.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Psikologji - Enigma e unit (pjesa e dytė)

Shkruan: Sabir KRASNIQI

 ENIGMA  E UNIT (pjesa e dytė)

     Kur Katharina Beta “lindi sėrish”, ishte 32 vjeēare. Kujtesa dhe pėrjetimet e saj u zhdukėn gjatė njė aksidenti, tė cilin K. Beta, e cila sė shpejti pritej tė bėhej mjeke, mezi e mbijetoi. Mirėpo, kujtesa e saj “vdiq”. Pėr familjen, por edhe pėr vet atė, emri i saj i pagėzuar, Irmhild, mbeti pėrgjithmonė i huaj. Nuk arriti kurrė ta kthej sėrish kėtė identitet. Sė bashku me terapeuten e saj, vendosi qė Unin e saj tė vjetėr ta lė tė vdes. Ajo u ripagėzua si Katharin dhe filloji njė jetė tė re. Katharina sot jeton si shkrimtare nė Vjen. “Katharsis” quhet Autibiografia e saj.

           

          Manipulimi i Unit

 

            Ndryshimi i qėllimshėm i bindjeve, qėndrimeve, mendimeve... pra i Unit, nuk ėshtė temė e re. Qysh nė kohėrat mė tė lashta pėr nevoja manipulimi me psiken njerėzore janė pėrdorur metoda tė ndryshime. Ndėr mė tė njohura ėshtė metoda pėrmes hipnozės dhe ajo me ndihėm e narkotikėve. Por edhe shkencėtarėt ka kohė qė janė duke eksperimentuar nė kėtė fushė, dhe jo pa arsyeje! Bile ata kanė shkuar edhe mė larg se sa hipnoza dhe narkotikėt, duke e shfrytėzuar teknologjinė e sotme mė moderne tė informatikės. Pėrmes stimulimit elektronik tė trurit ata veē kanė arritur qė publikisht t’i kontrollojnė sjelljet e disa specieve, por kėtu nuk pėrjashtohet as njeriu. Edhe metoda mė e re e implantimit digjital, pėrmes mikroēipaveimplantuar nė pjesė tė trurit, qė gjithashtu ėshtė bėrė publike para sa vitesh nga kompania SUN (e njohur pėr softvarin, Star Office qė ofrohet falas) dhe nga organizata amerikane “Aplied Digital Solution” anon nė kėtė derjtim. Me kėtė sistem, faktikisht, njeriu bėhet qenie e lokalizuar dhe e kontrolluar sipas nevojės sė dikujt tjetėr, pa pasur mundėsi qė tė kundėrshtoj ose rezistoj. Implantimi i njė ēipi ė tillė nė tru  e kthehet individin nė njė robot, por i pėrbėrė nga mishi e gjaku, e i dirigjuar nga dikush tjetėr pėr nevoja ose shėrbime tė planifikuara.

            Mirėpo, si gjithnjė, shkencėtarėt shpalosin anėt pozitive tė hulumtimeve tė tyre, qė bazuar, jo vetėm nė rrafshin shkencorė por edhe atė etik, ėshtė i  mirėseardhur dhe i dobishėm pėr njeriun. Njerėzit qė pėrballėn me situata krizash tė provokuara ose shkaktuar nga faktorėt e ndryshėm, e qė janė tė shumtė nė pėrditshmėrinė e rrjedhave tė kohės moderne, shpesh nuk gjejnė mbėshtetje e as rrugėdalje dhe vuajnė pothuajse gjatė gjithė procesit jetėsorė. E nė raste ekstreme, alternativ e vetme pėr ta ėshtė suicidi (vetėvrasja). Aplikimi i qėllimshėm i metodave pėr fshirjen e kujtesės, pra, nė vend tė informacioneve tė vjetėra, nė Unin e individit tė regjistrohen informacione tė reja, do t’ua lehtėsonte shumė njerėzve jetėn dhe shumė tė tjerė to i shpėtonte nga vdekja e sigurt.

