Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 5 - Ermal Lala

ERMAL LALA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

ERMAL LALA

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

            Ermal Lala ka lindur nė Burrel tė Matit nė 10 Maj 1992. Studimet fillore i kreu nė fshatin Gjoēaj dhe mė pas u zhvendos nė Mamurras ku kreu edhe studimet e arsimit tė mesėm. Studimet e larta i ka kryer nė Universitetin e Tiranės nė Fakultetin e Shkencave Natyrore ku u diplomua nė master tė Bioteknologjisė "Molekulare dhe Industriale" si dhe ka mbrojtur titullin Master i Shkencave nė fushėn e mėsimdhėnies nė Biologji.

            Dėshira dhe talenti pėr tė shkruar shfaqej qė nė bankat e shkollės fillore mirėpo vėshtirėsitė e mėdha, mentaliteti i kohės sė fėmijėrisė sė kaluar nė fshat bėnė qė kėto cilėsi mos tė binin nė sy. Ermali nuk hoqi kurrė dorė nga tė shkruarit qė vazhdimisht ia ushqente leximi i veprave tė ndryshme botėrore nė fushėn e letėrsisė dhe shkencės.

            Shkrimet e tij pėrmblidhen nė veprėn e parė. "Kėnga e reve tė bardha" botuar nė vitin 2018.

            Nė tė ardhmen ka plan tė botojė veprėn e dytė "Melodia e erės sė pishave" nė prozė dhe poezi.

 

 



KĖNGA E URĖS

Sot, mė lini t'u kėndoj njė baladė,
dy fjalė t'u them pėr urėn mbi zall.
Fjalėt nga zemra t'i thur nė varg,
s'ėshtė mė, kujtim i saj rron i gjallė!

Jehon e shkuara nė veshėt e mi,
si zhurmė zalli nėn kėmbė tė moēme.
Urė e Flimit qėndisi nė brigje histori,
qė pėrfund iu vu nė kohė tė soēme.

Atje mes brigjesh gjithė shkėmbinj,
u shtrinė tė fortė dy trarė gėshtenje.
Shumė kohė, fshatrat kaluan pėrmbi,
herė nė guxim e herė me mendje!

Herė nė treg tė shisnin dhe blinin,
herė tė rinjtė tė venin nė shkollė.
Pėr atdhe, ushtarė varg tė iknin,
pėr jetėn, tė bėheshin mendjehollė!

Ah ē'vuajtje tė peshon mbi kurriz,
mė shumė se mijėra kėmbė kaluar!
Peshė e rėndė kur njerėzia tė braktis,
atje mes brigjesh tė shkretė, harruar.


KU ISHE TI ADAM?

Kur Eva mbarsej me djaj,
e pillte farėn e keqe tė njerėzisė.
Kur ajo thoshte se qe e pafaj,
se ishte vėnė nė kėrkim tė lumturisė.

Kur nė mes tė ditės, Kainėt,
pabesisht Abelėt i masakronin.
E jetimėt endeshin shkretėtirės,
me frikėn kishin mėsuar si tė jetonin.

Kur gjarpėrinjtė kishin ngritur krye,
e ishin mbėshtjellė qafave foshnjore.
Kur s'pėrbėnte mė lajm kush u rrėmbye,
se vdekja korrte shumė suksese e fitore.

Kur uria, babėzia, sėmundja dhe stresi,
u bėnė palė me kaosin dhe ngjitėn frone.
Kur pas mesnatės s'vinte kurrė mėngjesi,
se ligėsitė kishin ngritur prita e fronte.

Adam, nuk ėshtė e lehtė tė jesh at i botės!
E sheh ē'bėn ajo sapo ti ia kthen kurrizin?
Kur s'ta merr mendja, hap kutinė e Pandorės,
ligjet, drejtėsinė, rendin, shpejt pėrmbysin.

Nga bota, fėmija mė ēapkėn mbyll kutinė,
atėherė kur do tė dilnin ėndėrr e shpresė.
Fatalisht buzė greminės, e ēuan njerėzinė,
ndėrgjegjen e vranė me instinkt pėr mbijetesė.


NĖ KALANĖ E LEZHĖS

Midis rrėnojash tė kalasė arbėrore,
sot vėrtetė kisha humbur mendjen.
Kujtova historinė pagėzuar me fitore,
sa nė ngjitje, se ndjeva dhembjen!

Ndėr beteja pėr tė mbrojtur atė flamur,
printe para, prijėsi ynė Skėnderbeu.
E kėrrusėn Arbėrinė, s'e fshinė kurrė,
se kishte trima qė luftonin pėr mėmėdheun.

Dhe Skėnderbeu vdiq, i mbuluar me lavdi.
Arbėria ndėr shekuj bėri qėndresė,
Me emėr tė bukur u pagėzua "Shqipėri",
nėn qiellin blu, pėr tė kishte shpresė!

Sot... Nė kalanė e rrėnuar deri nė themele,
flamuri shqiptar vajshėm valėvitet nė erė.
Trishtohem edhe unė nė kėtė ditė tė Diele,
nė zbritje, shpresoj tė vij njė tjetėr herė.


