Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - E DREJTA E MENDJES

Vangjel KOĒA

E DREJTA E MENDJES

        Po! E drejta e mendjes ėshtė njė detyrė e ēdo njeriu tė lirė. Ose mė mirė: ka tė drejtė tė mendjes ai njeri qė ndjen edhe njė detyrė qė i pėrgjigjet kėsaj tė drejte. Brenda nė shoqėri s’mund tė kuptohet e drejta pa detyrė. Nė njė tėrėsi shoqėrore harmonike s’ka tė drejtė qė tė mos kundėrpeshohet me njė detyrė. Ēdo pjesėtar i shoqėrisė ka tė drejtė tė mendjes.

 

 
            Njė ditė ndodhesha nė Korfuz, hyra nė njė librari greko- franceze pranė Spianadhės pėr tė blerė disa libra. Nė vitrinėn e pasur e tė bukur tė librarisė zotėronte nė mes njė libėrz elegant: “Eloge de la Betise” nga Louis Latzarus. Ėshte njė nga seria e librave “shpirto”, qė boton shtėpia editore franceze Hachette pėr tė lėvduar disa vese tė njeriut, si paditurinė, tė rremen, shėmtimin, ērregullimin, pakujdesinė, etj. Nė njė vitrinė tjetėr tė brendshme e tė futur gjeta, tė trazuar me libra tė tjerė, njė vepėr tė shkrimtarit amerikano-francez Ernest Dimnet me titullin tėrheqės “L’art de penser” tė shtypur nga shkrimtari- editor i zgjuar Bernard Grasset. Desha ta ngas pak librarin.

            - Pėrse atė librin qė tė mėson zanatin si tė mendosh e ke hedhur nė njė rrėzė brenda nė dyqan dhe librin qė lėvdon budallallėkun e ke ngulur mu nė mes tė vitrinės sė jashtme qė ta shohin gjithė bota?

            Librari grek mė vėshtroi si me mėshirė dhe mė tha disa gjėra, qė mė bėnė tė kuptoj se ai e zotėronte mirė filozofinė e kohės.

            - Mendja ka vdekur bashkė me Dekartin qė tha atė fjalė tė madhe: “Cogito ergo sum” (“Mendoj, pa rroj”). Koha jonė kėsaj fjale i ngjiti nė krye njė ndajfolje tė vogėl dhe e bėri: “Non cogito, ergo sum” (“Nuk mendoj, pra rroj”). Pastaj Krishti e paska thėnė me vulė: “Lum tė varfrit nga mendja!” Kur ca njerėz qė e kanė marrė dehurde tė mendojnė pėr gjithė ne tė tjerėt, pėrse ta vrasim kot mendjen? Ėshtė bėrė zakon tė thonė se ata qė s’e vrasin mendjen janė budallenj. Pėr kėtė edhe koha jonė do libra si “Eloge de la Betise”; tė paktėn tė ngushėllojė veten pėr budallallėkun e saj dhe sa tė ngjallet prapė koha e Dekartit me fjalėn e tij tė madhe.

            Fundi i fjalės ka qenė librari qė mė kandisi t’i ble tė dy librat qė t’i kem edhe pėr kohėn e budallallėkut, edhe pėr kohėn e filozofit francez.

            Le ta zemė se njerėzia rron nė epokėn karteziane. Ē’ėshtė kjo e drejtė e mendjes?


* * *


            Njė nga simptomat mė karakteristike tė krizės shoqėrore, qė po kalon njerėzia e sotme, ėshtė edhe puna qė ka tė bėjė me tė drejtėn e mendjes. Ēdo njeri thotė dhe nga njė mendje. Ka njerėz qė thonė dhe nga dy-tre mendje: zgjidhni e merrni. E keqja ėshtė se zor tė gjesh njė mendje pėr tė qenė! Kėshtu ėshtė. Nė asnjė periudhė tjetėr tė jetės shoqėrore vihen re kaq mendje tė shumta sa nė periudhėn e njė krize. Edhe kjo ėshtė njė fazė e ēkurdisjes shoqėrore: ēkurdisja e mendjes! Po si, pra? S’ka tė drejtė ēdo njeri tė ketė njė mendje tė tijėn? E drejta e mendjes nuk ėshtė shfaqja e parė dhe e shenjtė e lirisė sė njeriut? Bile, a nuk ėshtė detyrė e ēdo njeriu tė lirė?