            Kėtė e dėshmon edhe rasti i Doug Bruces, i cili pas pėrjetimeve tė tmerrshme dhe problemeve tė shumta e pa rrugėdalje me tė cilat ishte pėrballuar gjatė jetės sė tij, as qė dėshironte tė kthehej mė nė Unin e mėhershėm. Rasti i Bruces ėshtė i njohur nė literaturėn mjekėsore. Edhe pse shumė rrallė ndodh humbja total e kujtesės, bazuar nė statistika, te mbi 95% e rasteve kujtesa pas njė kohe kthehet sėrish. Tek dikush pas disa ditėsh, tek tjetri pas disa muajsh por ka edhe raste kur kujtesa rikthehet edhe pas disa vitesh. Pothuajse shumica e tė prekurve nga amnezia kthehen prapė nė rrjedhat e jetės sė mėparshme, pra nė Unin e tyre fillestar. Por, Doug Bruce nuk e dėshironte mė atė identitet. Ai vendosi qė Unin fillestar ta “varros” pėrgjithmonė dhe “rilindjen” e sėrishme, si fėmijė por nė trupin e njė tė rrituri, ta pėrjetoj, jo mė si tmerr, por si njė fat tė madh. “Amnezia mua ma ka shpėtuar jetėn!” deklaroi ai mė vonė. Ai filloi ta shijoj jetėn nga fillimi, tė krijoj shoqėri tė re, talent tė ri, bile edhe tė dashurohet pėr herė tė parė. Ai magjepsej nga ndezja e fishekzjarrėve sikurse edhe nga reshjet e borės nė jetėn e tij tė re. Gjithashtu, shumė ushqime qė nė Unin e tij tė vjetėr i urrente, tani ishin menytė e tij mė tė preferuara. Bruce filloi tė formoj identitet tjetėr.

            Kohė tė gjatė format e tilla tė humbjet sė kujtesės pėr shkencėn ishin raste tė pasqaruar. Falė teknologjisė mė tė re dhe eksperimenteve tė shumta, sot shkenca ka arritur qė tė ketė qasje mė tė gjerė edhe nė kėtė fushė. Shkencėtarėt mendojė, se pėr shumė njerėz, kujtesa nė Unin e kaluar ėshtė aq e dhimbshme sa qė ata me gjithė fuqinė qė disponojnė mundohen ta stopojnė sapo ajo tė filloj tė paraqitet nė vetėdije, dhe nė vend tė saj pėrpiqen tė mendoj nė diēka tjetėr. Nė disa raste tė veēanta, kujtesa “shkyēet” ose “bllokohet” aq herėt, sa qė njohurit e vetėdijshme perceptuese pėr njė gjendja tė pėrcaktuar faktike, nuk janė mė assesi tė kapshme. Kjo mund tė shkoj aq larg, sa qė vite tė tėra tė jetės tė shlyhen nga kujtesa, siē ėshtė edhe rasti i Doug Bruces dhe i shumė tė tjerėve.

            Nė raste tė tilla, ndryshimi i qėllimshėm i identitetit, ndoshta edhe do tė kishte efekte pozitive ose preventive. Ndoshta pėr shumė individ, tė cilėt nuk gjejnė forcė pėr t’u pėrballur me sfidat e kohės, do tė ishte  alternativ e vetme pėr ta vazhduar procesin jetėsor dhe pėr ta shijuar kėtė dhuratė tė shtrenjtė e tė mrekullueshme.

            Por realiteti ka dėshmuar shpesh tė kundėrtėn! Shumė zbulime qė janė proklamuar si nevojė e domosdoshme pėr njeriun dhe shoqėrinė, kanė rezultuar me pasoja katastrofave jo vetėm pėr individin por edhe masėn e gjerė, sepse dualiteti ėshtė pjesė e pandashme, jo vetėm e procesit jetėsor, por edhe e proceseve tė pėrgjithshme universale. E ky dualitet ėshtė valid edhe pėr temėn qė po shkruajmė, pra pėr Unin tonė.

