Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Lindja, dita kur duhej tė vdiste!

www.evropaelire.org

LINDJA, DITA KUR DUHEJ TĖ VDISTE!

Favzia Kofi - presidentja e parė afgane?!

 

     “Unė kam lindur si njė vajzė qė duhej tė vdiste. Por, nėse Zoti do, unė mund tė vdes duke u bėrė presidentja e parė femėr e njė vendi qė e dua dhe njė vendi ku tė gjithė fėmijėt – djem dhe vajza – do tė lindin nė paqe dhe jo nė dhunė”, thotė Favzia.

 

 

 

            AFGANISTAN- Dita kur kishte lindur, ishte dita kur duhej tė vdiste. Askush, madje as nėna e saj, nuk donte qė ajo tė mbijetonte. Arsyeja? Ishte vetėm njėra nga qindra foshnjat e padėshiruara vajza qė lindnin ēdo ditė nė Afganistan. Ky pėrshkrim i takon Favzia Kofit, e cila ėshtė zėvendėskryetarja e parė femėr e Parlamentit afgan.

            Nė shkrimin e saj autorial pėr gazetėn “Newsweek”, Favzia pėrshkruan atė qė e ka pėrcjellė qė nga ardhja nė kėtė botė.

            “Nėna ime ishte rraskapitur qysh para lindjes sime. Babait tim, tė cilin e ndante me gjashtė gra tė tjera, i kishte lindur tetė fėmijė”, shkruan Favzia.

            Nėna e saj u dėshpėrua edhe mė shumė, kur burri i saj u martua me njė vajzė 14-vjeēare. Kur nusja e tij fėmijė i solli nė jetė njė djalė, vetėm tre muaj para lindjes sė Favzias, e vetmja shpresė e nėnės sė saj pėr tė ruajtur njė pjesė tė dashurisė sė bashkėshortit, ishte qė fėmija qė mbante nė bark, tė ishte djalė.

            Gratė e fshatit luftuan shumė pėr tė shpėtuar jetėn e saj, pasi kishte lindje tė vėshtirė me Favzian. Por, Favzia u vendos menjėherė jashtė nė diell pėr tė vdekur. Ishte vajzė. Ishte fėmija i 19-tė i familjes.

            Qėndroi me orė tė tėra nė diell, duke ulėritur nga djegiet qė i shkaktonin rrezet lėkurės sė saj tė njomė, derisa dikush e futi brenda dhe ia dorėzoi sė ėmės. E ėma ndihej nė faj, por i premtoi vetes se s’do tė lejonte asnjė tė keqe tė prekte mė Favzian.

            “Nėna ime, njė grua fshati, analfabete, u bė heroina e jetės sime. Kur shpėrtheu lufta nė Afganistan dhe familja ime u shqye nė disa pjesė me vdekjen e babait e pastaj edhe tė disa anėtarėve tė tjerė tė familjes, pėrfshirė vėllezėrit e mi, nėna ime ishte ajo qė mbajti familjen tė bashkuar. Falė vendosmėrisė sė saj, unė isha fėmija i parė vajzė nė familjen time, qė mė lejuan tė shkoj nė shkollė”, shkruan Favzia.

            Rrethanat e lindjes sė saj mund tė tingėllojnė tronditėse pėr disa. Por, nė Afganistan kjo ende nuk ėshtė e pazakontė. Afganistani ėshtė toka ku fėmijėt vajza shihen mė pak tė vlefshėm se njė dhi. Dhia do t’ju japė ju tė paktėn qumėshtin dhe mishin, ndėrsa vajza ėshtė njė tjetėr gojė pėr ta ushqyer.

            Favzia kujton tė ketė vizituar njė fshat dhe tė ketė takuar njė grua tė sėmurė qė kishte lindur. Ishte rreth 25 vjeēe dhe kishte lindur katėr fėmijė. Ajo nuk mund t’i kėrkonte burrit tė saj tė shkonte te mjeku, sepse pėr ta bėrė njė gjė tė tillė, ai duhej tė shiste njė nga bagėtitė e tij.

            “Kur unė tė vdes, burri im mund tė gjejė grua tjetėr. Por, nėse ai shet kafshėt, ēfarė do tė hanė fėmijėt e mi?”, kujton Favzia fjalėt e saj, pėr tė cilėn nuk beson se tani ėshtė gjallė.

            Pra, diskriminimi i grave dhe trajtimi i dobėt i tyre nis nga lindja.

            Pėr shumė gra afgane, jeta ėshtė dhunė dhe shėndeti i ligė ėshtė gjėja mė e mirė qė mund tė presin. Favzia, nė artikullin pėr “Newsweek”, kujton edhe historinė e 15-vjeēares Shar Gyl qė tronditi botėn.

            Thonjtė e saj ishin shkulur, ndėrsa ishte mbajtur pa ushqim tė duhur pėr pesė muaj, nė njė banjė tė pistė dhe tė errėt, nga familja e burrit tė saj. Shkaku – kishte refuzuar tė bėnte prostitucion.

