.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Tema tė tjera 2 - Diktatura dhe servilizmi

Shkruan: Dr. Jakup KRASNIQI

      

DIKTATURA DHE SERVILIZMI

 

      Pa puthadorėt bota do tė mbetej pa diktatorė. Kėtu ka diēka qė ėshtė mė se interesante. Si demokracia, ashtu edhe diktatura, vijnė qė nga koha antike dhe vetėm si fjalė kanė arritur ta ruajnė autenticitetin. Ndėrsa demokracia e ka burimin e saj fillestar nė Greqinė antike, diktatura e diktatorėt na vijnė nga Roma e vjetėr.

 

 


            Biografi i njohur i shumė personaliteteve historike evropiane, shkrimtari mė i lexuar i viteve ’30 tė shekullit XX, Stefan Cvajg, nė librin “Maria Antuaneta” shkruan: “Populli francez... shumė kohė ėshtė pėrkulur me servilizėm, duke shpresuar pėr kohė mė tė mira; pėr secilin Luigj ka valėvitur me brohori flamujt; u ka derdhur me dorė nė zemėr tė dhjeta e djersė feudalėve dhe Kishės; por sa mė shumė pėrulej, aq mė e rėndė i bėhej shtypja, aq mė dėrrmuese bėheshin taksat”. Sigurisht, kjo qė thotė Cvajgu, pėr popullin francez nė kohėn e sundimit tė mbretėrve diktatorė, nė kohė e nė periudha tė ndryshme e kanė pėrjetuar tė gjithė popujt. Mbase, edhe nė ēdo kohė ėshtė pėrsėritur dhe vazhdon tė pėrsėritet servilizmi, qė shkakton mjerim dhe tragjedi pėr popuj dhe fatkeqėsi pėr diktatorėt, tė cilėve mund tė mos u dihet as varri, siē ndodhi kėto ditė me kolonel Gadafin. Secili popull nė historinė e tij e ka pėrjetuar servilizmin me tė cilin ka ushqyer mbretėr, perandorė dhe diktatorė tė vjetėr e tė rinj. Kėtij fenomeni nuk i ka shpėtuar asnjė popull, as dje, madje as sot. Natyrisht, servilizmi, nė mijėvjeēarin tonė ka marrė trajtė e forma tė reja.

            Disi, ēuditėrisht, po ky Cvajg mė shtyri tė merrem me fenomenin e servilizmit, njėkohėsisht edhe me fenomenin e diktatorėve. Shfletova, ndėr tė tjera, edhe fjalorin politik, edhe atė enciklopedik tė Oksfordit (tashmė edhe nė gjuhėn shqipe) pėr t’u konsultuar lidhur me idenė qė po mė preokuponte tash sa kohė lidhur me kėto fenomene. Nė fakt, gjeta diēka pėr diktaturėn e pėr diktatorin, ndonėse shpjegimi ishte shumė sipėrfaqėsor, ndėrsa pėr servilizmin nuk e gjeta asnjė shpjegim. Nė kėtė situatė mė lindi vetvetiu pyetja: Atėherė, si lindin diktatorėt? Nėse ata lindin tė gjithėpushtetshėm, atėherė ata qenkan dhuratė e Zotit tė gjithėfuqishėm dhe si tė tillė duhen “respektuar” dhe duhet t’u “nėnshtrohemi” me “pėrulėsi” vullnetit tė tyre. Por, jo, sepse zhvillimet historike, si nė kohė tė vjetra, po ashtu edhe nė kohėn tonė, tregojnė se diktatorėt nuk janė tė gjithėfuqishėm, as “vullnet” i Zotit nė tokė, por kultivuesit e diktatorėve janė njerėzit qė i rrethojnė dhe kėtė e bėjnė pėr interesat e tyre meskine. Pra, servilėt janė “farka” e prodhimit tė diktatorėve dhe tė diktaturave.

            Pa puthadorėt bota do tė mbetej pa diktatorė. Kėtu ka diēka qė ėshtė mė se interesante. Si demokracia, ashtu edhe diktatura, vijnė qė nga koha antike dhe vetėm si fjalė kanė arritur ta ruajnė autenticitetin. Ndėrsa demokracia e ka burimin e saj fillestar nė Greqinė antike, diktatura e diktatorėt na vijnė nga Roma e vjetėr. Por, gjithashtu ėshtė interesante se diktatorėt e parė romakė ishin magjistrat, tė cilėve pushteti absolut u jepej pėr njė periudhė tė jashtėzakonshme. Edhe pse magjistrave diktatorė, pėr njė kohė u jepej pushteti absolut, ata nuk ishin as arbitrarė, as nuk ishin pa llogaridhėnie. Kėshtu, si duket, ishte deri nė shekullin e dytė para erės sonė dhe pastaj edhe diktatorėt romakė nga Sula dhe perandorėt e tjerė pas tij, u shndėrruan nė diktatorė nė kuptimin e sotėm tė fjalės, si diktatorė autokratė e despotė me pushtet tė pakufizuar, tė egėr e tiranikė.

