Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji - Dhimbja, "sėmundja" qė kurohet

www.shqiperia.com

      

DHIMBJA, "SĖMUNDJA" QĖ KUROHET

 

       Dhimbja dhe kėnaqėsia janė ndjesi tė kundėrta, por edhe qė plotėsojnė njėra-tjetrėn, mirėpo raporti i tyre ėshtė mė kompleks se ai qė duket me shikim tė parė. Dhimbjet fizike varen nga stimujt e jashtėm. Ato mund tė lehtėsohen duke eliminuar shkaqet direkte, apo duke qetėsuar ndjenjat qė i "transportojnė". Ndėrkaq, kėnaqėsia derivon nga njė perceptim aktiv qė ripunon njė stimul tė jashtėm.

 

  

 

Sė fundi e konsiderojnė si patologji dhe kėsisoj kanė gjetur edhe ilaēin: minielektroda dhe opium

 

 

            Tė gjithė e dimė se pėr tė qetėsuar dhimbjet prej pesėmijė vjetėsh ėshtė pėrdorur morfina. Megjithatė, sot nuk duhet tė bazohemi mė tek ajo, por tek arritjet mė tė fundit tė teknologjisė: mini-elektroda brenda trurit, qė futen nė kokė me age shumė tė holla. Nuk pėrdoret fare pėrcaktimi i njė ndėrhyrjeje kirurgjikale qė ndihmon trurin tė vėrė nė veprim tė gjitha armėt kundėr vuajtjes.         Strategjitė pėr luftėn kundėr dhimbjeve (armik pėr tė cilin nuk ėshtė e lehtė tė bėsh njė pėrcaktim) janė tė shumta dhe nė rritje tė vazhdueshme. Disa antike dhe shumė tė pėrhapura, ndėrsa disa tė tjera tėrėsisht moderne dhe tė rezervuara vetėm pėr rastet e dhimbjeve ekstreme.

            Njė stimul pėr zhvillimin e kėtyre strategjive tė reja, bėn tė ditur e pėrjavshmja amerikane "Newsweek", vjen nė kėto momente pikėrisht nga luftėrat dhe nga nevoja pėr tė kuruar mijėra ushtarė tė shpėrndarė nga Iraku nė Afganistan, por edhe shumė veteranė tė luftėrave qė kanė prekur botėn. Nė tė vėrtetė, mjekėt ushtarakė qė punojnė nė Irak kanė vendosur tė adoptojnė metoda tė fuqishme kundėr dhimbjeve, pėr t‘i eliminuar qė nga momenti kur ato nisin tė shfaqen. "Kjo sepse dhimbja fizike nė fakt ėshtė njė sėmundje mė vete", ka shpjeguar pėr prestigjiozen "Newsweek" drejtori i "Fondacionit amerikan kundėr dhimbjeve", Will Rove. Po ashtu, sa mė parė tė trajtohet, aq mė pak dėme shkakton.

            Pėr tė evituar gjendjen mes miliona veteranėve tė ngėrthyer nga dhimbjet kronike (njė pjesė e mirė e tyre tė detyruar pėr tė pėrdorur morfinėn), doktor Chester Buckenmaier i spitalit pėr veteranėt, "Walter rend Army Medical center", po kryen njė eksperiment me ushtarakėt nė frontin e luftės. Menjėherė pas plagosjes, apo ndėrhyrjes kirurgjikale nė njė numėr gjithmonė e mė tė madh ushtarėsh, po mendohet qė tė aplikohet njė pompė qė injekton doza tė vogla qetėsuesish nė mėnyrė tė vazhdueshme. Kėshtu, pas disa vitesh do tė dihet tė sulmohet dhimbja me ilaēe tė fuqishme dhe nė doza jo tė mėdha, qė do tė pėrfaqėsojnė njė strategji tė mirė pėr tė evituar dhimbjet kronike te njerėzit.

            Tė ashtuquajturat "pompa me shpėrndarje tė vogėl", qė injektojnė analgjezik nė trup, nuk janė njė risi njė fushėn e terapive kundėr dhimbjeve. Por, fakti qė ato kanė mbėrritur nė fushat e betejės, na bėn tė mendojmė se duhet tė jenė tė kushtueshme. Nė shumė vende tė mėdha tė botės, qė kanė dhjetėra spitale, nuk ka reparte tė specializuara nė kurimin e vuajtjeve. Njė metodė shumė e mirė kjo pėr tė kuruar me kujdes dhimbjet e ēdo pacienti. Nė fakt nuk ėshtė e thėnė qė terapia e dhimbjes tė bėhet sinonim i morfinės, ose ilaēeve tė tjera me opium.

