Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - E LINDUR FEMĖR!

Shkruan: Eriola HYSENI

www.dituria.se

E LINDUR FEMĖR!

      Por si nė gjithė botėn edhe nė Shqipėri, janė tė pranishme edhe arketipet femėrore, tė cilat e lidhin lumturinė e tyre me tė qenit aktive dhe tė kontribuarit nė shoqėri. Por sa inkurajohen kėto femra kaq tė dobishme dhe tė afta pėr tė kontribuar pėr tė gjithė shoqėrinė, nga vetė shoqėria jonė?

 

 

            "Femra ėshtė nė tė gjitha kohėt e historisė, sepse femra ėshtė historia e tė gjitha kohėrave."

Gj. Zalazar Henoe

 

            Njė pohim i tillė ėshtė shumė universal dhe gjithėpėrfshirės, pasi flet pėr rolin e femrės si e tillė duke u mbėshtetur nė konfirmimin historik, tė kėtij roli dhe kėtu nuk ngelet mė vend pėr komente. Personalisht nuk dua tė hedh vėshtrimin nė drejtim tė faktorėve tė jashtėm, qė ndikojnė nė rolin e femrės nė shoqėri, pasi ata thjesht mund t’a modifikojnė karakterin e individit, por kurrsesi nuk munden t’a ndryshojnė. Dominantė janė faktorėt e brendshėm dhe natyra e gjithsecilit, pėrtej ndasive gjinore. Ndikimin e shoqėrisė nė karakterin e individit e ilustron shkėlqyeshėm ky shembull nga mitologjia Greke (marrė nga libri “Perėnditė e ēdo mashkulli” nga Jean Shinoda Bolen). Kusari Prokrust, zinte pritė nė rrugėn nga Megara nė Athinė dhe udhėtaret, i vendoste nėpėr kallėpe me pėrmasa standarte. Nėse personat ishin po aq tė gjatė sa kallėpi, atėherė ata e kishin mė tė lehtė, nėse ishin mė tė shkurtėr i tėrhiqte me anė tė njė pajisjeje tė veēantė dhe nėse ishin mė tė gjatė i priste.

            Edhe shoqėria vepron nė tė njėjtėn mėnyrė me individėt. Njerėzit, arketipat e sjelljes sė tė cilėve u pėrshtaten stereotipave tė vlerėsuara sociale, e kanė mė tė lehtė, brenda shoqėrisė. Individėt, tė cilėt, nuk pėrshtaten natyrshėm me kallėpet sociale, kalojnė nėpėr njė proces tė mundimshėm pėrshtatjeje. Kėtu po sjell njė citat nga pėrshkrimi, qe i bėn kėtij fenomeni Jean Chinoda Bolen: Nė pamje tė parė, mund tė duket se njė person u pėrshtatet nė mėnyrė tė shkėlqyer kėrkesave tė jashtme, por nė tė vėrtetė ai mund t’a ketė arritur kėtė me njė ēmim te lartė – duke prere disa elementė tė rėndėsishėm tė personalitetit tė tij. Ndoshta, ky njeri ka qenė i detyruar tė zgjasė disa vija karakterizuese tė tij, pėr t’iu pėrshtatur kėrkesave – por kėto vija nuk arrijnė tė kenė thellėsinė dhe ndėrlikimin e duhur dhe pėr kėtė sukseset e arritura pėr vetė personin nuk kanė asnjė vlerė shpirtėrore.

            Tė tillė kallepė, ka ēdo shoqėri pėrfshirė edhe shoqėrinė shqiptare dhe kjo ėshtė e natyrshme dhe e pėrbashkėt si pėr femrat ashtu edhe pėr meshkujt. Pėrtej kėtij aspekti tė pėrbashkėt, do tė doja tė ndalesha tek arketipat universalė tė femrės si natyrė, dhe mė pas tė mund tė shqyrtoja, se si e gjejnė veten femrat nė kallėpet e shoqėrisė shqiptare, lidhur kjo me atė ēfarė janė, lidhur me atė farė shoqėria u ofron dhe lidhur me atė nė ēfarė pozicioni meshkujt shqiptarė i vendosin ato.Po i referohem sėrish Jean Chinoda Bolen: Sipas kėsaj psikoanalisteje arketipat femėrore, tė simbolizuara me Perėndeshat e Mitologjisė Greke, grupohen nė tre grupime:

            1. Perėndeshat e virgjėra

            Artemisa – femra e pavarur qė ndjek pikėsynimet e veta nė fushėn qė ajo vetė zgjedh, e zonja tė kujdeset pėr veten dhe nuk ka nevojė pėr njė mashkull pėr tu ndier e kompletuar dhe ia del mbanė vetė pavarėsisht kė burrė ka nė krah.