 

 

            Gjithė shekujt e mėvonshėm kanė prodhuar diktatorė, despotė, tiranė, satrapė dhe autokratė. Gjatė periudhės se feudalizmit, pothuajse tė gjithė perandorėt apo mbretėrit kanė udhėhequr nė mėnyrė autokrate, despotike. Siē duket, kjo ėshtė nė natyrėn njerėzore, dhe kėtė e ka dėshmuar shumė herė deri mė tani historia. Sa herė udhėheqėsit kanė qėndruar gjatė nė pushtet, kanė humbur vlerat njerėzore, kanė humbur tė njerėzishmen nė vetvete. Kjo edhe pėr faktin se servilėt i kanė bindur pėr “vlerat” e pazėvendėsueshme tė tyre, pėr tė cilat “vlera” ata janė tė rrezikuar nga kundėrshtarėt imagjinarė ose realė, prandaj ata “shtrėngoheshin” tė hakmerreshin ndaj kundėrshtarėve tė tyre, duke i eliminuar fizikisht a politikisht. Nga kjo paranojė ose fobi, nė tė gjitha herėt, kundėrshtarėt i kanė kėrkuar nė radhėt e ngushta tė bashkėpunėtorėve me ndihmėn e tė cilėve janė ngritur shkallėve tė hierarkisė sunduese (kujto diktatorėt komunistė). Kjo i ka bėrė ata qė tėrė pushtetin ta koncentrojnė nė duart e veta, duke u rrethuar me njerėz servilė e tė padinjitet, ashtu siē e thotė edhe poeti ynė Ali Asllani, qė dinė tė bėjnė “vetėm lepe e peqe”. Tė tillėt nuk mbarojnė kurrė, radhėt i kanė tė gjata. Njė koncentrim tė tillė tė pushtetit, nė Perandorinė Osmane, nė fund tė shekullit XIX dhe nė fillim tė shek. XX, e ka bėrė sulltan Abdyl Hamiti, i cili tėrė pushtetin e vet e koncentroi nė oborrin e tij, ku nuk mungonin as shqiptarėt besnikė. Kjo formė e sundimit e pėrmbysi pushtetin e tij nė tė gjitha vendet e Ballkanit, dhe, mė nė fund edhe nė hapėsirėn e sotme tė Turqisė kemaliste. Mirėpo, pasi tė gjithė popujt qė u ēliruan nga Perandoria Osmane, duke mos njohur formė tjetėr tė sundimit e tė pushtetit, i krijuan mbretėritė nacionale. Tė gjitha kėto mbretėri do tė pėrfundojnė nė diktatura autokrate e despotike. Despotėt nacionalė, pasi konsoliduan pushtetet e tyre, arritėn t’i heshtin intelektualėt dhe luftėtarėt nacionalė, ndėrsa kur nuk heshtnin u organizonin vrasje tinėzare brenda e jashtė atdheut. Ashtu bėri edhe Ahmet Zogu, kundėr patriotėve tė mėdhenj, si Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi e Bajram Curri, shumė tė tjerė, tė cilėt i heshti ose i la nė margjinat e kohės. Duke vazhduar nė kohė, se ēudia nuk mbaron kėtu, as pas pėrmbysjeve tė kėtyre mbretėrive pas Luftės sė Dytė Botėrore, kur nė shumicėn e vendeve tė rajonit u vendosėn “diktaturat e proletariatit”, pėrsėri u vazhdua me njėshin dhe me pushtetin despotik. Duhet tė themi se shekulli XX njeh shumė diktatura, tė mėdha e tė vogla, si nė Evropė, nė Azi, Afrikė dhe nė Amerikė (Latine), tė shprehura egėrsisht, sidomos nė kėtė tė fundit. Diktaturat mė tė rrezikshme ishin ato qė i prodhoi demokracia evropiane e pas Luftės sė Parė Botėrore, shkaktuan humbjet mė tė mėdha njerėzore, pas fashizmit italian dhe nazizmit gjerman, tė cilėt njerėzimit i sollėn luftėn mė tė madhe nė pėrmasat botėrore, Luftėn e Dytė Botėrore. Kjo nuk mbeti e keqja e vetme, pas luftės nė njė pjesė tė Evropės nė pushtet solli sistemin totalitarist, i cili nė kohė paqe bėri institucionalizimin e dhunės, qė njerėzimit tė kėsaj bote i solli shumė fatkeqėsi. Nė kėtė drejtim, ndoshta mė e dhimbshmja ishte shkelja mbi dinjitetin njerėzor, kur njerėzit nuk mund tė ishin mė as vetvetja.

