.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Psikologji - Enigma e unit (pjesa e parė)

Shkruan: Sabir KRASNIQI

     ENIGMA  E UNIT (pjesa e parė)

     Kur Katharina Beta “lindi sėrish”, ishte 32 vjeēare. Kujtesa dhe pėrjetimet e saj u zhdukėn gjatė njė aksidenti, tė cilin K. Beta, e cila sė shpejti pritej tė bėhej mjeke, mezi e mbijetoi. Mirėpo, kujtesa e saj “vdiq”. Pėr familjen, por edhe pėr vet atė, emri i saj i pagėzuar, Irmhild, mbeti pėrgjithmonė i huaj. Nuk arriti kurrė ta kthej sėrish kėtė identitet. Sė bashku me terapeuten e saj, vendosi qė Unin e saj tė vjetėr ta lė tė vdes. Ajo u ripagėzua si Katharin dhe filloji njė jetė tė re. Katharina sot jeton si shkrimtare nė Vjen. “Katharsis” quhet Autibiografia e saj.

 

            Paramendojeni: Ju zgjoheni njė mėngjes tė zakonshėm. Ashtu i shtrirė nė krevat, i vetmi mendim qė ju kalon nė atė moment nėpėr kokė ėshtė fjalia: “unė nuk e di mė se kush jam!” Dhe ende pa arritur nė fund tė kėsaj fjalie, filloni ta ndjeni njė frikė tė papėrshkrueshme. Njė zbrazėtirė qė pėrhapė tmerrin e vdekjes. Njė presion ankthi qė ua ndal frymėmarrjen... Por pas pak, sėrish ndiheni tė lehtėsuar, pasi pėr ju, ky ishte vetėm njė fiksion i ēastit. 

Clive Wearing  gjatė ekzekutimin nė pianon  e tij

            Jo, jo, kjo qė u tha mė lartė, nuk ėshtė pjell e imagjinatės, as sekuencė e ndonjė filmi horror, as tregim fantastik, por realitet qė e kanė pėrjetuar sa e sa njerėz.

            Rasti 1. 26 marsi i vitit 1985 fillon pėr Clive Wearingun me njė temperaturė tė lart mbi 40 gradė. Pasi qė dėrgohet me urgjencė nė spital, diagnoztifikohet me njė infeksion tė korteksit tė trurit. Infeksioni vazhdon t’i dėmtoj edhe mė tej pjesė tė kujtesės sė tij. Kujtesa aktuale nuk funksionin mė. C. Wearnin arrin tė mbijetoj, por ai nuk ėshtė mė ai i mėparshmi. Vetėm nė pak sekonda arrin tė ketė qasje nė kujtesė. Megjithatė, ēdo pėrshtypje e re e shlyen atė tė mėparshėm. Qė nga atėherė, ish producenti muzikor i BBC-s dhe dirigjenti i ansamblit tė njohur “Ensambles London Sinfonietta”, ka njė ndjenjė tė pėrhershme tė njė zgjimi tė ri, tė njė fillimi tė ri, tė njė kujtese tė re nė ēdo moment. Vetėm kur ulet pranė Pianos sė tij, arrin tė “lėviz nė kohė”, dhe tė ketė qasje tė shkurtra tė kujtesės sė mėhershme. Pastaj sėrish kalon nė fillimin  e ri...

            Rasti 2. Ishte njė ditė e ftohtė vjeshte, mė 27 tetor 1993, kur Barbara Thillmann humbi kujtesėn e saj. Ajo qėndronte si e shtangur nė njė karrige nė parkun e Hamburgut, pa Unin e saj tė mėparshėm. Nuk arrinte ta kujtonte as emrin e vet. Por edhe asgjė tjetėr. Kishte “lerė sėrish”, por pa Unin e vjetėr. Ajo mbijetoi dhe filloi nga e para, nga zeroja. Mirėpo kujtesa e humbur nuk iu thye kurrė mė. Ēfarė ndodhi atėherė, nė nėntorin e vitit 1993, qė shkaktoi amnezi tė plotė tė saj, mbetet edhe sot e kėsaj dite e paqartė.

           

 

 

 

 

 

 

          Rasti 3. Kur Katharina Beta “lindi sėrish”, ishte 32 vjeēare. Kujtesa dhe pėrjetimet e saj u zhdukėn gjatė njė aksidenti, tė cilin K. Beta, e cila sė shpejti pritej tė bėhej mjeke, mezi e mbijetoi. Mirėpo, kujtesa e saj “vdiq”. Pėr familjen, por edhe pėr vet atė, emri i saj i pagėzuar, Irmhild, mbeti pėrgjithmonė i huaj. Nuk arriti kurrė ta kthej sėrish kėtė identitet. Sė bashku me terapeuten e saj, vendosi qė Unin e saj tė vjetėr ta lė tė vdes. Ajo u ripagėzua si Katharin dhe filloji njė jetė tė re. Katharina sot jeton si shkrimtare nė Vjen. “Katharsis” quhet Autibiografia e saj.

