Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - Egoizmi

Shkruan: Laureta MIFTARI

http//:filolet.com

       EGOIZMI

 

       Te egoizėm i lehtė, do tė them, mė se i nevojshėm ėshtė kujdesi pėr vetveten : Jeta kėrkon t'i ofrohen gjėrat e nevojshme pėr tu jetuar nė harmoni, brenga pėr ushqim, pėr shėndet, pėr krijim dhe kėnaqėsitė shpirtėrore e fizike qė janė tė pandashme nga njėra-tjetra, nuk janė detyrimisht egoizėm.

 

 

 

            Tendencat e kundėrvėnies sė egoizmit dhe altruizmit, sikur qė bėjmė me natėn e ditėn apo me tė mirėn dhe tė keqen qėndrojnė vetėm nėse flasim pėr njė « pėrvetvetėsi » tė subjektit, i cili me ēdo kusht i jepet dashurisė sė plotė pėr veten. Ai pa ndėrpre mendon vetėm pėr vetveten. Dhe tani, pėrballė kėsaj  e definojmė altruizmin si koncept ekstrem i  jetės pėr tjetrin. Por egoizmi i cili synon ekzistencėn, dashurinė, afirmimin dhe mirėqenien duke pasur respektin ndaj rrethit ėshtė vlerė njerėzore sepse mbron integritetin e subjektit nė natyrė dhe nė shoqėri. E altruizmi, a ėshtė kujdes pėr tjetrin apo njė egoizėm i mėshehur qė shpreson kthimin e mirėsisė me mirėsi ?

            Pėr tė kapur mirė kuptimin egoist dhe pėrcaktuar egoizmin si veti negative apo pozitive tė moralit, duhet patjetėr kthjelluar sė pari nevojat urgjente tė subjektit, nevojat e afėrta dhe ata afatgjate pa tė cilat nuk mund tė bėhen lėvizjet e duhura pėr tė shkuar pėrpara. Kufijtė e egoizmit pozitiv dhe negativ, ndėrrojnė ne disa pikėpamje sipas zhvillimit ekonomik tė shoqėrive - mjediseve dhe etikės sė kultivuar nė gjiun e ēdonjėrės nga ta e qė ndėrlidhet me etnologjinė dhe historinė sė cilės subjekti i takon.

            Por ti kthehemi temės pa u zhytur nė digresione tė shumta qė mund tė prodhohen nėse kėrkojmė zbėrthimin etik tė egoizmit nėpėr shekuj. Pėrfundime mė tė pėrpikta do tė nxjerim me krahasime dhe paradokse qė ndėrlidhen ngushtė e shpesh me altruizmin por unė, nė kėtė rast, do tė ndalem vetėm me shtjellimin e temės nė fjalė e pėr altruizmin dhe altruizmin e egoizmin nė mes vete,  do tė bėjė fjalė nė dy studime veēmas.

            Tė themi se egoizmi nėnkupton mos-brengėn dhe mos-mendimin pėr tjetrin. Tani shtrohet pyetja : Njė vetlavdėrues mendon shumė pėr tė tjerėt pasi qė ėshtė i sėmurė nga meraku se ē’mendojnė tė tjerėt pėr tė. Po ai qė manipulon tė tjerėt, a nuk mendon pėr tė tjerėt  dhe pėr metodėn se si mund tė ju luaj lojėn mė sė miri… ?

