Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 5 - Eli Kanina

ELI KANINA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

ELI KANINA

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

         U lind mė 1 Prill 1973 nė qytetin e Librazhdit. Banon nė Tiranė, e martuar, ka tre fėmijė.

            Me profesion ėshtė mjeke promocioni nė ASHR.

            Ka botuar tre libra me poezi:

            1-  "Gruaja dhe muret prej pasqyrash"

            2- "Mjellma ėndrrash tė purpurta"

            3-  "Ndez qirinj pengjesh"

 

 

 

 

 

DJEMTĖ SHQIPĖTARĖ

Shkuan kėrthinj nė dhé tė huaj
Herė me bula loti nė sy
Herė me ēurgun e djersės nė fundshpinė
Herė me hematoma nė trup
Herė me pengje nė thelbshpirt
Nga sytė kėmbėt, shkuan pa ditur se ku 
Larg nga mungesat, pasiguritė...
Martuan gra, lėnesha,  vejusha tė huaja
I bėnė edhe me trashėgimtarė
I deshėn a s'i deshėn, nuk pyetėn
Veē, tė rriteshin sa mė parė
Pėr tu ndier burra, baballarė
Por sidomos nėnshtetas...
Ēfarėdolloj, veē jo shqiptarė.
U endėn andej e kėndej kufijve
Tė lirė!
Ndonėse tė pavarur s'u ndien asnjėherė
U ē'martuan mė pas nga martesat pa vlerė
Qė veē kartave, nuk i shndėrroi nė "tė tjerė"
Si luledielli
Nga vendlindja me kryet kthyer mbetėn
Derisa u rikthyen tė rrisin veten dhe vlerat nė Atdhe
Nga e para pėrsėri e pėrsėri
Zhgėnjyer mbetėn dyfish
Burra pa fėmijėri...
Me ėndrra tė plakura
Akoma shpresojnė ca pėrkėdhelje
Larg nėnės duke u thinjur
Akoma ven e vijnė
Deri kur?
As ata vetė s'e dinė...
 


TESTAMENT

Kur tė vdes s'dua varr tė mermertė
Mbulomė me kuvertė tė butė prej bari
Me vesė tė mė  lajė mėkatet Zoti
Kur shpirtin pėr nė qiell tė ma marri!

Mos mė mbill pranė njė qiparisi
Mė ka mundur hijeshia e tij pėr sė gjalli
Heshtja e tij melankolike mė lodh
S'duroj tė mė bėjė isharet as te varri.

Mos mė ngri pėrmendore se s'mė duhet
Veē njė pemė ku fėshfėrijnė ca gjethe
Tė mė mbajė me hakikat pėr ty
T'mė rrėfejė nga lart, erdhe a s'erdhe...

Mos mė mbaj fjalime tėrkuzė, pa shije
Qė tė gjithė i dinė e i thonė nė kor
Ngjyeji fjalėt nė kujtime tė bukura
Nėse s'je, mos u mallėngjeh  me zor.

Nėse s'i bėn njerėzit tė ndajnė dhimbjen me ty
Tė paktėn, mos ndihesh i tallur dhe bosh
Nuk mė duhen as mua  funeralėt fallco
Nė vend tė njerėzve mė sill njė tufė zogjsh.

Njė pemė me zogj mė duhet mbi vete
Tė pėrgjoj kur pėr qiellin rrėfehen ciu-ciu
Tė marr vesh si duhen e ēduhen zogjtė
Ndoshta kuptoj tė ngjashmen tek njeriu.

Tė kem prej zogu dua, krahėt, shtegtimin, qiellin
Njė jetė tė dytė tė kem, ta kėndoj si njė zog
Me pafajsinė e tij pėrqark ti bie botės
Pėr gjithēka, qė si njeri s'e bėra dot.

Nėse mė parė nga mua, tė mund ty vdekja
Mos prit, as mos kėrko tė jem nė funeral
Unė s'jam aq e zonja, tė tė dua tė vdekur
Kaq shumė, sa tė dua tė gjallė!

