Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - DYRRAH-UT TĖ LASHTĖ E TĖ BUKUR IA RRISIN VLERAT...

Shkruan: Vilhelme VRANA HAXHIRAJ

DYRRAH-UT TĖ LASHTĖ E TĖ BUKUR IA RRISIN VLERAT EDHE TAKIMET DINJITOZE

 

            Si gjithēka qė ndodhet mbi tokė, dhe qytetet kanė vlerė e bėhen mė tė bukur kur kanė edhe njerėz tė bukur. Janė pikėrisht njerėzit ata qė bėjnė kohėn, qytetin dhe gjithė vendin, duke i shndėrruar ata nė tė dobishėm, pasi duarartėt venė nė punė mendjen, vullnetin e mirė, kurse  risitė me menēuri e maturi i kthejnė nė vepra arti tė bukura dhe nė vlera tė admirueshme nga tė gjithė.

 

 

            Teuta, Mbretėresha ilire, ruan ditė e natė tė paprekshėm kaltėrsinė e Adriatikut, qė dielli dhe rėrėpėrvėluesja i ftojnė pushuesit nė skenėn mahnitėse, tė ndėrtuar nga piktorėt e qiellit, qė i kanė falur me tė tepėrt gjithė ngjyrat e ylberit.  Kurse skulptorėt hyjnor u dhanė forma nga mė magjepset gjireve, kepeve dhe bregut, qė presin magjinė mbrėmjesore apo mbajnė frymėn derisa tė vdiret hėna dhe tė dashuruarit t’i vidhen syrit lakmiqar apo gjuhėgjatėve. Bregdeti, vala, shkėmbinjtė e gjiri, ruajnė nė ēdo qelizėqenieje dashurinė e pėrjetshme, sepse lindėn, u rritėn vunė kurorė dhe u thinjėn sė bashku.

            Aty..., zhegu i vapės nuk ndihet, pasi flladi... lajkatar i dashurisė dhe qetėsues i brazdbrengave tė tė moshuarėve, nėn tisin e puhizės e dallgėlozonjares, kreshtat e tė cilės i prekin pulėbardhat, puth e ledhaton gjithė dashuri “Tė Ujtėn e pamatė “qė pa frikė mund ta quash pasqyrė e sedeftė.

 

Nė pritje tė Festivalit “Pranvera poetike durrsake” Vilhelme Vrana & poeti Xhevahir Cirongu

 

            E gjithė kjo larmi formash, ngjyrash dhe sa e sa lloje materjesh  e objektesh, qė tok me ngjyrat e meloditė, bashkohen edhe zėrat mistik tė natės,  ngjason me njė skenė teatri apo baleti nė akull. Pushuesit e panumėrt  pėr muaj me rradhė ēdo pragmbrėmjeje tė bronztė, ndjekin gjithė ėndje teatrin qė luan vetė jeta. Kurse tingujt e jetės, qė janė simfoni pa nota, pa muzikantė e vegla muzikore, madje tė pashkruara nė asnjė pentagram, bashkė me aromat e veēanta qė ka kjo tokė e bekuar, joshin e ftojnė nė atė skenė prrallore Dyrrahun, birin e Melisės dhe Hyut tė detit qė tė ēelin mbrėmjen me valsin e dashurisė sė pėrjetshme.

            Janė tė gjitha kėto risi qė e bėjnė atė sa jetėsor e plot gjallėri,dhe po aq joshės e tė parezistueshėm nga ēdo udhėtar apo vizitor, qė nėse shkel njėherė, kėrkon tė rikthehet me ēdo kusht. Bukuria qė ngulitet nė mendjet e banorėve dhe vizitorėve, i tėrheq ata me magji, ndaj kėrkojnė ta rishohin pėrsėri, si dallėndyshet qė pas shtegtimit tė largėt si nė kohė e hapėsirė, rikthehen prapė nė fole.

            E dini se cila mrekulli njerėzore, tokėsore apo hyjnore ofron kėtė kėnaqėsi tė jashtėzakonshme? Ky ėshtė Epidamni parahelen, i lindur me rrėnjė autoktone pellazgo-iliro-arbėre. Ėshtė Dyrrahu i lashtė, qė e shtrin shikimin tejpamės nė Adriatikun e kaltėr, i cili di t’i falė kujtdo, paqe, qetėsi shpirtėrore dhe dėshirė pėr ta jetuar jetėn , ashtu si ta ofron koha.

