Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe - Din Mehmeti

DIN MEHMETI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, JETON KELMENDI, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

 

       Pėrgatiti: Jeton KELMENDI

 

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

DIN MEHMETI

 

 

 

 

            Hyrje

 

            Din Mehmeti (1932 - 11 nėntor 2010), shkrimtar shqiptar nga Kosova.

            Ka studiuar pėr gjuhė dhe letėrsi shqipe nė Universitetin e Beogradit. Tani, ai ėshtė profesor nė Shkollėn Pedagogjike tė Gjakovės.

            Edhe pse ka botuar disa proza, kritika letrare dhe njė dramė, Din Mehmeti njihet kryesisht pėr poezinė e tij figurative, e cila ėshtė botuar qė nga viti 1961 deri nė vitin 1999 nė 16 vėllime. Poezinė e parė e botoi nė vitin 1949 nė revistėn letrare Jeta e re.

            Poezia e Din Mehmetit shquhet pėr ndjeshmėri popullore. Ashtu si dhe Ali Podrimja, i cili ėshtė po nga Gjakova, ai mbėshtetet nė shumė figura, metafora, dhe simbole tė poezisė popullore tė Shqipėrisė sė Veriut pėr tė mbrujtur dhe ndėrtuar lirikat e tij tė trazuara me vizionin stoik tė malėsorėve. Megjithėse ėshtė njė fllad i lehtė romantik qė pėrshkon poezinė e tij, sikundėr e pati cilėsuar dikur kritiku Rexhep Qosja, ky pėrdorim krijues i folklorit ėshtė i shkrirė fuqishėm me njė rrjedhė realiste, herė-herė ironike, qė buron pjesėrisht nga etika e revoltės nė traditėn e Migjenit (1911-1938) dhe Esad Mekulit (lindur nė 1916). Shqetėsimi poetik i Din Mehmetit, megjithatė, nuk i drejtohet protestės mesianike ose kritikės sociale, por krijimtarisė artistike dhe pėrvojės individuale.

            Libri i tij i fundit, njė pėrmbledhje mė njėzetetetė vjersha lirike, mban titullin "As nė tokė as nė qiell". "As nė tokė as nė qiell" ėshtė e ndarė nė pesė cikle: "Trimat e kėngės sime", "Bishat e bardha", "Kujtesa e letrave", "Barka ime mbahu", dhe "Kėngė pėr vete". Titulli i ciklit tė katėrt, "Barka ime mbahu", ėshtė ndofta simbolik pėr praninė e sotme e letrave shqipe, bile edhe tė shqiptarėve nė Jugosllavi. Ai vjen nga poezia "Dialog me liqenin", shkruar nė Strugė buzė Liqenit tė Ohrit nė kufirin jugosllavo-shqiptar, gjatė Festės Ndėrkombėtare tė Poezisė nė Strugė nė gusht 1987.

 

Veprat:

Nė krahėt e shkrepave. Prishtinė : Rilindja, 1961

Rini diellore. Prishtinė : Jeta e Re, 1966

Dridhjet e dritės : vjersha. Prishtinė : Rilindja, 1969

Heshtja e kallur. Prishtinė : Rilindja, 1972

Ora. Prishtinė : Rilindja, 1974

Fanar ne furtuna. Prishtine : Rilindja, 1981

Agu : dramė. Prishtinė : Rilindja, 1982

Prapė fillimi. Prishtinė : Jeta e Re, 1996

Klithmė ėshtė emri im : poezi. Tiranė : Toena, 2002

Mos vdis kur vdiset. Prishtinė : Rilindja, 2001

 

(http://sq.wikipedia.org)

 

 

 

Poezi

 

Din Mehmeti

 

 

SYTĖ QĖ SHKREPIN DASHURI

 

M'janė shkimė dritat e syve tė gjallė
kthinave tė mbrėmjeve luginave tė nxira
e vragėve tė fėtyrės sė shterrur
derdhi pust e fryrė tė shpiertit
nė shtratin ku tė rrita ,o fėmij.
-Eja ,biro,
tė mbledhi rreth stomit tė gjinjėve tė brenjtur,
ti ngrohu brinjėt e kėrrusura
ulrimave tė fėrfėllazave tė mallkuara
eja,bir-o,ta ndijė gjakun duke vluar!...