            Po! E drejta e mendjes ėshtė njė detyrė e ēdo njeriu tė lirė. Ose mė mirė: ka tė drejtė tė mendjes ai njeri qė ndjen edhe njė detyrė qė i pėrgjigjet kėsaj tė drejte. Brenda nė shoqėri s’mund tė kuptohet e drejta pa detyrė. Nė njė tėrėsi shoqėrore harmonike s’ka tė drejtė qė tė mos kundėrpeshohet me njė detyrė. Ēdo pjesėtar i shoqėrisė ka tė drejtė tė mendjes. Kjo do tė thotė: ēdo njeri ėshtė i lirė tė ketė njė mendje, duke e blerė kėtė tė drejtė me ndjenjėn e pėrgjegjėsisė sė kėsaj mendjeje. Kur mungon kjo ndjenjė, e drejta bie poshtė, siē bie edhe disku i peshores kur s’ka njė peshė analoge nė diskun tjetėr.

            Sepse mendja nuk ėshtė njė mendim, njė ide, njė kuptim qė kemi formuar vetėm pėr veten tonė. S’ka vetėm rėndėsi vetjake. Ka tė bėjė me tėrė shoqėrinė. Dhe ka rrjedhime pėr tė tėrė jo vetėm pėr njė njeri. Pėr kėtė qėllim thuhet edhe mendja, qė tė bėhet udhėheqėse e rregull pėr tė menduar e pėr tė vepruar. Themi njė mendje pėr tė tjerėt me qėllim qė ta dėgjojnė e ta ndjekin pas. Edhe fjalėt e urta qė ruan ēdo popull si kapital tė menēurisė shoqėrore, mendje janė; bile janė mendjet mė tė mira, qė janė dėgjuar gjatė historisė. Kjo gjė ka vlerė pėr ēdo mendje. Kėshtu duhet tė jetė edhe ēdo mendje.

            Ēdo mendje ėshtė dėshmia e njė tė vėrtete qė del nga eksperienca e tij vetjake, por me pėrmbajtje shoqėrore. Vlera dhe fuqia e saj ėshtė e pėrgjithshme. Mendja ėshtė si njė ēek qė ua japim tė tjerėve qė ta thyejnė nė njė bankė. Qė tė japim njė ēek duhet tė kemi kredi nė bankė, e cila i rregullon kreditė tona sipas depozitave tona ose sipas pasurisė sonė, ose sipas garancisė qė kemi dhėnė. Sepse e drejta e mendjes shumė herė ka nevojė edhe pėr garanci.

 


        Pėrgjithėsisht, edhe shoqėria bėn si bankat: e rregullon kredinė e mendjes sė ēdo njeriu, duke formuar njė hierarki. Hierarkia shoqėrore, veē tė tjerave, do tė thotė edhe kėtė qė: cilėt nė shoqėri kanė tė drejtėn e mendjes dhe cili e ka rradhėn mė parė e cili mė pas. E para gjė qė do tė pyesim, duke dėgjuar njė mendje, ėshtė se: kush e thotė? Jo nga meraku, por qė tė dimė se ē’rėndėsi t’i japim. Njė mendje nuk gjykohet vetėm nga pėrmbajtja e saj, por edhe nga vlera qė ka nė hierarkinė shoqėrore ai qė e thotė. Kjo mėnyrė mundet tė mos jetė mė e mira, por ėshtė mė e sigurta. Se ēdo mendje ėshtė si thika me dy presa: mund tė shpėtojė, por mund edhe tė pėrmbysė. Ē’bindje mund tė frymėzojė dhe ē’vlerė mund tė ketė mendja e njė njeriu qė s’e ndjen ose s’e mban dot barrėn e pėrgjegjėsisė sė saj? Akoma: ka edhe shumė mendje tė gabuara, qė shpien pėr nė shpėtim, qė krijojnė realitete, sepse burojne nga njė besim i thellė dhe mbrohen nga njerėzit me jetėn e tyre. Kėto jane gabimet jetike, siē thotė filozofia. Por ka edhe mendje tė drejta, tė cilat humbasin kot, sepse baballaret e tyre i hedhin nė rrugė si djem tė gjetur. Tė gjithė kanė tė drejtė tė bėjnė djem; po vlejnė vetėm ata qė janė tė zotė t’i rritin djemtė e tyre.