            Si rezultat i presionit tė familjes sė vajzės, dy persona janė arrestuar nė atė qė zyrtarėt afganė e quajnė “akt joislamik”. Por, ajo qė ėshtė vėrtet tronditėse, shkruan Favzia, ėshtė se ky lloj trajtimi i nuseve tė reja, nė Afganistan nuk ėshtė i pazakontė.

 

 

            Favzia ka punuar tetė vjet si anėtare e Parlamentit nė Qeverinė afgane, ndėrsa mė herėt ishte zyrtare pėr mbrojtjen e fėmijėve nė UNICEF.

            “Jam marrė me raste tė panumėrta tė abuzimit, dhunės dhe martesave tė detyruara. Provinca qė unė kam pėrfaqėsuar ishte Badakshani – njėra nga krahinat mė tė varfra dhe mė konservatore nė gjithė Afganistanin. Provinca gjithashtu kishte normėn mė tė lartė botėrore tė vdekshmėrisė sė nėnave dhe fėmijėve”, shkruan Favzia pėr “Newsweek”.

            Janė statistika tė turpshme, thotė ajo. Tė turpshme pėr afganėt, qė tolerojnė injorancėn e tillė, e cila pėrjetėson njė situatė tė tillė, dhe tė turpshme pėr komunitetin ndėrkombėtar, i cili, qė nga rėnia e Qeverisė sė talibanėve, ka derdhur miliarda dollarė nė programet e parapara pėr rindėrtimin e kombit tė shkatėrruar.

            Nėse ky ishte objektivi i koalicionit nė vitin 2001, tani me ēfarė mund tė konsiderohet i suksesshėm ai?

            Nėse qeveritė e huaja nga radhėt e NATO-s bėjnė plane pėr tėrheqjen e trupave, si mund t’ia bėjė njė vend i pazhvilluar, me eksportim vetėm tė heroinės, me infrastrukturė jo tė duhur, me mungesė tė sigurisė, tė sigurimeve shėndetėsore apo tė arsimit, pėr t’u integruar me sukses nė botėn moderne?

            “Ėshtė e drejtė tė thuhet se Afganistani ka shėnuar njė sėrė arritjesh nė dekadėn e fundit, qė nga rėnia e talibanėve. Por, ka ende shumė pėr t’u bėrė”, vė nė pah Favzia pėr “Newsweek”.
            Kėtė javė, ėshtė thėnė se talibanėt duan tė hapin njė zyrė politike nė shtetin e Katarit, pėr “bisedime rreth paqes”.

            “Unė jam njė nga zėrat e Afganistanit qė e vė nė pikėpyetje kėtė qasje. Disa muaj mė parė, talibanėt u pėrpoqėn tė mė vrisnin. Pėr mė se njė orė, ėshtė zhvilluar njė betejė me armė nė mes tyre dhe rojeve tė mia, duke mos ditur nėse do tė vdes apo do tė mbijetoj. Ata kanė tentuar tė mė vrasin edhe nė raste tė tjera pėr tė vetmen arsye - se unė jam njė grua qė flas pėr tė drejtat e njeriut. Dhe jo vetėm mua, por edhe tė tjerėt qė flasin si unė”, shkruan Favzia.

            A mund tė besojė dikush se talibanėt vėrtet do tė ndajnė pushtetin dhe do tė jenė nė gjendje tė ulen nė njė kuvend demokratik sė bashku me njė grua?

            Traditat demokratike nuk janė tė reja pėr Afganistanin, por pas 30 vjetėve tė gjatė, qė kanė shėnuar pushtimin rus, luftėn brutale civile dhe sundimin taliban, vendi ka ende nevojė pėr mbėshtetjen ndėrkombėtare, pėr tė siguruar se pėrfitimet demokratike dhe sociale tė viteve tė fundit, nuk janė humbur.

            Njė ditė, talibanėt mund tė kenė sukses nė vrasjen e Favzias. Por, pėr aq kohė sa tė jetė gjallė, ajo nuk do tė ndalojė sė drejtuari popullin e saj larg korrupsionit dhe varfėrisė.

            Pėr kėtė arsye, ajo do tė kandidojė edhe nė zgjedhjet presidenciale tė Afganistanit, nė vitin 2014.

            “Unė kam lindur si njė vajzė qė duhej tė vdiste. Por, nėse Zoti do, unė mund tė vdes duke u bėrė presidentja e parė femėr e njė vendi qė e dua dhe njė vendi ku tė gjithė fėmijėt – djem dhe vajza – do tė lindin nė paqe dhe jo nė dhunė”, thotė Favzia.

            Ajo do qė ta shohė Afganistanin tek zė vendin e duhur nė botė. Favzia beson se me mbėshtetjen e vazhdueshme ndėrkombėtare, njė gjė e tillė njė ditė do tė ndodhė.

            “Lutja ime ėshtė pėr SHBA-nė dhe vendet e tjera qė tė mos na braktisin ende”, shkruan Favzia Kofi pėr “Newsweek”.