Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Ėshtė dashuria

Shkruan: Roland GJOZA

 Gazeta Albania

       ĖSHTĖ DASHURIA

      Kishte rėnė nė dashuri kokė e kėmbė me kėtė figurinė japoneze, aq fine, delikate e joshėse. Tė dy ishin kėngėtarė tė rinj opere. Vinin nga njė vend i vogėl me shumė male. Tani ndodheshin nė Paris, ku do tė vazhdonin konservatorin. Ai kishte hequr dorė krejt papritur nga ėndrra e tij. Ajo nuk e kuptonte arsyen pse ai kishte hequr dorė nė mėnyrė kaq tė ēuditshme.

 

 

            Kuajt shkrofėtinin me gaz nė dėborė. Nga flegrat, qė i shfrynin dendur, nė cingėrimėn e pėrhimtė u dilte pėrjashta shtėllunga e frymės sė ngrohtė. Ajo e ndjente nė fundin e dorashkės, mbi noēkėn e dorės, se si vinte valė-valė kjo frymė kaq e dashur. Sa i donte kuajt.

Ai e kish blerė atė karrocė mondane bashkė me katėr kuajt arabė krejt papritur. Njė natė nė stepat ruse. Tartarėt bėnė pazar, por ai nuk e zgjati, se ajo mezi priste qė ai ta bėnte kėtė mrekulli pėr tė.

            Kishte rėnė nė dashuri kokė e kėmbė me kėtė figurinė japoneze, aq fine, delikate e joshėse. Tė dy ishin kėngėtarė tė rinj opere. Vinin nga njė vend i vogėl me shumė male. Tani ndodheshin nė Paris, ku do tė vazhdonin konservatorin. Ai kishte hequr dorė krejt papritur nga ėndrra e tij. Ajo nuk e kuptonte arsyen pse ai kishte hequr dorė nė mėnyrė kaq tė ēuditshme.

            Kuajt tėrhuzeshin me ēukėrmim, ndėrsa binin kambanat e Notre Dame. Ato binin pėr njė meshė tė pėrmortshme. Kishte vdekur njė piktor i madh.

            Ata tė dy u futėn nė njė kafene, se ajo kishte shumė ftohtė. Ai ia merrte duart dhe ia ngrohte me frymėn e tij, i fshinte ballin e notitur, tėmthat e zbehtė me pak ciknė. “Mė thuaj”, i tha ajo, “pse s'do tė regjistrohesh edhe ti nė konservator?” “Nuk e di ē'mė kapi, njė ndjenjė dobėsie, dua tė kujdesem pėr ty.” “Jo, t'i s'mė thua tė vėrtetėn.” “Mė beso, tė lutem.” “Ne bėmė gjithė atė rrugė. Kjo ishte ideja jote. Nė qoftė se ti nuk do, atėherė edhe unė s'dua.”


* * *

 

            Ishin njohur nė sallėn e provave tė kinema Maxhistik. Ajo kishte kėnduar arien e Mimisė, arien e fundit, ndėrsa ai arien e Alfredos tek opera “Traviata”. Ajo mezi mbahej mė kėmbė nga emocioni. Zėri i tij i kishte kujtuar se vėrtet ishte e bukur. Ē'zė! Tingėllonin yjet nė tjegullat me dritė hėne, nė netėt kur shtrati tė duket i urryer pa kurmin e ashpėr tė njė mashkulli. Ishin ato netėt e zhuzhakėve, qė rrotullohen nė ajrin me vesė me njė fill peri. Ajo lexonte poetė francezė, Pol Verlenin e Artur Rembonė dhe nuk e kuptonte nga i vinte ajo dalldi dhe dobėsi pėr veten. Ai ishte trupmadh, ndėrsa ajo e imėt, fėrgėlluese si ai kavaku i bardhė anės liqenit. Nuk ia shkėputi sytė. Ishte njė nevojė gati vulgare si pėr ujė e pėr bukė.

            Ajo natė ishte e pėrmbytur nga njė brerim pa pipėlimė dėbore qė vezullonte aty-kėtu nga drita e fenerėve tė varur perjashta, nga qirinjtė e ndezur nė ēdo dritare. Ai e kishte ftuar nė karrocėn e tij dhe i kishte dhėnė dorėn. Kishin pėrfunduar nė njė shtėpi shumė tė madhe tė bardhė, midis njė pylli me kedra blu. Jemi nė shtėpinė time, i tha ai. Tė shponte hundėt njė parfum delikat. Dėrrasat kėrcitnin. Nė ēdo dhomė kishte zjarr. Oxhakėt ishin punuar nga mjeshtėr. Dyert e lyera me tė bardhė ishin tė hapura. Poshtė, nė bimsa, kllokitnin gjela deti me uturimė. Pėrjashta dritareve tė mėdha vėrshonte pjerrėt dėbora me floknajė valavitėse.

