Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe - Drita Lushi

DRITA LUSHI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

DRITA LUSHI

 

 

 

 

 

          

            Hyrje

  

           Drita Lushi ka mbaruar Fakultetin e Mjekėsisė dhe punon farmaciste, por merret edhe me letėrsi duke qenė njėkohėsisht edhe autore e tri veprave letrare, dy vėllime poetike - “Ėndėrr” - 2012 dhe “Flirt” - 2014, pa harruar prozėn dhe prezantimin e saj me njė vėllim me Tregime – “Dashuria ēel nė Prill” - 2013.

            Bashkėpunon dhe boton nė gazeta tė ndryshme, jo vetėm krijimtari artistike po ushtron paralelisht dhe gazetarinė, me reportazhe, publicistikė, intervista, etj.

            Ėshtė e martuar dhe ka njė vajzė

 

 

 

 

JU (S)E NJIHNI TE DASHURIN TIM...

 

Unė e kam treguar Atė ēdo herė, pėr ju;

Kur i kam shkruar dashurisė,

kur u kam shkruar (l)ojnave

(k)odeve tė gėzimit dhe puthjeve

 

s’ua kam thėnė kurrė emrin e tij

as ngjyrėn e syve

as zėrin .

Ndėrsa vėshtrimin,ua kam thėnė veē kėngėve…

 

I dashuri im,

ėshtė njė burrė qė lexon poezi

por mė shume, ti dojė ato di ;

 

E nėse tė gjitha kėto s’mjaftojnė:

Ju tregoj time bijė…

Ka ēdo tipar tė tij…!

 

 

VJESHTĖN, MUND TA KTHEJ MBRAPSHT…

 

Sot,

ėshtė dita e fundit e vjeshtės;

Ti trishtueshėm heq sytė nga unė,

Duke parė ngultas veē pemėt…

Ēdoherė,

kėshtu trishtohesh ti…

Sa herė kjo stinė mbaron

Thua:”iku dhe njė copė dashuri”

Hej, pa shiko!

Unė mund ta kthej vjeshtėn mbrapsht po tė dua.

Nė ēast, mund tė tė bėhem

Shtator,

Tetor,

Nėntor;

Pėr mė shumė?

Vjeshtė mund ti bėj tė gjitha stinėt e tua.

Ndoshta,

dhe njė vit, mund ta lėviz

e ta ēoj atje ku u nis…!

*****

trishtimi (t)ikėn

qesh,mė sheh,

e sytė nga pemėt heq…

(s)ėshtė dita e fundit e vjeshtės…!

 

 

DO TĖ ISHA E QETĖ, PO TĖ KISHE NJĖ VAJZE.

 

Unė do tė doja qė ti tė kishe pasur njė vajzė…

Sa here ta them kėtė, tė ravijėzohet njė buzėqeshje,

E largohesh tutje pa fjalė, duke marrė me vete heshtje…

E di,

s’jemi ne qė pėrcaktojmė,

gjininė e pasardhėsve..

Por,

Nėse do tė kishe njė vajzė

Do tė kishe mė shumė flokė tė zinj

E mė pak rrudha nė ballė;

Do dilje me gaz nga shtėpia

E do tė ikte e gjithė lodhja nė kthim,

Vetėm nga i saji pėrqafim;

Nėse do tė kishe njė vajzė

do tė buzėqeshte fytyra

dhe ēdo ind;

S’do tė kisha merak

nė trishtimin, mėrzinė apo vetminė,

qė ndodh tė kaplojnė ēdo njeri

Ja pse do tė doja, qė tė kishe njė vajzė…

***

Por ti nuk ke vajzė…

Dhe unė, nuk jam e qetė..

S’mund te jem…!

 

 

PO TĖ LĖ MBI TRYEZĖ, KĖTĖ POEZI

 

Kur s’je,

vij e ulem nė poltronin tėnd;

Prek letrat e shpėrndara

Librat e lėnė hapur…

Njė rrėmujė qė jam mėsuar ta dua…

Ah, paske harruar tė marrėsh dhe sot,syzet e tua…

Vė gishtat mbi tė tutė,

nė tastet ku formon fjalė aq tė bukura,

ose qė tė mundojnė jo rrallė,

tek lidh germat tė nxjerrėsh aty shpirt e mall..!

Ndihem ti njė moment..

Ndėrsa ty tė bėj vetveten;

Mbyll sytė tė imagjinoj ardhjen…

E befas,

Vrapoj nė dritare tė shoh rrugėn,

Dhe vėrtet shfaqesh…

Unė qesh…

Qesh…me parandjenjat e mia…

Te vėrteta, sa e vėrteta,

E ndjenjės sime pėr Ty

Eh…

Te dua edhe nė mungesė,

duke dashur ēdo send qė prek ti;

e kur shfaqesh…

ndihem dyfish nė dashuri…!

Unė kam pak fjalė…

Dhe kėto s’ti kam thėnė kurrė..

As edhe tani…

****

Thjesht,po tė lė mbi tryezė …

kėtė poezi…!

 

 

DHE PRAPĖ TĖ DUA

 

Se pėrqafova asnjėherė,

…dhe e desha

Se putha kurrė,

…dhe e desha

kurrė s’i thashė qė e doja

…dhe e desha

Ai, mė donte gjithashtu njėsoj;

veē me sy;

pa fjalė,

pa pėrqafime,

pa puthje…

Pėr gjithė’ fjalėt qė s’ia thashė

…mė shumė mė donte.

Pėr gjithė pėrqafimet,

e puthjet e padhėna,

e desha mė shumė…

…dhe prapė e dua.

 

 

TĖ PATHĖNAT

 

I dashur!

Kemi lėnė shumė fjalė pa thėnė,

e jemi dashur qetė unė dhe ti;

Unė hesht gjithnjė kur zemėrohem

E ngazėllimin ēel si maj, nė dashuri!

Papritur, nis e flas e them gjithė tė pathėnat

Tė pėshpėris,

Dhjetė

Njėqind,

Njėmijė…

Ti, me sy arrin tė futesh brenda meje

E buzėt mi ndal veē me njė vėshtrim…

Pastaj nis edhe betohesh

“Ti je e vetmja histori e dashurisė”!

kur Unė dyshuese tė shoh nė sy…

Ti shpejt e shpejt ca flokė me shpupuris.

Unė rregulloj balluket ballit,

E fjala nė buzė mė vjen vetiu;

“Unė historia jote e dashurisė?

Ti je dashuria qė po shkruaj nė timen histori..”

“ Prit… mos u lumturo kaq shumė…

Sepse, di tė jem dhe djall kur duhet,

e jo veē engjėll unė…”

- Nė rregull?

 

 

KA ENDE DASHURI

 

Jashtė,

Ka ende vjeshtė…

 

Brenda meje,

Ka ende dashuri pėr Ty

 

…sepse njė zemėr,

mund tė mbajė brenda saj,

vetėm njė zemėr

dhe kurrė  dy