Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 2 - Dija memorie dhe dija pėrvojė

Shkruan: Daut DEMAKU

      

DIJA MEMORIE DHE DIJA PĖRVOJĖ

 

           Nė rritėn shpirtėrore dija pėrvojė ėshtė shumė me vlerė. Mund t’i keni lexuar edhe njėmijė libra inspirative, mund t’i keni dėgjuar edhe njėmijė ligjėrata, por njė MEDITIM praktik, njė seancė relaksuese, njė zbatim praktik i qetėsisė me ndihmėn e njė CD-je, do t’iu sjellin aq shumė pėrfitime sa nuk mund t’i zėvendėsojnė tė gjitha librat e botės.

 

 

 

“Mendja e fuqishme, qė bėn pėrpjekje pėr zbatimin praktik tė dijes teorike, ėshtė mendja mė e mirė nė botė”, Gėte.


            Zbėrthimi i ligjshmėrive tė jetės, rėndom, e pėrballė njeriun me njė tė dhėnė tė ēuditshme: ato ligje qė nė dukje tė parė dalin si shumė tė ndėrlikuara, madje shpeshherė edhe shumė tė paqarta, pas njė analize tė vėmendshme, shihet qė janė ligje e dukuri krejtėsisht tė thjeshta dhe plotėsisht tė qarta. Zatėn e tillė ėshtė edhe tėrė jeta njerėzore me tė gjitha ligjshmėritė e saj.


            Njėra prej kėtyre ligjshmėrive, qė shkakton mėdyshje e dilema serioze, ka qenė, ėshtė dhe, ndoshta, do tė mbetet edhe qasja ndaj diturisė si fenomen e sidomos dialogu rreth vlerave tė dijes memorje dhe tė dijes pėrvojė.


            Pėr njerėzit qė mirren me ēėshtjet e rritės shpirtėrore, asnjėherė, nuk lejohet pranimi i njė pjese e mohimi i pjesės tjetėr, sepse jeta ėshtė tėrėsi unike dhe duhet tė pranohet si totalitet. Mohimi i pjesės fare lehtė mund tė shndėrrohet nė mohim edhe tė tėrėsisė.


            Prandaj edhe duhet thėnė: edhe dija memorje edhe dija pėrvojė janė fuqi qė tė ndihmojnė pėr tejkalimin e pengesave dhe, qė tė dyjat, si dora e majtė dhe e djathta qė sė bashku e lajnė fytyrėn, edhe dija memorje dhe dija pėrvojė sė bashku janė tė domosdoshme dhe, tė shkrira nė njė, e ndihmojnė shumė rritėn shpirtėrore.


            Dija memorje grumbullohet nga tė gjitha nivelet e shkollimit dhe nga tė gjitha mjetet e informimit, nga tė gjitha bisedat e debatet profesionale dhe, sidomos, nga studimi i literaturės. Kjo dije ėshtė e mrekullueshme, sepse njeriut ia mundėson NJOHJEN.


            Por, nė qoftė se ngelim vetėm nė kėtė rrafsh, nė qoftė se do tė sillemi vetėm nė dijen memorje, tė vlerėsojmė e ēmojmė letrat e diplomat (provimet shkollore), atėherė do tė bėjmė jetė nė CEKTINĖ, qė asnjėherė nuk e siguron thellėsinė e njohjes e sidomos do tė mungojė thellėsia e PĖRJETIMIT. E kjo, ndėr ne sidomos, ndodhė shumė shpesh.

 

 
            Ne, zakonisht, flasim kėshtu: e di. Kam dėgjuar. Kam lexuar disa herė. E di. E ēka do tė pėrgjigjemi nėse ia shtrojmė vetes njė pyetje tė sinqertė: athua, vėrtet e di?


            Tė dėgjosh njėqind herė, njėmijė herė apo edhe njė milion herė se tė dhemb dora kur ta prejė tehu i thikės, athua a ėshtė e barabartė me dhimbjen qė tė shkakton tehu i thikės kur vėrtet ta kėpusėsh dorėn tėnde me thikė?


            Dija memorje ėshtė reēetė e mjekut. Reēeta nuk shėron, por barėrat, apo? Dhe, a keni dėgjuar ndonjėherė se mund tė mėsohet noti nė beton? Kėtu e kanė burimin edhe nocionet e arsimit formal dhe arsimit real.

 
            Prandaj, plaku i mendimit gjerman, Gėte i menēur, moti ka thėnė: mendja e fuqishme, qė bėn pėrpjekje pėr zbatimin praktik tė dijes teorike, ėshtė mendja mė e mirė nė botė.


            Mrekullia arrihet nė ēastin qė bėhet sinteza, sepse: njėra pa tjetrėn nuk jetojnė, tė dyja bashkė formėsojnė dy binarėt e jetės nėpėr tė cilėt mund tė udhėtohet me shumė sukses dhe me lehtėsi tė natyrshme.


            Nė rritėn shpirtėrore dija pėrvojė ėshtė shumė me vlerė. Mund t’i keni lexuar edhe njėmijė libra inspirative, mund t’i keni dėgjuar edhe njėmijė ligjėrata, por njė MEDITIM praktik, njė seancė relaksuese, njė zbatim praktik i qetėsisė me ndihmėn e njė CD-je, do t’iu sjellin aq shumė pėrfitime sa nuk mund t’i zėvendėsojnė tė gjitha librat e botės.

 
            Latinėt e vjetėr kanė thėnė: edhe ngjyra mė e zbehtė ėshtė mė e fuqishme se memorja mė e fortė. Nė kontest tė temės sonė duhet thėnė: edhe metoda dhe teknika mė e zbehtė e rritės shpirtėrore ėshtė mijėra herė mė efektive se cilado dije memorje.


            dautdemaku@gmail.com