Eja nė dashurinė e thithmave tė rjepur
se me dhėmbė tė rinjė nė gjakė mi i ke skurruar
e kurr s' tė kam terratuar ballin
me shuplak mallkimi
e kurr s'tė kam shkrumuar jetėn me
me nam e rredhime,
eja bir-o,ta ndijė gjakun duke tė vluar!...

Tė kam pėrkundur buz vatrės
nėn flaken e zbeht tė njė une
e shpesh kamė ikur pėrrenjve
me djepin tand ngarkuar
nė tojt e njė plunge.

Eja,bir-o,ta ndij gjakun duke vluar!...
bregores sime tė lulėzuar
eshtėrat le tė mė kallen nur
pėr tokė e diell
se nė sytė e tu qė shkrepin dashuri
ėshtė gjaku i vatres sė re
duke vluar...

 

 

 

 

MĖ LĖNĖ E MĖ MARRIN TĖRĖ JETĖN

 

Mė lėnė njė be pėr tokė e qiell
Qė vran e kthjell

E m'i marrin sytė para se tė zbresin nė atė gropė
Pėr t'u dhanė dritė yje pėr t'i bėrė

E m'i lėnė porositė e nėnės pėr njė palė kėpucė
Qė nuk rrėshqasin nė borė
Pėr njė shall me vija tė kuqe
Pėr ta vėnė rreth qafe kur fėrfėllazė bėhet ndėr male

E ma marrin shpirtin pėr t'i dhėnė hapėsirė tė blertė
Gaz mėngjesor qė pikon nga lulet

E m'i lėnė tė gjitha frytet e tokės dhe fjalės
Qė lidhin e zgjidhin veten kur e do puna
E m'i marrin tė gjitha pėrmendoret e shesheve
Pėr t'i kėnduar dimrave tė gjatė
Se kėnga do prush do zemėr do shpirt

E m'i lėnė krahėt e shkėmbinjve tė lartė
Kur dragonjtė me kuēedra gjuhen si nė pėrrallė
Kur vetėtimat emėrojnė njėra-tjetrėn
E pastaj nėnshkruajnė paqe

E m'i marrin vitrinat e veshėmbathjeve
Depot e miellit fabrikat qė prodhojnė traktorė
Lugė pjata kripė

E m'i lėnė blegėrimat e deleve
Qė mes gishtėrinjve sjellin gjethin e tharė
E m'i marrin rrugėt e asfaltuara para dere
Urat e larta prej ēimentos dhe hekurit

E m'i lėnė ēiftelitė e fyejt pėr t'i rreshkė Bjeshkėt e Nemuna
Me plisa bore edhe nė vapėn e korrikut

E m'i marrin hipsetėvravat e zbritsetėvravat e jetės

E m'i lėnė duart rreth qafe dhe njė shuplakė pranverė
pėr t'm'u gjetur nė ditėn e vėshtira

E ma marrin frikėn mbi kasafortėn e botės nga atomi

E m'i lėnė besimet e tyre qė s'lėkunden

E m'i marrin tė gjitha librat pėr ta gjetur veten e tyre

Duke u ngjitur kah e nesėrmja e pathyeshme
Nė atė prehėr tė madh tė Diellit
Qė na ruan nga vdekjet
E mė marrin
E mė lėnė
Ditėve tė tregut fshatarėt
Tėrė jetėn...

 

 

 

 

KĖNDO OSE VDIS PA KLITHME

 

Bėhu i blertė si unė
mė tha bari njė natė
kėndo derisa tė vallzojn yjet
rreth diellit

si fėmijėt rreth zjarrit nė tokė
e pastaj dėgjo oshtimėn
pa fjalė nėr botė

lart do tė mbesin kodrat duarthatė
e gurė breg rrugėve nė mendime ēarė

Kėndo derisa tė pėlcasiėsh
si kripa nė flakė
vajto po tė duash

kosave tė egra s'do tė mundesh t'u ikėsh kurrė
kur ēmenden kohėrat nė furtun...

Bari ma tregoi ėndrrėn e vet:
--majet mė tė larta e hėngrėn qiellin
e zjarrtė

e shteku i rrezeve kėrkon veten nė breg...
e bregu bregun pas bregut nė breg....