            Si gjithēka qė ndodhet mbi tokė, dhe qytetet kanė vlerė e bėhen mė tė bukur kur kanė edhe njerėz tė bukur. Janė pikėrisht njerėzit ata qė bėjnė kohėn, qytetin dhe gjithė vendin, duke i shndėrruar ata nė tė dobishėm, pasi duarartėt venė nė punė mendjen, vullnetin e mirė, kurse  risitė me menēuri e maturi i kthejnė nė vepra arti tė bukura dhe nė vlera tė admirueshme nga tė gjithė. Qė tė njohėsh qysh nė embrion njė qytet dhe ta duash e tė flasėsh pa droje pėr tė, mė parė duhet tė njohėsh njerėzit, ata qė bėjnė kohėn dhe historinė. Njerėzit janė ata qė ndėrtojnė tė bukurėn dhe janė po ata qė shkatėrrojnė ēdo vlerė tė ngritur me mund e djersė.

            Ky ėshtė Durrėsi qė flet me gjuhėn antike, me gjuhėn mesjetare, me gjuhėn e Rilindjes dhe me gjuhėn e kohėve moderne. Ky ėshtė Durrėsi me njerėzit e tij tė mrekullueshėm, njė nga portet kryesor tė Mesdheut, qė ruan nė kujtesė dhe lėēit papushim historinė  me gjuhėn e sė vėrtetės pėr tė gjitha kohėrat. Ndaj Mbretėresha Teutė ashtu stoike, qėndron zgjuar qė t’u tregojė brezave tė vėrtetat historike , qė e bėjnė vital dhe krenar kėtė qytet e kėtė komb.

  

            Festivali "Pranvera poetike durrsake"-2017- Edicioni i tetė

 

            Klubi i shkrimtarėve dhe i artistėve Durrės”,me festivalin “Pranvera poetike durrsake-2017” feston 10 vjetorin e krijimit tė tij dhe promovon  edicionin e tetė tė konkursit tė poezisė .

Nuk kisha marrė pjesė nė asnjė edicion para “Pranverės Poetike Durrsake 2017” Ishte hera e  parė qė mė ftuan tė merrja pjesė nė kėtė festival poetik durrsak. Ishte vonė si kohė sepse donte vetėm 6 ditė qė tė mbylleshin pranimet pėr festivalin poetik. Gjithsesi u paraqita me njė poezi tė re , tė pabotuar dhe tė pareklamuar  mė parė, vetėm 2-3 ditė para afatit .

            Mė 13 maj u nisėm herėt bashkė me bashkėshortin tim, Fitim Haxhiraj, qė njėkohėsh e kam menaxher, reklamues tė krijimtarisė sime tė vonuar, si dhe fotograf personal. Pėr shkak tė mohimit tė sa e sa tė drejtave tė mia, nisa tė shkruaj shumė vonė. Njė femėr e zakonshme, apo e ēdo lloj profesioni veē artit dhe letėrsisė, kur arrin moshėn 52 vjeēe, siē isha unė, e quan veten tė moshuar, tė padobishme. Ėshtė e vėshtirė tė fillosh krijimtarinė letraro-artistike nė moshė tė madhe dhe tė mos harrojmė se  ¾ e kohės sime tė punės kam qenė punėtore . Por mė e vėshtira ėshtė tė bindėsh veten se mund tė bėsh diēka tė pėlqyeshme apo tė duhurėn pėr shoqėrinė nė moshė tė madhe,sepse unė isha  jo vetėm bashkėshorte e  nėnė, por dhe gjyshe. Nė kėtė rrugė tė vėshtirė, por tė bukur e mjaftė fisnike tė krijimtarisė sime, jo vetėm mė nxiti tė shkruaj, por qysh nė hapat e parė 20 vjet tė shkuara pata pėrkrahjen dhe ndihmėn e bashkėshortit tim, Fitimit. Pa pasur atė nė krah, emri im si krijuese, nuk do tė kishte dalė tej lumit Vjosa apo tej Llogarait. Fal mbėshtetjes, publikimit dhe kėmbėnguljes tė tij, jam ajo qė jam sot dhe bashkė me Fitimin kam arritur deri kėtu…,gjė qė s’e kisha imgjinuar kurrė, pasi mė shumė se gjysmė shekulli tė jetės sime, kam qenė ėndrravrarė e shpresahumbur. Unė isha nga ajo shtresė qė e kisha tė ndaluar tė ėndėrroja e ta pėrfytyroja tė nesėrmen ndryshe…