            Athina – femra praktike, logjike, e udhėhequr mė tepėr nga ndjesia shoqėrore se sa nga zemra. E kėrkon mė tepėr shoqėrinė mashkullore se sa Artemisa dhe Hestia, por lufton si e barabartė me ta. Kėshilltare dhe stratege e shkėlqyer.

            Hestia – femra e pėrkushtuar ndaj pėrditshmėrisė, shtėpisė dhe integritetit moral, nė pamje tė parė gruaja e qetė dhe e nėnshtruar ndaj burrit por realisht ruan pavarėsinė e saj tė brendshme dhe mbretėron nė botėn e vetė nė heshtje.

            2. Perėndeshat vulnerable

            Persefona – femra fėmijė dhe njėkohėsisht femra mbretėreshe e botės sė brendshme. Megjithėse nė thelb femra e pambrojtur, fėmijėrore, e adaptueshme me dėshirat e tjetrit mė tė pushtetshėm deri nė manipulim tė tij, kur nėpėrmjet pėrvojės femra “Persefone” rritet, bėhet e aftė tė lidhė botėn e pandėrgjegjshme dhe psikike mė tė thellė, duke u bėrė tejet intuitive dhe fleksible.

            3. Perėndeshat alkimike

            Afėrdita – lumturia e femrės Afėrdite ėshtė pasioni dashuror.

            Kėto arketipe femėrore janė universale. Po i rikthehem realitetit shqiptar. Femrat “Hestia, Hera, Demetra dhe Afėrdita” e lidhin lumturinė e tyre me celulėn e rrethit tė ngushtė familjar dhe ndihen tė plotėsuara nėse gjejnė ambientin e duhur familjar apo dashuror. Nė kallėpin e shoqėrisė shqiptare Hestia, Hera dhe Demetra janė femrat qė pėrshtaten mė mirė dhe qė vetė shoqėria i nxit tė jenė tė tilla. Me mundim ose jo, e paragjykuar ose jo, natyra e Aferditės ėshtė njė natyrė, e cila i ka gjetur hapėsirat nė ēdo kohė dhe rend shoqėror. Lumturia dhe vetėplotėsimi i tyre nuk lidhet me tė qenit aktive nė nismat sociale, angazhimet shoqėrore apo zhvillimet politike, por me krijimin e kushteve tė pėrshtatshme pėr zhvillimin harmonik tė tyre nė familje, pra me lumturinė e familjeve shqiptare.

 

 

            Ndikimi i shtetit pėr mirėqenien e kėtyre femrave nė shoqėrinė tonė ėshtė disi indirekt, nė kėtė rast me anė tė mundėsimit tė zhvillimit ekonomik, pėr shoqėrinė nė total, nxitjes sė zhvillimit socio – kulturor, si dhe sensibilizimi pėr ruajtjen e vlerave morale, gjė qė do tė sillte pėrmirėsim tė komunikimit ndėrmjet individėve tė veēantė brenda shoqėrisė dhe akoma mė tej brenda familjeve. Por siē u permend edhe mė sipėr se njerėzit, tė cilėt janė mė tė shkurtėr, se kallėpet e shoqėrisė detyrohen tė zgjaten deri sa tė bėhen tė dobishėm pėr shoqėrinė vetė, nė shumė raste kėto femra megjithėse nuk e lidhin lumturinė e tyre me punėn jashtė shtėpisė, janė tė detyruara tė punojnė dhe ky nuk ėshtė vetėm fenomen shqiptar por universal. Nė rastet kur femra tė tilla, kanė nė krah meshkuj patriarkalė, ose meshkuj tė cilėt sigurojnė tė ardhura tė mjaftueshme pėr ekonominė familjare, atėherė ato ndihen nė harmoni. Pėr t’u ndier tė lumtura kėto femra kėrkojnė punėsim pėr bashkėshortėt, apo fėmijėt e tyre, dhe vlerėsim prej kėtyre tė fundit. Nė rastet kur shoqėria, apo politika i vendos ato nė pozicione vendimmarrjeje, ato mund t’a realizojnė fare mirė, por vetėm duke u zgjatur pėr t’iu pėrshtatur kallėpit.

