.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Psikologji - Rreth disa ēėshtjeve tė filozofisė praktike

Shkruan: Shaip KABASHI

RRETH DISA ĒĖSHTJEVE TĖ FILOZOFISĖ PRAKTIKE

       Detyrė kryesore qė parashtrohet ėshtė mėnyra se si tė gjejmė alternativa tė shumta pėr rrugėt e jetės, si ta pėrmbajmė veten nė kėtė kohė tė vėshtirė dhe me plot trauma. Si t’i largojmė dhe t’i zhdukim anėt e errėta tė jetės, si: xhelozinė, alkoolizmin, kokėfortėsinė, lakminė, nėnēmimin, pėrbuzjen, fanatizmin, gėnjeshtrėn, dyfytyrėsinė, paditurinė etj., njėkohėsisht t’i mbjellim dhe t’i kultivojmė anėt e shndritshme tė jetės: maturinė, sinqeritetin, optimizmin, dinjitetin, kulturėn, lirinė, diturinė...

 

 

            Filozofia i kthehet jetės praktike duke hapur alternativė nė njohjen e proceseve qė e karakterizojnė kohėn tonė. Detyrė kryesore qė parashtrohet ėshtė mėnyra se si tė gjejmė alternativa tė shumta pėr rrugėt e jetės, si ta pėrmbajmė veten nė kėtė kohė tė vėshtirė dhe me plot trauma. Si t’i largojmė dhe t’i zhdukim anėt e errėta tė jetės, si: xhelozinė, alkoolizmin, kokėfortėsinė, lakminė, nėnēmimin, pėrbuzjen, fanatizmin, gėnjeshtrėn, dyfytyrėsinė, paditurinė etj., njėkohėsisht t’i mbjellim dhe t’i kultivojmė anėt e shndritshme tė jetės: maturinė, sinqeritetin, optimizmin, dinjitetin, kulturėn, lirinė, diturinė...

 

            Pa marrė parasysh kushtet dhe rrethanat nė tė cilat po jetojmė, gjithēka qė ėshtė e mundur duhet tė bėjmė: tė edukojmė veten dhe tė kontribuojmė nė arsimin e pėrgjithshėm. Sepse njerėzit me edukatė tė mirė duhet t’u shmangen fjalėve tė tepėrta dhe mburrjes e zmadhimit tė virtyteve tė veta. Prandaj, njė pedagog i vjetėr me tė drejtė ka thėnė: “Bima zbukurohet me lule, njeriu me mend, populli me kulturė, nėna me fėmijė dhe arsimi me dituri”. Ndėrsa Naimi thoshte se: “Padituria, respektivisht mungesa e edukatės ėshtė burim i tė gjitha tė kėqijave”.

 

            Mendjen tonė tė ngritur gjithnjė duhet ta pėrdorim pėr veprime tė mira dhe nė tė mirė tė formimit tė raporteve shoqėrore e humane midis njerėzve. Filozofia praktike ka dhėnė pėrgjigje nė shumė pyetje, e nė radhė tė parė edhe nė pyetjen se kur jemi fatlumė. Pėr tė qenė fatlumė duhet t’i largojmė fatkeqėsitė. Nė kėtė rast do t’i pėrmendim disa fatkeqėsi si mė kryesore:

 

            Monotonia - ėshtė pikėnisje e shumė momenteve fatkeqe qė kanė dimensione tė ndryshme. Ajo ėshtė moment qė ka shumė pak pėrjetime dhe thjesht i ngjan pranverės me shi pa ylber. Monotonia manifestohet nė tė gjitha sferat e jetės sonė. Ajo shkakton pasoja dhe momente tė tjera pesimiste nė jetė. Monotonia ėshtė sėmundje mė e padurueshme prej tė gjitha sėmundjeve tona, e cila shkakton lodhje dhe me tė drejtė thuhet se ėshtė shkretėtirė e shpirtit. Prandaj, njeriu nė asnjė moment nuk duhet tė bėhet rob i monotonisė. Ai ēdo herė duhet tė gjejė mundėsi qė tė mos pushoj nėn hijen  e saj.

 

            Mėnia - lind nga brutaliteti - thotė Bekoni, e cila shkakton shumė elemente tė fatkeqėsisė. Dimensionet e saj janė aq tė mėdha sa qė shpeshherė shkaktojnė sėmundje shoqėrore. Mėnia mund tė largohet prej gjinisė njerėzore kur tė gjithė dimensionet e saj zėvendėsohen me dashuri dhe respekt ndaj njėri-tjetrit. Jo mėni ndaj njėri-tjetrit, por afrim, tolerancė, mirėkuptim dhe dashuri nė mėnyrė qė tė pėrballohen tė gjitha pengesat qė paraqiten nė ecuritė e zhvillimit shpirtėror. Mėnia nuk largohet me anė tė mėnisė. Vetėm dashuria dhe mirėkuptimi e pastron ēdo njollė tė saj. Aleks Buda thotė: “Vėllezėr, tė jetojmė tė lumtur dhe tė mos u kemi mėni atyre qė ne na kanė”. Mėnia nuk kėputet me mėni, por kėputet me dashuri. Edhe koha jonė, nė tė cilėn jetojmė, ėshtė e lodhur prej mėnive.

 

            Xhelozia - ėshtė e lidhur ngushtė me mėninė, e cila lė pasoja tė mėdha nė jetėn e njerėzve. Xhelozia me tė gjitha vetit  e tjera tė fatkeqėsisė paraqitet atje ku mungon kultura, arsimi dhe edukata e drejtė, si dhe atje ku fanatizmi ėshtė nė dukje. Ndėrsa, atje ku hapėsirat e vlerave shoqėrore janė tė mbushura me vlera tė kulturės, tė arsimit dhe tė edukimit tė drejtė ėshtė vėshtirė tė gjendet njeriu i cili do tė dispononte ngarkesėn e saj.