            Si pjesė e pandashme e jetės dhe e aktiviteteve tė mia letrare, si brenda dhe jashtė kufijve tė Shqipėrisė, ai dhe unė mbėrritėm nė Durrės. Im shoq ka debulesė pėr Durrėsin sepse nga 1952-1956 ka jetuar nė kėtė qytet, ku  ka kryer arsimin e mesėm nė politeknikumin e qytetit. Ai ka pasur mundėsi tė njohė jetėn,  traditėn e njerėzit e mrekullueshėm tė kėtij qyteti dhe jo vetėm ruan respect, por edhe kėrkon tė ndalojė shpesh herė nė kėtė qytet.

            Fal kėtij aktiviteti tė mrekullueshėm letrar, arrita t’i njoh sadopak edhe unė Durrėsin e durrsakėt dhe i dhashė tė drejtė tim shoqi. Sa mėsuan se ne kishim mbėrritur, erdhėn me radhė anėtarėt e “Klubit tė artistėve shkrimtarėve  Durrės”. I pari priu Xhevahir Cirongu bir nga Tomorrica e Skraparit, miku i shokut tim tė klasės poetit brilant, Akademik Xhevahir Spahiu. Me z. Cirongu kemi kėmbyer letėrkėmbime dhe mendime internetike apo pėrmes librave, por ishte  hera e parė qė takoheshim nė njė tavolinė e nė njė aktivitet.  Mė pas mbėrriti kryetari i klubit Nikoll Spathari, i ngadaltė, i matur, i ngrohtė nė biseda dhe me kulturė tė trashėguar, ashtu siē janė shkodranėt, se ai ėshtė bir i kryeqėndrės apo i djepit tė kulturės shqiptare, Shkodrės Loce. Paēka se jeton dhe vepron nė Durrės, ai nuk e harron Malėsinė e Madhe. Jo vetėm nuk harron por edhe mban lidhje me Shkodrėn e veēanėrisht me Malėsinė e Kelmendit. Nė kėtė aktivitet Nikolla dhe kryesia e klubit  kishin ftuar mikun e letrave shqipe, kritikun Kadri Ujkaj, njė zotėri me kulturė letrare dhe gjuhėsore qė vlen tė admirohet. Me ne u bashkua nėnkryetari i klubit tė shkrimtarėve, poeti, shkrimtari dhe kritiku Vladimir Muēa. Mė pas erdhi biri i Thesprotisė Agim Bajrami, poet dhe analist shumė i zoti. Me mbėrritjen e krijuesit prej Drenice, Bedri Tahiri mėsuam se sapo kishin mbėrritur poetėt nga trojet mbarėkombėtare.

            Mbėrriti ora tė fillonte festivali. U nisėm pėr nė Pallatin Kulturės. Salla nė katin e tretė ishte mbushur plot e pėrplotė me poetė nga tė gjitha viset shqiptare, nga Kosova, Maqedonia,Mali i Zi, si dhe nga diaspora.Takime dhe pėrshėndetje dhe njohje tė rastit. Ishte bukur kur takoje pėr herė tė parė ata qė i njihje vetėm pėrmes veprave. Sapo ishim ulur Fitimi , unė dhe Kadri Ujkaj, dėgjohet zėri kumbues i tim shoqi:”Ku je more Adem Zaplluzha” dhe ai Dardan i gjatė, elegant, me njė ēantė dhe njė dėng librash nė dorė, tha: “Kėto libtra i m sjell enkas pėr Nermin Vlora Falaskin”-kėshtu e quaj Vilhelmen,- dhe mė dhuroi 10 nga librat e tij,botime tė fundit, mes 130 botimeve tė tij tė vyera.

            -Adem, por Vilhelmja ka emrin e  saj…

            -Tė lutem, unė ekam pėr nder tė mė quaj Nermin Vlora se ėshtė njė zonjė me vlera tė rralla nė fushėn studimore mbi lashtėsinė e gjuhės shqipe,- u pėrgjigja nė vend tė z. Zaplluzha.

            Shumė tė pėrpiktė dhe nėn kujdesin e “shpirtit tė klubit”qė e mban peshė gjendjen nėnkryetarit,  z.Daut Hoxha, sidomos sekretarit tė klubit, kėngėtarit tė muzikės sė lehtė qė u dėnua pas festivalit tė X tė kėngės, Naim Kėrēuku, nėn tingujt e njėrės prej kėngėve tė tij, u ngjit nė pod konferencierja, poetja Habi Hoxha, e cila pasi e  deklaroi tė hapur festivalin, ftoi  kryetarin e Klubit,  z.Nikoll Spathari.

