Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Meditime 3 - DESHIFRIMI I SHENJAVE TĖ JETĖS

Nga: J. M. G. Le CLEZIO

Pėrktheu: Luan CANAJ

www.mnvr.org

DESHIFRIMI I SHENJAVE TĖ JETĖS

(Nga pėrvoja si shkruaj)


            Universi ėshtė njė fletė e bardhė gjigante qė tė gjithė bėjnė ēmos mė kot pėr ta ndotur. Nuk ka asgjė, asnjė situatė a veprim, qė tė mos ketė shenjėn e vet, shkronjėn, kllapėn katrore a pikėn e zezė. Gishtėrinj, janė gishtėrinj mbėrthyes, qė kėrkojnė tė mbyllen pėrmbi prenė e panjohur. Bota arratiset dhe rifillon porsi uji, por ēdo pikė e kėtij uji ėshtė njė kurth i ngrehur.

 

 

 

            Nuk mund tė arratisesh nga jeta.

            Sa herė qė dikush dėshiron tė shkruajė, ja se ēfarė duhet tė bėjė: duhet tė blejė njė pako me letėr tė bardhė 21x 27 dhe njė stilolaps tė zi. Del nga shtėpia ndonjė ditė, aty rreth orės tre e dhjetė tė pasdrekes dhe ēapitet nėpėr rrugė midis turmės sė zhurmshme. Zbret dy shkallė, u bie mes pėr mes disa kopshtijeve, ecėn me kilometra pėrgjatė trotuaresh tė pėrhime, ku bie pluhuri. Kapėrcen mė kėmbė lumenjtė e makinave, duke shmangur gomat me vizatime gllabėronjėse. U hedh njė vėshtrim semaforėve me dritė tė kuqe a tė gjelbėr, qė shkėlqejnė majė shtyllash ēeliku, si dhe dritave portokalli qė pulsojnė nėpėr kryqėzime.

            Ai ecėn me kėmbėt e veta nėpėr gjurmė tė padukshme, bėn pėrpara me trupin paksa tė hepuar, me duart qė i tunden nė pėrfund krahėve. Vėshtron fytyrat dhe kėmbėt e grave, qėndron, niset sėrish, ēik paksa veshje, rrėshqet pėrgjatė pasqyrash, shumė i zbehtė, ose mė mirė kridhet nė pasqyrimet e metalit tė zi, yll i errėt qė tretet nė pafundėsi. Ecėn pėrmbi hijen e vet tė lehtė. Pėrpara njė dyqani me farfuri tė rėndomta e ėmbėlake, ai ndez njė cigare me dy-tri fije shkrepėsesh prej druri. Dielli i ka qėndruar nė qafė, e djeg qetėsisht dhe i nxjerr ca bulėza vocėrrake djerse.

            Herė-herė, nga moria njerėzore nė lėvizje, ia beh njė fytyrė e brengosur, me sy pėrpirės, me flegrat dihatėse tė hundės. Mandej ajo largohet, ngritur majė supeve porsi emblemė. Ajri ėshtė i tejdukshėm, ajri ėshtė i rėndė, tė hyn nė mushkėri porsi njė rrėnjė me brirthė tė lėngėt. Zhurmėrimat vėrshojnė, shpėrthime tė pakuptueshme qė ēajnė udhėt e tyre me kratere. Rrugėt zhyten thellė nėpėr murana pallatesh tė bardheme; nė tė vėrtetė, ato nuk tė ēojnė kurrkund. Sheshet janė tė pamata, mė tė gjera se aeroportet, mė tė shkreta se rrafshinat akullnajore. Aty sipėr duhet ecur, kalamendur, rendur.

            Pikėrisht kėta emra duhen gėrmėzuar, kėto fytyra duhen njohur, kėto fjalė duhen thėnė. Nuk ka vend pėr trill, nuk ka mundėsi pėr tė vėrtetė, as pėr gėnjeshtėr. Ėshtė vetėm ky vis, gjatė gjithė kohės, nga njėri horizont nė tjetrin.

 

* * *

            Loja nuk ndėrpritet.

