Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - DY BESIMTARĖ

Shkruan: Pėrparim HYSI

Tregim

DY BESIMTARĖ

       U ngrit dhe vet Rrapoja mė heret se zakonisht dhe, pasi e drodhi cigaren me terezi, shkrepi dhe tymosi. E shoqja vrapoi t'i sillte mėngjesin, por ai tymosi esėll. I dhimbej qė do shiste qetė, por e kishte shtrėnguar keqas kėpuca. Nuk vuri gjė nė gojė dhe i tha tė shoqes: - Kafesė mos i hidh sheqer.

 

 

            Kėtė tregim (ngjarjen e njoh prej kohėsh dhe ėshtė krejt e vėrtetė), e sjell enkas me rastin e festės sė KRISHTLINDJEVE, sado qė dy besimtarėt e mi janė tė dy myslimanė. Kanė qenė myslimanė (tani nuk rrojnė mė, se kanė qenė tė moshuar) dhe besonin tek ZOTI. Unė vėrtet nuk jam ithtar  i asnjė feje, por, megjithatė, them qė ka njė ZOT dhe ky ėshtė mbi gjithė fetė, kėshtu qė po e sjell sot kėtė ngjarje qė ka lidhje me besimin tek Zoti.


*   *   *

 

            Rrapo Radostina, burrė reth tė gjashtėdhjetave, kėtė dimėr (ėshtė aty nė vitet '50-tė shekullit qė iku), ėshtė si mbi gjemba. Shkurt: nuk i ka punėt nė terezi. Ka  filluar zi  e madhe buke dhe ky shėndre e ka ēuar bereqetin ku nuk mban mė. Muaji shėndre ėshtė i gjatė, pas tij vjen kollozheku dhe gjeēim ishalla shkurti qė, sado i shkurtėr, por "drutė" i pret gjatė. Aha, - thotė Rrapo Radostina, - po ngjaci kėshtu si shėndreu dhe kollozheku, shkurti mė dėrgoi nė atė botė. Hambari u zbrazti, kuleta pa kacidhe dhe hidhu pėrdridhu pėrmbi qyramidhe, - shpotiti, nė vend qė tė rėnkonte. Shpotiti se Rrapoja, nga natyra, ėshtė fjalė e gas. Pastaj, e  la shpotinė veē dhe, pasi u kthjellua, tha: - Po kam qetė una. Kam Zylon dhe Balashin. Tė martėn (tė martave bėhej pazari nė Fier)  njė t'i nxjerrė nė pazar, paratė nė kuletėz dhe, nė mos i bėj si ajo plakėza e  marsit, mos mė thėnēin Rrapo Radostina. Do shes qetė dhe i them dimrit pirdhu me shėndre e me kollozhek. Qe i fjalės Rrapo Radostina dhe, sa thoshte, aq edhe bėnte. Pėr tė qenė nė rregull me atė qė bėnte, molloiste  me vete: i shes qetė se kėshtu ka bėrė ymėr Zoti. Se pa Zotin, - thoshte Rrapoja, - as  nuk ka ēfarė bėn ropi.

            Aq besimtar qe, sa nuk linte tė xhuma (tė premte) pa shkuar nė xhami. Ca thėnie nga Kuh'ani i kish mėsuar si pėrmendėsh dhe, sa herė qė niste njė  muhabet, do ta niste po me Zotin. Nė mbrėmjen e tė hėnės porositi tė shoqen, Salushen: - Kur tė ngrihesh nė sabah (gjithmonė ajo ngrihej para tė shoqit), njė karroqe me tėrshėrė ua ndaj qeve, se do t'i shpie nė pazar pėr t'i shitur, ndryshe na hėngri ky dimėr. Bereqeti u sos dhe ka vajtur tek nuk mban mė.

E shoqja kurrė nuk ai bėnte fjalėn dy, se i a dinte huqin: nuk ia hante qeni shkopin Rrapo Radostinės dhe ajo  jo vetėm e kish pranuar kėtė "huq" tė tij, por i rrrinte si me lepe-peqe.

            U ngrit dhe vet Rrapoja mė heret se zakonisht dhe, pasi e drodhi cigaren me terezi, shkrepi dhe tymosi. E shoqja vrapoi t'i sillte mėngjesin, por ai tymosi esėll. I dhimbej qė do shiste qetė, por e kishte shtrėnguar keqas kėpuca. Nuk vuri gjė nė gojė dhe i tha tė shoqes: - Kafesė mos i hidh sheqer. Salushja e njihte mirė dhe, u mundua, ta zbuste: - Po nuk pihet kafeja farmak. Farmaku me farmak del,- i dha fund Rrapoja. Ia solli duke u dridhur dhe, tek doli nga dhoma, lėshoi njė drithėrimė: - Korba, na ruajė nga e keqja, o ZOT qė tė qofshim fal!