            Pasi uroi mirėseardhjen, z.Nikolla  falenderoi pjesėmarrėsit dhe miqtė e tij organizatorė, uroi mbarėvejtjen dhe foli pėr vlerat e festivalit poetik. Foli pak pėr krijimtarinė e10 viteve jetė tė klubit, gjatė tė cilave veē botimeve, pėrurimeve tė sa e sa librave, ai theksoi :” njė vlerė e padiskutueshme pėr klubin tonė ėshtė festivali i poezisė me poetė mbarėkombėtarė…Ky ėshtė edicioni i tetė, ku kanė marrė pjesė poetė nga gjithė trojet shqiptare dhe nga diaspora ku jetojnė e punojnė shqiptarė. Unė falenderoj tė gjithė ata qė e kanė vlerėsuar kėtė ballafaqim vlerash kulturore poetike dhe kanė pranuar sfidėn. Sot, mbi tė gjitha falenderoj gjithė anėtarėt e klubit tė artistėve dhe shkrimtarėve durrsak, qė kanė mbajtur peshėn e ēdo aktiviteti, ku na ka munguar ndihma apo vėmendja e shtetit, e organizmave institucionale tė kulturės si tė pushtetit lokal, dhe aq mė tepėr i Ministrisė sė Kulturės. Pėr kėtė ju falenderoj miqtė e mi qė keni qenė kompakt pėr realizimin e ēdo aktiviteti. Ēdo javė ditėn e mėrkurė e kemi si ditė solemne, ku mblidhemi pėr njė kafe dhe diskutojmė librat qė janė nė dorėshkrim, artikujt letrar tė botuar, apo librat e rinj tė autorėve tė ndryshėm. Festivalin poetik tė pranverės durrsake 2017, e kemi ndarė nė dy etapa:

            * Nė tė parėn do tė pėrurojmė librin e njė autoreje tė re si krijuese, jo nė moshė tė re, qė ia kushton detit, znj.Trėndafile Molla, me banim nė Itali.

            * Nė pjesėn e dytė do tė lexohen poezitė sipas listės qė do tė thėrrasė konferencierja, znj. Habi.

            Nė fund do tė shpallen fituesit e konkursit.

 

Juria: Gjergj Vlashi, Ibrahim Bėrjashi dhe Petrit Ruka njė poet duke cituar poezinė e tij

 

            Ndėrkohė Kryetari Spathari ftoi nė pod znj. Trėndafile Molla, regjisorin e Teatrit “Aleksandėr Moisiu Durrės” Gjergj Vlashi dhe para se tė ulej edhe vet, tha: Po u jap njė lajm tė mirė: Sot Presidenti ui Republikės i dekretoi Gjergj Vlashit  titullin e lartė” Nder i Kombit” .

            Ndėrkohė shpėrthyen durtrokitjet nė shenjė urimi pėr titullin mė tė lartė qė jepet nė vendin tonė.

            Pėr librin e  autores Molla, autore e tri librave botuar 2016-2017 nė shqip dhe italisht, diskutuan analistėt Agim Bajrami dhe redaktori i librit Vladimir Muēa. Autores Trėndafile Molla iu dha  Ēmimi special: "Muza e Adriatikut" .

            Pas falenderimeve tė rastit nga zonja, nisi etapa e dytė.

 

            *Konferencierja Habi Hoxha, veē regjisorit Gjergj Vlashi, ftoi nė pod studiuesin e folklorit, kineastin dhe poetin, tė mirėnjohurin Petrit Ruka dhe z. Ibrahim Bėrjashi, nga Tuzi i Malit tė Zi, tė cilėt ishin nė Juri.

            Pasi secili autor lexoi poezinė e tij e ia dorėzoi jurisė,  u bė pushimi . Ndėrkohė juria u tėrhoq pėr tė marrė vendimet. Ēdo poezi lexohej nėn tinguj muzikor nė sfond…

 

Ēifti Vilhelme e Fitim Haxhiraj dhe N/kryetari Vladimir Muēa

 

            Gjatė pushimit u takuam me shumė autorė. Ndėrkohė mė afrohet njė fytyrė tejet e njohur, duke mė pyetur: -Nėse nuk ma gjen emrin, nuk do tė ta them. Nė atė ēast i kujtova vetėm mbiemrin “Batiu”, -po, jam Berat Batiu. U takuam tė pėrmalluar pas tetė vitesh, qysh kur mora ēmimin “Mirėnjohje e Prizrenit” mė 3 Qershor 2009 me rastin e 131 vjetorit tė Lidhjes sė Prizrenit, ku mbajta njė kumtesė, me temė:”Roli i familjes Frashėri nė formimin e Lidhjes sė Prizrenit”. Kėmbyem libra me poeteshat dhe poetėt qė merrnin pjesė nė festival.