I bukur ėshtė vetem zogu nė fluturim
qė me puhin e krahėve tė rreshk

kėndo ose vdis pa klithmė...

 

 

 

 

QĖ TĖ RRITEN LULET E BARDHA

 

1.
Flini tė qetė,
Se nė gjakun tuaj do tė shumėzohėn
pranverat e pavdekshme
e zogjtė do tė ndėrtojnė cerdhe
plisave tuaj tė tretur.

Ju dhatė gjėrat mė tė shtrenjta
pėr tė ngritur tempuj prej gjaku,
qė dielli tė mos rrėnohet,
qė toka tė mos digjet.

ju mbollėt besimin e jetės
nė rrėnjėt e luleve
dhe me eshtra shkruat
biografinė e dritės....

2.
Flini tė qetė!
kjo tokė ju lindi
nga hiri i ėndrrave tė lirisė.
qė tė kėtė rreze dita,
qė tė kėtė ujė burimi,
qė tė rriten lulet e bardha
nė mendjen e njerėzimit,
qė nga shpirti tė shpėrthejė bardhėsia
qė liri tė ketė me bollėk,
qė tė shtrohet buka pa frikė nė sofėr,
qė njeriu mbi tjetrin tė mos ngrihet si bishė,
qė kopsht lulediejsh tė bėhet jeta.

3.
Flini!
Ju ka hije gjumi i pėrjetshėm,
sepse s'deshėt tė jetoni tė vdekur nė jetė,
pa dashuri,
pa gaz nė fytyrė,
pa shpresa nė zemėr,
pa tokė, qė mbani si shtrojė
pa qiell, qė mbani si mbulojė,
pa lumenj, qė ju burojnė nė sy,
pa diell, qė mbani nė duar...

4.
Flini tė qetė!
Ju s'keni pse tė ankoheni,
gjėrat mė tė shtrenjta
i dhatė pėr Kosovėn,
dhe dashurinė tuaj e shenuat
nė cdo lule,
nė cdo gur,
nė cdo rrugė.

 

 

 

 

 

MALLKIMI I GJAKUT

Zbraze , zbraze njė pushkė
nė derė tė oborrit, o Zeqė Shpati !
Le tė zgjohen tė pėrgjumurit
strofujve tė gjėmimeve shekullore,
Se sot po na shkon Fata e po shuhet kėnga e dashurisė
qė kėndoi plangjeve tona !
Po te shkon Fatė zeza , o bacė
me sy tė qėndisur me ngjyrėn e kopshteve ,
me buzė posa tė skuqura nė bukėn e misrit tė ri….

O, ēikė e pate
E jo fėmijė tė gjetur buzė rrugėve !
O, e as rroktare jo
Pėr tė punuar nėpėr ara

Pse je shurdhuar , bre bacė ?
A s’kallesh nė flakėn e krahėve tė vogėlushes sė dashur
Qė e fale pa dėshirėn e saj ?

Po tė shkon Fata me flokė bishtaleca tė shelgjishteve
nė zbėrthim,
me harqe vetullash—dy krahė lejleku nė fluturim ,
me bebėza vizėlluse—dy liqene tė fshehura
nė pishnajė….

O, ae di , Zeq Shpati,
se pėr ty vetima hapėsirėn shpon
lumenjtė dalin nga shtrati me zllapa pikėllimi nė brigje,
se mordja mbi pullaze zdirgjet dhe lėpin jetėn
E pėllumbave
qė ajo ushqyer i ka me troha buke nė shtigje

Zbraze fjalėn si pushkėn dikur, o Zeq Shpati
qėllo hallkėn e vargonjve tė ndryshkur
duarve tė vogėlusheve tona
se

S’ėshtė kanu gjaku yt tė mallkojė !…

 

 

 

 

NATA E POETĖVE

Kur heshtja mbulon ēdo gjė
Kur tė gjithė flenė
Zgjohen poetėt
Pėr t’u djegur nėpėr vargje

Ata ia shtrydhin
Gjakun e keq mendimit

Shpirti i tyne shesh betejash

Nga temperatura e fjalėve
Vdesin ngadalė pa klithma.