 

 

Ē'I THOTĖ NJĖ FEMĖR VETES

Unė jam vetė perėndesha e bukurisė
jam parajsa ,njėkohėsisht dhe ferri
jam mjalti dhe verem i dashurisė 
jam paqe sunduese dhe shkak sherri.

Jam ylli i kėputur prej fatit
jam qendra e gjithė Universit
nė shpirt jam engjėll krahėbardhė
nė mendje jam motra e dreqit.

Jam ėndrra e paplotėsuar e njė burri
pėr njė fėmijė jam shpresa e pafund
jam puthja lėnė peng pėr nesėr
dhe veten nė ėndrra syhapur pėrkund !

               

DHIMBJA MĖ SQEPON  

Lejlek qė zgjatet e mė sqepon
Dhimbja ma ka bėrė benė
Herė nė trup duke e ndierė
Herė nė shpirt ma ngre folenė.

Pranė saj nuk lodhem sė jetuari
E vuaj, pa i bėrė bisht, natė e ditė
Sė gjati shtrihem kur mė vjen nė trup
Sė gjėri rritem kur mė prek nė shpirt.

Lejleku i dhimbjes kur mė sqepon
Reagoj si det me tallaze
Vete e vij ta tall e ta mposht
E marr me tė mirė, i bėj naze.

Mė pėrgjon dhimbja-lejlek duke pritur
Ta hijeshojmė e rrisim njėra tjetrėn
Drejt meje zgjatet, pėr njė qyp a njė pjatė
Unė luaj me tė dhelprėn...

O lejlek qė sqepon e s'mė ndahesh!
Tė pranoj, por nuk ndihem e trishtė
Si bashkėudhėtarė, fabula qetėsi s'gjen 
Derisa me vdekjen tė mė bėsh ēift...

 

 

GJITHĒKA PĖRVEĒ MEJE


E shėmtuara ka gjithēka qė i duhet
Tė mė thyejė, fyejė, ngjyejė e pėrlyejė
Tė mė mpakė brenda lėkurės time, si njė lepur
E nė borxh me veten
Tu kėrkoj unė, falje tė gjithėve rreth e rrotull
Sa herė ma shqelmojnė jetėn...

E shėmtuara ka gjithēka qė i duhet
Sy kameleoni qė pėrgjojnė me zili
Zė impontent qė ligėsisė i jep forcė
Tė mė mbulojė me baltė nėse do
Me leopardin e titullarit kur vishet
Shėmtueshėm, si ajo...

E shėmtuara ka gjithēka qė i duhet
Edhe ēekiēin, edhe gozhdėt, edhe kryqin
Por s'guxon tė mė shenjtėrojė se mė pas
I duhet tė mė falet nė gjunjė si  Krishtin
Kur mirėsinė ia servir buzėqeshur, ligėshtohet
Lindur Judė, mbrapa krahėve e tund bishtin.

E shėmtuara ka gjithēka qė i duhet
Tė rrisė pėrditė shėmtinė e vet
Si kėrpudhė e mbarėshtuar, aty ku gjen kushte
Nė pafuqinė time, kultivuar nga vitet
Veē fytyrėn s'ma merr dot sidoqė tė vijė
Njėsoj edhe e rritur, shėmtirė do mbetet!

E shėmtuara ka gjithēka qė i duhet
Nėn lartėsinė e takės time...

 

 

E PĖRNDJEKUR

Unė di tė rri pa bėrė dashuri!
Tė marr frymė e tė ushqehem
Tė shkoj nė punė e tė kthehem
Tė dal e tė hyj nė shtėpi
Natyrshėm tė jetoj pa mungesė
Pėr shumė kohė di tė rri...

Unė di tė rri pa bėrė dashuri!
Sepse kam mėsuar tė pres
Kur dashuria tė trokasė 
Me rrahje zemre, pa stres
Nuk bėj dashuri nga halli
Me urdhėr apo pėr interes...

Unė di tė rri pa bėrė dashuri!
Sepse nuk di ta bėj shkel e shko
I jap kohė, pėrkushtim, shumė pasion 
I jap ritmin e valles, tingujt e kėngės
Unė di tė rri, por nuk rri as njė ēast
Se dashuria mė ndjek kėmba kėmbės...