 

 

            Dyfytyrėsia - ėshtė njėra ndėr cilėsitė mė negative tė jetės. Nė fillim duket se atij qė e pėrdor i sjell ndonjė fitim ose “rrugėdalje”, por mė vonė shihen tė gjitha pasojat e saj qė shkaktojnė shumė dimensione tė fatkeqėsisė. Njeriu i dyfytyrshėm fare lehtė mund tė zbulohet, sepse ai nė esencė ėshtė i pafuqishėm me argumente. Sjelljet e tij janė tė zbehta dhe artificiale. Ėshtė pa personalitet dhe nuk e ka unin e tij. Tolstoi nė njė rast thotė: “Kurrė mos i dėgjoni ata qė flasin keq pėr tė tjerėt dhe mirė pėr ju”.

 

            Alkoolizimi - shkakton shumė sėmundje shpirtėrore dhe shoqėrore; fatkeqėsitė qė shkaktohen prej tij nuk kanė matje. Prandaj, alkoolizmi ėshtė anė mė e errėt, mė mizore dhe mė fatkeqe e jetės. Njeriun vėrtet gjatė jetės e mundojnė shumė probleme mė komplekse tė ndryshme. Ai mund tė gjejė rrugėdalje, por shpeshherė i mungon vetiniciativa. Nė fillim rrugėdalje gjen tek alkooli. Nė atė moment pasoja e shpirtit dhe qetėsia e plotė e trupit janė “zgjidhje e mirė” e problemeve tė jetės. Mė vonė mund tė shihen tė gjitha pasojat e kėqija nė psikikėn e tij. Tjetėrsimi i personalitetit tė njeriut ėshtė njė nga karakteristikat esenciale tė kėtij fenomeni. Njeriu nuk ėshtė ai qė ėshtė. Nuk di se ēka flet, vepron jashtė ēdo norme shoqėrore dhe nuk ėshtė nėn kontrollin e vetėdijes.

 

            Kokėfortėsia - ėshtė njė ndėr cilėsitė mė tė kėqija tė njeriut dhe shkaktare e shumė fatkeqėsive qė paraqiten nė jetė. Kokėfortėsia nė esencė mbulon paaftėsinė dhe paditurinė e njeriut, karakterin e tij tė dobėt, sjelljet dhe marrėdhėniet nė mesin ku jeton dhe vepron. Kokėfortėsia mund tė largohet ose mė mirė tė themi tė shėrohet. Personi i tillė preferohet tė edukojė gjuhėn dhe ta ulė tonin e fjalės. Nuk bėn tė pėrdor pije alkoolike dhe tė vozisė, sepse nė shumė momente e harron veten. “Kokėfortėsia ėshtė cilėsi e budallait. Njeriu qė nuk i ndėrron qėndrimet e veta, nuk ėshtė qenie njerėzore po pėrmendore”, thotė Hajnrih Hajne

 

            Shpirtkeqėsia - i takon cilėsive qė i shkakton kokėfortėsia dhe kryelartėsia. Shpirtkeqėsia ėshtė kulmi i tė gjitha cilėsive negative qė mund tė ketė njeriu. Shekspiri thotė: “Natyra ėshtė e ėmbėl dhe ēdo herė lind zemra tė ėmbla... Njeriu vetė i ngjyros me gjėra tė kėqija”. Njėra ndėr cilėsitė mė kryesore tė shpirtkeqėsisė ėshtė  vrazhdėsia, e cila nė tė shumtėn e rasteve shprehet nė fizionominė e jashtme dhe e cila shprehjen mė tė dukshme tė vrazhdėsisė e gjen nė qeshje dhe jo nė fjalė. “Te njeriu, shkruan ai, vrazhdėsia mė e thellė shpirtėrore shumė mė ashpėr shfaqet nė qeshje se sa nė fjalė”.

 

            Lavdėrimi i vetvetes - gjithashtu ėshtė njė ndėr cilėsitė mė tė kėqija, ku fshihet paaftėsia e njeriut pėr t’u ballafaquar me jetėn reale.  Ai qė vetė lavdėrohet nuk ėshtė i aftė ta njoh realitetin, por jeton prej fjalėve tė tij lavdėruese. Kjo ėshtė shenjė e dekadencės sė jetės shpirtėrore tė personit dhe prangė pėr vetėzhvillimin e tij. Prandaj, me plot tė drejtė mund ta quajmė gėnjeshtėr tė vetės. “Lavdėruesit, thotė Freinez Bekoni, tė menēurve ua kanė mėni”. Ndėrsa njė proverb popullore japoneze thotė: “Lavdėrimi ėshtė fillimi i ēdo mėnie”. Porosia jonė ėshtė: Lirinė pėr ēdo lavdėrim t’ia lėmė veprės, tė tjerėve dhe jo buzėve tona.

 

            Gėnjeshtra - ėshtė e lidhur ngushtė me lavdėrimin e vetvetes. Ajo ēdoherė nė tė vėrtet rri nė pėrpjesėtim tė zhdrejtė. Pasojat e gėnjeshtrės janė tė mėdha. Zakonisht, ai qė dyshon nė ēdo gjė, para sė gjithash, dyshon nė vetvete. Gėnjeshtra edhe pse nė dukje ėshtė atraktive, nė esencė nuk ka asgjė, sepse i mungon e vėrteta, realiteti. Pėr tė janė dhėnė mendime tė ndryshme. Kanti, gėnjeshtrėn e quan thyerje mė tė madhe tė personalitetit tė njeriut.

 

 

            Autori ėshtė profesor i filozofisė