Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera - Emri i Zotit - nė njėqind e njė gjuhė, te njėqind e njė fise, popuj, kombe!

Shkruan: Mexhid YVEJSI

E M R I   I   Z O T I T

NĖ NJĖQIND E NJĖ GJUHĖ,  TE NJĖQIND E NJĖ FISE, POPUJ, KOMBE!

 

    Duket qartė se gjatė gjithė historisė, njerėzit gjithmonė kanė besuar. Nėse njeriu nuk beson, atėherė nuk mund tė ketė urtėsinė e duhur drejtė jetės, drejtė tė Vėrtetės. Njeriu pa Zotin ėshtė shpirtėrisht i vdekur. Vetėm nė praninė e Tij ne kemi gjallėri. Sa shpirtvegjėl, sa tė prishur, ziliqarė dhe mburravecė janė mohuesit e Zotit, thoshte Dostojevski. Ne, shqiptarėt, pėr gjysmė shekulli, nėn terrorin ateisto-komunist, e provuan tė vetmit nė botė jetėn pa Zot!

       

        Gjatė gjithė historisė njerėzore, tė gjithė fiset, popujt dhe kombet kudo dhe kurdoherė, kanė besuar nė njė Zot, Autor, Krijues, Sundues, Zhvillues Furnizues i ēdo krijese, i ēdo gjallese…

         Fise, popuj dhe kombe tė ndryshėm , gjatė gjithė historisė, jo vetėm qė kanė besuar nė Zot, por Atė edhe e kanė adhuruar nė objekte tė ndryshme fetare dhe e kanė emėruar me njė emėr tė veēantė, me njė kuptimtė veēantė.

         Historiani dhe enciklopedisti i njohur James Hastings nė veprėn ”Encyclopedia of Religion and Ethics” shkruan:

         ”Nuk ka popull nė botė ose gjuhė nė rruzullin tokėsor qė ėshtė pa emrin e Zotit.”

         Plutarku nė njė rast pat thėnė:

       ”Njeriu mund tė gjejė vendbanime tė ndryshme pa shkrim e lexim, pa sundues, pa pallate, pa pasuri, pa shkolla, pa teatro, por njė vendbanim, qytet, pa objekte fetare, ku adhurohet Zoti, askush  nuk e ka parė dhe as qė ka pėr t’a parė!”

            Poeti gjerman, Ludwing Strauss, nė njė varg thotė:

            ”Bota pa Zotin ka shumė fytyra, por s’ka sy…” 

            "Shihni! Shikoni! E gjithė renditja nė natyrė vėrteton ekzistencėn Hyjnore, Zotin" - thoshte filozofi anglez David Hum.

             Kėtu, po rendisim emrin e Zotit nė njėqind e njė gjuhė, te njėqind e njė fise, popuj dhe kombe tė ndryshėm, por Ai ėshtė Njė, i pėrbashkėt pėr tė gjithė, Krijues i tė gjithėve…Tė gjithė prej Tij jemi, tė gjithė tek Ai do tė kthehemi…!

 

1.  ABIONĖT, njė fis primitiv nė Amerikėn Jugore, i cili ėshtė politeist, zotin kryesor e quajnė AHARAGUIKI ose KIBET, qė do tė thotė: Ai qė na dhuron trimėri. 

2.  ABORĖT, njė popull nė veri tė Asamit, e adhurojnė Fuqinė Supreme, qė ata e quajnė XHAN, qė do tė thotė: Baba i tė gjithėve, i cili do t’i gjykojė tė gjithė njerėzit.

3.  ABORIGJINĖT, nė Australisė Jugore, Zotin e quajnė; ATNATU, qė do tė thotė: Njė qė s’ka anus.

4.  BAIMI e quajnė Zotin disa fise nė Australin Jugore, qė do tė thotė: Krijues dhe Babai i tė gjithėve.

5.   ABISINASIT,  race Hamite, e adhurojnė Zotin, qė e quajnė: VAKU, qė ka kuptimin Qiell.

6.  EGJEASIT, banorėt e ujdhesave nė Detin Egje, i besonin Reas, pra, Zotit Reas, qė ka kuptimin: Shpirti i Natyrės. 

7.  AGOASĖT, banorė tė Afrikės Jugore, Zotin e quajnė DEBAH, qė do tė thotė: Qiell.

8.  AKRASIT, njė fis afrikan, i besojnė Zotit tė cilin e quajnė: JONGOMA, qė do tė thotė: Zoti mė i lartė.

9.  AHMOSĖT, i takojnė popullit Tai, jetojnė prej Gjiun e Siamit deri nė Asun, i beson Zotit: PU-RA-TA-RA, qė do tė thotė: Zoti, Krijuesi.