KORBI I MJERĖ

Korbi me miell, pendėt i zbardhi,
dhe drejt qiellit, u nis tėrė shend.
Tė bėhej pėllumb, e kishte hallin,
pranė pėllumbave tė zinte vend.

Nisi tė gulēojė me zė tė ējerrė,
pėllumba vėllezėr, mirė se ju gjeta.
Mirė se erdhe mes nesh vėlla i mjerė,
a tė lodhi rruga, a tė ndihu pak era?

Pak nga tė dyja, ethshėm mu zu fryma,
s'i pėlqej lartėsitė, pėllumb jam dhe unė.
Mielli u shkri nga shiu qė binte me gjyma,
i thanė gėnjeshtar pastaj korbin e pėrzunė.

I turpėruar, korbi u kthye nė vatėr,
kokėn tė fshehur ndėr pendė tė nxirė.
Unė bėra njė gabim, mė falni o vėllezėr,
tashmė prej jush, pres veē mėshirė!

Korbat, nuk e falėn, e quajtėn tradhėtor,
s'e lanė as tė ikte, me kthetra ia nxorėn sytė!
Ē'tu desh tė bėheshe pėllumb o korb i gjorė?
vdekja pėr sė gjalli, errėsirė qė pėrjetė tė mbyt!


DRITĖS

Kur erdha nė botė,
ti mė pėrshėndete nė fillim,
Si rrėké mė zbraze lotė,
mi dhe jetė ti shpirtit tim.

Mė bekove iriset e shtrenjtė,
qė me to ēaja jetės,
T'i afrohem kambanės sė shenjtė,
qė kumbon zėrin e sė vėrtetės.

Ti dritė, qysh kur mė ré nė sy,
mė bekove nė ujėrat e mirėsisė,
Pėrjetėsisht tė falem ty,
si dhuratė plot hir e dashurisė.

Falė teje eca dhe nė errėsirė,
sepse plot mė mbushe zemrėn,
Bėre atė ēka ish mė mirė,
veē me dije mbrujte mendjen.

E nė qofsha sot krenar,
ėshtė mėkat i cili falet,
Dritė-dije, dashuri e parė,
qė mė vonė tund dhe malet!

Mė tundon fort padyshim,
mėkat qė dot nuk rrėfehet,
Mė ēon hop tėrė gėzim,
ma bėn zemrėn tė mallėngjehet.

Ti o dritė, je veē shkak,
pėr gjithė kėtė lumturi,
Ku e pata gjithė kėtė fat,
tė pandeh se jam njeri?

Ti o dritė dhuratė e yjeve,
qė prej qiejve tė verbon,
Derdhesh deteve, tokės, pyjeve,
dhuratė e artė qė kurrė s'mbaron!


SHKOLLA FILLORE

E pashė oborrin tėnd, kthyer nė livadh me blerim,
ku bagėtitė kullosnin tė pashqetėsuara.
I pashė klasat dhe dritaret pa dyer, pa xhama,
nė burg tė heshtjes dhe vetmisė tė shndėrruara.

Nga pleh bagėtish, ishte i mbuluar,
vendi ku fėmijėt rreshtoheshin ēdo ditė.
Nėpėr klasa, nė vend tė ziles sė mėsimit,
me kėmborė nė qafė, tringėllonin dhitė.

Nė dritaren e klasės time, ku mbylla vitin e shtatė,
kishte hedhur shtat njė ferrė.
Ishte zbehur harta e Shqipėrisė tonė.
Ishte kalbur dėrrasa e zezė.

Kishte rėnė suvaja,
dhe gropa kishte mbi dysheme.
Harta lagėshtire tė vizatuara mbi mure!
Ishte vjetruar gjithēka qė kishte qenė dikur e ré.

Mė brengoset zemra,
tek tė shoh kėshtu moj shkollė.
Kujtimet e bukura mė bėhen tė trishta,
tek tė shoh tė kthyer nė kasollė.

Vatėr e dijes, e ngrohta vatėr,
ku mėsova aritmetikė e abetare.
Ku dy dhe dy dikur bėnin katėr,
tanimė nuk bėkan fare.

Mė kujtove Zhak Preverin me zogun bishtlirė,
tek pashė njė dallėndyshe qė diku nė ty e kish ndėrtuar folenė.
Me zemėr tė lehtėsuar si tė qengjit tė Naimit,
po arratisem, po marr dhenė…


MENDJE TĖ TRĖNDAFILTA

Mbi trupin tim tė zhveshur,
e dashur, ti eja, bjerė e fli.
Sonte natės sė heshtur,
dua tė bėjmė veē dashuri.

Nga dritarja, verdhon hėnė e plotė,
na pėrgjon si kurioze nė pėrqafim.
Ne tė gėzuar, duhemi aq fort,
ndjenjė e afsh gjer nė amėshim.

Kėshtu e ngrysim mesnatėn, pėrqafuar,
Zbardhim njė mėngjes mes puthjesh.
Telashet fshihen pas buzės kafshuar,
qė afshon pas dhjetėra lutjesh.

Harruar me demek, diku nėn jastėk,
trėndafilat pėrgjegjės pėr kėtė lajthitje,
Me hėnėn, errėsirės i bėjnė karshillk,
deri nė mėngjes, s’ka pėr ne dremitje.