Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - ESTETIKA DHE JETA JONĖ E PĖRDITSHME

Pėrgatiti: Bashkim SALIASI

http://prishtinapress.info

ESTETIKA DHE JETA JONĖ E PĖRDITSHME

      Vlerat estetike tė jetės njerėzit i vlerėsojnė sipas njohjes, shkallės sė intelektit, gjendjes shpirtėrore, mjedisit nė tė cilin janė rritur dhe edukuar, shkolluar dhe janė edukuar si njerėz me bindje tė thella pėr tė jetuar realitetin.  Shijet estetike,  nuk janė pasqyrė e thjeshtė dhe pasive e veēorive estetike tė realitetit, por janė reflektim subjektiv i kėtyre veēorive objektive.

 

 

            Nė tė gjitha mjediset kudo qė ndodhet njeriu, shijon bukuritė e natyrės, jeton ndryshimet e realitetit qė ndodhin pėr rreth tij dhe krijohet tek ai njė gjėndje shpirtėrore e caktuar. Kjo ndodh, se veēorit estetike tė realitetit, veprojnė nė ndėrgjegjen tonė dhe ne reflektojmė karshi kėtij realiteti nė gjendje tė gėzuarė ose tė hidhėruar sipas rastit qė ndodhemi.

            Vlerat estetike tė jetės njerėzit i vlerėsojnė sipas njohjes, shkallės sė intelektit, gjendjes shpirtėrore, mjedisit nė tė cilin janė rritur dhe edukuar, shkolluar dhe janė edukuar si njerėz me bindje tė thella pėr tė jetuar realitetin.  Shijet estetike,  nuk janė pasqyrė e thjeshtė dhe pasive e veēorive estetike tė realitetit, por janė reflektim subjektiv i kėtyre veēorive objektive. Nė edukimin e shijeve estetike tė njeriut nė radhė tė parė jep efektin e vet arti dhe muzika,  sepse kėto, janė njė nga format e larta tė qėndrimit eastetik tė njeriut ndaj realitetit nė kohėn  nė tė cilėn ne jetojmė.

            Nė ditėt tona artistėt me krijimtarinė e tyre, nė tė cilėn ata konceptojnė dhe preceptojnė jetėn e njerėzve, ju sjellin atyre realitetin me anė tė mjeteve tė shumta emocionale. I qėndrojmė mendimit se nė ditėt qė po jetojmė jemi tė shkėputur paksa nga realiteti., duke lėnė pas dore ndjenjat dhe emocionet e gurrės popullore.

            Edukimi estetik me ndjenjėn e nacionalizmit nuk duhet parė si qėllim nė vetvete por, si njė pjesė e rėndėsishme e jetės sė realitetit qė jetojmė dhe tė eksperiencės qė na kanė lėnė trashėgim brezat paraardhės.

            Nuk jam dhe nuk kam qen asnjė herė kundra qė nė vendin tonė tė mos dėgjohet muzika dhe tė njihet arti botėror. E theksojmė se nė as njė moment nuk duhet lėnė nė harresė kultura e popullit tonė ku shprehen ndjenjat e brezit paraardhės.

            Po t’i referohemi poemės “Bagti e Bujqėsi”, e shkruar nga Naim Frashėri ne ndjejmė kėnaqėsi edhe e pėrfytyrojmė natyrėn e bukur shqiptare me mjeshtėrinė me tė cilėn e ka pėrshkruar poeti natyrėn nė kėtė vepėr, pėrjetojmė ndjenjat e dashurisė, mallit e dėshpėrimit qė e pėrshkojnė poemėn.

            Kur e lexojmė dhe e rilexojmė, na duket sikur jetojmė edhe ne bashkė me poetin, me ndjenjėn e tij pėr vendlindjen, gjė e cila ndodh dhe nė ditėt tona kur djemtė e vajzat kanė marrė rrugėt e kurbetit dhe jetojnė nė dhe tė huaj.

 

 

            Nė rastin tjetėr, nė qoftė se Naimi do na e pėrshkruante natyrėn shqiptare me fjalė tė zakonshme, ne nuk do tė ndjenim po atė kėnaqėsi qė ndjejmė prej poemės sė Tij. Letėrsia luan rol tė madh nė edukimin estetik tė njerėzve.

            Nė ditėt tona na lindin njė mori pyetjesh:

            -Si duhet tė vishet njeriu i sotėm?

            -Cili do tė jetė stili i mobilimit tė shtėpisė?

            -Si duhet tė zbukurohet shtėpia?

            -Cili ėshtė tualeti mė i pėrshtatshėm qė duhet tė bėjmė?

            -Cili do tė jetė stili i jetės sė sotme nga pikpamja estetike?

            Edhe njerėzit qė merren me stile tė modės po hasin vėshtirėsi dhe po t’i ndjekėsh me vėmendje u janė kthyer sfilatave tė realizuara disa vite mė parė.

            Shijet e veshjeve shprehen me ndryshimet estetike tė kohėve tė ndryshme dhe pasqyrojnė kushtet dhe mėnyrat e jetesės sė njerėzve, epokat qė ata jetojnė.

            Nė kohėn qė ne po jetojmė, ndryshimi shprehet dhe nė veshje dhe nė paraqitjen estetike nė rrugė, mjedise publike, qoftė dhe nė mjedise zyrtare, apo dhe nė televizione. Shpesh herė kur flitet pėr veshje, pėrdoren shprehje: “Kjo veshje ėshtė sipas modės, ose kjo veshje nuk ėshtė e modės”. Ēdo kohė ka mėnyrėn e vetė tė tė veshurit, ashtu sikundėr ndryshon dhe ndryshojnė nga njė vend nė vendin tjetėr.

            Shkalla mė e lartė e shfaqeve tė shijeve tė shėndosha estetike dhe kulturės sė formuar mirė ėshtė krijimi i stilit estetik tė jetės.

            E bukura pėrfaqėson tė pėrkryerėn nė tė gjitha fushat e jetės dhe tė natyrės. Ajo na ngjallė nė shpirt ndjenja tė pafundme kėnaqėsie dhe admirimi. Njeriu prej natyre ėshtė i prirė pėr tė bukurėn dhe lufton pėr ta krijuar atė nė jetė, nė mjedisin ku jeton, dhe mjedisin shoqėror qė ndėrton.

            Por nga tė gjitha krijimet, njeriu ėshtė vepra mė e bukur qė ka krijuar natyra. Tek njeriu ēdo gjė duhet tė jetė e bukur. Edhe mendimet, edhe shpirti, edhe fytyra, edhe veshja