            U shtruan pėr tė ngrėnė; mish fazani, brinjė derri tė egėr, trofta mali, havjar ukrainas tė zi. Ajo gjerbi supė, duke buzėqeshur. Sa i pėlqente mondaniteti, aventura e vogėl pa shumė rreziqe, moskokėcarja, velja nga bukuritė e fisme. Pse nuk hani pak havjar, e nxiti ai, ėshtė shumė i freskėt, mjaft i shijshėm, provojeni, ju lutem. Nuk dua, mė mjaftojnė t'i shoh. Ha pak, pėrgjithėsisht thuajse nuk ha, nuk e di si e mbaj frymėn, dua njė kujdestar nga pas, sepse harrohem. Mė lejoni t'ju them diēka, qė edhe pa ja u thėnė mė trondit, gati mė shkakton dhimbje? Pse jo, do t'iu dėgjoj me kėnaqėsi? Pranoni tė jem unė kujdestari juaj? Kėshtu ishin njohur dhe, pas pak, ai e kishte pėrcjellė nė shtėpi. Kishin dhėnė disa koncerte sė bashku dhe dita me ditė thonin fjalė, qė as i kishin menduar se do t'i nxirrnin nė ēfarėdo lloj rrethane. Nuk bėnin dot pa njėri-tjetrin. Ai i blinte kostume, ombrella, libra, ajo i jepte tė puthura.

            Mė nė fund, ai i kishte thėnė tė shkonin tė studionin nė Paris. Pas njė kursi nė Milano, duhej tė hidhnin njė hap mė tej nė rrugėn e karrierės. Nė atė kohė, ndėrsa po bėheshin gati pėr tė shkuar nė Paris, ai mori njė tė ftohtė, por nuk i tregoi asaj, se nuk donte t'ia prishte gjithė atė gėzim tronditės. Pak temperaturė, rrufė, pothuajse asgjė me rėndėsi. Njė grip i zakonshėm. Pastaj njė operacion i ēuditshėm. Asgjė me rendėsi. Shumė gjak, njė dhimbje lėnguese.

            Udhėtimi zgjati njė muaj, me hotele, stuhi dėbore, konsulta nėpėr mjekė, gjah, vizita nė kėshtjella, pyje, dete nė dimėr, opera, ndėrsa ajo dashuronte pa vemendje dhe ai dergjej pa i thėnė asgjė, me njė parandjenjė sapak dėshpėruese, me njė shuarje tė kordave, me njė rrėnim tejet trishtues tė zėrit. Mė nė fund, ai e kuptoi se e kishte humbur atė pėrgjithmonė, pa e shqiptuar kėtė katastrofė, qė tė mos humbte edhe dashurinė.

            Nė Paris ai ishte vetėm kujdestari i saj.

 




 

            Kaluan katėr vjet dhe u kthyen sėrish nė vendin e tyre tė vogėl me shumė male.
Ende s'ishin martuar, kishin harruar tė martoheshin, sepse ajo e dashuronte pa vėmendje. I mjaftonte gjithēka, pa pėrjashtuar dhe supėn, qė gjithsesi do ta harronte, nė qoftė se s'do tė kujdesej ai pėr tė.

            Ajo kėndonte si Maria Kalas, nė skena kinemash, me pak spektatorė tė zgjedhur. Nuk vuante tė gjente salla, piano, automobilė dhe karroca. Ende pa e thėnė fjalėn, ai e dinte ē'duhet tė bėnte. Kishte raste kur ai ndodhej krejt papritur para provės se duhej tė kėndonte, bie fjala, arie nga Rigoleto, Toska, Kavaleria Rustikana. Nuk jam mirė sonte, i thoshte ajo, do tė kėndoj dy pjesė dhe do tė shkoj nė hotel, mė ndihmo, dil ti, sepse ėshtė turp ta mbyllim me kaq, zotėrinjtė kanė paguar… Ē't'i thoshte ai, se s'kishte mė zė? Ndoshta e humbte pėrgjithmonė. Kjo ishte njė frikė instiktive, po shumė e vėrtetė. O Zot, sikur tė ndodhte kjo, ai do tė vriste veten, padyshim do ta bėnte pa brerje ndėrgjegjeje e pa iu dridhur dora fare. Pianistja vazhdonte me prelude e valse brilante tė Shopenit, me etyde tė Debysisė, tarantela napolitane, ndėrsa ai e shoqėronte atė nė hotel.

            E mbulonte gjer nė mjekėr dhe i premtonte se do tė kėndonte jo vetėm arie nga Verdi, Puēini e Maskanji, por edhe nga Donixeti, Belini, Guno. Ajo mbyllte sytė e lodhur me njė buzėqeshje tė lehtė. Ai ngrihej pasi e puthte nė buzė.

