Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - DRITARET E VERBĖTA

Shkruan: Adem ZAPLLUZHA

 

DRITARET E VERBĖTA

 

 

 

Librin me poezi tė autorit Adem Zaplluzha, "Dritaret e verbėta"  mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

      

 

 

 

 

MAKTHET E NETĖVE PA GJUMĖ

 

Si devetė e bardha tė shkretėtirės

Ecin lisat

Ecin duke i pėrtypur gjethet

 

Nga majat e degėve tė thyera

Si kėrthinjtė e lėnė nėpėr faltore

Dėgjohen cijatjet e zogjve tė braktisur

 

Njė natė me shi tė brymtė

Si kjo e kėtyre ēasteve

Ka kohė qė nuk ka qenė nė qytetin tonė

 

Nga duart e lypsarėve zgjohen trishtimet

Zgjohen me ėndrrat e sėmura

Makthet e netėve pa gjumė

 

Diku nė fund tė lagjes

Plepat e fėmijėrisė i zgjasin duart

Kah dritaret e mbyllura

 

Era e lodhur nuk frynė mė

Kanė heshtur armėt

Nėpėr paradhomat e mendjeve tė shthurura

 

Vetėm kryqet e njė kohe tė egėr

Si kallkanėt nė dimėr galopojnė

Nėpėr fushat e pėrgjumura tė atdheut

 

 

E TĖRĖ DYNJAJA MENDON

 

Nė kėtė dhomė tė bezdisshme

Dhe tė pagjumė

Bashkėbanoj me vetmin time

E tėrė dynjaja mendon

Se jam i vetėm

 

Le tė mendojnė tė verbėtit

Ēfarė tė dojnė

Unė kurrė nė jetėn time

S’kam qenė

Dhe s’do tė jam i vetmuar

 

Pėrherė me mua ishte vetmia

Mė ka pėrqafuar

Dhe ledhatuar si njeriu

Njeriun

Me duart e mishta prej erės

 

Kur binte shiu i ndryshkur

Nėpėr kujtimet tona

Ne dėnesnim nė duet

Dhe i preknim mjegullat

E netėve tė ēafkave tė verbėta

 

Kishim edhe ēaste tė mira

Kur era i tundte nėpėr mendjet tona

Daullet e kujtimeve

Kurse ne nėn urat e lumėbardhit

I mblidhnim grimcat e humbura

Tė ėndrrave tona bonjake

 

 

NGA FRIKA OSE NGA MOSDIJA

 

Kur njė ditė

Do kthehem nga askund

E tė mbėrrij nė mesin e juaj

Mbase edhe ju do jeni diku askund

 

Nėpėr ledhet e historisė

I keni harruar gjymtyrėt e rrugėve

U bėtė pėrrallė e enigmave

Duke jetuar nga lavdėrimet

 

Sot  jeni duke bredhur

Nėpėr gjurmėt e juaja tė shlyera

Vetėm gjėmat e kujtesės

Ju mbajnė gjallė

 

Nga frika ose mosdija

Si kanibalėt dhunuat historinė

Ishit ushtarė tė mbretėrve pa fron

Qė kurrė nuk abdikuan nė mendjet e juaja

 

Vdisnit vetėm pėr tė ju lavdėruar i huaji

Njė pjesė tė njė gjymtyre

E varrosėt diku nė rėrat e huaja

Kurse nė atdhe s’patėt vend pėr njė kryq

 

 

I SHKULTE FLOKĖT E THINJURA TĖ ERĖS

 

Njerėzit kalojnė rrugėve veshur

Me nga njė pallto tė zezė

Hijet e dyshimta davariten

Si retė e dehura

Nėn kujtesėn e fjetur zgjohen makthet

 

Zogjtė e metaltė fluturojnė kuturu

Prej njė ane nė anėn tjetėr tė mendjes

Zbresin halucinacionet

Njė nėnė e moshuar

I shkulte flokėt e thinjura tė erės

 

Jashtė portave tė heshtjes

Zhurmojnė bubuzhelėt e njė stine

E cila kurrė nuk u kėndell nga shirat

Nėpėr zgėrbonjat e drurėve tė kalbur

Fshihen ēafkat e zeza tė njė stine

 

Ky dimėr i acartė

Nuk i ngjanė dimrave tė tjerė

Nga ēatitė e mbuluara me kashtė thekre

Pikojnė si rrėshira

Trishtimet e netėve tė ngrira

 

 

ZĖRI I TRISHTUAR I OAZĖS

 

Si bishat e tėrbuara

Ulėrinė retė e plumbta

Ulėrin edhe dendėsitė e mjegullave

Njė hėnė nudo me flokėt e shprishura

Si pa kokė vrapon nėpėr shpirtrat e shirave

 

Gjelbėrimi i etur

I pėrngjan kaktuseve tė shkulur

Nga zėri i rėrės sė shurdhėt

Dėgjohen thirrjet e gjyshėrve

Njė hardhucė e pėrgjumur

Bisedon me etjen e zhurit

 

Asnjė fjalė s’flasin milingonat

Pėrmbytja e shpirtrave

Edhe kėsaj here ri pėrsėritet

Nga ringjallja e sfinksave

Tmerrohen rebelėt e shkretėtirės

 

Aty kėtu duken zvarranikėt e rėrės

Shkurret qė ngjajnė me shpirtrat e zogjve

Sot duken si nuset e maleve

Zėri trishtuar i oazės

Sa duket i largėt nė kėtė etje tė madhe

Zėri i trishtuar i oazės

 

 

KALIMTARĖT E RASTIT

 

Nė kėtė natė tė vonė

Dėgjohen pasthirrmat e erės

Kthej kokėn mbrapa

S’dėgjohet asnjė lehje qensh

 

Lumi i qytetit tim

Gurgullon si zėri i ēmendur i mėngjesit

Kurse kėndesat

Akoma nuk i kanė zgjuar yjet e fjetura

 

Njė njeri i dehur

Si pėrherė bisedon me kontejnerėt

Shan dike ndėr dhėmb

Mbase e mallkon edhe vetveten

 

Por pėrherė pėrsėriten mbrėmjeve tė vona

Kėto mizanskena

Kur lėshohen perdet e teatrove antike

Nė shpirtin e mykur tė natės

 

Nėpėr telat e ndryshkura tė rrymės

Uturinė njė det i pėrgjumur

Kalimtarėt e rastit

I fshehin kokat nėn palltot e mjegullave