            Kohėt e fundit, nė vende tė ndryshme tė Evropės ėshtė futur njė ilaē i pėrgatitur nga helmi qė molusqet pėrdorin pėr tė vrarė gjahun e tyre. Aq e fuqishme ėshtė kjo substancė, sa qė duhet injektuar me njė shpėrndarės tė vazhdueshėm dhe nė doza minimale. Nė raste jo tė rralla, kur njė ndėrhyrje kirurgjikale pėr hernien fiskale nuk e zgjidh problemin e dhimbjes, teknologjia mjekėsore ka futur njė simulator elektrik peridural, qė vepron duke gjeneruar goditje tė vogla elektrike nė shtyllėn kurrizore dhe duke bllokuar sinjalin e dhimbjeve tė drejtuara drejt trurit. Elektrodat brenda nė tru shfrytėzojnė mekanizmat qė organizmi ynė disponon pėr tė na mbrojtur nga dhimbjet e mėdha. Shumė nga kėto teknika janė shumė kodekse dhe tė kushtueshme pėr t‘u pėrdorur nga tė gjithė njerėzit nė botė qė vuajnė nga dhimbjet kronike. Megjithatė, ato tė bėjnė tė kuptosh se problemi kryesor nė luftėn kundėr dhimbjes nuk ėshtė mungesa e mjeteve efikase.

           

             

 

"Sikur tė mund tė largohesh nga dhimbja, ashtu siē mund tė largohesh nga njė qytet"

Victor Hygo

 

            Fjala "dhimbje" vjen nga latinishtja, "dolor", dhe tregonte efektin e vuajtjes. Dhimbja ėshtė njė ndjesi trupore, njė ndjenjė vuajtjeje qė i detyrohet efektit tė njė dhimbjeje fizike. Pėr shembull, mund tė kemi dhimbje dhėmbi, kockash, koke, apo dhimbje tė tjera.

            Mes dhimbjeve mė tė forta, tė studiuara deri mė sot, konsiderohen ato tė lindjes, ndaj sot shumė nėna zgjedhin tė ashtuquajturėn lindje pa dhimbje. Ideja e dhimbjes ėshtė e shoqėruar zakonisht me atė tė sėmundjes, ndaj flitet pėr krevat dhimbjeje, pėr tė treguar krevatin ku vuan njė i sėmurė. Nė teori tė ndryshme filozofike dhe psikologjike dhimbja dhe kėnaqėsia janė ndjenjat thelbėsore nga tė cilat dalin gjithė tė tjerat.

            Kėshtu, sipas njė filozofi tė shquar grek, qė ka jetuar nė vitet 500 para Krishtit, dhimbja ka njė funksion pozitiv shumė tė rėndėsishėm. Falė dhimbjes, qeniet e gjalla mund tė kuptojnė para kohe momentet kur trupi i tyre ka rrezik tė "shkatėrrohet". Kjo intuitė u thellua akoma mė shumė nė epokėn moderne nė fushėn e mjekėsisė dhe tė fiziologjisė. Edhe nė sport, tė dėmtuarit pėrdorin ilaēe kundėr dhimbjeve pėr tė arritur nė pėrfundimin e garės apo turneut. Ilaēet e pėrdorura kundėr dhimbjeve fizike mund tė krahasohen me efektet e drogės apo alkoolit nė sistemim nervor.

            Dhimbja dhe kėnaqėsia janė ndjesi tė kundėrta, por edhe qė plotėsojnė njėra-tjetrėn, mirėpo raporti i tyre ėshtė mė kompleks se ai qė duket me shikim tė parė. Dhimbjet fizike varen nga stimujt e jashtėm. Ato mund tė lehtėsohen duke eliminuar shkaqet direkte, apo duke qetėsuar ndjenjat qė i "transportojnė". Ndėrkaq, kėnaqėsia derivon nga njė perceptim aktiv qė ripunon njė stimul tė jashtėm. Intensiteti i saj nuk ėshtė i lidhur menjėherė me intensitetin e vet stimulit. Dhimbja mund tė jetė si fizike, ashtu edhe shpirtėrore. Ajo mund tė jetė ndjenjė e mungesės sė lumturisė, qė nuk varet nga trumat fizike, por nga pasione dhe vuajtje shpirtėrore. Kjo provohet mė shumė nė rastet e tradhtisė, pėr njė qortim, nė rast fatkeqėsie pėr humbjen e njė personi tė dashur. Dhimbje quhet edhe ngjarja, gjėja ose personi qė e provokon. Dhimbja e shpirtit prej kohėsh ka qenė edhe njė nga temat mė tė dashura dhe mė tė prekura nga shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave. Nė vendet katolike, ashtu si dhe nė shumė rajone tė tjera tė botės, dhimbja fizike dhe mundimi shpirtėror prej kohėsh janė pėrdorur pėr tė arritur pastėrtinė dhe shpėtimin e shpirtit.

 

            Marrė nga "Gazeta Shqip"