10.  AKUPINĖT, popull afrikanė, besojnė nė Zot tė cilin e quajnė: JANK KUPING, qė do tė thotė: E tregon, e dėshmon Zoti.

11.  AJNUSĖT, racė historike, dikur banonon qė nga Siberia deri nė Japoni, besonin nė Zotin KAMUI, qė do tė thotė: Qiell.

Ky emėr, KAMUI, nuk e ka shumėsin, pra, kuptohet se Ajnusėt kishin besim monotheist.

12. AJANARĖT, popull nga India Jugore, e adhuronin Zotin: HARI-HARA-n ose VISHNA-SHIVA, njė Zot qė e njihnin, e besonin edhe Arianėt.

13. ALAK NAMIS, popull nė Indinė Veriore, e adhuronin Zotin   NAM, qė do tė thotė: Zoti i Padukshėm.

14. ALEUTĖT, popull nė Alaskė, adhurojnė Zotin KUGA, qė ka kuptimin: Shpirti i cili ka fuqi tė krijojė.

15. ALKOKUINĖT, popull nė Amerikėn Veriore, thonė se i besojnė Zotit, tė cilin e quajnė: KOLUSKAPI, qė do tė thotė: Zoti i cili ėshtė Krijues. 

16. ANDANAMĖT, njė fis primitive, i cili jeton ende lakuriq, Zotin e quajnė PULAGA, qė ka kuptimin: Shkaku i tė gjitha gjėrave.

17. ANAMESĖT, popull nė Burma , Zotin e quajnė; DOKUOK,

qė do tė thotė: Zoti me njė kėmbė.

18. ARABĖT, gjithė bota e di, Zotin e quajnė: ALL-LLAH.

19. ARAUKĖT, popull nė Brazil , adhurojnė Zotin: JURUPARIN, do tė thotė: I dalė nga goja e lumit.

20. ASHANTĖT, popull nė Afrikėn Lindore, zezakė, e adhurojnė Zotin, qė e quajnė: TANDU.

21. ERMENĖT, e adhuronin Zotin ARAMAZEL, qė ishte Zoti kryesor i tyre, kur ermenėt ishin politeistė. ARAMAZEL do tė thotė: Krijues i Qiellit dhe i Tokės. 

22. ASIRĖT, e besonin Zotin: BAAL, i cili konsiderohej Zoti kryesor dhe kishte kėtė kuptim: Zotėrues, pronar.  

23. BABILONASIT,   e adhuronin dhe i besonin Zotit: ANU, qė ka kuptimin: ZOT I QIELLIT. Ky ishte Zoti i Sumerėve.  

24. BULLGARĖT, e adhuronin Zotin: BORA, kuptohet, para se tė pranonin Krishterimin. BORA ka kuptimin: Objekt kryesor  adhurimi.  

25. BANTU, njė fis afrikan, Zotin e quanin AMBE ose NIAMBE, tė dy kėta emra e kanė kuptim tė njėjtė: Zot. 

26. BASKĖT, popull i lashtė i Spanjės, e adhuronin Zotin tė cilin e quanin GOIKO ose Juan GOIKO qė do tė thotė: Zoti i Lartė.

27. BURMANEZĖT, budistė, e adhurojnė, i shėrbejnė Zotit: ADI BUDA, qė do tė thotė: Buda prej fillimit. Ata besojnė se Ai ekziston prej fillimit, vetvetiu dhe adhurohet nė tempullin e shenjtė nė Katmandu .

28. NEPALEZĖT, budistė, e adhurojnė Zotin, tė cilin e quajnė: NAT dhe besojnė se Ai ėshtė superior.

29. TIBETASIT, budistė, e adhurojnė Zotin: AVLOSHIT ESHRAVAM, qė do tė thotė: Zoti i cili e shikon Budėn dhe krijesat tjera me plotė mėshirė.