            Rasti 4. Pas njė ataku nė tru, neurologija Jill B. Taylor, nuk mund tė lėvizte mė. Nuk mund as tė fliste. Ajo e humbi tė gjithė kujtesėn, tė gjithė personalitetin qė ishte deri nė atė moment. Njė pėlcitje e njė kapilari tė gjakut nė tru ishte shkaktar i gjithė kėsaj. Ndodhi nė vitin 1996, kur kjo shkencėtare e trurit ishte vetėm 37 vjeēe. “E vetmja qė mua mė pat mbetur, ishte besimi nė forcėn shėruese tė vetė trurit tim. E dija intuitivisht, se nga kjo port e pasme do e riktheja Unin tim”. Pėr L. B. Taylorin filloi njė udhėtim i gjatė nė Unin e saj qė zgjati plot tetė vite. Dhe mė nė fund, ishte ajo vetė, qė Unin e saj, e rikonstruktoi sistematikisht. Ja arriti ta riaktivizoj trurin e saj e bashkė mė tė, hap pas hapi, qelizė pas qelize, edhe Unin e humbur. Sot, kjo shkencėtare, ligjėron mbi anatominė dhe mėnyrat funksionale tė trurit.

Jill B. Taylor

Doug Bruce nė dokumentarin rreth amnezisė sė tij

           

         

 

 

 

 

 

         Rasti 5. Me 3 korrik tė vitit 2003, nė njė U-Bahn (hekurudhė nėntokėsorė) tė New Yorkut, mes Brooklynit dhe New  Subway, 37 vjeēari Doug Bruce humbė kujtesėn -Unin e tij. Njė amnezi psikogjene. Udhėtarėt i vėrejnė lėvizjet  e tij tė ērregulluara, dhe e lajmėrojnė policinė e cila e dorėzon Brucen nė klinik psikiatrike. Vetėm letėrnjoftimi i gjetur nė ēantėn  e tij dėshmonte atė qė kishte mbetur nga identiteti i tij, tani mė i humbur: njė copė letre! Doug Bruce nuk arrita ta rikthej kurrė mė Unin e  tij. Dhe as qė e dėshiroi njė gjė tė tillė. Ai e pėrqafoi rilindjen dhe Unin e ri nėn petkun e tė cilit vazhdoi rrugėtimin e jetės nė vijim.

            Tė gjitha kėto raste tė lartpėrmendura, tregojnė se sa misterioze por dhe dramatike ėshtė humbja e identitetit, pra humbja e Unit tonė. Po gjithaq enigmatike janė edhe pyetjet: Ē’ėshtė Uni nė tė vėrtet? nga se pėrbėhet ai? Kur krijohet personalitetit ynė dhe nga sa Un-a pėrbėhet ai? Ēfarė ndodhė, nėse ne e humbim Unin tonė, i cili na identifikon si individ?...

            Vetėvetėdija, Egoja, identiteti, me njė fjalė Uni ėshtė karakteristikė jashtėzakonisht e rėndėsishme e ēdo personaliteti. Ai karakterizon tėrėsinė e tipareve qė pėrbėjnė thelbin e njeriut si individ tė caktuar dhe pėr tė cilat ai ėshtė i vetėdijshėm. Pra, vetvetja nė botėn qė e rrethon. Zhvillimi dhe krijimi i Unit tonė varet nga shumė faktorė, duke filluar nga baza trashėguese, nga aktivitetet e individit e sidomos nga numri i madh i faktorėve tė rrethit, para sė gjithash atij social. Tė gjithė kėta faktorė ndikojnė nė proceset e shumta psikike, duke filluar nga proceset e tė perceptuarit e deri te ato tė menduarit, dhe reflektohen nė zhvillimin dhe krijimin e cilėsive tė personalitetit siē janė:  motivet, qėndrimet, interesi, vlerat, komplekset, sjelljet etj. Individi, duke kaluar nėpėr kėto procese psikike, gjatė periudhave tė ndryshme tė jetės, formon tipare tė caktuara personale. Dhe tė gjitha kėto tipare, jo vetėm qė janė pėrcaktuese tė Unit tonė me tė cilin ne identifikohem nė familje, nė rreth e nė shoqėri, por, qė gjithashtu na bėjė qė ne ta pėrjetojmė vetveten edhe si njė unikat i patjetėrsueshėm. Pra, tė identifikohemi si Unė.