            Kjo na ēon nė njė zbėrthim tė parė dhe nė konkluzion se egoizmi nuk ėshtė objekt i mendimit por i asaj se pėr ēka shėrbejnė dėshirat dhe qėllimet. Egoizmi pra, nuk i merr parasysh, tė themi aq sa duhet interesat e tjetrit. Po tani, ē’janė interesat e tjetrit, dėshirat dhe apetitet e tij ? Interesat e tjetrit nuk janė edhe interesa tė njė tjetri tė tretė… Ndėrlikimi vazhdon nė pakufi nėse nuk bijmė pėrkufizimin se mosplotėsimi i dėshirės sė njėrit apo tjetrit, nuk ėshtė egoizėm, sidomos nėse kėto dėshira nuk pėrbėjnė njė interes tė pėrbashkėt nė kodin dhe etikėn e njė grupi mė tė gjerė shoqėror.  Por, kur flasim pėr interesa tė pėrgjithshme, pėrsėri nuk mund ta konsiderojmė mosradhitjen me normat morale tė ngritura pasi qė subjekti mendon pėr tė tjerėt, pėr ata qė tėrheqin pėrfitimet nga rrethanat altruiste tė krijuara… Tė thurim definicionin se egoizmi nuk merr parasysh interesat e tjetrit, nuk na kėnaq pasi qė « ai » ėshtė njė botė e tėrė dhe ėshtė tejet joprodhuese dhe ngecėse nė ecurinė universale. Por a duhet tė shėrbehen vetėm interesat vetanake ? E pra, ai qė ndjenė kėnaqėsi se bėri mirė nė familje, nė shoqėri, nė rrugė e gjetiu, i bėnė pėr vete dhe, tė pėrsėris, i bėnė se kjo i sjellė kėnaqėsi… Eh por vallė, ky ėshtė egoist ?!

            Pėr tė sjellur edhe njė pėrfundim nė mes tė « pėrfundimeve » mbi egoizmin do tė them se vrapimi pas interesave vetanake ėshtė veti e shkėlqyeshme dhe ecja pas tij ėshtė e pashmangshme, kjo ēon para, me kusht qė kėto interesa tė mos nėpėrkėmbin tjetrin dhe etikėn e sjellur nė formė tė edukatės universale tė botės ku jetojmė.

            Unė egoizėm tė dėmshėm e quaj ndjekjen  e qėllimeve qė janė me tė vėrtetė burim i ndėrlikimeve shoqėrore dhe nismėtare tė ngatėrresave dhe konkurrencės sė pangopshmėrisė. Gllabėrimi i ēdo gjėje pa u kujdesur aspak pėr tjetrin dhe pėr normat mė tė vogla etike ekzistuese. Harxhimi i qindarkės sė fundit pėr njė luks si duhani pa u kujtuar se dikush pret kafshatė buke apo qumėsht... Dėshira  e tepruar pėr ekskluzivitet, pėr njė arritje pa patur parasysh dėmet e drejtpėrdrejta dhe anėsore qė sjellė arritja e njė qėllimi, shkelja e etikės dhe  i ndėrgjegjes kolektive tė krijuar dhe edukuar nė ambientin ku funksionon subjekti, apo ku bėn ndėrmarrjen e vet, merr pėrmasat e « bėj ēka tė dua ; marr ēka tė dua edhe pse nuk dij mirė se ē’dua ». Egoizėm negativ dhe dėmsjellės nė njė tė ardhme tė shpejtė. Ėshtė kjo formė e tė kėrkuarit tė gjithēkafit nėpėrmjet njė egoizmi tė sėmurė, tė ballafaquar me mungesė tė taktit njerėzor, kulturės dhe moralit shoqėror.

            Nė anėn tjetėr ekziston edhe njė lloj i egoizmit tė lehtė qė shfaqet nė raste tė pavolitshme tė ekzistencės, qė nė tė vėrtetė, ėshtė egoizėm  i lindur me vet natyrėn e njeriut si element kyē i mbijetesės. Ėshtė ky lloj i egoizmit, i botės sė gjallė, qė e gjejmė edhe tek bima qė ngritet nė lartėsi drejtė rrezes sė diellit dhe nuk mban aspak pėr botėn qė e rrethon. Forca e pakėt e ngelur nė eshtėrta qė mbahen vetėm nė lėkurė tė subjektit qė shkel mbi tė uriturin  tjetėr akoma mė tė gjymtuar nga uria pėr tė kapur copėn e bukės sė hedhur nga egoizmi altruist, nuk mund tė radhitet nė mos interes pėr tjetrin.