            Ekspertet sot e kanė tė qartė se kontrolli i qėllimshėm i mendjes dhe manipulimi me individ  ėshtė funksional. Teknikat e ndryshme pėr “riprogramimin” e trurit si: elektroshoku, narkotikėt, hipnoza, dhuna, izolimi, frika etj., me tė cilat ėshtė eksperimentuar nė shumė laboratorė tė shėrbimeve sekrete, por qė janė aplikuar edhe nga shumė sekte tė ndryshme, dhe atė, drejtpėrdrejt nė njerėz,  e konfirmojnė bindshėm njė gjė tė tillė.

            Pacientėt e psikoterapeutes amerikane nga New Orleans, Valerie Wolf (tani e ndjerė), ishin zakonisht individ me lėndime tė rėnda psikike. Mirėpo, dy paciente ishin disi tė veēanta! Edhe pse ato gra nuk njiheshin mes veti, megjithatė simptomat shpirtėrore tė tyre ishin pothuajse identike: personalitete tė shumėfishtė, shenja frike, harresa  (blockout) tė pėrsėritura, kujtesė tė shthurur etj., dhe qė ty dyja ishin gjetur nga policia - tė hutuara, ēoroditura dhe pa dijeni pėr vendbanimet e tyre. Nga njė intervistė radioje, V. Wolf ishte informuar pėr njė kamp ushtarak ku eksperimentohej me njerėz nė gjetjen e formave tė mundshme pėr kontrollin e mendjes - “Mind Control Experiment”. Simptomat e tė eksperimentuarave tė atij kampi ishin tė njėjta sikurse edhe simptomat e pacienteve tė psikoterapeutes Wolf. Pas eksperimenteve tė gjata, sė fundi u ishin regjistrua (riprogramuar) kode nga alfabeti grek, pėr t’i fshehur gjurmėt e hulumtuesve dhe hulumtimeve dhe qė ishin kryer mbi ta.

 

Valerie Wolf

           

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

        Nė seancėn e radhės, Valerie Wolf, pacienteve tė saj ua tregoi disa shkronja tė alfabetit grek. Dhe, efekti ishte i menjėhershėm. Gratė filluan tė dridhen dhe tė lotojnė. Nėn lot filluan tė rrėfejnė pėr pėrjetimet e tmerrshme. Pėr dhoma tė errėta, pėr hipnozė, pėr dhėnien tė dhunshme tė drogave halucinogjene, pėr orė tė tėra hetimesh, pėr mjek me mantele tė bardhė qė i mundonin me elektroshok etj. etj.

            Kur rasti u bė publik, V. Wolfi u kontaktua nga mbi 40 terapeutė nga mbarė SHBA-ja. Pa pėrjashtim, tė gjithė kishin pacientė qė dėshmoni  se ishin viktimė e eksperimenteve nga kampi “Mind Control Experiment”. Dhe kjo e tmerroi mbarė opinionin.

 

            “Implantimi” i Unit tė ri!

 

            “Atamore State Prison”, “Mind Beneder”, “MKULTRA”, “Monarach” etj. tė gjithė kėta janė emrat projektesh pas tė cilave fshihen shėrbimet sekrete, por edhe sekte, klinika, qendra kėrkimore etj., me qėllime tė caktuara - manipulimin e trurit. Efektet vepruese tė kėtyre manipulimeve janė vėrtetuar edhe shkencėrisht. Prapa qėllimit pėr ndryshimin apo edhe shlyerjen e identitetit tė njė individi, fshihet njė ligj mjaft i thjesht psikologjik: “Ndrysho sjelljet e njė njeriu, dhe psikja e tij do tė ndryshohet automatikisht”. Mendimet dhe ndjenjat e tij do tė ndryshohen gjithashtu. Ai do tė harroj se kush nė tė vėrtet ishte. I gjithė ky rezultat nė psikologji njihet si - Disonancė kognitive.

