Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 5 - Dijana Toska

DIJANA TOSKA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

DIJANA TOSKA

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

         U lind me 04.06.1965, nė Shkup. Shkollimin fillor dhe tė mesėm i mbaroi nė Shkup. Studimet universitare i pėrfundoi nė Tetovė nė Universitetin e Tetovės, ku merr titullin Profesor i gjuhės dhe letėrsisė angleze. Nė vitin 2012 pėrfundon studimet pasuniversitare nė Fakultetin e Shkencave politike dhe administratės publike, - drejtimi Diplomaci, nė UEJL ku dhe magjistron me temė “Lobimi si mekanizėm i rėndėsishėm i ndikimit diplomatik” dhe merr titullin Magjistėr i Diplomacisė. Dhjetė vite ka punuar si Profesoreshė e gjuhės angleze nė shkollėn fillore “Ismail Qemali”, nė Shkup dhe qė nga viti 2009 punon si Kėshilltare shtetėrore nė Agjencinė pėr investime tė huaja, nė Republikėn e Maqedonisė. 

            Me poezi merret qė nga mosha mė e re. Me poezitė e saj ka marrė pjesė nė mbrėmje tė ndryshme letrare si tek Shkupi lexon, mbrėmjet poetike nė Librarinė e Ēarshisė, nė Shkup dhe tė ngjarjet e tjera kulturore nė Maqedoni. Poezitė e saj janė publikuar nė disa portale letrare. Nė vitin 2014 botoi librin e parė “Gėrsheta malli” nė tė cilin u pėrfshinė mbi 70 poezi. Tani ėshtė nė pėrgatitje tė dy librave me poezi tė cilat do tė botohen kėtė vit, njė libėr me poezi i cili do tė jetė i kombinuar me ese dhe do tė quhet “Rruazat e jetės” ndėrsa tjetri do tė jetė pėrmbledhje e tė gjitha teksteve tė cilat janė shkruar pėr kėngėt pėr fėmijė, “Ylberi i fėmijėve tė lumtur”.

            Dijana Toska njihet si tekstshkruese pėr kėngėt pėr fėmijė dhe tekstet e saj janė prezantuar nėpėr festivalet e fėmijėve si festivali Ylberi nė Maqedoni dhe cilat shumė shpesh janė shpėrblyer me ēmimet e para dhe festivali Polifest nė Kosovė.

 

 

 

 

DHEMBJA E PLAKUT

 

Sonte po mė duket se po plakem

edhe mė shumė

krejt pėr njė natė.

 

Sonte po mė dhėmbin edhe eshtrat

edhe frymė marr mė vėshtiresi.

 

Sonte kokėn po ma turbullojnė

imazhe tė shkapėrderdhura

krejt po mė vijnė varg e vijė

tė mėrzitshme, mysafire tė paftuara.

 

Sonte edhe kasollja nė fund tė fshatit

nuk ėshtė mė e njėjtė

Kryeplaku i fshatit nuk ėshtė mė aty

s’ka kush e ndan bykun nga kokrrat.

 

Sonte, kujtimet

ladrojnė si tė ēmendura

sikur shirite tė filmuara bardh e zi.

 

Sonte, po tė kisha fuqi, me i ēlirue mushkėritė

si i marrė tė ulėrij nė majė tė mullarit

tė tėrboj ujqėr e derra e ēdo gjė t'egėr pėrreth

me kėtė vrazhdėsi tė gishtėrinjve tė mi qė mbjellin shkronja nėpėr kohė.

 

Sonte, edhe flokėt mė kanė marrė bojė gri

mė tė hirtė se gėzofi i ujkut plak

asnjė ngjyrė floku nga reklamat punė nuk bėn

nuk u jep ngrohtėsi.

 

Thonjtė janė nxirė, rrudhat mė shajnė idhtė nė pasqyrė

e rreth bebzash damarė gjaku pulsojnė kėrcnueshėm.

 

Sikur krejt kjo nuk mjafton

edhe shiu po rresh me borė bashkė

fėrflllazė kujtimesh po ma shuajnė zjarrin e brishtė

ndezur me krande tė thata e pak kashtė.

 

Sonte pleqnia po ma shkatėrron trupin dalėngadalė

brenda njė nate tė vetme, bėn punė pėr njėqind

koha nuk e njeh mėshirėn, e di

paraardhės nuk ka, as trashėgimtar nuk le pas.

 

Sonte koha po kalon pranė meje

e po mė merr me vete mbi jelet e sajė

plot trishtim

kjo natė po ikėn duke u pėrleshur me kohėn.

 

Shkoftė e mos u ktheftė kurrė, kjo natė.

 

 

RRUAZAT  E JETĖS

 

Njė fije liri e mbusha me rruaza

secila e ka shenjėn e vet, kuptimin e sajė

njė ngjarje e madhe  ėshtė ēdonjėra.

