Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - Drejt suksesit...!

Shkruan: Eros GASHI

       DREJT SUKSESIT...!

     E tillė ėshtė jeta, sprovat asnjėherė nuk pushojnė sė ardhuri dhe sė shfaquri, nė ndėrkohė mbrojtja mė e mirė do tė kishte me qenė tė pėrballurit me to nė mėnyrėn e duhur dhe mė tė mirė tė mundur. Variabla kėto, qė aludojnė tė ju sjellin deri te suksesi, pėr tė mos ju lėnė tė zhyteni nė dėshtim.

 


            Shpesh herė na rastisė tė pėrballemi me vėshtirėsi tė natyrave tė ndryshme dhe na atakojnė pikėrisht atėherė kur gjendemi tė dobėt pėrpara sprovave qė sjellė jeta. Por pėrse tė gjendemi tė dobėt?!

            E tillė ėshtė jeta, sprovat asnjėherė nuk pushojnė sė ardhuri dhe sė shfaquri, nė ndėrkohė mbrojtja mė e mirė do tė kishte me qenė tė pėrballurit me to nė mėnyrėn e duhur dhe mė tė mirė tė mundur. Variabla kėto, qė aludojnė tė ju sjellin deri te suksesi, pėr tė mos ju lėnė tė zhyteni nė dėshtim. Ėshtė e njėjta sikur tė rrezikoheni tė pėrmbyteni nė baltėn e gjallė, duke e pasur mundėsinė tė kapeni nė degėn e njė peme, qė papritur e vėreni se e keni fare pranė, kapuni, varuni nė tė.., mos e mendoni gjatė, ėshtė e vetmja rrugė qė ju shpėton nga ajo pėrmbytje, ju nxjerrė nga humbja, ju ēliron nga dogma dhe kur tė gjitha kėto tė mbesin prapa jush, atėherė do e gjeni veten fitimtarė, triumfues dhe tė shpėtuar. Me njė fjalė ndjeheni "tė suksesshėm", subjekt ky qė tė gjithė e dėshirojnė dhe e pretendojnė, ashtu siē njė klub i futbollit e dėshiron fitoren dhe pozicionimin nė vendin e parė tė tabelės.


            E ditur qoftė, qė suksesi nuk vjen vet. Edhe po ta presim tėrė jetėn, duke menduar se fati do tė na sjellė suksesin.., si do tė pėrfundojmė?!

            (Kėtė po qė e them me bindje tė thellė) Tė zhgėnjyer, po, po.., pikėrisht kėshtu do tė pėrfundojmė, tė zhgėnjyer, qoftė me jetėn, qoftė me familjen, qoftė me njerėzit e tjerė tė rrethit shoqėror dhe, papritmas fillojmė e i kritikojmė tė tjerėt, i fajėsojmė tė tjerėt, sikur ata tė jenė pėrgjegjės pse ne jemi tė dėshtuar, e ē'ėshtė mė e keqja tashmė tė zhgėnjyer edhe me vetveten.

            Sociologu amerikan W.G.Samner, ishte ndėr pėrkrahėsit e doktrinės qė pohonte mbijetesėn e mė tė adoptuarve nė shoqėri. "Ata qė kanė pasur sukses, kėtė e kanė merituar, ndėrsa ata qė nuk kanė pasur, kanė merituar tė dėshtojnė", kėshtu thoshte ai.

            Por pėrse nė tė vėrtetė ndodhė kjo?! Pėrse disa fitojnė mė shumė se sa duhet, ndėrsa tė tjerėt jetojnė nė mjerim duke pritur lėmoshė?! Pėrse disa kanė famė dhe janė tė dėshiruar nė shoqėri, ndėrsa tė tjerėt janė tė vetėm dhe askujt nuk i bėhet vonė pėr ata?! Pėrse, pėrse, pėrse dhe shumė pėrse tė tjerė?!!!


            Kėto janė disa pyetje, pėrgjigjet e tė cilave janė shumė tė kėrkuara, po aq sa janė filozofike dhe enigmatike nė tė njėjtėn kohė. Askush nuk mundet tė jap pėrgjigje konkrete pėr kėto pyetje, them konkrete pasi qė shumė njerėz janė orvatur tė japin pėrgjigje, por qė nė kundėrvėshtrimin tim nuk kanė qenė konkretuozė, nga ana tjetėr, sa ka prej tyre aq ka edhe mendime, jo rrallė herė edhe tė kundėrta. Sido qė tė jetė, nuk dua tė bėhem llomotitės i pavlerė nė lidhje me kėtė, duke e ditur qė "pėrse-ja" nuk ka tė mbaruar, edhe sikur tė jepen njėqind pėrgjigje prapė do tė ketė njė "pėrse" pėr t'u parashtruar, e si tė jetė konkrete?!!! (Shihni ē'po kėrkoj...! Mė mirė t'i kthehem temės dhe tė mos futem nė rrugė pa kthim). E filozofisė ėshtė t'i bėjė kėto pyetje, pėrgjigjet e tė cilave tė ēojnė drejt zgjidhjes.