            Tashmė shkrimtaria po ecėn, ėshtė nė veprim. Ajo e ka marrė rrugėn e saj pėrmes rrėnojave tė qytetėrimit, po numėron tė plaguarit e tė vdekurit. Nėse po i largohem diēkaje, kėtė e bėj pėr ta njohur mė mirė. Hepuar kah toka, pllakė balte me plasaritje tė thara, kur dielli ėshtė pikėrisht pingul. Aty-kėtu, valėzime luginash e kodrinash, hone, gryka, vidhima tė thepisura shkėmbore, aty mė tej njė pemė, njė cullufe fieri, njė xhufkė bari me fije tė pluhurosura, njė guralec i thyer me majėn e ngritur pėrpjetė kah qielli.

            Ca shenja, pa dyshim, shkrime, ca kaligrame tė moēme skalitur nė koren e ashpėr. Rrudha, kryqėzime udhėsh tė shėnuara me shumė tėholli, edhe krisje qė kanė pėrshkuar sipėrfaqen e brishtė tė qelqit. Disa vrima tė thella qė i ka mbushur era, me kanale qė duhet tė futen thellė nė rropullitė e tokės, ndoshta gjer te lukthi pėrvėlonjės. Miniatura, fytyra vogėlane tė pikturuara brenda medalionesh, trėndafil zbukurues i skalitur, pah, nyje, eshtra tė thyera gishtėrinjsh qė mbulojnė tokėn pas njė shtrėngate duarsh e kėmbėsh, lajle-lule, vrraja vocėrrake shkaktuar nga miliona vorbullime. Ajri ka kaluar mbi kėtė truall dhe shiu ka rrjedhur shpesh nėpėr kėto lugje. Ē’gjė tė shkruar ka atje? Ēfarė ėshtė shėnuar nė kėtė rrasė? Emrat e tė vdekurve, afėrmendsh, dhe gjurmėt spirale tė gishtėrinjve tė tė gjallėve. Edhe nėnshkrimet. Datat e ditėve e shifrat e orėve, numrat e viteve, fazat e hėnės, erėrat, baticat, shpėrthimet diellore. Numri i gjetheve tė drurėve. Luspat e gjarpėrinjve, gjymtyrėt e shumėkėmbėshave. Hala peshqish, mbetje tė moēme, mbeturina gostie, thėrrime, sa shumė thėrrime!

 


            Pikėrisht kjo ėshtė prona ime, burgu im. Nuk do tė dal prej kėtej; por dua tė numėroj kokrrizat e rėrės e t’i vė secilės njė emėr, meqė kjo ėshtė e vetmja arsye e jetės sime. Asgjė nuk mė shkatėrron dot mė pėrnjimend. Gjithēka qė ndodh, ndodh shumė larg, si nė njė botė tjetėr. Unė jam i ulur, ndoshta pėrballė pėrjetėsisė. Aksidente, pasione, dėshira, drojė, tė gjitha kėto janė brenda meje, lėvizin, gjallėrohen, vazhdojnė tė luftojnė. Brenda vetes vėshtroj; mbruj. Shfaqje aq e zakonshme, saqė bėhet joshpėrfillėse, por krijon.

            Si t’i shpėtosh romanit? Si t’i shpėtosh gjuhės? Si t’i shpėtosh, qoftė edhe njė herė tė vetme, qoftė edhe fjalės thikė?

 

* * *


            Nė gjithė shtrirjen e rrafshėt tė botės ėshtė vendosur dialogu. Ėshtė njė ēorbė gjuhe dhe ēdo fjalė ėshtė nė vendin e vet, ndėrsa ai zėzėllin porsi mizė e palėvizur pėrmbi llokmėn e mishit. Mijėra gojėt vocėrrake tė sendeve e tė njerėzve kumbojnė sė bashku. Unė jam secila nga kėto ngjarje, unė mbart brenda vetes vilen e vezėve tė fjalėve qė do tė mposhtin. Ajo ēka them, ajo ēka mendoj, ajo ēka jam ėshtė e shenjuar nė ushtrinė e shenjave qė pėrparojnė. Jam fluturim mizash, lakadredha e mushkonjave tė acaruara. Jam barbarozė e burgosur te vazoja e kuqe, qė nuk do tė pėlcasė kurrė. Jam lėvizja budallaqe, dridhja e mbytur, duarlėvizje e dėshirės, ēast i etjes, i urisė, i pllenimit, i jashtėqitjes, i gjumit, i fjalės. Jam shpalimi, mandej tkurrja. Muskuli dhe, nė krye tė krahut me vena tė shtendosura, ėshtė grushti qė shtrėngon thikėn e mprehtė. Jam ngrohtėsia e diellit, 100.000 vite dritė nga njėri breg nė tjetrin i Udhės sė Qumėshtit. Shpina e gruas rioshe hepohet, ndėrsa dora e saj mban penelin e hollė qė shkruan nė ngjyrė trėndafili te thonjtė e gishtave tė kėmbės. Vetėtima ēan qiellin qė nxihet befas, ndėrsa sinjali i saj lėbyrės do tė thotė diēka tė tmerrshme, qė nuk mund tė pėrkthehet.
Aty janė, shkruar kuturu nėpėr mure, copat e letrave tė shqyera, shpina e zarfave, mbulesat e tavolinave, paketat e cigareve, numėratorėt e telefonave, gazetat, librat, biletat e avionit, etiketa birre.