            Por si nė gjithė botėn edhe nė Shqipėri, janė tė pranishme edhe arketipet femėrore, tė cilat e lidhin lumturinė e tyre me tė qenit aktive dhe tė kontribuarit nė shoqėri. Por sa inkurajohen kėto femra kaq tė dobishme dhe tė afta pėr tė kontribuar pėr tė gjithė shoqėrinė, nga vetė shoqėria jonė? Femrat “Artemisa, Athina dhe Persefona” kanė pasur deri mė sot fate tė ndryshme nė shoqėrinė shqiptare nė tėrėsi dhe nė politikėn shqiptare nė veēanti. Kush janė Artemisat shqiptare? Janė ato femra me karakter deri diku mashkullor, tė cilat janė vetė burrė, vetė grua nė familje dhe nė pozicionet nė tė cilat i ka vendosur shoqėria. Duket sikur ky ėshtė standardi kryesor qė ka vendosur shoqėria jonė pėr femrat direkt apo indirekt, pasi dashur padashur tė gjitha femrat e tjera gjenden tė detyruara tė ndjekin kėtė stereotip, qofshin ato “Hera, Aferdita apo Athina”. Nė shoqėrinė tonė ka shumė papunėsi dhe probleme sociale, deri nė atė pikė sa vargjet e Ēajupit marrin njė vlerė aktuale:

 

            “Burrat nėnė hie

            Lozin kuvendojnė

            Pika qė su bie

            Se nga gratė rrojnė”

 

            Tė gjendura pėrballė njė realiteti ku ka shumė meshkuj pa punė, ose tė varur nga lojėrat e fatit, apo ēfarėdo varėsish tė tjera, njė shumicė femrash shqiptare, gjenden pėrballė detyrimit pėr tė qenė “Artemisa”, pavarėsisht nėse kjo nuk ėshtė prirja e tyre natyrore. Nga ana tjetėr ėshtė krijuar ideja se nė politikėn shqiptare kanė vend, vetėm “Artemisat”, pėr arsye se dominanca mashkullore nuk ka lėnė hapėsira pėr arketipat e mirėfillta femėrore. Kėshtu janė apo nuk janė tė tilla, femrat shqiptare gjenden tė detyruara t ‘i shėmbėllejnė njė arketipi tė tillė nė politikė. Ky ėshtė njė problem shumė i madh, i shoqėrisė tonė nė tėrėsi dhe i politikės shqiptare nė veēanti. Ky ėshtė njė problem sepse femrat “Athina dhe Persefona”, tė cilat kanė prirje natyrore tė kontribuarit nė shoqėri, ose nuk munden tė kontribuojnė si duhet ose zgjatin vijat e karakterit tė “Artemises”, duke shkurtuar ato pjesė absolutisht tė nevojshme pėr shoqėrinė, tė karakterit tė tyre. Femra “Athinė” ėshtė femra luftėtare, stratege dhe praktike, shumė e aftė pėr tė drejtuar dhe shumė bashkėpunuese.

            Ajo ėshtė njė mbėshtetje shumė e fortė pėr mashkullin tonė. Nėse meshkujt e angazhuar ose jo nė politikė anashkalojnė njė femėr tė tillė, humbasin njė forcė shumė tė madhe lėvizėse tė shoqėrisė. Psikologu Daniel Levinson shprehet: “Jo rrallė, nė jetėn e njė mashkulli ėshtė e pranishme “femra e veēantė”, e cila luan rolin e ruajtėses sė ėndrrės.”

            Shoqėria jonė ka nevojė tė dalė nga prapambetja dhe paragjykimet dhe tė vlerėsojė femra tė tilla, sepse ato janė tė shumta nė shoqėrinė tonė megjithėse tė shtypura dhe tė detyruara t’u shėmbėllejnė skemave tradicionale. Femra tjetėr e aftė pėr t’i dhėnė shumė shoqėrisė tonė ėshtė femra “Persefona”. Ky ėshtė arketipi femėror qė mė pak e gjen veten aktualisht nė shoqėrinė tonė, sepse Persefona ėshtė shumė e aftė tė pėrshtatet me rregullat e lojės por thellė brenda vetes, mbetet e lidhur me punėn nėntokė. Kjo femėr del pakė skenė sepse pret momentin e duhur. Femra tė tilla duhet tė zbulohen dhe ndoshta ka ardhur momenti qė tė zbulohen. Tė tilla femra, duke mos pasur dėshirėn tė jenė “Artemisa”, struken nė botėn e tyre tė nėndheshme, por janė tė afta tė dalin nė momentin e duhur dhe tė marrin vendimet e duhura apo tė kenė ndikimin e duhur nė zhvillimin e shoqėrisė. E ardhmja jonė ka nevojė pėr femra tė tilla, tė afta tė pėrshtaten me situatat e reja dhe vėshtirėsitė e reja qė shfaqen dhe t’ia dalin mbanė pėrsėri. Nė politikėn shqiptare tė tilla femra deri mė sot nuk kanė qenė tė vlerėsuara. Mungesa e vlerėsimit tė femrave “Athina dhe Persefona” nė politikėn shqiptare ka thelluar mė tej totalitarizmin mashkullor si kundrejt femrave, ashtu edhe kundrejt tėrė shoqėrisė, sepse duke vendosur kallėpe tė tilla tė ngushta ka prerė njė pjesė shumė tė domosdoshme pėr tė. Ka ardhur koha qė kjo tė ndryshojė!