Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - ENIGMAT E KASHELASHAVE

Shkruan: Petraq RISTO

ENIGMAT E KASHELASHAVE

 

 

Librin e autorit Adem Zaplluzha, "Enigmat e kashelashave" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

            “Enigmat e kashelashave”

 

            Konceptim metaforik dhe ndjesor i botės

 

            Lexova nė dorėshkrim librin “Enigmat e Kashelashave” tė poetit nga Kosova Adem Zaplluzha dhe mė ra nė sy konceptimi metaforik dhe ndjesor i botės. Autori e vendos veten nė njė kėnd dhe vėzhgon me ndjenja dashurie, dhembjeje dhe proteste gjithēka ndodh rrotull tij. Herė hesht dhe i ngre dallgėt brenda vetes, herė nuk e duron dot heshtjen dhe kėrkon tė mbysė me dallgė metaforik padrejtėsitė e shumta; edhe pse di tė mallkoj, edhe pse di ta ngre zėrin deri nė kupė tė qiellit, poeti e shikon botėn me dashuri njerėzore, me pikėllim e shpresė...

 

            Zėri im i ri

            Si zėri i drurit tė vjetėr

            Qė gjethon nė dimėr.

 

            Ademi i pėlqen detajet, imtėsitė i vijnė rrotull si zogj nė pranverė; nė pasqyra sheh peizazhe dhe drama, ai apelon dhe thėrret pėr tė vėrtetat qė nuk duhet tė fshihen pas kuintave se drama luhet kur perdet janė tė hapura... Gjen shumė imazhe tė gjalla nė “pasqyrat e vdekura nė horizont”.

 

            Po s’dashurove askėnd

            Mė mirė dashuroje pasqyrėn

            Dhe brendinė e saj tė zbrazėt.

 

            Apo vargjet:

 

            Njė trishtil i vogėl kishte mbetur mbi borė

            Nga sqepi i tė cilit si balsam

            Pikonte dita e plagosur.

 

            Ka shumė plagė nė poezitė e Ademit, ka dhembje e hera – herės protestė. Motivet e librit janė tė larmishėm, poeti operon me mėnyrėn e vet origjinale, me njė prozodi tė kėndshme e tė sinqertė, me vargėzim tė shtruar, tė rrjedhshėm, me figura tė thjeshta, tė drejtpėrdrejta, pa sforcime. Shqetėsimet pėr kohėn, pėr Kosovėn, pėr globin, pėr jetėn e pėrditshme, janė kthyer natyrshėm nė eshtra, muskuj, gjak dhe zemėr tė kėtij vėllimi.  Adem Zaplluzha tė josh me thjeshtėsinė e vet, pa thirrje nė zbrazėti.

 

            Ecjen e patėm tepėr tė gjatė

            Kur na i prenė lukunitė rrapet

            Ne domosdo

            Na duhej sėrish tė ecnim

            Se pėrndryshe nuk do e shihnim fillimin.

 

            Nė kėto vitet e fundit baca Adem ka shkruar e botuar shumė libra, gjė qė tregon pėr njė rinim tė tij dhe pėr energji tė pashterrshme. Edhe ne tė ardhmen kolona e poezive tė poetit Adem Zaplluzha do tė zgjerohet, do tė fitoj edhe mė shumė pjekuri dhe cilėsi dhe uroj qė tė ngjitet nė majat e suksesit.

 

 

 

Poezi nga libri i autorit Adem Zaplluzha "Enigmat e kashelashave"

 

ĒFARĖ JANĖ KĖTO TĖRMETE

 

Asnjė gjurmė nuk lėnė hapat e tua

Mi shlyen tė gjitha kujtimet

Njė qivur i vjetėr te varret

Bisedon me pantomimėn

 

Asgjė nuk mbeti pėr tė prekur

Po ngrihen kallkanėt e gjakut

Njė hije e verdh morbide

Si korbi i Edgarit troket nė kujtesė

 

Mbrėmė nuk i hape portat

Po as nuk i mbylle

Dryni i dylltė qante me erėn

Njė lehje monotone dėgjohej pėrtej mureve

 

Sėrish zėri i korbit si zėri i natės

Jehon nė mendjen time

Dritaret nuk hapen

Ka kohė qė janė mbyllur mendimet

 