30. BURAITĖT, mongolezė, Zotin e quajnė: TENKRI qė do tė thotė: Qiell…

31. BURU , zezakė, afrikanė, Zotin e quajnė: OPKEBA-SNULAT,

qė do tė thotė: Zoti krijues i njeriut.   

32. KAANITĖT, e besonin Zotin qė e thėrrisnin: EL, nė hebraisht, qė do tė thotė: Fuqi, forcė. 

33.  KARIBIANĖT, nga Amerika Jugore, e adhurojnė Zotin, tė cilin e quajnė: TAMU, qė do tė thotė: Hyu plak i qiellit.  

34.  KALDEANĖT, e besonin Zotin, tė cilin e quanin ILA. Ky ėshtė njė emėr i vjetėr, me prejardhje semite dhe e ka kėtė kuptim: Mė i Larti.

35.  KILBEKASIT, popull nė Peru , nė Amerikėn Jugore, Zotin e quajnė: KIMIZAPAGUA, qė do tė thotė: Krijuesi Suprem.

 

 

36.  PLLAN quhet Zoti nga disa popuj nė Amerikėn Jugore, si Kili, ky emėr ka kuptimin: Ai qė dhuron shpirtin..

37.  KINEZĖT, njė pjesė e tyre, Zotin e thėrrasin me emrin: SHANGTE. Nga tekstet mė tė vjetra, ky emėr shpjegohet se e ka kėtė kuptim: Zot i lumit.

38.  KINEZĖT, konfuēianė, besojnė nė Zotin: SHEN, pėr tė cilin mendojnė se Ai ėshtė Zoti kryesor, i cili sipas tyre jeton nė qiell. Ky emėr, Shen, do tė thotė: Ai i cili sundon dhe kontrollon ēdo veprim.

39.  KOPTĖT, nė Afrikėn Veriore, besonin nė Zotin tė cilin e quanin: NOTTE. Ky emėr pėrdoret nė njėjės dhe shumės, i ka dy gjini…

40.  DEU, DE,  kėshtu quhej Zoti i keltėve, nė gjuhėn kornishte, tė cilėn e flisnin banorėt e vjetėr tė Evropės  veri-perendimore.

41.  THEOS, quhej Zoti nga banorėt e Kretės, nė Detin Mesdhe, qė do tė thotė: Qiell. Theos e quajnė Zotin edhe grekėt.

42.  GUD thirret Zoti nga danezėt dhe norvegjezėt, qė rrjedhė nga emri Gudverden, qė do tė thotė: Bota e Zotit…

43.  DENESĖT, popull nė Meksikėn Veriore, Zotin e quajnė JUTOERE SOETIT, qė do tė thotė: Ai i cili qėndron nė zenith. Ai qė ėshtė krijues dhe sundues i gjithėsisė. 44.  DENGDIT quhet Zoti nga banorėt e fisit Dinka tė Sudanit nė Afrikė. Ky emėr, Dengdit, do tė thotė: Ai qė sjell shi… 

45.  NETER quhej Zoti nga egjiptasit e lashtė. Ky emėr, NETER,

do tė thotė: I Ri.

46.  TORNA GUSUK, quhet Zoti nga eskimezėt. Torna do tė thotė: Shpirt, kurse Gusuk ka kuptimin i madh. Pra, Shpirtėmadh.

47.  XHUMAL, kėshtu quhej Zoti nga estonezėt.

48.  XHUMALA, quhej Zoti nga finldandezėt. Ky emėr, si edhe ai paraprak, rrjedh nga fjala Xhumalainen, qė do tė thotė: Bukuri Qiellore.

49.  KALUN VU, kėshtu quhet Zoti nga banorėt e ujdhesave Fixhi, nė Paqėsorin Jugor, qė do tė thotė: Qenie Supreme.

50.  DIEU quhet Zoti nga francezėt, nė gjuhėn frenge..

51. TUNGAI-SANDAK, quhet Zoti nga populli i Formozės.                                               

52.  DIA quhej Zoti nga galėt, nė gjuhėn galeze.

53.  GOTT thirret Zoti nga gjermanėt nė gjuhėn gjermane.

54.  BOBOUSI, kėshtu quhet Zoti nga nga disa fise zezake tė Bregut tė Artė, Afrika Lindore, qė do tė thotė: Ai ka kontrollė mbi tė gjithė.