 

            Humbja  e Unit

            Shkencėtarėt e sferės sė trurit kanė bėrė hulumtime nė lidhje me atė se sa ėshtė i lidhur neurologjikisht personaliteti ynė nė tru. Ata erdhėn nė pėrfundim se Uni ėshtė njė sistem i veēan dhe i mbyllur, me devijimi e ndryshime tė vogla gjatė procesit kohorė. Mirėpo, tek asnjė individ mostra e aktivitetit tė trurit nuk ėshtė e njėjtė! Megjithėse Uni unė i ka disa  nyje qendrore nė tru, ai shtrihet si njė rrjet merimangash pothuajse nė tė gjithė pjesėt e tij.  Hippocompusi, ėshtė qendra e kujtesės. Aty memorizohen pėrjetimet individuale pėrmes tė cilave ne bėhemi tė vetėdijshėm pėr pėrvojat e mėhershme. Anterior Insula na mundėson qė tė mund ta bėjmė dallimin e fytyrės sonė nga fytyrat e individėve tė tjerė. Korteksi parafrontal ka kontroll tė pėrgjithshėm mbi memorien e trurit tė madh, ku ndodhet edhe kapaciteti i njohurive tona. Uni i vetėdijshėm kėtu shpalos gjithė pushtetin e vet. Korteksi orbitofrontal, qė gjendet nė pjesėn e poshtme tė ballit (afėr syve), memorizon rezultatet e zhvillimit dhe edukimit tonė gjatė procesit jetėsorė etj. dhe tė gjitha kėto, sė bashku, rrjedhin nė bėrthamėn qendrore ku e formojnė pasqyrėn e pėrgjithshme e komplekse tė Unit tonė. Prandaj edhe lėndimet mė tė imta nė tru, qofshin ato tė jashtme apo tė brendshme, mund tė provokojnė ndryshime tė dukshme tė Unit si: veprime tė pakontrolluara, harresėn e ēastit, marramendje etj. Lėndime tė vogla nė dukje, por nga tė cilat fillojnė edhe krizat e ērregullimeve tė identitetit.

            Shkencėtarėt kanė arritur qė deri diku t’i zbulojnė arsyet dhe faktorėt tė cilėt e ndėrpresin qarkun e kėtij procesi kompleks tė veprimeve tė neuroneve nė tru dhe qė bien deri te tronditja ose shembja e Unit tonė, pra deri tek harresa e identitetit tonė.

            Duke u nisur nga ajo se Uni ynė pėrbėhet nga shuma e pėrgjithshme e kujtesės, neurologėt e ndanė atė nė katėr nivele: nivelin procedural (veprimet automatike si ecja), nivelin perceptues (shprehia e njohjes dhe pranimit), nivelin semantik (kuptimor) dhe atė episodik (biografik). Dhe tė gjitha nivelet sė bashku rezultojnė identitetin tonė.

Virusi - Herpes

            Zhgėnjimet e hidhura, pėrjetim e rėnda traumatike si vdekja e mė tė dashurve, tronditjet e jashtme tė trurit nga fatkeqėsitė nė rrugė, punė a komunikacion, por edhe sėmundjet e ndryshme mund tė provokojnė dobėsimin apo humbjen e pėrkohshme ose tė pėrhershme tė kujtesės sė individit. Sa e sa raste ka kur individėt nga zhgėnjimet e papritura, nga pesha e papėrballueshme e humbjes sė fėmijė etj. kanė pėsuar ērregullime tė identitetit, duke u klasifikuar nga shoqėria si tė ēmendur. Ose kemi sa a raste tjera tė fatkeqėsive tė ndryshme, kur trandjet nga objektet e forta kanė dėmtuar pjesė tė trurit dhe individėt kanė pėsuar dobėsim ose humbje tė plotė tė kujtesės. Pėr shkencėn ėshtė shumė i njohur, pėrveē infeksioneve tė tjera, edhe virusi - Herpes, i cili shkakton flluska tė vogla, nė fillim nė buzė, e pastaj nėpėr tėrė fytyrėn dhe i cili pėrcillet me temperaturė tė lartė. Nė njė nga njėmilion  raste, ky infeksion kalon edhe nė tru ku dėmton mjaftė pjesė tė tij dhe e paralizon Hippocampusin, i cili, siē thamė mė lartė, ėshtė qendra  e kujtesės, e mė kėtė rast shlyen edhe pasurinė e memories sonė tė akumuluar ne vite.

            Mirėpo ekziston edhe njė mundėsi pėrmes sė cilės mund tė humbet Uni, dhe kjo ėshtė mė perfidja. Humbja e qėllimshme pėrmes metodave tė dhunshme.