 

* * *

            Nuk arratisem nga jeta qė di tė shkruaj.

            Muret janė ngritur, dyert e dritaret janė mbyllur. Tavani, dyshemeja, qilimat, mbulesat janė gatitur. Letrat janė ngjitur, xhamat pėrtypur, tablotė tė varura. Gjithēka ėshtė aty, gati dhe asgjė nuk mungon. Qelia. Dhoma hermetike, e kotė, hapėsirė e mbrame torturash, vend qė nuk braktiset kurrė. Nga kupa e tavanit varet llamba e zhveshur elektrike me rreze vdekjeprurėse. Shtrati ėshtė rregulluar. Ēdo gjė nė vendin e vet, ēdo hi nė taketuken e vet.

            Enė, vazo tė pėrjetshme, kuti qė hapen mekanikisht, pėr tė parė, dhe ekziston gjithmonė njė kuti e re, ende, sėrish. Gazeta qė hapim, vazhdimisht nė faqe tė reja. Ka kaq shumė pėr tė lexuar, kaq shumė fjalė tė reja, histori tė botės sė paprerė. Askush nuk rri nė paqe. Gjithēka qė jeton ėshtė duke shkruar, me dorėn, zėrin, kthetrat, dhėmbėt, me thumbat e tij plot helm tė fshehur. Universi ėshtė njė fletė e bardhė gjigante qė tė gjithė bėjnė ēmos mė kot pėr ta ndotur. Nuk ka asgjė, asnjė situatė a veprim, qė tė mos ketė shenjėn e vet, shkronjėn, kllapėn katrore a pikėn e zezė. Gishtėrinj, janė gishtėrinj mbėrthyes, qė kėrkojnė tė mbyllen pėrmbi prenė e panjohur. Bota arratiset dhe rifillon porsi uji, por ēdo pikė e kėtij uji ėshtė njė kurth i ngrehur.

 

* * *

            Unė nuk jam i qetė, jo, nuk jam i qetė. Dhe unė ia shtoj liqenet e mia ngatėrrimit tė pėrgjithshėm, jo pėr tė ēliruar, jo pėr tė kuptuar, por pėr tė pėrpirė, edhe unė, me tė gjitha thimthat e mia me thitha tė hapura. Unė jetoj, jam nė jetė, lėviz, hedh fuzhnjat dhe shigjetat e mia, gjuaj, pėrgjoj nga lukthi i territ.

            Shkrimi im ėshtė njė labirint pa rrugėdalje dhe aty vdes edhe vetė. Shkrimi im ėshtė gjithandej, nuk mund tė reshtė. Ai ėshtė mė i gjerė sė fleta qė e mbart, mė i gjatė se gjurma e bojės sė lapsit qė e shkruan. Unė shkruaj me tė dyja kėmbėt e mia kur eci, me dhėmbėt e mi kur ha. Unė shkruaj me tė gjithė trupin tim, me shtatin e grave, me dhembjen, kėnaqėsinė, me frymėn time. Dhe shkruhem gjatė gjithė kohės nga bota, pa mundur tė them jo.

            Gjithsesi, sa herė qė dikush do tė shkruajė, ja se ē’duhet tė bėjė: lipset tė ēapitet pėrmes rrugėve tė qytetit, midis turmės lėvizėse, deri te shitorja e madhe plot najlon e dritė. Me tė holla duhet tė blejė njė pako 100 fletėshe letre tė bardhė shtypi 21x 27. Po i mbeti ndonjė qindarkė, duhet tė shkojė pak mė tej dhe, i pėrkulur mbi banak, tė zgjedhė njė stilolaps tė zi, me mbishkrimin REYNOLDS, a diēka e kėtillė. Atėherė gjithēka ėshtė gati, i mbetet vetėm tė rikopjojė…