55.  THEOS quhet Zoti nga grekėt. Theon do tė thotė: Ndihma e Zotit.

56.  HURAKAN,  quhet Zoti nga indianėt e fisit Kuike tė Guatemalės, qė ka kuptimin: Ai qė ėshtė krijues i tė gjithėve, i tė gjithave.

57.   AKUE quhet Zoti nga havajasit, Havai, ujdhesė e bukur nė Paqėsor.

58.  JEHOVAH ose JAHVE quhet Zoti nė hebraishte, po me kėtė emėr, tė vetmin emėr, e quajnė Dėshmitarėt e Jehovait, njė grup i kristianėve…

59.  HARI quhet Zoti nga indusėt nė Bengal , kurse disa e thėrrasin me emrin RAMA. Hari do tė thotė: Mėshirues, kurse Rama: Gėzimplotė.

60.   ISTEN quhet Zoti nė hungarisht nga hungarezėt.

61.  GOOD ose GUD quhet Zoti nga islandezėt.

62.  VIRACOQA quhej Zoti nga inket e Perusė, nė Amerikėn Jugore, qė besonin se Ai ėshtė Krijuesi Suprem.

63.  UPI-LERO quhet Zoti nga Molukasit, Indonezi, qė do tė thotė: Krijuesi.

64.  DIA quhet Zoti nga irlandezėt, qė do tė thotė: Qiell ose Ai qė jeton nė qiell.

65.  DEUS quhet Zoti nė gjuhėn latine. Ky emėr, Deus, rrjedh nga gjuha sanskrishte, qė do tė thotė: Shndritje, tė shndrisė.

66.  DIO quhet Zoti nga italianėt, nė gjuhėn e tyre.

67.  LITUANEZĖT, racė teutonike, Zotin e thėrasin:DIEVAS.

68.  SHIVA quhet Zoti nga lingajatėt, popull qė jeton nė Indinė Jugore. Ky emėr, SHIVA, do tė thotė: Njė forcė krijuese, njė force shkatėrruese..

69.  ZAMAHARI quhet Zoti nga banorėt e Madagaskarit, ujdhesė nė Oqeaninė Indian, pranė brigjeve tė Afrikės Lindore. Emri Zahari do tė thotė: Krijues i ēdo krijese, gjėje…

70.  TUHAN quhet Zoti nė gjuhėn malaje, qė do tė thotė: Zot.

71.  KORMOSDA quhet Zoti nga mongolėt.

72.  HUDA quhet Zoti nė gjuhėn persiane, qė do tė thotė: Vetekzistues.

73.  BOG quhet Zoti nė gjuhėn polake, nga polakėt, qė do tė thotė: I Pasur.

74.  ATUA quhet Zoti nga disa popuj nė Polinezi, nė Oqeanin Paqėsor, tė Qetė, qė ka kuptimin: Qiell.

75.  DUMUZEU, quhej Zoti nga rumunėt, qė ka kuptimin: Qiell.

76.  DIOS quhet Zoti prej spanjollėve, qė do tė thotė: Qiell.

77.  TANRIH quhet Zoti nė gjuhėn turke, nga turqit, qė do tė thotė: Qiell.

78.  KOKASA quhet Zoti nga populli i Ugandės, Afrikė, qė ka njė kuptim shumė kuptimplotė: Mirėdashje.

79.  ORMUZD dhe AHURA MAZDA quhej Zoti nga zoroastrianėt e Persisė, tė cilėt e flisnin gjuhėn Pahlavi, por edhe zendi. Ky emėr ka kuptimin: Dritė.

80.  EN-AJ quhet Zoti nga masaiasit, njė popull qė jeton nė Lindje tė Afrikės Ekuatoriale.

81.  UNKULLUKULU quhet Zoti nga populli zulu, Afrikė, qė do tė thotė: Plak ose i Vjetėr.

82.  MANA quhet Zoti nga melanezianėt , banorė qė jetojnė nė Jug tė  Oqeanit Pacifik, qė do tė thotė: Fuqi mė e madhe se e njeriut.

