.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Psikologji - Dita ime e bukurisė

http://psikologjia.publiku.com

 

DITA IME E BUKURISĖ

  Njė ditė e tėrė dedikuar bukurisė

 

            Kush ndihet e bukur, duket e bukur. E vėrtetė, por nuk mund tė mjaftohesh vetėm me kaq. Tė paktėn njė herė nė muaj lėr gjithēka mėnjanė dhe dedikoju vetes tėnde. Merru me ēdo pjesė tė trupit. Qė nga maja e thoit e deri te flokėt, pa lėnė pas dore asnjė detaj. Pėrkėdhelu dhe mos harro: pėr t’u ndier nė formė, mjafton tė gjesh harmoninė e brendshme, ndaj fillo tė pėrgatitesh qė njė natė mė parė.

 

     

            Ja kėshillat tona :

 

            Njė natė mė parė

 

            Para sė gjithash, krijo rreth vetes njė atmosferė relaksuese: zgjidh njė muzikė tė qetė qė tė mundėson tė lėsh pas shpatullave ēdo mendim negativ ose stresues. Pėrgatit njė darkė tė mirė e tė lehtė me bazė peshku, pėr shembull: ton, perime tė freskėta tė gatuara nė avull dhe fruta tė freskėta. Konsumoje brenda 20 minutash, nė mėnyrė qė tė thjeshtosh procesin e tretjes dhe tė mos e rėndosh organizmin. Shtrihu herėt nė shtrat dhe fli tė paktėn 7 orė gjumė. Dhe para se tė flesh, mos harro banjėn e ngrohtė!

 

            Relaks nė vaskė

 

            Njė banjė e mirė duhet tė zgjasė maksimumi 15 minuta, nė mėnyrė qė sistemi i qarkullimit tė gjakut tė mos lodhet dhe lėkura tė mos thahet shumė. Temperatura ideale e ujit duhet tė jetė 35 deri 38 gradė. Pėr ta bėrė banjėn edhe mė tė rafinuar, mund tė hedhėsh nė ujė ca pika vaji esencial, pėr shembull vaj shporizi, qė ndihmon pėr qetėsimin e ankthit, pagjumėsisė dhe tensionit nervor. Thuaji vetes “natėn e mirė” duke gjerbur njė ēaj qetėsues pasi ta kesh ėmbėlsuar mė parė me mjaltė.

 

            Nė zgjim

 

            Shtriqu. Ndiq lėvizje tė thjeshta, qė riaktivizojnė qarkullimin. Rrotullo duart, kėmbėt zgjat krahun dhe kėmbėn e majtė, pastaj krahun dhe kėmbėn e djathtė. Sapo tė jesh ngritur nė kėmbė, buzėqesh, pi njė lėng tė shtrydhur frutash tė freskėta dhe pėrgatitu pėr njė dush tė mirė. Rregullo temperaturėn e ujit qė tė jetė i ngrohtė: shėrben pėr tė hapur mirė poret e lėkurės dhe pėrgatitu pėr trajtimet e mėpasme.

 

            Skrab, skrab, skrab

 

            Me lėkurėn ende tė lagur, pėrgatitu pėr njė nga gjestet mė tė rėndėsishėm tė ditės tėnde tė bukurisė: tė ēlirosh lėkurėn nga qelizat e vdekura dhe pastėrtitė. Kalo mbi lėkurė njė eksfoliant tė mirė, qė pėrmban mikrogranula. Shpėrndaje mbi sipėrfaqen e epidermės nė mėnyrė qė tė stimulosh mikroqarkullimin e nėnlėkurės dhe tė favorizosh oksigjenimin e shtresave. Pėrqendrohu mė shumė te bėrrylat dhe gjunjėt, ji delikate nė zonėn e gjoksit dhe kraharorit dhe mos harro shpinėn. Lėkura dhe qafa duan tė njėjtin trajtim, por me njė produkt specifik.

