.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime 2 - Dituria ėshtė fuqi e parė

Shkruan: Daut DEMAKU

DITURIA ĖSHTĖ FUQIA E PARĖ  

    Nė fillim duhet ta gjesh PIKĖN TĖNDE TĖ QETĖSISĖ. Derisa tė arrish kėtė njohje, pra gjetjen e pikės personale tė qetėsisė, gjithnjė do tė mbetesh rob i instinkteve, ndikimeve emocionale e tė ndikimeve tė tjera ndėr mė tė ndryshmet. Dituria tė udhėheq nė brendi, atje ku duhet tė krijosh LABORATORIN TĖND personal. Ti je univers. Gjeje se ē’janė vėrtetė energjitė tuaja. Sepse energjitė e qenies njerėzore, nė asnjė rast, nuk janė armiqtė e njeriut.

 

 


“Dituria ėshtė fuqi pėr tejkalimin e pengesave” (Emerson)



 

            Nė tė gjitha pėrpėlitjet nėpėr letra e germa, njeriu, prapė, mbetet te pika e fillimit qė quhet NJOHJE. Emersoni thotė se dituria ėshtė fuqia e parė pėr tejkalimin e pengesave, por kėsaj duhet t’i shtohet edhe e vėrteta tjetėr se dituria ėshtė fuqia e parė pėr tejkalimin edhe tė GJITHA pengesave dhe sėmundjeve edhe nė jetėn e brendshme tė njeriut.


            Elektriciteti gjithnjė ka qenė nė re tė qiellit. Aty ėshtė dhe aty do tė jetė gjithmonė. Por mosdija jonė ka thėnė: Zoti, kur hidhėrohet, gjuan me shigjeta tė zjarrta. Sot dihet ēdo gjė pėr elektricitetin dhe, prandaj, ne e komandojmė dhe e pėrdorim pėr nevojat tona. Dija, pra, ėshtė shndėrruar nė fuqi tė dorės sė parė.

 
            Hidhėrimi i brendshėm ėshtė pikėrisht sikur elektriciteti, si rrufetė. Hidhėrimi ėshtė kėshilltar i keq. Asnjėherė askujt nė botė, hidhėrimi, nuk i ka dhėnė kėshillė tė mirė. Hidhėrimi i shkallės sė lartė e shkakton edhe ēmendinė kalimtare. (Nė kulm tė hidhėrimit – nė shkallėn e ēmendisė kalimtare – njeriu e vret njeriun dhe, kur tė kalojė rryma e hidhėrimit, kur njeriu kthehet nė normalitet nga ēmendia kalimtare, atėherė pason pendimi, por ky pendim ėshtė i vonė dhe i padobishėm.) Hidhėrimi i brendshėm, prandaj, ėshtė rrymė qė po tė njihet mirė mund tė shndėrrohet nė shėrbėtor tė dėgjueshėm, por nėse nuk njihet ai ėshtė padron qė komandon, njė padron tepėr i shėmtuar qė shkakton tė gjitha pėrplasjet dhe shqetėsimet e trazuara shpirtėrore.


            Personi qė nuk pėrjeton hidhėrim tė vėrtetė, ai ėshtė person i dobėt, i brishtė. Hidhėrimi ėshtė energji. Edhe mendimet e njeriut janė energji. Nė qoftė se e kupton kėtė energji dhe nė qoftė se di ta orientosh, atėherė tėrė kjo energji transformohet dhe shndėrrohet nė mundėsi pėr fuqizim, pėr ngritje, pėr shėrim, pėr kreativitet... por, nė qoftė se nuk e kupton ligjin e rrjedhės, atėherė pėrballja me shėmtinė ėshtė e paevitueshme.


           

 

 

       Qysh duket kjo njohje? Nė fillim duhet ta gjesh PIKĖN TĖNDE TĖ QETĖSISĖ. Derisa tė arrish kėtė njohje, pra gjetjen e pikės personale tė qetėsisė, gjithnjė do tė mbetesh rob i instinkteve, ndikimeve emocionale e tė ndikimeve tė tjera ndėr mė tė ndryshmet. Dituria tė udhėheq nė brendi, atje ku duhet tė krijosh LABORATORIN TĖND personal. Ti je univers. Gjeje se ē’janė vėrtetė energjitė tuaja. Sepse energjitė e qenies njerėzore, nė asnjė rast, nuk janė armiqtė e njeriut.

 
            Gjeje me kujdes se ē’ėshtė kryesore pėr ty. Por po them: karakteristikėn tėnde kryesore. Zbuloje me kujdes a ėshtė karakteristikė kryesore e qenies tėnde hidhėrimi, seksualiteti, xhelozia, urrejtja, lakmia, dėshira pėr t’u dukur apo cila tjetėr? Kjo duhet gjetur, patjetėr duhet tė arrihet kjo njohje, sepse pa e pas gjetur kėtė karakteristikė ėshtė shumė vėshtirė tė depėrtohet mė thellė. Krakateristika kryesore e individit ėshtė faktori themelor, ēelėsi kryesor pėr tė hyrė nė vetinė themelore qė posedon ENERGJINĖ kryesore. Dhe asnjėherė mos u mbėshtet nė pėrvojėn e tė tjerėve, sepse karakteristika kryesore e dikujt tjetėr nė asnjė rast nuk mund t’i pėrngjajė (e lere mė tė jetė identike) karakteristikės tėnde kryesore.


            Pas identifikimit tė saktė tė burimit kryesor tė energjisė, pason hyrja nė qetėsi. Vetėdijesimi i plotė pėr qendrėn e energjisė, hyrja nė qetėsi duke u shndėrruar nė qendėr tė dėshmitarit, qė e sheh dhe e ndien valėn e lartė tė energjisė, tėrė rrjedhėn e energjisė prej burimit deri nė dalje tė jashtme, atėherė, ky vetėdijesimi, ky vrojtim i vėmendshėm ta mundėson tė shndėrrohesh nė sundimtar, nė padron tė rrjedhės.


            Vetėdijesimi, qendra e dėshmitarit, tė ndihmojnė tė depėrtosh nė pikėn tėnde tė qetėsisė qė, mė pastaj, t’i orientosh valėt e energjisė tėnde andej kah do ti dhe nė mėnyrėn qė e dėshiron ti. Sepse tashmė nuk je rob, por pronar i burimit kryesor tė energjisė.

 

     dautdemaku@gmail.com