            Atje e priste njė nga ato skena qė mund ta tradhtonin papritur. Ai i bėnte shenjė pianistes, njė nėnoleje tė mirėz, qė ta shoqėronte me ato humoreskat e Sharlotit dhe vetė tregonte anekdota nga jeta e kompozitorėve tė mėdhenj. Salla shkulej sė qeshuri, e pėlqenin fort humorin e tij tė hollė, tė rrėfyerit me mjeshtėri. Pastaj nė antrakt ai vinte pllakėn e gramafonit dhe bėnte sikur kėndonte, hapte dhe mbyllte gojėn me finesė, sa askujt nuk i shkonte nėpėr mend se nuk ishte ai qė kėndonte, po njė tjetėr. Sikur ta merrte vesh ajo! Ruajna Zot!

            Shpesh, nėpėr mbrėmje miqsh, ku ajo jo rrallė krenohej me tė, u kthehej tė tjerėve dhe u thoshte me bindje: Ju nuk e dini ē'zė ka ai, veē ta dėgjonit, ma kalon stėrkalon mua, nuk e kuptoj pse nuk tregohet pak mė ambicioz, sepse kėndon rrallė, ose s'kėndon fare, ja,doni ta dėgjoni? Po ishte humori i tij qė e ndihmonte sakaq, ajo gajasje e madhe e tė pranishmėve, qė s'kėrkonin mė tė harxhonin sentiment me operat e tetėqindės.


* * *

 

            Udhėtimet u bėnė tė shpeshta. Ndėrronin hotele, salla kinemash, sallone shtėpish tė fisme. Mungesat ishin tė mėdha, zjarr i pamjaftueshėm, dritė e zbehtė fenerėsh, qirinjsh parafine, uji i pakėt dhe i ftohtė, rrugėt e kėqija me, gropa, pluhur, derra, lopė, pula, gjeldeti. Njė mangall me prush druri nuk mund ta ngrohte njė dhomė hoteli. Ajo ishte tejet delikate dhe dridhej nga tė ftohtit. Nė dimėr ėndėrronin tropikun, plazhet e Rio De Zhaneiros, ndėrsa nė verė arktikun, dėborėn e pafundme tė Groenlandės. Ai merrej me reklamėn, pėrgatitjen e afisheve, gjetjen e ambjenteve tė pėrshtatshme, transportimin e pianos nga njėri qytet te tjetri. Ajo lexonte romane, poezi, bėnte prova, merrte mėsime danci. Njėherė shkuan nė Milano. U vendosėn nė hotel dhe, ndėrsa ajo flinte, ai vajti nė La Skala, hyri brenda me njė rekomandim dhe kėrkoi maestron. Atė ditė qėlloi dy hapa mė larg Arturo Toskanini. Elegant, me njė borsalino tė zezė, me bastun mogani tė kuq. Ata i dhanė dorėn njėri-tjetrit, folėn pėr Manon Leskonė qė po vihej nė skenė atė sezon dhe, pas njė dreke tė kėndshme, Toskanini pranoi t'i priste te nesėrmen nė mėngjes. Ishte rasti mė i mirė pėr tė provuar shansin nė njė nga teatrot mė tė famshėm tė Europės.

            Ajo sa nuk ia dha tė qarit nga gėzimi, iu hodh nė krahė, ia mori kokėn dhe e puthi nė buzė. Toskanini? Kjo ėshtė gati ėndėrr, jo, nuk mund ta besoj. Shkuan me njė pajton me dymbėdhjetė kuaj. Numėr apostujsh. Toskanini i shoqėroi nė sallė dhe ajo kėndoi njė arie tė Traviatės. Ai i ra me bastun dyshemesė, thirri: Bravo, bella dona! Ajo ishte vėrtet e bukur, e hollė, e gjatė, tejet finoshe, pėr mė tepėr pėrplot hollėsi e delikatesa sensuale, gati si tė fshehura. Shkuan sėbashku e hėngrėn drekė, pastaj e lanė tė hanin darkė nė njė restorant me muzike, vallėzuan deri vonė dhe, kur u kthyen nė hotel sėrish me karrocėn mondane me dymbėdhjetė kuaj, numėr biblik i darkės sė fundit, ajo u kollit dhe nxori gjak.

            Kjo romancė e operas La Skala u kthye nė vizita pa fund nėpėr klinika private, ankth, melankoli, zjarrmi e vazhdueshme dhe vijoi gjersa erdhi dita, kur ajo u sėmur rėndė dhe zuri shtratin. Ku nuk e ēoi ai, nė Vjenė, nė Paris, por pa dobi. Ajo tretej ngadalė, me buzėt e kuqe flakė, me tėmthat e dirsur nga temperatura, me njė dėshpėrim qė aty platitej e aty bėnte majė, me njė ndjenjė pakėnaqėsie dhe zhgėnjimi pėr gjėrat. Po kishte dhe ditė tė qeta, ajo bėhej papritur edhe mė e bukur, qeshte, i varej nė krah dhe i lutej tė bėnin njė aventurė tė vogėl. Nė njė ditė tė tillė, ai e ēoi nė kishė dhe u martuan. Nė mbrėmje ajo e pyeti:

            “Pse, i dashur, s'kemi qenė asnjėherė tė martuar ne tė dy?”

