Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - ENGJĖJT VDESIN NDRYSHE

Shkruan: Drenusha Zajmi HOXHA

      

ENGJĖJT VDESIN NDRYSHE

 

 

Romani i autores Drenusha Zajmi - Hoxha, "Engjėjt vdesin ndryshe", u ofrohet tė interesuarve pėr shkarkim falas nė sektorin

 

„Literaturė“ 

 

dhe nė

 

www.librariaelektronike.com

 

  

 

            - Shtėpia e familjes Spahiu gjendej nė pjesėn mė tė bukur tė qytetit, mu nė zonėn e lashtė tė tij, qė vizitohej thuajse gjithė vitin nga turistėt. Ishte njė vilė dykatėshe, jo fort e madhe, e futur nė fund tė njė rrugice tė ngushtė, tė shtruar me pllaka prej guri tė lėmuara nga kėmbėt e ecarakėve pėr vite e dekada me radhė. Vila kishte pamjen e njė kulle fort tėrheqėse, tė ndėrtuar me shijen e hollė tė njė artisti, nė njė stil disi tė kombinuar midis klasikes dhe modernes. Nė tė gjitha anėt e saj kishte dritare tė mėdha me korniza tė drunjta, qė dilnin mes mbulesės me pllaka dhe qė dukeshin sikur copa shkėmbinjsh tė ngjitura nė mur. Nė krye, shtėpia mbulohej nga njė pullaz i lartė, qė pastaj ndahej nė disa tė tjerė mė tė vegjėl, tė cilėt mbulonin ballkonet e bukura me rrethoja hekuri tė punuara me dorė; nė ballkonet derdheshin lule nga tė gjitha llojet e nga tė gjitha ngjyrat. Nga sytė kureshtarė, shtėpinė e ruante njė mur i gurtė, pak mė i lartė sesa ishin zakonisht muret rrethues tė shtėpive nė atė qytet. Pas atij muri, kush mund tė kishte sy pėr tė parė, do tė zbulonte njė oborr tė bukur nė formė parku.

            Shtėpia kishte edhe njė kopsht tė vogėl prapa saj, ku binin dritaret e disa apartamenteve tė ndėrtuara rishtas nė rrugėn tjetėr. Nė kopsht dilej veē nga kuzhina. Aty ndodhej njė tavolinė e vogėl dhe njė ndenjėse fort e rehatshme, qė kreu i shtėpisė, Bujari, i pėrdorte si vend pune gjatė gjithė verės; po edhe gjatė vjeshtės sė parė, kur bėnte mot i mirė. Kishte aty qetėsinė e duhur pėr tė lexuar a pėr tė shkruar. Gjelbėrimi i oborrit, lulet e bukura qė i kishte mbjellė dhe i pėrkujdeste e shoqja, Besa, krijonin njė mjedis shumė ēlodhės, ku Bujari, si lexonte shumė apo pasi shkruante faqe tė tėra me formula, i hidhte sytė e i linte t’i pushonin pak. Aty buzė asaj tavoline Bujari ndjehej njėherėsh edhe nė kopsht edhe nė shtėpi; pėrpara kishte gjithė atė bukuri tė natyrės, me lule e gjelbėrim, ndėrsa pas shpinės kishte kuzhinėn, me atė erėn ndjellėse tė gjellėve, qė zienin mbi shporet. Apo me rrjedhėn e ujit, kur Besa lante zarzavatet pėr sallatėn jeshile, qė ai e donte shumė. Dhe kur koka i ishte rėnduar e sytė zinin t’i shponin nga formulat e pabindura, ai linte pėr njė ēast gjithēka, i vinte duart mbi tavolinė dhe shikimin e treste atje mbi jaseminėt e bardhė a mbi manushaqet erėmira. I shėtiste pastaj sytė lule mė lule, derisa ndjente se i qetėsoheshin diēka. Atėbotė Besa e kishte gati njė kafe sade, fare pa sheqer, siē e pinte ai; ajo afrohej lehtė-lehtė nga pas shpinės sė tij, dhe veē kur ia qaste filxhanin pėrpara mbi tavolinė e i thoshte me zė tė butė: “Kafen, Bujar, se tė ftohet”. Ai niste atėherė ta rrufiste kafenė e rėndė allaturka dhe ashtu lodhshėm, pėrmes formulash a nėpėr vargje ekuacionesh qė i lėvrinin nė sy, ndodhte qė t’i pėrvijohej jeta e tij. Herė njė pjesė, herė njė tjetėr, si paragrafėt e njė romani qė shkruhej e prishej sa herė, po qė, gjithsesi, ai ia dinte lidhjen.

            Vendlindja e Bujarit ishte disa dhjetėra kilometra larg qytetit ku ai banonte; ishte njė qytezė fare e vogėl qė pėrkundej mes dy qytetesh tė mėdha. Njėri nga qytetet e mėdha ishte kryeqyteti i vendit; tjetri, i dyti pėr nga madhėsia, kishte njė histori tė bujshme mijėvjeēare. Kėsisoj, njėri me madhėsinė e tjetri me madhėshtinė, tė dy qytetet e mėdha dukej se e kishin futur nė mes qytezėn e vogėl dhe e tėrhiqnin sa njėri, sa tjetri, sikur donte sekush ta merrte pėr vete. Qyteza ishte vendosur nė njė bregore tė bukur, gjithė gjelbėrim, por, mbase tamam pse ishte nė mes tė dy qendrave mė tė mėdha tė vendit, kishte mbetur fare pa zhvillim. Por banorėt e saj e donin, ndonėse iu duhej tė largoheshin pėr njė perspektivė mė tė mirė. Duke mos gjetur nė vendin e lindjes mundėsitė pėr njė jetė mė tė gjallė e mė tė duhur, e braktisnin qytezėn dhe shpėrnguleshin nė njėrin nga dy qytetet e mėdha. Mė tė shumtėt yshteshin nė kryeqytet. Sė pari shkonin aty pėr studime, pastaj, po tė gjenin punė, qėndronin pėr gjithė jetėn. Tė tjerė pėrgjonin ndonjė vajzė dhe, me dashuri a me mblesėri, krijonin martesė gjithė e gjithė pėr tė vėnė kėmbė nė kasaba, siē thuhej motit. Kryeqyteti, pavarėsisht rrėmujės e kaosit qė mbretėronte brenda tij, gjithsesi ofronte mė shumė mundėsi pėr njė jetė mė tė mirė.

 

            Pjesė nga romani "Engjėjt vdesin ndryshe"