 

I rradhita nė njė perishane tė larme

edhe ca margaritarė n’mes rruzash i vura

kaloja gishtėrinjtė  nėpėr gurėt e quajtur jetė

fillova tė lutem duke i numėruar kujtimet edhe dėshtimet

ėndrrat dhe premtimet.

 

Mu dukėn shumė, pafundėsisht shumė

pastaj mu dukėn pak, tepėr pak

vite drite qė sapo mbėrrijnė, parakalojnė

dhe ikin me ngutė.

 

Shenjėrake janė krejt pak

ca tė tjera si bimė kacavarėse qė zgjaten nėpėr bisht tė fjalėve

me nuanca ylberi e me nijet tė dėlirė i spėrkata

secilės i fola sikur  zemrės,  nga njė fjalė tė veēantė.

 

Lėre, nuk dua t’i numėroj vitet veē i dua nė varg 

mos tė shkapėrderdhet  kuptimi

sikur rruazat nė pe, sikur gjerdan rreth qafe

njė vit, njė margaritarė.

 

Kur tė bėhem zonjė e rėndė

e rėnduar nga vitet

dijeni kam me shkėlqy  si dielli.

 

Pe i fortė jeta me rruaza plot

tel kitare qė drithėron melodinė e jetės, buzėve tė mija.

 

Shprehi e keqe me i mbajtė  rruazat nė buzė

e me kėndue

t’paqa dashtė pėrjetė.

 

Kur tė mbetem pa as njė trohė frymė

e peri i gjerdanit  tė mė  kėputet mes dhėmbėsh

rruazat le tė rrokullisen teposhtė, derisa tė ndalen nė diell

me u bė dritė, pėrsėri.

 

 

I KUQĖRREMTĖ (DIELLI)

 

Po i jep shenjat e para harresa, e po i hap portat e rėnda

njėfarė shkėlqimi i zbehtė n’prag t’muzgut po shpėrthen

ėshtė Dielli nė fikje qė pėrthen rrezet e fundit, dalėngadalė

mbi ato fusha t’blerta

mbi ato ara me grurė.

 

Rrezet e dobėta gjysėm tė fikura si ar i praruar

pushtojnė sytė e pėrlotur nga gjithė kjo bukuri

bukuri e rrallė dhe e rrezikshme.

 

Dielli rrėzohet nė fund tė horizontit

i gatshėm t’i jep ditės lamtumirėn

e di se tashmė ėshtė bė i huaj, i tepėrt veē pėr ca orė

krejt sikur pamje me rezolucion tė dobėt, andrre

po i mbledh me duar rrezet e veta

e do me i futė nė thesin e njė nate tė vetme

e nuk e di e nesėrmja ēka ka m’i sjell.

 

Si balerinat nė prapaskenė, ato tė bekuarat yjet

prapa perdes kadife tė rėndė dhe tė errtė

tė gatshme ta pushtojnė skenėn e universit

pregaditen me afshin e zjarrit ta pushtojnė gjithėsinė

veē njė shenjė e Hėnės pritet  pėr me nisė

lojėn e madhe tė natės.

 

Shkėlqejnė ato si nuset e kohės, yjet

tamam si nuse tė kallaisuna me shkėlqim tė tepėrt

me qepalla, gjysmė tė mbyllura

t'gatshme janė, tė nusėrojnė

e Dielli, ėshtė veē njė yll nė sytė e mi.

 

Po, yjet, lozonjare, bishtdredhura e verbuese deri nė dhembje

n’errėsirėn e universit paturpėsisht shkėlqejnė e vallzojnė, e vallzojnė

nuk e kanė fort dert se drita dhe terri

harbohen nėpėr hapėsirė.

 

Loja e tyre pa fillim e pa fund

na pėshpėritė kėndshėm pėr amshim

nėpėr derėn e madhe tė kohės

veē hyn dhe del dhe pėr njė moment duket se:

 

Krejt kjo zgjatė derisa qerpiku i hėnės drithėron

mbi syrin e sajė joshės

aq shpejt sa Hėna sikurse edhe vet Dielli, ikin nėpėr qiell

sikur vehten e ndjekin dhe e djegin nė prarim.

 

Krejt perėndimet nė qiell bėhen me tė kuqėrremtėn

derisa i shterrin sytė

derisa sytė thahen nga lotėt e mallit.

 

 

NĖNĖS TEREZĖ

 

Bota ėshtė mbingarkuar me varfėri, nėnė

bota ėshtė e etur pėr pakėz dashuri, pa kushte dhe pa ēmim

nėnė, ti na the: dashurinė duhet me ja dhanė drejtpėrdrejtė nė damarė, njeriut

ndryshe nuk arrin me kohė me shpėtue njė jetė,

apo njė mijė sosh.

