Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 3 - DIOGJENI I SINOPES: PO KĖRKOJ NJĖ NJERI TĖ NDERSHĖM

www.tokesor.com

DIOGJENI I SINOPES: PO KĖRKOJ NJĖ NJERI TĖ NDERSHĖM

 

            Diogjeni ishte bashkėkohės e nxėnės i Platonit, Platoni e quante atė si njė Sokrat tė ēmendur. Mėsimet e para i kishte marrė pranė Antisthenesit. Dikur bashkėmoshatarėt e tij e ftuan tė shėtisnin sė bashku. Refuzoi me aq ngulm, sa mėsuesi i tij nuk nguroi ta kėrcėnonte me shkop. Dhe atėherė, ai i tha se druri nuk do ta bėnte tė ikte, dhe se as qė i dridhej qerpiku.

 

  

            Filozofi i madh grek Diogjeni, kurdoherė kur e lexojmė pjesė- pjesė, apo shfletojmė fletėt e librit tė tij me ngadalė, vėrejmė se filozofia e tij njerėzore ėshtė ndėr mė aktualet, ndėr mė tė bukurat, ndėr mė njerėzoret, ndėr mė tė diskutuarat, ndėr mė madhėshtoret, njė ndėr filozofitė me mesazh kaq tė paqtė, sikur ky njeri gjeni tė jetonte sot nė kohėt moderrne, dhe jo disa mijėravjeēarė mė parė, kur bota nuk e njihte kompjuterin, televizorin, internetin. Si e kanė pėrcjellė Diogjenin dhe filozofinė e tij nė kohėt moderrne, historianėt, studiuesit, kritikėt, akademikėt e filozofisė?! Me shprehjen kaq njerėzore dhe mbi njerėzore, kaq tė thjeshtė, por po kaq tė ndėrlikuar, kaq tė shkurtėr, por me mendim tė pakonceptueshėm, dy fjalė, baraz me vepra tė tėra, me dy fjlalė tė urta por shumė poetike, qė kanė brenda gjithēka qė na duhet.

            Pra shprehja e tij brilante ėshtė dhe sot magjia njerėzore e fjalės; Kėrkoj njeriun! Me mjekrrėn e bardhė si dėbora, me veshjen e thjeshtė, me gjuhėn e bukur tė popullit, me zėrin e ėmbėl si kėngėtarė, me kokėn lartė dhe gjithmonė qėmtues Diogjeni nė mes tė ditės me diell, plot dritė, ku gjithēka duket saktė, me njė fener nė dorė gjezdiste nėpėr rrugėt e Greqisė tė kėrkontė njeriun. Lind pyetja, kė njeri? E pra, atė, njeriun e urtė dhe punėtor, atė qė punon shumė dhe flet pak (vepra flet mė shumė se fjala), atė qė bėn veprėn dhe rri nė fund tė turmės, atė qė nuk rreh gjoksin edhe kur ka bėrė shumė, atė qė nuk dinė tė ofendojė dhe vrasė, atė qė kėrkon tė vėrtetėn nė botėn e trazuar nga luftrat dhe etja pėr para…Diogjeni me fenerin e tij kėrkonte njeriun e ndershėm. Mos vallė feneri i tij kishte mė shumė ndriēim se vetė ndriēimi diellor nė mesin e ditės tė Greqisė plot dritė?

 

 

            Jeta:


            Diogjeni lindi nė Sinop (412-323 p.e.s), nė krahasim me filozofėt e tjerė kishte karakter tė veēantė. Diogjeni ishte bashkėkohės e nxėnės i Platonit, Platoni e quante atė si njė Sokrat tė ēmendur. Mėsimet e para i kishte marrė pranė Antisthenesit. Dikur bashkėmoshatarėt e tij e ftuan tė shėtisnin sė bashku. Refuzoi me aq ngulm, sa mėsuesi i tij nuk nguroi ta kėrcėnonte me shkop. Dhe atėherė, ai i tha se druri nuk do ta bėnte tė ikte, dhe se as qė i dridhej qerpiku.

            Pasi u dėbua nga vendi i tij i lindjes, Sinope, e pasi kishte pėrdhosur disa zakone, Diogjeni u shpėrngul nė Athinė, bėri jetėn e njė lypėsi dhe pėrdhosi metaforikisht ato zakone dhe konvencione tė cilat ai i quante “monedha false e moralitetit”. Diogjeni jetonte i qetė, pa i dhėnė rėndėsi mendimit tė tė tjerėve. Dimėr, behar jetonte nė natyrė, duke u ushqyer me ē’i dilte para. Njė ditė vendosi t’i shkruante njė mikut tė tij, tė cilit i kėrkonte t’i gjente njė shtėpi. Kur ai u vonua t’i pėrgjigjej, Diogjeni gjeti zgjidhje tjetėr pėr strehim, njė fuēi. Madje brenda saj kaloi tė gjithė jetėn e tij.