            “Jo.”

            “Po pse?”

            “Unė kam qenė kujdestari yt.”

            “Jo, ti ke qene kėngėtari im i madh. Ke zėrin mė tė bukur nė botė.”

            “Jo, unė s'kam fare zė. Mė iku atėherė kur tė ēova nė Paris nė konservator, mė iku fare papritur, por nuk tė tregova, se kisha frikė mos mė lije. Tė gėnjeva, ndryshe marrėdhėnieve tona do t'u humbte interesi, magjia e artit. Unė e di si kam jetuar me kėtė tė fshehtė, qė e mbaja pėr vete. Ishte e trishtueshme, po ti ishe shumė e bukur, kėndoje si njė Maria Kalas e vėrtetė, tė doja marrėzisht, dhe pėr kėtė shkak hiqesha si njė tenor i madh, po nė tė vėrtetė shpirti im e dinte ē'hiqte. Kam qenė i lumtur me ty, po sa kam vuajtur!”

            Ajo e shikonte drejt nė sy dhe s'po e besonte ende. Dora e zbehtė me damarė tė imtė blu, dora e thatė qė i digjej zjarr, lėvizi ngadalė dhe majat e gishtėrinjve tė saj prekėn me njė gjest delikat majat e gishtėrinjve tė tij.

            “I dashuri im, ē'po thua kėshtu, gjithė kėto vite ti s'ke pasur zė dhe ma paske mbajtur tė fshehtė? Prandaj s'kėndoje? Dhe unė isha krejt e pavėmendshme, s’e vija re? E ke bėrė pėr mua? Sepse mė ke dashur shumė mua? Kujtoje se do tė tė lija? O, ku tė paska vajtur mendja! Sa mirė mė vjen, pėr ēudi, sa e lumtur jam. Ti mė dashuron, i dashur? Ē'i duhet mė shumė njė gruaje?


* * *

 

            Tani tė dy ishin tė sigurt nė dashurinė e tyre pėr shkak tė dobėsive, sepse ai kishte humbur zėrin e bukur dhe ajo po vdiste. Atėherė kur ai i tregoi tė fshehtėn, ndėrsa ajo priste fundin dhe mė shumė se kurrė donte ta kishte pranė, tė varej tek ai, ta dėgjonte kur fliste, kur e ndėrronte, kur i konte supen, kur i fshinte djersėn, marrėdheniet e tyre morėn njė drejtim tjetėr krejt tė papritur. Ishte ajo tani qė kėrkonte nė ēdo ēast atė ndjenjėn e thellė pėrplot keqardhje tė mashkullit pėr gruan qė dashuron. Ajo shprehte dyshime se atij po i ftohej kjo ndjenjė dhe ishte e sigurt se ai nuk e donte mė si mė parė. Sa herė qe ai largohej pėr ndonjė punė tė vogel, ajo pėrmbytej nga njė xhelozi krejt absurde, tė paarsyeshme e gati tė ēmendur, sa ai filloi tė ndjente lehtėsim tė madh kur ndodhej vetėm.

            Vdekja e saj erdhi me njė bukuri tė pazakonshme, me njė seks dalldisės, egoizėm tė paparė, babėzi prej njeriu maniak. Ai bėnte ē'i thoshte ajo, me njė nėnshtrim tė pėrvuajtur. Ajo filloi t'i shkaktonte dhimbje. Edhe pėr gjėnė mė tė vogėl. Se ai nuk po i sillte mjekėt mė tė mirė, ndonėse ata ishin kaq tė shpeshtė, sa ajo vetė ankohej pėr paditurinė e tyre, qetėsinė, mungesėn e emocionit kur pėrshkruanin pėrparimet dhe pazotėsinė e mjekėsisė bashkėkohore, qė shumė sėmundje nuk i shėronte dot. Disa prej mjekėve, sidomos ata tė ngjallmėt me tri gusha, siē shprehej ajo, i ironizonte, i vinte nė lojė dhe i pėrzinte.

            Vdiq nė krahėt e tij.

            Ai u dėshpėrua pa masė, po ndjeu dhe lehtėsim tė madh, njė si ēlirim prej saj. Ėshtė dashuria? Ai nuk di ta shpjegojė, por veē ajo kohė, kur atė e mbante tė fshehtė, i duket shumė e bukur.