            Njė egoizėm i lehtė ėshtė edhe dėshira dhe vrapi pas jetės mė tė mirė, shkollimit tė lartė, luksit dhe sigurisė duke dėshiruar dhe synuar nė tė njėjtėn kohė konkretizimin e  njė ecurie mė  fatlume edhe pėr tjetrin, nuk kalohen suazat e egoizmit pozitiv.

            Te egoizėm i lehtė, do tė them, mė se i nevojshėm ėshtė kujdesi pėr vetveten : Jeta kėrkon t'i ofrohen gjėrat e nevojshme pėr tu jetuar nė harmoni, brenga pėr ushqim, pėr shėndet, pėr krijim dhe kėnaqėsitė shpirtėrore e fizike qė janė tė pandashme nga njėra-tjetra, nuk janė detyrimisht egoizėm.

            Frika ėshtė gjithashtu njė komponentė e egoizmit tė lehtė. Kėtu bėhet fjalė pėr atė se ēka do tė ndodhė tė nesėrmen. Vrapi dhe lufta pėr ndihmė sociale ėshtė mendim vetėm pėr vete dhe aspak pėr tė tjerėt. Kjo dashuri pėr vetveten ėshtė egoizėm i forcuar, instinktiv dhe do ta quaja edhe egoizėm i dhimbshėm apo egoizėm i detyruar.

            Egoizmi nė shkollim dhe sport, ėshtė gjithashtu i rangut pozitiv dhe i lehtė pasi qė, nė kėto raste, subjekti mendon ekskluzivisht pėr vete, por si qė thash edhe mė lartė, qėllimi ėshtė sublim dhe pse nė sport arrihet me humbjen e tjetrit. Kėtu nė tė vėrtetė kemi njė kundėrvėnie tė dy ose mė tepėr bartėsve tė egoizmit qė luftojnė pėr fitore, pėr ngadhėnjim tė unit.

            Ēdo shkėputje nga egoizmi shkakton pasoja tė rėnda regresive si qė shkakton pasoja shkatėrruese egoizmi i tepruar dhe agresiv pėr arritje tė qėllimeve vetanake. Largimi nga egoizmi si edhe mishėrimi me tė janė joproduktiv dhe tė rrezikshėm se sjellin pasoja tė papėlqyera nė tė dy drejtimet. Njė egoizėm i matur e pozitiv, arrihet vetėm me edukatė dhe norma etike tė komponuara nga njė religjion ose filozofi, nga se kėta dy lami tė ndėrlidhura njėra me tjetrėn, gjinden nė krye tė krijimit tė personalitet human. Nisur nga kjo, do tė pėrfundoj pėr egoizmin me disa citate nga religjioni dhe filozofia nga edhe mė sė miri dallohen nuancat e egoizmit nė pėrgjithėsi.

 

 

 

 

            Citate:

 

·         Pa mbėshtetjen e egoizmit, shtaza humane nuk do tė ishte zhvilluar asnjėherė. Egoizmi ėshtė bimė kacavjerrėse pėr tė cilėn u ngjitėn njerėzit jashtė kėnetave tė qelbura pėr tė dalur nga xhungla. Blaise Cendrars (nga Hors la loi - Jashtė ligjit) 

 

·         Egoizmi pėrbėn lumturinė tonė nga fatkeqėsia e tė gjithėve. Henri Lacordaire

 

·         Egoizmi inteligjent do tė ēonte njeriun nė virtyte mė tė larta. Alfred Capus

 

·         Nėse e pėrcaktoni egoizmin si dėshirė pėr tė kėnaqur nevojat, nė kėtė kuptim unė dhe ēdo pjesėz e natyrės, jemi egoist. Maurice Barrčs (nga Armiku i ligjeve)

 

·         Lumturia ka lindur nga altruizmi kurse mjerimi nga egoizmi. Bud