            Mė pas konferencierja na ftoi tė uleshim.

            Profesor Petrit Ruka doli para mikrofonit e tha:

            -Sot mė kanė ngarkuar rolin mė tė vėshtirė pėr tė dhėnė ēmimet qė vendosėm si juri.  Ėshtė e vėshtirė sepse midis poezive tė mira tė pėrzgjedhėsh njėrėn apo tjetrėn, gjithmonė  ka hatėrmbetje. Ka njė anė pozitive sepse ēmimet nė Shqipėri janė pa para, se ndryshe lufta do tė ishte mė e madhe, pasi paraja tė hap oreksin pėr tituj. Si juri vendosėm 3(tre) ēmime tė treta, 2(dy) ēmime tė dyta dhe 1(njė) ēmim tė parė. Jemi kujdesur qė mes dy vlerave tė barabarta letrare, kemi pėrzgjedhur  nė mėnyrė tė atillė qė shpėrndarja e ēmimeve tė jetė nė mėnyrė uniforme si brenda dhe jashtė vendit, duke pėrfshirė gjithė trojet mbarėkombėtare nė vlerėsime. Sipas pikėve qė kanė merituar vlerėsuam me:

 

            Ēmimin e tretė (3):   Adem Xheladini, -Kėrēovė, Maqedoni

                                                Mimoza Rexhvelaj, -Shkodėr

                                                           Xhevat Latifi,  -Gjilan, Kosovė

 

            Ēmimin e dytė (2):    Merita Kuci,  -Durrės

                                               Arben Rrashkaj, -Prizren, Kosovė

 

            Ēmimi i parė (1):      Lola Sheshi-Tiranė

 

            Pasi Profesor Petrit Ruka iu uroi suksese autorėve, ia dha fjalėn kryetarit tė “Klubit tė Shkrimtarėve dhe Artistėve  Durrės”, Nikolla Spathari, i cili u shpreh:-Ėmbėlsirėn e lamė pėr nė fund. Kemi dhe dy ēmime speciale:

            *”Ēmimi i Karrierės”i jepet, poetit, studiuesit tė folklorit muzikor dhe kineastit Petrit Ruka.

            *Gjithashtu, “Ēmimi i Karrierės”i jepet shkrimtares sė mirėnjohur, multidimensionale dhe Mjeshtre e Madhe e Penės” Vilhelme Vranari Haxhiraj

            Pas falenderimit tė z.Petrit Ruka dhe nga unė, festivali u deklarua i mbyllur.

            Ishte vėrtet njė festė e bukur, qė u zhvillua nė njė qytet tė bukur, qė u organizua nga njerėz tė bukur, si nė pamje edhe tė bukur nga shpirti. Kur njerėzit janė tė prirur nga dėshira e mirė, me vullnet  nė vetvete bėjnė edhe punė tė mira.

            Klubi i Shkrimtarėve dhe Artistėve  Durrės, i ecėn puna mbarė sepse janė njė klub i vetėm, janė tė bashkuar, vendimet i marrin sė bashku, kanė harmoni me njėri-tjetrin e janė tolerantė ndaj dhe puna u ecėn mirė. Kjo ka tė bėjė me individualitetin dhe intelektin e secilit anėtar.