83.  ARANAN quhet Zoti nga Mikerėt, racė tibetiane-birmaneze, nė Asam, Azi, dhe ka kėtė kuptim: I Fuqishėm/

84.  SINGBONGA quhet Zoti nga Mundasit, popull nė Indinė Veriore, qė janė politeistė, por nė pantheonin e tyre, nė mes tė hyjnive, qėndron Zoti kryesor i tyre: Sinbonga, qė do tė thotė: Diell.

85.  ALLON quhej Zoti nga fenikasit, popull i lashtė i Babilonisė. Emri Allon do tė thotė: Ai qė meriton tė adhurohet.

86.  THAKUR quhet Zoti nga Santalėt, banorė tė Indisės, qė ka kuptimin: Zoti i Mirė.

87.  MANGU quhet Zoti nė gjuhėn Svahili, nė jetėn e pėrditėshme, kjo fjalė do tė thotė: Ēdo gjė ndodh papritur.

88.  GUD quhet quhet Zoti nga suedezėt nė gjuhėn suedeze.

89.  SPAJANRASGZIGS quhet Zoti nga tibetasit. Ky emėr do tė thotė: Zoti shikon ēdo gjė.

90.  DANGGYANG quhet Zoti nga disa fise tė ujdhesės Java, Indonezi, qė ka kuptimin: Fuqia kryesore.

91.  KO quhet Zoti nga fisi Kol nė Indi. Ky popull  ėshtė besimtarė, por nuk ka kler, as nuk ka idhuj.Nuk dinė pėr xhennet, as nuk dinė pėr xhehenem, por kanė besim te Zoti, tė Cilit i kanė ngritur njė Faltore-Tempull, qė e quajnė: Koil, qė do tė thotė: Shtėpia e Zotit.

92.  BOG  quhet Zoti nga popujt Sllav, qė do tė thotė: I pasur.

93.  ABBA quhet Zoti nga Somalezėt, nė Afrikėn Lindore, qė do tė thotė: Baba, ose Mbrojtės..

94.  HADDAD quhej Zoti nga Sirianėt dhe nga ermenėt, para se sirianėt tė pėrqafonin Islamin apo ermenėt Krishtetimin.Hadad ėshtė emėr qė rrjedhė nga hebraishttja, qė do tė thorė: Fuqiplotė. Madhėshtor.

95.  UAKONDA quhet Zoti nga jeniseianėt, njė fis fushor Indian, nė Amerikėn Veriore. Ata besojnė se e gjithė jeta drejtohet nga Zoti…

96.  HAVAK quhet Zoti nga Tangusėt, qė janė politeistėn,nė Kinėn Jugore, por besojnė se tė gjithė jetojmė nėn Diell, pra nėn kujdesin e Zotit.

97. OLOEN  quhet Zoti nga jerubėt, popull zezak, shumica ende paganė, qė jetojnė nė mes tė Dahomeut dhe Nigerit. Emri Oloen do tė thotė: Zoti i Qiellit.   

98.  TORNA quhet Zoti nga eskimezėt e Artikut,  qė do tė thotė: Shpirt.

99.  GOTT quhet Zoti nė gjuhėn gjermane nga gjermanėt.

100. GOD quhet Zoti nė gjuhėn angleze, gjuha mė e pėrhapur nė rruzullin tokėsor. Ky emėr, God, ėshtė njė emėr, term teutonik. i kohės sė vjetėr, parakrishtere. Pėr etimologjinė, prejardhjen e kėtij termi ėshtė debatuar shumė dhe ekziston njė literaturė e pasur. Ky term, pra, God, nga ana filologjike ka lidhmėri me fjalėn Gotze, qė vjen nga burimi gjerman, qė ka kuptimin: Idol, idhull, qė do tė thotė: Figurė, pamje…

101.  HY, HYU, HYJNI,  krahas emrit All-llah, Perėndi, quhet Zoti nga shqiptarėt nė gjuhėn shqipe. Sipas  prof. Nobert Jokl dhe Stuart Man, studiues tė mirėnjohur, emrat Hy, Hyjni, janė nga emrat mė tė vjetrit nė gjuhėn shqipe, qė kanė kuptimin: Zoti i yjeve, i Qiellit.  

            

           Nė pėrfundim, duket qartė se gjatė gjithė historisė, njerėzit gjithmonė kanė besuar. Nėse njeriu nuk beson, atėherė nuk mund tė ketė urtėsinė e duhur drejtė jetės, drejtė tė Vėrtetės. Njeriu pa Zotin ėshtė shpirtėrisht i vdekur. Vetėm nė praninė e Tij ne kemi gjallėri.