            Unė do tė mundohem tė pėrgjigjem, nė njė mėnyrė tė tillė, qė mė tepėr pėrkon tė jetė njė formė e tė kėshilluarit apo tė udhėzuarit.

 


            E para.., - Besimi nė vetvete -

            Sikur tė mos ndjeheni komod me veten tuaj (ashtu si jeni) dhe tė mos i besoni vetes, mos pritni t'i besoni askujt dhe askush nuk do t'ju besoj juve. Gjithmonė do tė jeni tė dobėt, tė padobishėm dhe tė paaftė nė syrin e tė tjerėve. Thjeshtė, vetėbesimi ėshtė virtyt mbi tė cilin ndėrtohet karakteri njerėzor, ėshtė diēka qė vėrehet, qoftė nė dukjen apo tė shprehurit tuaj. Andaj sa i pėrket kėsaj ēėshtjeje, duhet tė ngulitemi me tė dyja kėmbėt, me vendosmėri qė sė pari tė kemi vetėbesim. Besoni ose jo, nė momentin qė arrijmė diēka tė tillė, vetėm sa kemi bėrė njė hap drejt suksesit. Tė jetė vetėbesimi, e tė tjerat jemi tė sigurt qė i arrijmė, sepse ne besojmė dhe mjafton tė besoni. Mos keni frikė tė thoni "dua tė jem i suksesshėm"


            E dyta.., - Guximi dhe vendosmėria -

            Kurrė nuk do tė bėnit asgjė, sikur tė mos e merrni guximin pėr t'a menduar dhe, prapė nuk do tė bėnit asgjė, sikur tė mos vendosnit t'a bėni atė qė keni guxuar t'a mendoni. Kėshtu qė duhet tė jeni tė guximshėm dhe tė vendosur nė tė njėjtėn kohė.

            Unė jam njė pėrkrahės i teorisė sė tė bėrit plane. Bėni plane dhe mos t'ju duket vetja i marrė, shkruani nė njė letėr ato ēka pretendoni dhe synoni pėr tė arritur. Edhe do tė realizoni ėndrrat tuaja! A ju duket e pamundur?! Jo s'ka pse ju duket ashtu. Ne po flasim tashmė pėr hapin e dytė, pėr t'a bėrė kėtė duhet t'a kemi kaluar tė parin e qė ishte "vetėbesimi", pra qenka e mundur, sepse ne besojmė dhe ashtu do tė bėhet.


            E treta.., - Sjellja e mirė -

            Pėr tė qenė dikushi dhe ai i suksesshmi, duhet gėzuar dashurinė dhe respektin e tė tjerėve. Nuk bėn tė jeni egoist, tė vrazhdė dhe jo tė sjellshėm. Kėshtu vetėm sa e largoni dhe e kundėrta nuk e tėrhiqni askėnd, si tė tillė nuk do tė mundeni tė jeni tė suksesshėm, sado qė keni vetėbesim, guxim apo vendosmėri. Pra, ajo ēka tani kėrkohet ėshtė altruizmi (tė qenurit tė afėrt dhe bashkėpunues) kėto shkojnė nė mėnyrė zinxhirore, prandaj edhe mėnyra e sjelljes ndikon nė tė arriturit e suksesit.

            Pasi t'a keni bėrė edhe hapin e tretė (pra tė sjellurit mirė) do tė fitoni dashurinė dhe respektin e tė tjerėve, qoftė tė rrethit familjar apo shoqėror, tė cilėt mė pas, do tė jenė indikatorė tė rėndėsishėm, nė tė arriturit e suksesit tė cilin kaq shumė e pretendoni.


            E katėrta.., - Tė insistuarit -

            As edhe njė herė tė vetme mos pushoni sė insistuari. Vetėm insistimi ju mundėson konkretizimin e synimit tuaj. Ky ėshtė hapi i katėrt, tashmė jeni njė njeri me vetėbesim, jeni tė guximshėm e tė vendosur dhe gėzoni njė pėrkrahje (dashuri, respekt) tė cilėn e keni fituar nga tė sjellurit mirė me rrethin, krejt ēka mbetet ėshtė tė insistuarit, nė atė qė me tė vėrtetė doni. Edhe nėse nuk e arrijmė me tė parėn, apo tė dytėn, ndoshta "e treta ėshtė e vėrteta".


            E pesta.., pasi tė keni bėrė hapin e parė, tė dytė, tė tretė dhe tė katėrt, ashtu si thashė unė, tė pestin do t'a bėni vet.

            Tė dashur lexues, juve ju mbetet qė t'a mendoni cila do tė kishte me qenė alternativa e radhės, qė do t'i pasonte kėtyre katėr hapave fillestarė pėr nė rrugėtimin e gjatė, destinacioni i tė cilit quhet SUKSES.


            (Autori ėshtė gazetarė nė revistėn "Horizonti i Diturisė")