 

 

            E gjerbi kafenė si, inatēe, dhe e la atje mbi tavolinė filxhanin me njė gisht blozė, bėri "bismilah" tek doli nga shtėpia dhe hyri nė kasolle. Shkoi, i fėrkoi tė dy qetė nga qafa dhe, pasi  i zgjidhi nga grazhdi, hyri mes tyre. Me dy litarėt nė duar, u priu qeve pėr nė pazar. Zuri njė vend tė mirė (qe  nga tė parėt) dhe e dinte mirė: pazari i shtrenjtė ėshtė nė sabah, nė inqindi (pasdite) pazari ėshtė i lirė. Pas dy orėsh, i shiti dhe i dha me kaullė (me garanci). Blerėsit i tregoi dhe letėrnjoftimin qė, nėse qetė e tij kishin ndonjė "broēkull", ai, Rrapo Radostina, i kthente paratė. Apo nuk qenė goxha para pėr atė kohė: gjysėm milioni lekė, or babam. Por nuk janė qe, - tha Rrapo Radostian, - por buaj e shkuar buajėve. Vetėm qetė e mi nė tėrė fshatin, tėrhoqėn makinėn shirėse. I  dhanė karar dhe, pasi i dhanė dorėn njėri-tjetrit, Rrapoja, shkoi dhe i puthi tė dy qetė. I kam si evlat, - tha dhe, aq u ligėshtua, sa lėshoi njė lot. Epo qan dhe burri, - tha  Rrapoja. Paratė siē i mori, i bashkoi dhe me letrėn e njoftimit dhe, pasi nxori mandilen nga xhepi, i mbėshtolli mirė e mirė dhe me "baulen" nė dorė, u nis pėr shtėpi. Kur  qe i mėrzitur, zakonisht, ia thosh ndonjė kėnge si, pėr demek, punėt i kam saffi nė terezi. Nuk e mbante dot dhimbjen pėr shtijen e qeve dhe, aty pėr aty, ia tha kėngės: "Tė kafshojė mushkonja drejt e mu nė ballė/ o ē'tė gjeti, Loni, sikur qe nuslalė". Kėnga e kishte tė pickojė, por Rrapoja qe plot  nga marazi dhe dinte vet si e ngiste  avazin. Ia tha kėngės dhe, aty pėr aty, u ndje keq nga barku. O burra tek hamėmi qė ndohej aty pranė. Hyri dhe "baulen" e la tek parvazi i dritares. Zbrazi tė keqen qė e shtrėngonte dhe u dha kėmbėve qė dreka ta zinte tek shtėpia. Ishte si nė njė dynja tjetėr. Sa hyri brenda, Salushja e pyeti: - Hė, e nxjerrim dimrin me ato lekė a jo?

            Rrapoja zbriti nga qielli nė tokė (donte qė ta varte veten mu nė sy tė shoqes, se "baulja" mbeti tek hamėmi) dhe, aty pėr aty, tha: -Dimrin dhe beharin tok. Sa doli e shoqja, tha: - E mora  vesh, o Zot! Kot nuk mallkojnė: - Ta pafsha mallin, para! Paskan qenė harram dhe, siē thotė hoxha, harrami nuk bėhet hallall. E drodhi tėrė mllef dhe, ndėrsa ishte gati ta hante veten me dhėmbė, dėgjoi njė zėburri qė pyeste tė shoqen: - E Rrapo Radositinės ėshtė kjo shtėpi? - Si urdhėron, - tha Salushja.

            - Ėshtė Rrapua aty?

            -Kėtu, kėtu ėshtė, po ju urdhėroni brenda dhe shkoi i hapi  lesėn e oborrit. Rrapoja pa nga dritarja dhe doli tė priste mikun e panjohur. E priti dhe, si  i priu pėrpara, e futi nė odėn ku priste miqtė. E uli nė anėn e djathė tė oxhakut dhe, pasi  zuri dhe ai vend, ballas, i uroi mirėseardhjen.

            - Mirėse ke ardhur, nga tė kemi dhe pėrse je munduar? -pyeti Rrapoja.

            - Pėr tė qenė, - tha miku, - unė jam ēam, por banoj nė  njė lagje tė Fierit. Mė quajnė  Ahmet Ēami!

            - Qofsh shėndosh dhe mirėse tė ka prurė Zoti kėtu nė kasollzėn time, - tha Rrapoja. Mė pyete, se pėrse jam munduar deri kėtu? Ėshtė radha ime  tė tė pyes: - Mos tė ka humbur gjėkafshė sot ty?

            - Aha, - tha Rrapoja, sikur i kish punėt fjollė, - mos e ke fjalėn pėr ca lekė qė humba sot? Po mė humbėn, or tynjatjeta, se mė qenė harram. Dhe harrami, po nuk bėhet hallall dhe shkoi e vajti kjo punė.

            Miku, pa  folur, nxori "baulen" nga xhepi dhe i tha: - I gjeta unė dhe ja tek i ke.

            Rrapoja i mori dhe ashtu siē ishit tė mbėshtjella me shami, i  la mbi buhari (mbi parvazin e oxhakut). I mori dhe nuk i tha asnjė fjalė tjetėr. Miku po rrinte si mbi gjemba dhe, provokoi, tė ngrihej.

            - Ke ardhur nga Fieri. Tani ėshtė kohė dreke dhe rri tė hamė drekė, - tha  Rrapoja. Jo, jo, - ngulmoi miku, do iki se kam ca punė pėr tė bėrė. Mirė, - i dha dum Rarpoja, - dhe doli ta pėrcillte. Kur po ndahej, mikut nuk iu durua pa i thėnė: - Ore. - i tha, - paske qenė paloburrė (burrė i keq), unė tė solla gjithė ato para, se besoj nė Zot dhe erdha e t'i solla, kurse ti nuk mė the as tė faleminderit.

            Aha, - tha Rrapo Radostina, - nė ZOT besoj dhe unė dhe Zoti thotė: - Harrami nuk bėhet hallall. Unė i paē nė duar dhe m'u bėnė harram, ti  i gjete (u bėnė hallall pėr ty) dhe t'u bėnė harram. As mos prit nga unė gjė, or mik, po udhė e mbarė  andej nga ke rrugėn. Dhe u ndanė tė zemėruar.

 

Tiranė, 23 dhjetor 2017