           

            Njė gjė e tillė e vėrteton edhe eksperimenti me qenė i shkencėtarit  rus I. Pavlovit, i cili qė nė vitin 1903, pėr zbulimin e “refleksit tė kushtėzuar” u laurua, ndėr tė parėt, me Ēmimin Nobel pėr mjekėsi. Nga ky zbulim, i “refleksit tė kushtėzuar”, u konstatua se edhe sjelljet mund tė „kushtėzohen“, bile, bile te tė gjitha qeniet e gjalla, duke filluar nga ameba deri te njeriu, dhe se pėrdorimi i kėtij „kushtėzimi“ ėshtė i pakufishėm. Natyrisht qė ky kushtėzimi i sjelljeve, mė vonė, i nxiti shumė hulumtues tjerė pėr eksperimentime dhe nė “modifikimin e sjelljeve”, pra edhe nė modifikimin e Unit.

            Dhe tė gjitha kėto qė u thanė mė lart nuk janė vetėm shkrime sa pėr sensacion, por fakte tė dėshmuara e dokumentuara nga qendra pėr kėrkime trunore, dokumente sekrete qeveritare, rezultate tė komiteteve tė ndryshme hulumtuese, akte nga procese tė ndryshme gjyqėsore, publikimeve  tė ndryshme nėpėr revista shkencore etj., nė tė cilat njoftohet pėr  manipulime me njerėz - pa vetėdijen e tyre ose edhe kundėr vullnetit dhe dėshirės sė tyre. Mbi viktimat janė zhvilluar eksperimente tė formave dhe mundėsive nga mė tė ndryshmet pėr manipulime afatshkurtra dhe afatgjatė tė identitetit. Viktimat janė rekrutuar si Spiun, atentator, kriminel, ruajtės sekretesh, etj., pėr t’u shfrytėzuar  nė raste tė caktuar.

 

           

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

       Dr. M. T. Orn, njėri ndėr anėtarėt e Institutit tė Mjekėsisė nė Filadelfi, u mor shumė edhe me manipulimin e trurit, me ndihmėn e hipnozės, posaēėrisht pėr ēėshtje tė armatės. Ai, me anė tė hipnozės pėrforconte imunitetin  e ushtarėve, qė ata tė mund t’i pėrballonin dhembjet, tė ftohtit, mundimet, izolimet, sėmundjet e detit etj. Nė gjendje tė thellė hipnotike, ai u jepte detyra tė rėndėsishme tė pėrcjella me amnezi paraprake totale. Njėkohėsisht u jepte shifrėn, me tė cilėn mund tė hipnotizoheshin dhe mund t’i pranonin detyrat vetėm nga personat e posaēėm. Nė bazė tė shtypit  tė atėhershėm, pohohej se gjenerali i paktit NATO, Dozijer, i cili u kidnapua nga Brigada e Kuqe, ishte i pajisur qysh pėrpara, qė  me anė tė autohipnozės tė mund ta ruajė sekretin. Supozohet se tė gjithė funksionarėt e lartė ushtarakė nė SHBA dhe tė paktit NATO, qė janė tė njohur me materiale me rėndėsi shumė tė madhe politike dhe ushtarake, kalojnė nėpėr procesin e indoktrinimit pėr neutralizimin e efektit.

            Gjithashtu, njė ndėr ekspertėt  mjekėsorė mė eminentė, qė punonte pėr nevojat e CIA-s, ishte Mathan Kline, i cili pėrveē hipnozės, eksperimentonte edhe me medikamente nga mė tė ndryshmet.  Ky kishte pėr detyrė t’i stėrviste operatorėt pėr operacione tė ndryshme, ndėrsa nė projektin ndėrkombėtar - dirigjimin e mendimeve. Pėrndryshe, Kline  ėshtė i njohur si kryetar i Komitetit Ndėrkombėtar kundėr Sėmundjeve Mentale (ICAMI), njė ndėr pikat e sė cilės ishte edhe dhėnia e barėrave me efekte antidepresive tė porsalindurve, te tė cilėt duhet tė veprojnė gjatė gjithė jetės. Gjithashtu, ekzistojnė fakte se ICAMI, ndėr tė tjera, me ndihmėn e kėsaj metode i ka shfrytėzuar njerėzit me tė meta psikike, si forcė pune nė industri.