            Diogjeni provoi deri nė fund pretendimin e Stoikėve se lumturia nuk ka tė bėjė aspak me rrethanat materiale tė njė njeriu dhe mendonte se qėniet njerėzore kishin shumė pėr tė mėsuar nga studimi i thjeshtėsisė sė qenve tė cilėt ndryshe nga qėniet njerėzore “nuk e kishin nderlikuar ēdo gjė qė ishte dhuratė e Zotit”. Diogjeni e vendosi arsyen nė mėnyrė shumė strikte permbi zakonet dhe traditat tė cilat ai mendonte se ishin tė papėrputhshme me lumturinė. Ėshtė e natyrshme qe qėniet njerėzore tė jenė racionale dhe arsyeja dikton se qėniet njerzore duhet tė jetojnė nė pėrputhshmėri me natyrėn.

            Dhe pse Diogjeni privilegjonte arsyen, ai e pėrēmonte llojin abstrakt tė filozofisė e cila praktikohej gjetiu dhe nė veēanti nė Akademinė e Platonit. Kur pėr habi tė tė gjithėve Platoni e pėrcaktoi qėnien njerėzore si njė kafshė dykėmbėshe pa pupla, Diogjeni mori njė zog, i hoqi puplat dhe e ēoi nė Akademi me fjalėt “Urdhėroni! Ju solla njeriun e Platonit”. Pas kėsaj Platoni e rishikoi pėrkufizimin e tij duke i shtuar edhe fjalėt “me thonj tė gjatė”.

 

 

            Diogjeni nuk impresionohej me njerėzit pėrreth tij, as me Aleksandrin e Madh. Duke dashur tė njihte filozofin e shumė-dėgjuar, Aleksandri vendosi ta takonte nga afėr. Pasi mbėrriti nė vend, banorėt e drejtuan te fuēia ku ai jetonte. Porsa ndali kėmbėt para strehės sė varfėr, tepėr i qetė, pavarėsht se para syve kishte mbretin, Diogjeni, i hoqi vėrejtje: “Mos mė privo tė vetmen gjė qė nuk mund tė mė japėsh: Diellin”. Dhe nė tė vėrtetė Aleksandri i kishte zėnė diellin me trupin e tij. Nė njė tjetėr bisedė, Aleksandri e gjeti Diogjenin duke parė me shumė kujdes njė grumbull me kocka njerėzore. Diogjeni i tha: “Po kėrkoj pėr eshtrat e babait tuaj (Mbreti Filip i Maqedonėve), por nuk mund tė dallojė nga ato tė njė skllavi“.

            Njė herė tjetėr, kur e panė me fener tė ndezur nė mesin e ditės dhe e pyetėn se ē’kėrkonte, ai u pėrgjigj: “Kėrkoj tė gjej njė njeri”. Filozofi mendonte se pak njerėz e meritonin tė quheshin tė tillė, prandaj dhe ata qė vlerėsonte ishin akoma mė tė paktė.

            Kur ishte pranė vdekjes (323 p.e.s.,) nxėnėsit e tij e pyetėn se ku donte ta varrosnin. “Askund, mė lini tė pavarrosur, u tha ai“. “Kjo ėshte e pamundur“, ngulmuan ata, “kafshėt e egra kanė pėr tė tė shqyer“. Ai u kėrkoi veē njė shkop pėrkrah tij. Nxėnėsit e pyetėn: “Po pse e do shkopin njė i vdekur?”. Atėherė, Diogjeni u tha: “Ashtu si kafshėt e egra nuk do tė trembeshin nga shkopi i tij, as ai nuk do tė frikėsohej nga dhėmbėt e tyre, akoma dhe i vdekur”.

 

 

            Thėnie nga Diogjeni:

           

            Ne kemi dy veshė dhe njė gjuhė, kėshtu qė ne duhet tė dėgjojnė mė shumė dhe tė flasim mė pak.

 

            Njeriu ėshtė gjallesa mė inteligjente nga gjithė kafshėt – por dhe mė budalla.

 

            Unė nuk jam njė athinas apo grek, por njė qytetar i botės.

 

            Mbretėrit e menēur nė pėrgjithėsi kanė kėshilltarėt mė tė urtė; dhe ai duhet tė jetė vetė njė njeri i menēur pasi ėshtė i aftė pėr tė dalluar njė tė tillė.

 

            Kur shoh detarė, njerėz tė shkencave natyrore e mendimtarė, njeriu ėshtė mė i urti mes gjallesave. E kur shoh priftėrinj, profetė e shpjegues ėndrrash, asgjė s’mė vėshtirohet mė keq se njeriu.

 

            Nuk ėshtė se unė jam i ēmendur, vetėm se koka ime ėshtė e ndryshme nga tuajat.

 

            Themeli i ēdo shteti qėndron tek edukimi i rinisė sė vet.

 

           

            Jetėshkrimet nga jeta e Diogjenit:

 

            Duke u kthyer nė Athinė nga njė udhėtim nė Spartė, e pyetėn Diogjenin prej nga vinte dhe ku po shkonte. Ai u pėrgjigj: Unė vij nga burrat dhe arrita te gratė.

           

            Denis stoiku, tregon se mbasi Diogjeni ishte burgosur nė Kerone, e ēuan te Filipi.

