Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 3 - DUM SPIRO, SPERO

Shkruan: Gladiola JORBUS

www.dituria.se

DUM SPIRO, SPERO

 

            Shpresė do tė thotė tė presėsh me besim. Njeriu ka gjithmonė shpresė, edhe nė momentet mė tė vėshtira. Ai ėshtė mbėshtetur fort te shpresa, sepse e para dėshiron tė realizojė projektet e veta dhe e dyta sepse nuk mund ta jetojė jetėn pa tė (shpresėn).

  

 

            Kur Pandora, (vajza hyjnore, e cila u martua me Titanin Epimete, vėlla i Prometeut) nga kurioziteti, hapi kutinė qė Zeusi i kishte urdhėruar tė mos hapė, tė gjitha tė kėqijat e botės dolėn, pėrveē shpresės. Njerėzit, tė cilėt dikur jetonin tė lumtur dhe tė pavdekshėm si perėnditė, pikėrisht atėherė u njohėn me dhembjen, sėmundjen, vuajtjen dhe vdekjen, derisa Pandora ēliroi gjithashtu Shpresėn, gjė qė bėri tė mundur zbutjen e ekzistencės sė tyre tė padurueshme.

            Shumė e njohin kėtė histori tė mitologjisė greke tė dhėnė nga Hesiodi, por disa ndoshta e kanė vėnė nė pikėpy­etje kuptimin e saj nė thellėsi.

            Nė kulturėn greke, shpresa ishte shumė e afėrt me iluzionin, e cila nė mėnyrė tė pashmangshme u pasua nga zhgėnjimi, gjė qė e bėn realitetin edhe mė tragjik; prandaj, ndonjėherė ėshtė mė mirė tė mos shpresojmė (?).

            Mendimi se e ardhmja do tė jetė mė e mirė sesa e tashmja ėshtė njė motiv pėr tė vazhduar pėrpara.

            Megjithatė, pavarėsisht nga filozofitė dhe fetė, njerėzit kurrė nuk kanė hequr dorė nga shpresa. Pse? A ėshtė tė shpresuarit njė formė arsyetimi apo sentimentalizėm?

            Ky nuk ėshtė njė dyshim abstrakt, (cogito, ergo sum) por njė ēėshtje thelbėsore, nė njė kohė kur rrjedha e dis­fatizmit, me vizionin e vet tė autoshkatėrrimit tė menjėhershėm, nėnkupton frikė dhe qėndrime regresive.

            Gjithashtu duhet tė theksojmė se nuk duhet konsideruar shpresa, njė ndjenjė tipike pėr ata qė e gjejnė veten nė situata dobėsie apo katastrofike; pėrkundrazi, mbetet njė virtyt i fortė, edhe nė momentet mė kritike. Jeta vetė konsiston pikėrisht kėtu: tė shpresojmė mė tė mirėn pėr veten, tė afėrmit dhe tė gjithė njerėzimin.

            Koncepti biblik i shpresės ėshtė mė i gjerė dhe mė i thellė se ai qė pėrdoret zakonisht nga mjekėt, shkencėtarėt dhe psikologėt sot. Nė Bibėl, fjala “shpresė” pėrcjell idenė e dėshirės dhe tė pritjes sė diēkaje tė mirė. Shpresa pėrbėhet kryesisht nga dy komponentė: dėshira pėr diēka tė mirė dhe themeli pėr tė besuar se diēka e mirė do tė vijė. Shėn Pali pėrdor njė ilustrim tjetėr grafik tė shpresės qė lidhet me vullnetin e Perėndisė. Ai shkroi: «Kėtė shpresė e kemi si njė spirancė shpirtėrore, tė sigurt dhe tė vendosur» (Hebrenjve 6:19). Si mbijetues i mė shumė se njė mbytjeje, Shėn Pali e dinte mirė vlerėn e njė spirance.

 

 

            Shpresė do tė thotė tė presėsh me besim. Njeriu ka gjithmonė shpresė, edhe nė momentet mė tė vėshtira. Ai ėshtė mbėshtetur fort te shpresa, sepse e para dėshiron tė realizojė projektet e veta dhe e dyta sepse nuk mund ta jetojė jetėn pa tė (shpresėn).

            Njerėzit e depresuar e humbasin shpresėn, nuk presin asgjė, nuk kanė interes, mbyllen nė vetvete dhe nuk identifikojnė dot, domethėnien e jetės. Ata nuk mund tė rifillojnė nga e para, ndihen tė padobishėm, dėshtakė, e urrejnė veten dhe mendojnė se vdekja ėshtė shpresa e tyre, ankora e vetme e shpėtimit.

            Secili prej nesh mund tė jetė shpresa e dikujt tjetėr, ashtu siē janė fėmijėt shpresa e prindėrve, ashtu si dashuria na mbush plot shpresė dhe na pajton me jetėn.

            Shpresa ngjizet nė momentet e gėzimit dhe janė pikėrisht ato qė na shtyjnė tė besojmė nė diēka mė tė mirė.

            Kur jeta duket e mrekullueshme, ne ndihemi mė afėr qiellit dhe kur dhembja na kėrcėnon, strukemi nė folezėn e shpresės.

            Jeta ėshtė kohė dhe shpresė. Asgjė qė duam nuk ndodh nė atė moment qė mendojmė pėr tė; ne duhet tė presim, sepse dhe jeta vetė pret.

            Dėshira dhe shpresa i korrespondojnė njėra - tjetrės, sepse dėshira e bėn shpresėn tė mundur dhe pa dėshirė nuk ka shpresė. Pra, pėr ata qė duan tė jetojnė, ēdo mėngjes ėshtė shpresa e njė dite tė re. Ndaj sa kam frymė, kam shpresė.