            Instrumentalizimi i njė individi, tė cilit i ėshtė manipuluar Uni, funksionin vėrtet. “Pa dyshim se po” - thotė ekspertja Kathleen Taylor, e cila m’u pėr kėto manipulime ka shkruar njė libėr me dėshmi tė shumta nė kėtė drejtim, “Brainwashing. The Science of Thought Control” (Shpėlarja e trurit. Shkenca e kontrollit tė mendimeve), e sidomos sistemin e izolimit, tė cilin ajo e ka vendos nė fokus tė kėtij libri. “Njė metodė e cila padyshim ėshtė e suksesshme. Fuqia e vetmisė dhe veprimi i saj nė strukturat kognitive tė trurit tė njė njeriu nuk duhet assesi tė nėnvlerėsohet” - thotė ajo.

            Riprogramimi fillon atėherė kur mbi njė individ aplikohet kontroll absolute, edhe nė ambient edhe mbi shqisave tė tij: paralizimi i pėrshtypjeve shqisore, shkėputja e tij nga realiteti, lėkundja e besimit dhe vetėbesimit, etj. Izolimi dhe vetmia, frika dhe dhuna, narkotikėt dhe hipnoza... rezultojnė shumė shpejtė. “Pas disa ditėsh ndjenja e kohės fillon tė venitet dhe tė burgosurit  nuk dinė mė se ēfarė nė tė vėrtet tė mendojnė. Vije deri te pengesat e perceptimin dhe pranimit tė realitetit, halucinacionet dhe aktiviteti i trurit ndryshon dukshėm. Pėrfundimisht ata e kanė njė ndjenjė sikur po shkėputet, sikur po ndahet trupi dhe shpirti”, shkruan psikologu dhe eksperti i shėrbimeve sekrete, Heiner Gehring.

            Qėllimi i gjithė kėsaj ėshtė pėr t’i prurė njerėzit nė njė gjendje, nė tė cilėn ata bėhen shpirtėrisht aq labil, sa qė vullnetarisht tė pranojnė ēdo ndikim tė jashtėm. Tė pasigurt, tė pėrēmuar dhe tė pompuar tėrėsisht me drogė, tė izoluarit shumė shpejtė  kėrkojnė mbėshtetje dhe siguri tek torturuesit e tyre. “Mjerimi e thyen vullnetin e tyre”, thotė K. Taylor, dhe vazhdon: “Dhe kur i izoluari arrin statusin e fėmijės sė mjerueshėm, atėherė ėshtė koha qė tė fillohet me risocializimin e tij.” Shqetėsuese dhe shumė tė frikshme pėr kėtė eksperte janė edhe zbulimet e reja nė sferėn e neurokirurgjisė, tė cilat, gjithashtu, shkojnė nė favor tė kėsaj, duke mundėsuar kėshtu implantimin e dhunshėm tė vullnetit tė huaj nė individin e caktuar. “Mjafton tė mendojmė nė pėrparimet qė janė bėrė nė fushėn e neuroimplantimit dhe me kėtė edhe nė mundėsit e qasjes sė drejtpėrdrejt nė tru. Dhe, e gjithė kjo mund tė keqpėrdoret pėr eksperimente tė tilla”.

            Dhe mbas gjithė kėsaj, format e trajtimit dhe mėnyrat kuruese tė personave tė goditur nga kjo dukuri, mbeten akoma ēėshtje tė hapur, pasi ekspertet e neurologjisė kėtyre procese tė komplikuara nuk kanė arritur t’ua gjejnė burimin e saktė e mė kėtė edhe sqarimin pėrfundimtar tė tyre. Deri mė tani, atyre nuk ju ka shkuar pėr dore qė ta zhvillojnė ndonjė metodė efektive terapeutike e cila do e rikthente kujtesėn e individėve mbi tė cilėt ėshtė aplikuar qėllimisht “shpėlarja e trurit” ose e atyre qė e kanė humbur Unin aksidentalisht.  Mirėpo, ata mendojnė se nė njė tė ardhme jo tė largėt, gjithēka do tė ndryshoj edhe nė kėtė drejtim!. Shpresojmė, sė paku nė aspektin “pozitiv”.