            Mbreti e pyeti se cili ishte ai dhe Diogjeni u pėrgjigj: Unė jam spiuni i makutėrisė tėnde tė madhe. Filipi krejt i shastisur i dha atij lirinė.

           

            Kur ndjeu se hajdutėt i kishin hyrė pėr t’i vjedhur, filozofi Diogjen u fut nė njė qyp.

            Hajdutėt e gjetėn aty dhe e pyetėn:

            – Pse u fshehe kėtu?

            Diogjeni u shpjegoi:

            – Duke ditur varfėrinė time, mė erdhi turp t’ju dilja pėrpara.

 

            Mbasi takoi oratorin e quajtur Anaksimenes, qė ishte i trashė, i tha: Ma jep mua barkun tėnd, ti do tė lehtėsohesh shumė dhe kėshtu do tė mė ndihmosh, sepse unė jam njė varfanjak. Njė herė, kur i njėjti orator po mbante njė diskutim, ai nxori njė cironkė tė tymosur dhe tėrhoqi rreth vetes gjithė auditorin. Dhe kur oratori u indinjua, Diogjeni tha: Ja, nga njė cironkė e tymosur qė s’vlen as rijė kacidhe, u ndėrprenė efektet e Anaksimenesit, pėr tė tėrhequr vėmendjen e publikut.

 

            E pyetėn Diogjenin:

            – Pėrse jeta ėshtė kaq e shkurtėr?

            – Qė tė jetojmė vetėm pėr punė tė dobishme, – u pėrgjigj Diogjeni.

 

            Platoni, duke folur pėr idetė, thoshte, ideja e tavolinės, ose ideja e filxhanit. Unė, o Platon, i thoshte Diogjeni, i shoh mirė tavolinėn dhe filxhanin, por nuk shoh aspak idenė e tavolinės dhe as idenė e filxhanit. Natyrisht, ia kthente Platoni, sepse pėr tė parė tavolinėn dhe filxhanin ti ke sy. Por pėr tė parė idetė qė u korrespondojnė atyre, ty tė duhet mė shumė mendje sesa ti ke.

 

            E qortonin shpesh pėr mėrgimin e tij. Nė saj tė mėrgimit, thoshte ai, unė u bėra filozof. Dhe kur njė tjetėr i tha, se njerėzit e Sinopit tė dėbuan, ai u pėrgjigj: Isha unė ai qė i dėnova ata, tė rrinin nė vendin e tyre.

 

            Njė pasanik mendjemadh kishte vendosur njė lajmėrim te dera e shtėpisė sė tij: “Kėtu tė mos hyjė asnjė budalla”.

            Diogjeni i tha: – Po ti, si do tė hysh?!

 

            Mbasi pa njė ditė tjetėr, rojet e arshivės sė kultit, duke ēuar nė burg njė njeri qė kishte vjedhur njė kupė nga thesari, ai tha: Ja, sesi vjedhėsit e mėdhenj ēojnė nė burg njė vjedhės tė vogėl.

 

            Aleksandri i kishte dėrguar njė letėr nga Antipatrosi, nė Athinė, me ndėrmjetėsinė e njė lajmėtari qė quhej Piteuks. Diogjeni qė gjendej aty, kur ai arriti, tha: I vajtueshėm, ti vjen nė njė mėnyrė tė vajtueshme te njė i vajtueshėm, nga ana e njė tė vajtuesi.

 

            Ai shėtiste nė mes tė ditės me njė fener nė dorė dhe pėrsėriste: Unė kėrkoj njė njeri.

            Njė ditė ai ishte lagur deri nė palcė nga shiu dhe mjaft kureshtarė shfaqnin mėshirė.

            Platoni ndėrhyri dhe u tha kureshtarėve: Nėse ju keni me tė vėrtetė mėshirė pėr tė, bėhuni si ai. Ai vinte kėshtu nė dukje krenarinė e Diogjenit.

 

            Njė ditė kur po dilte nga banja, dikush e pyeti, nėse kishte parė shumė njerėz, ai u pėrgjigj: jo. Por njė tjetri qė e pyeti, nėse kishte parė atje njė turmė, ai iu pėrgjigj: po.

 

            Diogjeni thoshte se ishte njėri prej qenve mė tė lavdėruar dhe megjithatė askush prej atyre qė e lavdėrojnė, nuk guxon ta marrė pėr gjah. Dikush i tha atij: Unė do tė luftoj me njerėzit nė lojėrat e Pythiques. Diogjeni i pėrgjigjet: Jo me njerėzit, sepse me ata luftoj unė.

 

            Aleksandri e takoi njė ditė dhe i tha: Unė jam mbreti i madh, Aleksandėr. Diogjeni, atėherė u paraqit: Dhe unė jam Diogjeni, qeni.

 

            E gjetėn njėherė Diogjenin me duar tė shtrira pėrpara njė statuje, sikur i kėrkonte lėmoshė. E pyetėn pėrse e bėnte atė veprim.

            – I kėrkoj lėmoshė njė objekti qė nuk mund tė mė flasė, kėshtu do tė mėsohem tė mos fyhem kur tė mė refuzojnė ata qė flasin