Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - Druri i pikėlluar

Shkruan: Adem ZAPLLUZHA

 

DRURI I PIKĖLLUAR

 

Ekskluzivisht pėr  www.sa-kra.ch  libri me poezi i autorit Adem Zaplluzha, "Druri i pikėlluar" qė mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

Shfrytėzoj rastin qė ta falėnderoj personalisht, por edhe nė emėr tė bashkėpunėtorėve e vizitorėve tė kėsaj web faqeje,  krijuesin e palodhur nė fushėn e letėrsisė, Adem Zaplluzhėn, pėr kontributin e dhėnė nė shpėrndarjen e rrezeve tė arta tė dritės sė dijės, pa asnjė kushtėzim duke u ofruar tė gjithė dashamirėsve tė fjalės sė shkruar, pasurinė e tij shpirtėrore, krijimtarinė shumėvjeēare -  librat e botuar  pėr shkarkim falas.

Pėr kėtė kontribut  tė ēmuar e falėnderoj pėrzemėrsisht autorin!

 

 

 

 

 

 

MĖ LĖRĖ TĖ QAJ SONTE 

 

Sonte mund tė luftoj me tėrė botėn 

Por jo edhe me zemrėn time

Mos ik e dashur

Mė lėrė ta mbėshtes kokėn

Mbi gjoksin tėnd

Mė lėrė tė prehem deri nė amshim

 

Nėse ti kundėrshton

Dua tė mbėshtes dhembjen time

Pėr atė dru me zgėrbonjė

T’i recitoj deri nė agullimė

Poezitė e shkruara

Enkas pėr dashurinė tonė

 

Kjo natė e gjatė

Kush e di se ku e harroi gjumin

Mė lėrė tė qaj sonte

Deri nė mėngjes

Mė lėrė tė dėnesi nė prehrin e ėndrrės

 

 

 

2.

 

Sonte kemi sa tė duash kohė

Udhėtimi i jonė do jetė i gjatė

Prej njė rrugė tė kalldrėmtė

Do tė kalojmė nė njė rrugė tjetėr

Pranvera nuk vjen

Nėse kafshojmė mollėn e papjekur

 

Tė kujtohet se sa shumė

Ecėm mbrėmė

Rrugėt ishin tė gjata

I pėrngjanin dhembjes sonė

Ti ishe vetėm njė lule

Nė varfėrinė e stinės

 

Tė thash kemi kohė

Mbase ėshtė pranvera

Por kallkanėt po pikojnė si lotėt

E nuseve nga ēatitė e rrėnuara

Dimri ishte i pa pėrshtatshėm

Na ngriu lotin nė sy

 

 

 

3

 

Kurse ne pėrherė kishim kohė

Blinim byrek me djathė

Ngase ty

Nuk tė pėlqente aroma e mishit

 

Kallkanėt shkriheshin

Diku pas maleve

Si njė zogė nga veja

Dielli e nxirrte kokėn

Nga pėrgjumja e mėngjesit

 

Pemėt shkundeshin nga tė ftohti

Behari kishte nisur

Me i ēelė lulet mė tė bukura

Kurse sytė e tua tė gėshtenjta

I pėrngjanin dy gurėve safiri

 

 

 

4.

 

Ti nuk e kuptove dhimbjen time

Me fashat e kujtimeve

I lidhe plagėt e kohės

Ashtu siē thoshe

Koha shėron ēdo shpirt tė vrarė

Por ja

Asgjė nuk shėroi gjėma e bagremit

 

Kjo natė e gjatė

Pa asnjė dalje nga dhembja

Mė rri sonte mbi kokė

Si ajo shpatė e pėrrallave

Mė rri po ai kėrcėnim

I fjalėve tė akullta tė erės

 

 

 

5.

 

Nuk ėshtė koha

Kur njerėzit dorėzohen

Unė nuk i besoj mė askujt

Ti i shembe tė gjitha urat

Si mund tė kaloj

Pėrtej bregut tė dhembjes

Si mund tė iki

Nga ky trishtim qė lėshojnė degėt

 

Jam shndėrruar nė gur varri

Askush nuk mė kupton

As tė vdekurit nuk mė duan

Si tė eci nėpėr kėtė sterrė

Si tė qėndroj

Pranė kėsaj ofshame

 

 

 

6.

 

Sonte dua tė luftoj

Me ēdo kė

Nėse duhet

Edhe me perėnditė

 

Por mė lėshoni njerėz

Largojeni kėtė kėmishė

Tė bardhė

Nga lėkura ime e djegur

 

Sonte tėrė botės

I  kam shpallur luftė

Dua tė sfidoj ēdo kė

Por kėtė nuk mund ta bėjė

Me zemrėn time tė thyer

                         

Prishtinė,20 dhjetor 2013

 

 

 

7.

 

Kjo ditė pėr befasinė time

I ka hapur sytė

Mė shikon si tė ishte e dehur

Dy pika lot

Ortek i bardhė bore

Rrokullisen teposhtė mollėzave

 

Gjethet e zverdhura

Bien nga degėt e thyera

Thyhen edhe shtrezet e kristalta

Tė njė mėngjesi tė vrarė

Dy zogj tė verdhė

Plandosen pėr tokėn e zhuritur

 

Nga kajsishtat po ikin lejlekėt

Kanė zėnė tė dorėzohen stinėt

Shirat e kėsaj vjeshte

Po u pėrngjajnė njerėzve tė vetmuar

 

Drurėt dėnesin

Me njė vajė tė pashuar

Dėnesin me lot drerėsh

Njė mall i largėt

Paska mbetur peng te korijet

 

 

 

8.

 

Dje ishte njė ditė pa ngjarje

E tejzbrazur

Asnjė fjalė nuk shėnova nė ditar

Vetėm era mbeti e gozhduar

Si njė kryq nė shpirtin tim

 

Ti nuk ishe askund

Mendimet e tua i lė diku tjetėr

Mbetėn jashtė mureve tė kujtesės

I pėrngjaje pendės sė njė zogu

Qė kishte pėsuar njė metamorfozė

 

Unė e dija

Herėt a vonė ti do tė pendohesh

Dhe sot po qan

Si mjellma nė sytė e detit tė tėrbuar

Po qan me varkat e fundosura

 

 

Poezi nga libri "Druri i pikėlluar"