 

Kur e pe nė sy tė pėrvuajturin njeri,

the se mundesh me e shėrue veēse me shikim tė butė

rrugė tjetėr nuk ka, pėrpos mirėsisė,

e ti na rrėfeve se bota e tyre ėshtė aq e pashpresė

me dorėn tėnde tė butė na mėsove qysh me e kalu hymnerėn e mos me ra

televizori mashtron, nėno, u pa kjo punė,

nuk fol kush pėr ata, pa folur ti njėherė.

 

Tė pafuqishėm, tė pangrėnė, tė sėmurė, tė zbehtė,

tė pashpresė, njerėz pa za

ti i ngrite mbi pistė,

me ecė aty ku modelet ecin me hapin e lehtė e belin qė u kėputet

ata qė nuk hanė pėr tė ruajtur vijėn bashkė me ata qė nuk kanė ēka me hangėr

e ndajnė kėtė botė nė pjesė tė pabarabarta,

kėtė e bane me u pa, i dhe za.

 

Me buzėqeshjen tėnde hyjnore dhe dorėn tėnde tė butė

ti e bane globin tė mendojė pėr rrugėt drejt hymnerės kah po ecim

vuajtjet e tė pashpresėve kishin gjetur prehje nė secilėn rrudhė tė fytyrės tėnde tė bukur

veē atėherė e pamė se bukuria e njeriut shihet nė tė perėnduarit e diellit.

 

Kur ishe krejt e re, fėmijėt e tu ishin plakur tashmė, e ti i shėrbeje pa fjalė

dikur kur ti u plake, ata u shndrruan nė fėmijė tė vegjėl qė duan veē bukė dhe pėrralla

ti i shėrbeje po aq pa fjalė,

fjalėt i ruajte gjithnjė pėr tė blerė bukė pėr ata

se bota do llafe, e ata duan bukė.

 

Atėherė kur nėn tendat e grisura plagėt ua lidhje,

me fije tė pafund tė dashurisė

luteshe pėr ta, e kėrkove nga Zoti njė botė tjetėr pėr ta,

bėre tė dėgjojnė tė ngopurit

e tė ngopurit tė shanė, tė pėrfolėn, tė shpifėn pa u lodhur kurrė.

 

Njė ditė edhe ti u rrėzove sikur lisi i brejtun nga krimbat qė nuk ngopen kurrė

njerėzimi e kuptoi se vetėm tė shenjtit jetėn e shndėrrojnė nė mesazh mirėsie

mesazhi yt ngrohė universin,

ēdo njeri meriton bukė , strehė dhe dashuri

u bė edhe fjala e Zotit nė tokė, nėnė e shenjtė e njerėzimit je ti.

 

 

DASHNIJA

 

Dashninė mos e lyp

ajo vjen vet

pa e thirrė, vjen kur nuk e pret

tė pėrkund nė tė ėmblat ėndrra pėrjetė.

 

Dashunia nuk di tė gėnjejė

e pafajshme si fėmijė qė duhet me e kapė pėrdore

nuk di as me u fshehė gjurmėsh madje, as fjalėsh, as hiē.

 

Dashnia kur tė zė

nuk asht hiē e vėshtirė me e kuptue

nuk ėshtė sikur rakia, ke me e pa edhe vet

veē nėse nuk di me desht, nuk ke vuejt kurrė

nuk e kupton, atėherė.

 

Dashnija asht si lule, ta dish

lyp me i folė butė, me e ujit, me e ledhatue

nuk ke ēka me ba, ashtu e do ajo

e qe besa edhe me i kėndue pėrnatė, para se me fjetė, noj serenate.

 

Dashnia ėshtė flijim

as mendja mos tė shkojė me dyshue

nė ēdo rrapėllimė zemre pahetueshėm e flijon nga njė pjesė tanden, me vlerė

fluturon pėrskaj hanės netėve tė pa gjumė dhe e beson sikur ditėn me diell.

Dashnija nuk ėshtė fushėbetejė

edhe pse ka luftė tė ashpėr ndjenjash e dėshirash

ėshtė veē njė paqe  e pafund dhe shprishje gėrshetash, damarėsh

temperaturat tropike nė kokė i zgjidhė,  damarėt e lidhun nyje.

 

Dashnija, asht shumė ma shumė, se ēdo gja qė syri i sajė i shkruare kapė

ėshtė univers, ėshtė jetė, ėshtė frymė, zemėr qė rrehė me mijėra vjet drite larg

dhe prapė gjaku vėrshon damarve tė tu dhe e pėrmbytė pėrfundimisht arsyen.

 

Lej llafet, askush nuk e di, dashnija ēka ėshtė

po mė thot diēka nė brendėsi

askush dashurin e tjetrit se njeh me e pa nė rrugė

veē dashnija jeme mė flet kudo qė ėshtė, ėshtė njė rrugė e vizatuar nė zemrėn time

ēdoherė e di ku je ti, dashni, je kėtu me mua, tė kam nė kokė, nė buzė, nė sy, nė gji.