Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

RRĖNJĖT TONA

Kulturė 7 - ESTETIKA, E BUKURA DHE NJERIU

mapo.al

ESTETIKA, E BUKURA DHE NJERIU

 

E bukura si kategori estetike, tė prek nė emocion dhe krijon ndjeshmėri, sensibilitet, e ndodhur nė ēdo cep tė sferės materiale dhe asaj jomateriale, nė botėn universale tė artit. Me tė bukurėn nė art, kuptojmė njė vendosje tė pakontestueshme tė harmonisė, tė pjesėve pėrbėrėse tė saj dhe tė masės.

 

 

Arti muzikor, historikisht ėshtė ndėr predispozitat primare tė arritjeve intelektuale tė njeriut – pjesė e rėndėsishme e ndryshimeve dhe orientimit spiritual-estetik. Gjendja e pėrgjithshme artistike evoluoi ndėr shekuj duke u bėrė pjesė e rėndėsishme e artit. Muzika ėshtė art kompleks (gjuha muzikore ėshtė abstrakte pėr t’u konkretizuar) e pėrbėrė prej komponentėve dhe pjesė pėrbėrėse e kategorive estetike. Muzika paraqet modelimin intelektual, me bazė tė shprehurit spiritual – produkt i imagjinatės dhe mjeshtėrisė.

Bota e artit ėshtė e kategorizuar pėrmes dukurive dhe fenomeneve pėrcjellėse. Prof. dr. Fatmir Hysi thekson: Kategoritė estetike janė bashkėsi dukurish tė ngjashme, tė cilat u pėrkasin sferave materiale, por edhe atyre jomateriale e qė krijojnė pėr rrjedhojė, njė pamje unike tė botės estetike.

Nė aspektin estetik, dukuritė estetike janė tė renditura dhe tė klasifikuara sipas estetėve – mendimtarėve – filozofėve nė pikėpamje tė ndryshme. Njėri ndėr estetėt, i cili dha njė ndėr kategorizimin mė tė saktė, ėshtė esteti francez Sharl Lalo, nė librin e tij “Nocione tė Estetikės“, i cili thekson: Janė tri grupime tė mėdha, tė cilat karakterizohen sipas cilėsisė dhe shkallės sė harmonisė qė zotėrojnė pėrbėrėsit e tyre. Nė rend tė parė janė dukuritė e njė harmonie tė poseduar, dhe kėtu nėnkupton: “tė bukurėn”, “tė madhėrishmen”, dhe “graciozen”.

E bukura si kategori estetike, tė prek nė emocion dhe krijon ndjeshmėri, sensibilitet, e ndodhur nė ēdo cep tė sferės materiale dhe asaj jomateriale, nė botėn universale tė artit. Forma nė tė cilėn paraqitet ‘e bukura’ nė art, mund tė jetė e ndryshme pėr nga karakteri dhe reflektimi nė tė cilėn gjendet nė mėnyrė statike apo edhe vepruese. Por, megjithatė me tė bukurėn kuptojmė plotėsimin e tė gjitha segmenteve pa defekte tė mundshme (krijim artistik qė bėhet me njė zhvillim tė masės e formės dhe e cila si rrjedhojė ka perceptimin tonė) qė ndodhin nė njė trajtė tė shtruar apo edhe tė hijezuar. Niveli i saj ėshtė evident vetėm atėherė kur bėhet krahasimi me tė shėmtuarėn, e cila vjen si pasojė e deformimeve tė vazhdueshme nė art dhe nė krijimtarinė estetike. E bukura shėrben pėr tė ngrohur mendjen (krijimin e njė atmosfere spirituale) qė megjithatė do t’i shėrbejė gjendjes tonė emocionale dhe butėsisė qė krijon me paraqitjen e saj nė mendjen e njeriut. Me tė bukurėn nė art, kuptojmė njė vendosje tė pakontestueshme tė harmonisė, tė pjesėve pėrbėrėse tė saj dhe tė masės. E bukura ėshtė nė gjendje tė shfaqet pėrditė dhe nė ēdo kohė, nė forma tė ndryshme: Vepruese dhe statike. E bukura si kategori estetike, ėshtė e varur nga njė sėrė faktorėsh: Simetrisė, emocionit, masės, ndjeshmėrisė, ekuilibrit, harmonisė etj. Harmonia e sė bukurės ėshtė nė gjendje tė sjellė kėnaqėsi tė rendit kryesisht intelektual dhe bėhet e pranishme nė jetėn e njeriut nė mėnyrė tė natyrshme.

 

 

Sipas prof. dr. Fatmir Hysi: Ēfarė ėshtė e bukur nė njė gjini tė caktuar, mund tė mos jetė e tillė, pėr mė tepėr, mund tė jetė e shėmtuar nė njė gjini tjetėr; ēfarė e bėnė tė bukur pėrfaqėsimin e pėrsosur tė njė gjinie, mund tė mos e bėjė tė tillė atė tė njė gjinie tjetėr. Nėse e krahasojmė njė luan (me tė gjitha tiparet e njė kafshe-mbret) me bukurinė e kurorės sė qafės sė tij, me muskuj tė theksuar dhe tė nxjerrė jashtė, me karakterin e njė sunduesi tė xhunglės, me njė lule shumėngjyrėshe, e cila ka njė aromė tė ėmbėl dhe freskuese pėr tėrė pallatin ku jetojmė ne, atėherė nuk mund tė themi se luani apo lulja (cilado prej tyre) paraqesin tė bukurėn apo tė shėmtuarėn nė art. Secili nė gjininė e vet (luani nė gjininė e kafshėve, si dhe lulja nė gjininė e luleve), paraqesin tė bukurėn dhe karakterin e tė bukurės nė art. Raporti midis tyre te njeriu, sjell kėnaqėsinė e llojit tė vetė te shqisat tona.

E bukura kudo e ndodhur (nė veprimet e njeriut apo nė natyrė) krijon situatė emocionale, tė ndjeshmėrisė, tė butėsisė ndaj veprimit apo joveprimit (statik), dhe nė mendjen e njeriut sjell freski ku krijohet njė marrėdhėnie shumė e ngushtė nė mes njeriut si qenie njerėzore dhe tė bukurės – kategorisė estetike. Shtrimi i situatave estetike bėhet atėherė kur pėrdorim terminologjinė adekuate estetike e jo duke qenė jashtė kėsaj pėrbėrjeje. P.sh. “Vajza ėshtė e mirė”? Ēka mendoni pėr kėtė situatė estetike? Nė kėtė rast nuk kemi tė bėjmė nė asnjė mėnyrė me paraqitjen e njė situate estetike apo me vlerėsim tė njė situate estetike. “Vajza” ėshtė qenie njerėzore me tė gjitha tiparet e saj prej njė figure qė ngjall emocion (nė mėnyrė instinktive sjell kėtė emocion). “Ėshtė” – paraqet gjendjen e saj fizike momentale. “E mirė” – ėshtė veprimi i saj i tėrėsishėm. Dhe me tė vėrtetė nė kėtė rast nuk kemi thėnė asgjė, apo mė mirė tė themi nuk kemi paraqitur aspektin estetik. Ndėrsa kur themi “Vajza ėshtė e bukur apo e shėmtuar” kemi paraqitur njė situatė estetike, ku janė cekur tė gjitha raportet e harmonisė, ku vetė harmonia mbetet tė jetė situatė estetike e krijuar nga kėto raporte, e cila krijon edhe pamje tė pakomentueshme tė kėnaqėsisė qė tė jep situata estetike.