 

            E kanė radhėn flokėt

 

            Laji flokėt me njė shampo delikate, qė mė parė e ke holluar nė ujė. Masazho lėkurėn pėr rreth njė minutė dhe pastaj shpėlaje mirė kokėn, pasi tė sigurohesh se e ke eliminuar tė gjithė shkumėn. Uji nuk duhet tė jetė shumė i nxehtė, sepse ndryshe floku dobėsohet. Krihu me njė krehėr tė drunjtė dhe pastaj apliko njė maskė rigjeneruese pėr rreth gjysmė ore. Zgjidh njė maskė tė pėrshtatshme pėr flokun tėnd dhe mos harro se, edhe nėse nuk ke probleme specifike, do tė tė shėrbejė pėr t’i mbajtur flokėt tė shėndetshėm e tė fortė. Nė fund, nėse bėn vapė, lėri flokėt tė thahen nė mėnyrė natyrale.

 

 

            Dopio-maskė pėr fytyrėn

 

            Lėkura e fytyrės, duke qenė e ekspozuar ndaj agjentėve tė jashtėm, plaket mė shpejt. Tė paktėn njė herė nė muaj ėshtė rasti pėr t’i dedikuar dy kura: njė maskė pastruese deri nė thellėsi dhe njė maskė rigjeneruese pėr ta ushqyer. Zgjidh trajtime tė pėrshtatshme pėr lėkurėn tėnde dhe pastaj shpėrndaje produktin nė mėnyrė uniforme: nga balli tek mjekra, duke shmangur qepallat, rrathėt e syve dhe buzėt. Lėre tė pushojė aq sa e kėrkon produkti dhe mė pas shpėlaje me ujė tė ngrohtė. Nė fund vendos mbi fytyrė njė tonik, qė i jep lėkurėn shkėlqim.

 

            Cheeeseee: buzėqesh!

 

            Njė buzėqeshje e bukur kėrkon buzė tė kuruara dhe dhėmbė tė shėndetshėm. Edhe nė kėtė rast duhen eliminuar qelizat e vdekura. Kalo mbi buzė njė furēė tė butė duke ndjekur lėvizje rrotulluese. Ky veprim shėrben edhe pėr tė riaktivizuar qarkullimin. Nė fund hidratoji bollshėm dhe masazhoji, nė mėnyrė qė tė shmangėsh formimin e rrudhave tė vogla. Pėrfundo duke larė dhėmbėt, duke u kujtuar qė furēa duhet kaluar nga lart poshtė, pa harruar njė pėrdorim tė mirė tė fillit dentar.

 

            Kėmbė e duar

 

            Janė detajet qė bėjnė diferencėn, ndaj mos i lėr pas dorė ekstremitetet dhe vazhdo ditėn tėnde tė bukurisė me manikyr dhe pedikyr. Kujdesu qė tė kesh aceton delikat, krem pėr kutikulat, shkoptha portokalli, limė kartoni, njė bazė mbrojtėse dhe smalt nė ngjyrėn e preferuar. Disa kėshilla tė vogla: mos i pri thonjtė me prerėse, por me limė dhe mos u jep atyre tė kėmbėve formė ovale, sepse tek cepat thoi hyn nė mish. Kutikulat duhen shtyrė pėrreth thoit vetėm pasi t’i kesh lėnė duart pėr pak kohė nė ujė tė ngrohtė dhe sapun. Nuk kėshillohen tė priten.

 

            Hidrato trupin

 

            Mirė. Nėse i ke ndjekur tė gjitha kėshillat e mėsipėrme, tani lėkura ėshtė gati pėr t’u hidratuar. Shpėrnda mirė nėpėr gjithė trupin njė krem ose vaj qė e mban lėkurėn elastike dhe pėrfito pėr njė masazh tė shkurtėr. Ndiq lėvizje tė vogla rrotulluese me duar nė mėnyrė qė tė riaktivizosh qarkullimin dhe tė favorizosh oksigjenimin e shtresave tė lėkurės, duke pasur parasysh se lėvizjet duhen bėrė gjithmonė nga poshtė, lart. Nė kėtė pikė je gati: mbylle ditėn tėnde tė bukurisė me pak nga parfumi yt i preferuar dhe shėno nė axhendė datėn pėr muajin tjetėr.