            Me vendosjen e “diktaturės sė proletariatit” popujt e Ballkanit shpresuan se do tė vendosej pushteti i punėtorėve dhe i fshatarėve, se nuk do tė kishte shtypje dhe shfrytėzim, se do tė lulėzonte liria kombėtare dhe drejtėsia sociale, se varfėrisė, padijes dhe mjerimit tė trashėguar nga e kaluara u kishte ardhur fundi. Madje, Lenini, qė ishte njohės i mirė i vuajtjeve njerėzore, thoshte se njerėzimi meriton qė edhe “nevojtoret t’i kishte prej ari”. Fillimisht ky sistem, i proklamuar si shpėtimtar i njerėzimit, pati edhe suksese nė disa fusha, sidomos nė arsim, kulturė, shėndetėsi etj., por shpejt gjeneroi nė sundim autoritar e despotik, pėr tė pėrfunduar nė diktatura tė egra e tė pėrgjakshme pėr njerėzit nė emėr tė tė cilėve sundonin. Kjo shpresė, pra nuk zgjati shumė. Koha tregoi se edhe kjo pritje ishte e kotė. Diktaturat mbretėrore nė disa vende evropiane do tė pėrfundojnė nė “diktatura tė proletariatit”, kur pushteti do tė ushtrohej nga sekretarėt e partive komuniste, tė cilėt nga pushteti mund tė zbritnin vetėm nga vdekja e natyrshme apo e dhunshme. Kėshtu ndodhi me shumicėn e vendeve tė kampit socialist.

            Me rėniet e diktaturave komuniste, njerėzimi sikur mori frymė mė lirshėm, duke shpresuar se demokracia triumfoi nė shkallė botėrore, se drejtėsia dhe barazia midis njerėzve do ta sundojnė botėn. Por, kėtė shpresė e pėrmbysi fillimi i “pranverave arabe”, guxojmė ta quajmė kėshtu, kur diktaturat u shfaqėn nė njė formė tjetėr. Kush mund tė na bindė se servilėt e “demokracive” tė brishta nuk prodhojnė diktatorė tė tjerė, qė shfrytėzojnė demokracitė e reja pėr tė vendosur sundim autoritar e despotik si fazė tė parė tė sundimit diktatorial?! Diktatorėt pa servilė, janė njerėz ta pafuqishėm, si Gadafi para vdekjes qė e pamė hapur tė dhunohej, ndoshta nga njerėzit qė i kishin shėrbyer me vite me besnikėri e pėrulėsi. Vetėm diktatorėt nuk i kanė mundėsitė e puthadorėve; atyre nuk u mundėsohet transformimi brenda natės. Prandaj ata, nė fund, mbesin vetėm ose vetėm me tė afėrmit e gjakut.

            Servilėt janė finokė, ata dinė t’ua lėnė “kėmbėt e arushės” nė dorė edhe diktatorėve mė tė “menēur”. Servilėt e kanė kėtė mundėsi tė tėrheqjes, si “qimja nga tėlyeni”, sepse ata nė vazhdimėsi kanė qenė prapaskena e errėt e sundimit tė egėr?! Tė gjitha kėto i kemi parė edhe gjatė sundimit tė diktatorit Milosheviq dhe pas pėrmbysjes sė atij sundimi tė egėr. Kush mund tė na garantojė se servilėt nuk prodhojnė diktatorė e diktatura tė reja?! Edhe njerėzit e demokracive perėndimore, nė ndonjė rast, thua se po ndihmojnė nė krijimin e diktaturave nė vendet mė demokraci tė brishta! Ndoshta edhe kjo ėshtė njerėzore?! Pėr faktin se shumica e njerėzve kanė prirje pėr t’i mbrojtur interesat e veta ose tė kombeve a tė politikave tė vendeve tė veta, gjithnjė sipas parimit: “A ia vlen kjo pėr vendim tim?” Sigurisht qė ky parim i tejkalon interesat meskine, tė cilat shpesh dinė t’i mbrojnė njerėzit e vendit tim.

            A ka bota sot diktatorė? Servilėt dykėmbėsh a thua po i farkojnė nė farkat e tyre diktatorėt e rinj pėr t’i shkaktuar njerėzimit fatkeqėsitė e radhės?! Knut Midgaard dhe Bjorn Erik Rasch, nė librin: “Demokracia – kushtet dhe pasojat”, nė faqen 39 shkruajnė: “Ata qė kontribuojnė mė zgjuarsinė e tyre, rrallė kanė kėrkesa pėr tė drejta tė veēanta. ... ata tė pasurit janė tė prirė pėr tė zvogėluar rėndėsinė e ‘lirisė’ sė njerėzve”. Diktatorėt e botės arabe ishin tė pasur, ata ishin shkaktarėt e padrejtėsive tė mėdha shoqėrore qė ndodhėn nė botėn arabe. Sigurisht, po tė kishte nė botė liri dhe tė drejta tė barabarta politike, nuk do tė kishte nevojė pėr diktatorė e pėr luftėra shkatėrruese, tė cilat nuk pushuan asnjėherė gjatė shekullit XX dhe nuk i ndėrpreu as fillimi i mijėvjetėshit tė tretė?!

            Shumicės sė njerėzve nuk u mbetet tjetėr, veēse, siē thoshte Cvajgu: “T’i bėjnė ballė kohės, ashtu si tė vijė”. Me dėshirėn mė tė mirė, qė mos t’u vijė ashtu siē i erdhi Cvajgut!