            Sa shpirtvegjėl, sa tė prishur, ziliqarė dhe mburravecė janė mohuesit e Zotit, thoshte Dostojevski.

           Ne, shqiptarėt, pėr gjysmė shekulli, nėn terrorin ateisto-komunist, e provuan tė vetmit nė botė jetėn pa Zot! Njė eksperiment qė ndodhi nė Shqipėri, nga ”Nėna Parti” pėr tė krijuar njeriun e ri, e qiti Shqipėrinė me krye n’hi…!

            Kosova e Re, shteti mė i ri nė botė, ka njė kushtetutė sot, por aty nuk pėrmendet askund emri i tė Madhit Zot…!          

            Nuk duhet harruar se harrimi i tė Madhit Zot ėshtė shkaku kryesor, ėshtė shkaku rrėnjėsor i ērregullimeve nė rruzullin tokėsor…

            Shkencėtari mė i madh i shekullit qė kaloi, Albert Ajnshtajn (1879-1956), nė njė mbledhje shkencėtarėsh nė Shtutgart, me 1948, u lut me kėto fjalė:

             ”Nė emėr tė Zotit, nėse Atij i besoni, merreni ju Atė me seriozitet, nėse jo, atėherė, ne do tė jemi tė humbur”.

             Cili ėshtė ai i cili dėshiron tė jetė i humbur?  Besimi nė njė Zot ėshtė njė nevojė shpirtėrore. Nevojat shpirtėrore gjenden thellė brenda vetės, nė zemėr. Nė zemėr, kur ka besim, me atė zemėr preket edhe Qielli…!

             Nė predikimin e tij tė famshėm nė Mal, Jezu Krishti (hazreti Isai a.s.) tha:

          ”Lum ata qė janė tė vetėdijshėm pėr nevojėn e tyre shpirtėrore, sepse Mbretėria e Qiellit ėshtė e tyre.”

                       (Bibla, Mateu, 5:3)

 

            Nė Kur’anin e Madhnueshėm shkruan:

           ”Atyre qė besojnė dhe bėjnė vepra tė mira, All-llahu u premtoi se do t’i bėjė zotėrues nė tokė…E kush edhe pas kėsaj mohon, ata janė mė tė prishurit.”

                       (Kur’an-i, 24:55)

 

            Atyre, qė e pyesnin pėr fshehtėsinė e sukseseve tė tija, shkencėtari Louis Pasteor-i, iu pėrgjigjej me thjeshtėsi:

            ”Unė kam qenė njė nxėnės i vogėl, tė cilin Zoti e ka udhėhequr me dorė qė tė zbulojė ndonjė fshehtėsi qė Ai vetė e ka fshehur nė natyrė.”

            Ēka zbulojnė ata qė nuk besojnė? Vetveten! Vetvetja ėshtė trupi. Trupi, siē thoshte Platoni, ėshtė varri i shpirtit. Pra, ata qė nuk besojnė – varrin e shpirtit tė vetė le ta shikojnė…!

 

 Burimet kryesore:

 

  1. ”Brotherhood of Religions”, Sunrise , Oct-Nov., 1992, Chicago

  2. Gray, Hebrew Proper Names, London , 1896

  3. Names of God, Nathan Stone, 2007

  4. God of Glory, Keneth Landon, 2007

  5. Platinga, Alvin, “God Arguments for Existence”

“Routledge Encyclopedia of Philosophy”, Routledge, 2000

  6. The Conciese Oxford Dictionary of the World Religions”

Oxford University Press, London , 1997

  7. The Oneness of God, David K.Bernard, 1993, USA

  8. Toward an African Narrative Theology,

 Joseph Healy and Donald Sybert

            (Pauline Publishers Afrika, 1995)

              9.  E  ncyclopedia of Religion and Ethics, James Hastings, Edibnburgh, 1955

            10. Our religions, Arving Sharma, San Francisco , Calif. , 1993

            11. The Penguin dictionary of religion, John Hinnells, London , 1984

            12. The Encyclopedia of Religion, Mircea Eliade , New York , 1987

 

                           (Autori ėshtė studiues i religjioneve)