Ngadalė dhe me droje i preki gjymtyrėt

Ngrica paska hyrė nė shpirtin tim

Ēfarė janė kėta tėrmete

Qė po mi shkundin majat e flokėve

 

 

KUR I PREKĖM GISHTAT E BRYMTĖ TĖ DRURIT

 

Mbi njomėsinė e gjelbėrimit

Shtrihej mbrėmja e dėrmuar

Dy duar prej mjegulle

Nė mesnatė i krihnin

Flokėt e shprishura tė mėshteknės

 

Jugu si druri i pikėlluar

Grumbullon gjethet e fundit tė vjeshtės

Nėpėr kujtesėn e gjelbėrimit

Kaherė po rrjedhin dallgėt

E ēmendura tė pėrroit

 

Mbrėmė ishte tepėr vonė

Kur i prekėm gishtat e brymtė tė drurit

Pema edhe ashtu kishte mbetur pa fryte

Nga malėsia e madhe po fryn

Deniku i shthurur i kėsaj stine

 

I hapi dritaret e mbyllura

Shtėpitė e fshatit mė duken si delet e bardha

Kudo bardhėsirė

Mes degėve tė lakuara tė mėshteknave

Nė kopshtin eksperimental zgjohet mėngjesi

 

 

MĖ DUKET SE PO IKIN EDHE ZOGJTĖ

 

Sonte s’do flasė asnjė fjalė

Le t’i pėrpijė era

Duart e fishkura tė stinės

Gjethet veē paskan humbur rrugėn

 

Ku do t’i mbjellė kėto degė tė thata

Nė kėtė gurore

Nuk rritet as bari i keq

Era dėneste nė shuplakat lakuriqe tė atdheut

 

Mė duket se po ikin edhe zogjtė

Ēatitė e rrėnuara kanė mbetur nė vetmi

Vetėm hėna e gjymtuar

Sonte po i vajton fluturimet e zogjve

 

Po ikin edhe fluturat e bardha

Era i mbylli tė gjitha shtigjet

Zogjtė e cilės stinė

Paskan mbetur si sogjetarė dhembjeje

 

Sėrish nė brendinė e dheut

Njė hije e bardhė gatuan bukėn e shpresės

Fėmijėt e uritur nė heshtje

Pėrtypin ashtin e fortė tė skamjes

 

 

NUK NDALEN KAMBANAT E SKAMJES

 

Orė e ēast

I ndjej nė lėkurėn time

Ndryshimet atmosferike

Herė bie njė shi idhnak

E herė nga vapa e padurueshme

Ēmendet ajri i tymosur

 

Nėpėr shėtitoret e qytetit

Kanė dalė nė grevė urie

Tė gjitha kukullat nga vitrinat

Lumėbardhi i trishtuar

Ua grith fytyrat e urave tė drunjtė

 

Nėn tėmthat e guralecėve

Nuk ndalen kambanat e skamjes

Druri i uritur me xhelozi shikon

Lojėn e gjetheve

Duke u fundosur nė shpirtrat e enigmave

 

Pėr ēudi asnjė lehje nuk u dėgjua mbrėmė

Qepenat nė lagjen e orėtarėve

Bisedonin nė heshtje me hijet e zverdhura

Vetėm mjaullimat e maceve tė sėmura

Me gjasė ua lėndonin shpirtrat e ēative

 

 

NĖ SYRIN E ZDĖRLAQUR TĖ KEPIT

 

Mbrėmė njė anije e dėrmuar

Nė molin e harresės

Lėshoi spirancėn e pritjes

Nė thellėsinė e detit anemik

Dėgjoheshin vetėm vajet e guaskave

 

Ushtarėt nuk u kthyen nga vapori i fundosur

Me qindra palė kėpucė dhe zarfe tė kaltra

Notonin mbi trishtimet e suvalėve

Nga kepi i pikėllimit

Dėgjoheshin gjėmat e sirenave tė bardha

 

Qante edhe deti i hidhėruar

Si nusja nė gjerdek kuiste era

Nė syrin e zdėrlaqur tė kepit

Mbetėn peng

Lotėt e pikėlluara tė zanave