            Nuk ka pse tė mos u shkojė puna mbarė, kur kanė tė njėjtat synime rritjen saijore dhe cilėsore tė letėrsisė bashkėkohore durrsake nė stade tė larta zhvillimi, e cila tė jetė nė gjendje t’u bėjė ballė sfidave tė kohės. Ky klub ka njė kryesi, qė e justifikon veten dhe njė kryetar pėr sė mbari. Janė tė gjithė tė kulturuar dhe dashamirės, ku secili mban pėrgjegjėsinė e vet. Kėta janė zotėrinjtė e nderuar: Kryetar: Nikolla Spathari, dy (2) n/kryetarėt, Vladimir Muēa dhe Daut Hoxha, si dhe sekretarin e klubt, Naim Kėrēuku. Nuk ka si tė mos eci mbarė, kur nė Durrės ka analistė tė shquar si Vladimir Muēa, Agim Bajrami, Kadri Tarelli, Fatmir Minguli dhe tė paharruarin Perikli Jorgoni. Ka poetė tė mrekullueshėm si: Nikoll Spathari, Agim Bajrami, Vaso Papaj,Vladimir Muēa, Xhezo Gole, Xhevahir Cirongu, Merita Kuēi etje… Ka shkrimtarė tė problemeve soc-politike si Skėnder Kapiti, Bedri Tahitri si dhe prozatorėt Vaso papaj, Vladimir Muēa etje… Durrėsi ka disa regjisor me emėr  dhe shumė artistė tė skenės dhe ekranit.

            Pėr tė kujtuar pėrkthyesin qė na ka lėnė kryevepra tė letėrsisė botėrore, poetin dhe analistin, shpirtēiltrin Perikli Jorgoni, nga poezia e tij e fundit shkruar mė 1 nėntor 2012 me titull” Kujtimi i njė nate dimri”, shkėputa vargjet “Nė u kujtofsh pėr mua gjallė,a nė dhe tretur/ ti ngrima njė dolli, pėr tė mė pėrshėndetur”. Dhe sot pėr tė plotėsuar amanetin e tij tė fundit, unė bashkė me miqtė e tij tė mrekullueshėm, pas vargjeve tė pezisė sė tij, po ngre kėtė dolli qė mė del nga zemra: “Tė ndrittė shpirti, o shpirtēiltri  vlerė kombėtare, miku im e i tė gjithė krijuesve dhe lexuesve , Perikli Jorgoni!

 

Nikoll Spathari, Habi Hoxha & Vilhelme Vrana Haxhiraj gjatė marrjes sė ēmimit

Mirėnjohje pėr Durrėsin dhe Durrsakėt

 

            Sė fundmi shpreh mirėnjohjen time dhe tė bashkėshortit, pėr vlerėsimin qė mė bėri Klubi i Shkrimtarėve dhe Artistėve Durrės duke mė dhėnė “Ēmimin e Karrierės”, ēmim, tė cilin e mora pėr tė tretėn herė, pas Bashkisė sė Vlorės dhe ShB Nacional. Ju faleminderit!

 

            Me konsideratė Vilhelme Vranari Haxhiraj-

            Vlorė, mė 17-5-2017

            Poezi pėr festivalin“ Pranvera poetike durrsake”-Durrės 13 maj 2017

 

 

 

Vilhelme Vranari Haxhiraj

 

E  GJITHĖ SHQIPĖRIA

 

Dardani pallazgo-ilir

u kthye nga Troja,

i drobitur …

pas betejash tė pėrgjakshme…

ulet i lodhur nė Dodonėn thesprote,

gjunjėzuar…,

betohet para Zotave

falje kėrkoi pėr lumenj gjaku tė pafaj,

derdhur si kurrherė mė parė…

E bekuan Hyjnitė:

Dea, Diona e Diora.

Ashtu, fjal’arta, urt’e butė,

i kujtuan jetėn e tij…

“-Nuk e mban mend ti, foshnja kėrthi,

qumėsht gjiri pive nė Thesproti.

Gjyshja pellazge ninulla tė kėndoi,

nėna ilire me dashuri e ėmbėlsi tė mėkoi.

Tė morėm pėrdore e galopuam mė nė veri,

nė vendin prrallor me emrin Arbėri.

Hapat e parė ēaplove nė Labėri e Shashicė,

ku Urani…

kish ngritur folenė pėr Perėnditė.

Shėtite nė fushė, nė kodėr, det e mal…

vendlindjen tėnde me bukuri tė rrallė.

I mirėpritur,

shqiptove fjalėt nėnė e babė.

Shėtite Shkup, Tetovė e Manastir,

Vrapin ndale nė Shkodėr e Dragobi,

Tivar, Shėn Stefan e Ulqin,

Hot, Grudė, tė Madhen Malėsi.

Shtat’hedhur mbėrrite nė Deēiē.

Me flamur vrapin burrėror more

pėr Prizren, Prishtinė e Mitrovicė.

Puthe dhembshėm truallin dardan

krenar pėr identitetin tėnd kombėtar.

Nėse m’ pyesin…

se cilėt janė viset e mia?

Gjegjem:”E gjithė Shqipėria!”

Vivra