele e bardhė flladitem Lirisė.

Unė dhemb,
Mė shumė dhemb,
Kur nata kurrizin tinėzisht ma kthen,
Kur ti shkon mė shpejt se sa vjen!

 

 

NĖ TĖ ZBEHTĖ…

 

Nė tė zbehtė tė hėnės shihemi ne dy,

Lotėt  treten heshtur, mbyten brenda gojės,

kur nga kopsht i largėt ti ma bėn me sy,

pikon kupė e qiellit sikur mjalti hojės.

 

Kur n’kristal tė hėnės malli i gdhend shkronjat,

E gris vellon nata vetėm pėr ne dy,

flokėt ndezin yjet sikur xixėllonjat,

pores ēel parfumi qė e njeh veē ti…

 

 

ANDANTE

 

Pranvera vonoi sivjet ,
Gjymtyrėt e mia si pemė tė etura pėr lule  fryhen,
Gonxhe dot nuk ēelin.
Nė kopshtin tim ca letra ēokollatash,
Si flutura jetėshkurtra fėrfėrijnė.
Zemra e ftohtė
nėn ritmin e gurit,
Nė udhėkryq folesh te arnuara zogjtė kane mbetur, 
Fole te shqyera si flamujt e pritjes.
Njė dorė e lehtė nė ėndėrr pėrkėdhel flokėt e mi,
Por asgjė nuk ndiej,
Asgjė dhimbjen time s'e prek,
Jam natyrė e vdekur
Nuk jap as marr jetė.
Pranvera mungon,
Po ashtu dhe Ti,
Ti dashuri,
qė zemrėn ngre peshė,
Ti qė tė vdekurin ngjall
e tė gjallin vdes,
Ti qė nė vetmi mė shtyp si njė buburrec,
Ti qė mė pėshtjellon,
e me kthen magjinė,
Diktatore e heshtur
ngjizur nė ēmendinė.
Ti mungon!
Kur pranvera s'vjen,
Nuk vjen edhe ti.
Nė kopsht ndryshkur pemėt,
Pritja heshtur rri.

 

NOKTURN

 

A mundet njeriu ta dojė kėshtu njeriun,
tė thahet tė digjet si toka pėr shiun,
tė ēelet n'errėsirė, tė mbyllet nė dritė
kur bota harrohet nė t’ mirė e tė ligė?!

Kur hapi ngatėrrohet rrugės pa krye,
njeriu njeriun ta dojė a mundet,
vullnetshėm t'braktisė ligj e arsye,
e n'besė tė tij si fėmi tė pėrkundet?!

Kur busulla nuk njeh jugun as veriun,
kur dhimbja tė mpin e t'shtyn n'humbėtirė,
a mundet njeriu ta dojė kėshtu njeriun
nė botėn e t'pistėve tė ndjehet i dlirė?!

Kur nė krah tė ėngjėjve natės e fsheh lotin,
e veten pyes ashtu si dhe Zotin,
kaq thellė edhe pastėr si t'dua unė ty,
a mundet njeriu ta dojė njė njeri?!