Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 2 - Njė faqe e shkėputur nga ditari im gjatė luftės nė Kosovė 1999

Shkruan: Vlora BANUSHAJ

    28 Mars 1999, e diel

 

NJĖ FAQE E SHKĖPUTUR NGA DITARI IM GJATĖ LUFTĖS NĖ KOSOVĖ 1999

 

      Desha ta shikoj edhe njė herė Klinėn time, vendin tim ku u linda, u rrita, ku mė lidhte gjithēka... I mora kujtimet, ėndrrat dhe dashurinė pėr vendin tim me vete... Kisha frikė se edhe ato do t’mi asgjėsonin! Por, jo, thashė - nuk do tė tė them vendi im: Lamtumirė, joooo!!!

 

 

      Ecnim hap pas hapi! Tė gjithė tė ngarkuar tepėr rėndė! Nė njėrėn anė i kishim valixhet nė dorė, ato pak plaēka ēka kishim arrit t’i marrim me vete, pėr ato pak minuta, e nė anėn tjetėr, nė shpirt po na rėndonte e peshonte dhimbja. Nė ēdo hapė mė shumė, mė dukej se shtohej pesha e saj...

     U nisem! Por, ku u nisem se? I lamė shtėpitė tona. U detyruam t’i lėmė! Na detyruan! E lamė vendin tonė! U detyruam t’ia kthenim shpinėn tė gjithave dhe atė vetėm brenda ca minutave! Gjithė ato vite qė i kishim kaluar, jetuar, investuar nė to - njė jetė e tėrė! E drejtova shikimin lart drejt qiellit! Mu dukė se edhe qielli po derdhte lot pėr fatin tonė tė zi nė kėtė pranverė tė dhimbjes. Edhe rigat e shiut na bashkoheshin e pėrziheshin bashkė me lotėt tanė. Nuk e ndjenim as shiun! Nuk i dėgjonim krismat! Ishim tė mpirė tėrėsisht!...

     Nuk e dinim se ku do tė na zėrė nata, por, vazhdonim ashtu nė kolonė tė ecnim... Kur arritėm tek Ura e Drinit tė Bardhė, tek udhėkryqi Prishtinė-Pejė (ku nė ato momente ishte edhe udhėkryq i jetės sonė), nuk e dinim se a po shkonim drejt vdekjes apo ku...?! Nuk e dinim cilin drejtim ta zgjedhim?! Gjithkah na kėrcėnonte vdekja... gjithkah kishte krisma, nė ēdo anė vinte era tym, gjak... E ktheva kokėn edhe njėherė prapa dhe ēfarė tė shihja: oh, Zot! Nuk po arrija ta  shihja fundin e kėsaj kolone njerėzish. Nuk e shihja as fillimin, e as fundin!!! Sa e gjatė qė ishte! Athua nuk kishte mbetur njeri nė qytetin tim! Qytet i boshatisur. M’u dukė se i pashė, se i dėgjova vetėm hapat e atyre me fytyrė njeriu, por me shpirt bishe tė uritur pėr gjak njeriu...

      Pėr ku jeni nisur o njerėz?! Kėshtu bėja monolog tė dhimbjes me vete. Desha ta shikoj edhe njė herė Klinėn time, vendin tim ku u linda, u rrita, ku mė lidhte gjithēka... I mora kujtimet, ėndrrat dhe dashurinė pėr vendin tim me vete... Kisha frikė se edhe ato do t’mi asgjėsonin! Por, jo, thashė - nuk do tė tė them vendi im: Lamtumirė, joooo!!! Aty vazhdon tė jetoj shpirti jonė, fryma jonė, gjithēka e jona, sepse aty i kemi rrėnjėt, edhe pse ne fizikisht e detyrimisht po e lėmė... Aty nisi jeta ime edhe aty do ta vazhdoj. Aty ėshtė e kaluara ime, e aty do tė jetė edhe e ardhmja ime! Ne do tė kthehemi prapė - i jepja kurajo vetės.

      Pėrderisa po flisja me veten, i pashė do re tymi qė dilnin atje pak ma larg nga disa shtėpi... Krejt mu mjegullua para syve... Pėr njė ēast me parakaluan sekuenca tė jetės sime duke filluar qė nga fėmijėria; mu kujtuan shumė buzėqeshje, shumė gėzim...ah, sa po ndjeja dhimbje e nostalgji njėkohėsisht nė atė ēast. Mė erdhi tė bėrtas, por heshta! Me erdhi tė ndalem, tė mos e hedhė asnjė hap,  por vazhdova rrugėtimin... Ishte lufta pėr jetė! Ishte dėshira qė ta pėrjetonim lirinė!

 

 

      Ēfarė tė shikoja! Kudo qė e hedhja shikimin shihja fytyra tė zbehta... aty kapja vetėm dhimbje, lot, mėrzi, dėshpėrim...m’u dukė se vdekja sillej aty nė mes dhe rreth nesh. Sa afėr ishim njeri me tjetrin, por, vetėm njė sekondė mund tė na ndante pėrgjithmonė. Ishim shumė afėr kufirit jetė-vdekje. Desha t’i pėrqafojė shumė, shumė prindėrit e mi. Kisha frikė se do t’na ndaheshin rrugėt... por nuk i pėrqafova. I ledhatova me sy, i putha me mendje. E fshehja dhimbjen aq shumė tė madhe nė sytė e mi kur mė shikonin herė pas here, sikurse edhe ata qė po mundoheshin tė mė jepnin forcė, kurajo. I dėgjoja rėnkimet e pleqve tė sėmurė; i dėgjoja belbėzimet e bebeve,  tė qarat e bebeve; i dėgjoja ofshamat e nėnave qė i bartnin nė krahė ato bebe...

      Rrugės pashė shumė gjėsende tė hedhura - ishin lodhur njerėzit. I kishin hedhur edhe ato pak sende qė i kishin marrė me vete. Duke i shikuar ashtu, m’u dukė se mu shkėput edhe njė pjesė e trupit tim!

     Ecnim... vazhdonim diku-diku tė pushonim, nėse mund tė pushonim! Aty-kėtu e shkėmbenim ndonjė fjalė! Ecnim, ecnim dhe sa mė shumė qė ecnim na dukej se po fundoseshim thellė e mė thellė nė tokė! I shikoja fėmijėt nė kėtė kolonė tė dhimbjes, nė kėtė kolonė tė lotėve... ata engjėj ishin kapur dorė pėr dore dhe nuk e dinin se ēfarė fati po i priste, nuk e dinin se bota e tyre po trazohej, nuk e dinin se rrita e tyre po ashtu do tė pengohej, nuk e dinin se ėndrrat e tyre fėmijėrore po shkėputeshin. Po ma mirė se nuk e dinin! Sa tė pafajshėm qė janė. Shikoja buzėqeshjen! Shikoja shprehjen e fytyrės. Po tė gjithė ore sa tė pafajshėm qė jemi!...

     Por, ky rrugėtim ishte njėherėsh edhe rrugėtimi drejt lirisė. Ishin luftėtarėt e lirisė njė shpresė pėr kėtė rrugėtim. Ishin forcat e NATO-sė qė kishin filluar me aksionet e tyre me datėn 24 mars... Liria  vetėm se ishte nisur tė vinte ndonėse rruga e saj ishte plot sakrifica, me plot jeta tė kėputura, me plot ėndrra tė lėna nė gjysmė, gjak tė derdhur....

 

    Autorja ėshtė juriste e diplomuar