Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 2 - Dėshirat, qetėsia dhe lumturia

Shkruan: Daut DEMAKU

      

DĖSHIRAT, QETĖSIA DHE LUMTURIA

 

     Qetėsia ėshtė fenomen gati i paqartėsueshėm. Tėrė jeta, nė tėrėsinė e saj, ndryshon me shpejtėsi, por tė gjitha kėto ndryshime ndodhin nė qetėsi. Nė qetėsi rritėn bimėt, nė qetėsi rritėn pemėt, nė qetėsi qarkullon drita, nė qetėsi bėhet frymėmarrja, nė qetėsi rrjedh tėrėsia e quajtur jetė. As nuk pėrdoret kund agregati, as zhurma, as ndonjė forcė e jashtme, thjesht: NDODHIN.

 

 

“Dėshirat tona nuk janė asgjė tjetėr pėrveē: lajmėtare tė mundėsive tona” Gėte.



            Tėrė jeta jonė, fillim e mbarim, ėshtė e mbushur me mendime e dėshira. Nė literaturė thuhet se brenda 24 orėve nėpėr mendjen e njeriut lėvizin afėrsisht 14 mijė mendime e dėshira. (Gjetjet mė tė reja tė literaturės shkojnė edhe mė larg dhe thonė se shifra ėshtė shumė mė e madhe, sillet diku mes 50 e 60 mijė mendime e dėshira). Por le tė jetė e saktė edhe gjetja e mėhershme prej 14 mijė mendimeve e dėshirave, prapė, edhe kjo shifėr ėshtė marramendėse.


            E tash, kėtė fakt shkencor e kemi nė njėrėn dorė, ndėrsa fakti tjetėr, poashtu shkencor, thotė: dėshirat nuk janė asgjė tjetėr pėrveē se lajmėtare tė mundėsive tona. Nė mendjen e asnjė njeriu nuk lindė dėshira pa ekzistuar kushtet dhe mundėsitė reale nė ambient qė ajo dėshirė tė plotėsohet. Vetėm kur tė jenė krijuar kushtet e jashtme dhe tė brendshme pėr realizimin e njė dėshire, atėherė, ajo dėshirė ngre kokėn dhe tė thotė: kėrkoje, kėrkoje se ėshtė kėtu, shumė afėr.


            Dhe fakti i tretė, gjithashtu shkencor tė cilin e pranon dhe e rekomandon literatura ėshtė: dėshirat normale njerėzore plotėsohen qė tė gjitha (po e nėnvizoj: tė gjitha!) kur tė plotėsohen kėto kushte: kur dėshira tė jetė profilizuar si njė dhe e vetme, pra kur nga 14 mijė mendime e dėshira tė jetė pastruar terreni dhe tė ketė mbetur nė mendje vetėm NJĖ dėshirė; pra kemi profilizimin e dėshirės, (sepse t’i thuash taksistit ja ku i ke 14 mijė adresa dhe mė dėrgo nė shtėpinė time, ai me vjet do tė sorollatet rrugėve tė qytetit pa arritur ta gjejė shtėpinė tėnde); pastaj vijnė krijimi i filmit mental (tė vizualizohet: tė shihet me sytė e mendjes sė njė dėshirė po plotėsohet) dhe e treta: tė rrumbullakėsohet nė tėrėsi piktura e dėshirės (pra tė jetė formėsuar dėshira me tė gjitha elementet kompozicionale, siē formėsohet vepra artistike e quajtur pikturė).

 
            Por, duhet ditur edhe faktin tjetėr se dėshira ėshtė sikur ylberi: nė qoftė se kėmbėngulė qė ta zėsh ylberin do tė djersitesh kot, sepse ti del nė kodėr, ylberi ikė nė bregun tjetėr.

 


            E ē’duhet bėrė? E para: duhet tė deponohet dėshira. Pastaj tė pranohet jeta nė tėrėsinė e saj tė plotė: ēdo gjė nė kėtė moment ėshtė ashtu siē duhet tė jetė nė tėrėsinė kozmike. Dhe, prandaj, duhet tė krijohet QETĖSIA e brendshme. Kur tė jetė krijuar qetėsia, gjithmonė lumturia vjen si lajm dytėsor. Kur merresh me punėn qė e do, kur harrohesh tėrėsisht nė atė punė qė e bėn me dashuri, plotėsimi i dėshirės do tė vie vetvetiu, pra si lajm dytėsor: ej ndodhi kjo e kjo, qė do tė thotė: pikėrisht ajo qė ndoshta me vjet e ke pritur ndodhi pikėrisht tash dhe pikėrisht kėtu, nė ēastin kur mendjen e ke pasur tek punėt tė tjera qė nuk kanė asnjė lidhje me dėshirėn tėnde.


            Qetėsia ėshtė fenomen gati i paqartėsueshėm. Tėrė jeta, nė tėrėsinė e saj, ndryshon me shpejtėsi, por tė gjitha kėto ndryshime ndodhin nė qetėsi. Nė qetėsi rritėn bimėt, nė qetėsi rritėn pemėt, nė qetėsi qarkullon drita, nė qetėsi bėhet frymėmarrja, nė qetėsi rrjedh tėrėsia e quajtur jetė. As nuk pėrdoret kund agregati, as zhurma, as ndonjė forcė e jashtme, thjesht: NDODHIN.


            Nė qoftė se arrijmė tė lirohemi nga zhurma e brendshme dhe, nė mendje, e krijojmė qetėsinė e plotė, atėherė mendja jonė do t’i pėrngjajė syprinės sė lumit tė qetė ku asnjė valėz nuk trazohet as nuk pipėtinė. Nė kėtė sipėrfaqe ku nuk pipėtinė asgjė, hedhja e njė guraleci tė vogėl do tė krijojė rrathė. Guraleci kėtu ėshtė DĖSHIRA, rrathėt qė krijon ai janė rrugėt, valėzimi pėr plotėsimin e dėshirės.


            Ėshtė plotėsisht e natyrshme qė, pasi njeriu ėshtė mėsuar me mendimet dhe zhurmėn e tij tė brendshme, e ka vėshtirė ta krijojė qetėsinė, por edhe pėr kėtė situatė mund tė gjenden mjete ndihmėse. Ekzistojnė mėnyra e metoda qė e ndihmojnė secilin tė niset nė rrugėn e kėndshme tė plotėsimit tė dėshirave dhe tė realizimin tė gjakimit tė fundit qė quhet LUMTURIA e plotė.


            Kjo rrugė nuk ėshtė e lehtė, por nuk ėshtė e pamundshme.

 
            dautdemaku@yahoo.com