            Tė gjitha shoqėritė drejt kohės janė pėrpjekur tė formojnė njė hierarki tė tillė: tė kenė mendje vetėm ata qė janė nė shkallė tė formojnė njė mendje pjellore e tė sigurtė dhe tė mundin tė garantojnė rrjedhimet e saj. Nė kohėt e vjetra shoqėritė i vinin gardhe tė drejtės sė mendjes, duke marrė si kriter: moshėn, farefisin, pasurinė, sipas kohės dhe kushteve tė jetės. Asnjė nga kėto kritere s’ėshtė i mbaruar. Tė gjitha krijojnė padrejtėsira, edhe siguria qė japin nuk ėshtė e plotė. Nė shoqėritė e sotme s’ka mė tė tilla gardhe. Jo se nuk ndjehet nevoja e hierarkisė shoqėrore, por se kėtė hierarki e mbėshtetin nė tė ēmuarin e vlerės vetjake tė ēdo njeriu, pa gardhe shoqėrore. Ėshtė e vėrtetė se kriteret e vjetra vazhdojnė pjesėrisht dhe sot tė formojnė hierarkinė shoqėrore… mosha, farefisi, pozita, pasuria… po nė shoqėrinė e sotme s’qėndrojnė mė pak nė kėmbė, veē moshės gjer nė njėfarė pike. Sot ēdo njeri ka tė drejtė tė ketė njė mendje. Edhe e drejta paguan taksė. Bile tani detyra ėshtė mė e rėndė. Nė qoftė se tjetėr herė pėr shkak tė moshės, tė farefisit, tė pasurisė, njeriu mund tė fliste e tė dėgjohej, nė shoqėrine e sotme njeriu mė parė nga tė gjitha duhet tė ngrejė lart me duart e veta tribunėn ku do tė qėndrojė qė tė thotė mendjen e tij. Kėshtu kuptohet e drejta e mendjes nė njė shoqėri tė sotme tė shėndoshė: tė ketė ndėrgjegje tė vlerės dhe tė pėrgjegjėsisė sė mendjes sė tij, ta trumbetojė me trimėri, duke thėnė akoma edhe jetėn e tij.

            Ēdo mendje pėrmban brenda kurdoherė kėrkimin qė tė bėhet udhėheqės shoqėror dhe rregull shoqėror; por s’e ka kėnda kėtė kėrkim, nuk vlen tė thuhet. Pra, qė tė thotė njeriu njė mendje, mė parė duhet ta kandisė veten me kthjellėsi se e ka kėtė tė drejtė dhe pastaj t’ua mbushė mendjen tė tjerėve qė t’ia njohin kėtė tė drejtė. Ka tė drejtė tė ketė mendje vetėm ai qė di dhe do tė pėrpiqet pėr mendjen e tij, tė pėrpiqet me trimėri e me nder, ashtu siē pėrpiqen tė gjithė ata qė kanė njė besim tė gjallė. Mendjen e tyre e vėnė pėrmbi jetėn e tyre, sepse mendja e tyre ėshtė ajka e jetės sė tyre, ka brenda mundim e pėrmbledhje dhe shfaq besim tė patundur. Kėshtu bėhet nė ēdo shoqėri me tradita e me qyēe tė lidhura mirė.

            Mirėpo njerėzia kalon krizė shoqėrore tė madhe. Ndodhet nė njė periudhė vlonjėse nė tė cilėn kanė rėnė vlerat shoqėrore, ėshtė prishur hierarkia shoqėrore, jane zgjidhur lidhjet shoqėrore. Njerėzia e ka humbur besimin ne vetveten e saj dhe nė tė tjerėt. Mungon edhe ndėrgjegja e detyrės, edhe ndjenja e pėrgjegjėsisė. Flasin tė gjithė dhe asnjėri s’dėgjohet. Frėngėllojnė tė gjithė nga njė mendje tė tyre ose tė huaja, dhe ku t’i ēojė era. Kush ēan kokėn se ē’do tė bėhen kėto mendje? S’kushtojnė asnjė: as pėrpjekje mendore, as pėrgjegjėsi morale, as kujdes, as mendim. Thuhen vetėm pėr t’u treguar dhe po zunė vend, mirė. Pėrgjegjėsi e barrė s’kanė.

            Njė mendje ėshtė dhe njė udhė e re qė i tregohet shoqėrisė. Duhet tė ketė mendje ai qė di se ku shpie udha dhe ia mban tė hyjė i pari nė kėtė udhė me ndėrgjegje tė plotė tė pėrgjegjėsisė sė tij. Ėshtė e shenjtė e drejta e mendjes. Po, e shenjtė. Po, mė parė pėr atė qė ka vullnet dhe fuqi shpirtėrore ta mbajė mendjen lart pėrmbi kryet si “san eta sanetorum”, dhe jo poshtė nėn kėmbėt e tij! As edhe tė lidhur me xhepin e tij!

   

 Botuar mė 1938