Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Parapsikologji 2 - DEJA VU / KUR MENDJA NA VĖ NĖ LOJĖ

www.bota.al

      

DEJA VU / KUR MENDJA NA VĖ NĖ LOJĖ

 

 

            Ēfarė ėshtė ky fenomen i ēuditshėm, i njohur qysh prej lashtėsisė dhe megjithatė po qė prej lashtėsisė i mbėshtjellė me mister? A ekziston njė shpjegim i vetėm dhe i pangatėrrueshėm? A ėshtė njė gropė e memories sonė, apo njė mesazh qė na vjen nga realitete paralelė, qė janė ende tė panjohur pėr ne?

 

 

 

            Qė nga fillimi i kohėrave, njeriu ėshtė subjekt i fenomeneve qė arsyeja njerėzore nuk di t’i shpjegojė. Deja vu ėshtė njė prej kėtyre. Njė kokėrr rėrė qė duket se pengon mekanizmat e logjikės njerėzore. Vende qė nuk i kemi parė kurrė mė parė, e qė megjithatė i kemi vizituar. Situata tė papėrjetuara asnjėherė, e megjithatė tė njohura. Ndonjėherė njė dije pėr tė ardhmen qė nuk mund tė shpjegohet. Ēfarė ėshtė ky fenomen i ēuditshėm, i njohur qysh prej lashtėsisė dhe megjithatė po qė prej lashtėsisė i mbėshtjellė me mister? A ekziston njė shpjegim i vetėm dhe i pangatėrrueshėm? A ėshtė njė gropė e memories sonė, apo njė mesazh qė na vjen nga realitete paralelė, qė janė ende tė panjohur pėr ne?

 

            Kontradikta

            Realiteti ėshtė njė “trekėndėsh katėrkėndor”, domethėnė diēka kontradiktore, nėse nuk specifikohen parametrat brenda tė cilėve ne lėvizim. “Kjo gjė mė ka ndodhur njėherė”. “Nė kėtė vend mė duket se kam qenė”. Janė kėto format mė tipike nė tė cilat manifestohet fenomeni i deja vu-sė. Edhe pse mė pas, po tė vėresh mirė e me kujdes, pėrtej njė ndjesie tė fortė reminishence fillestare, pothuajse asnjėherė nuk pasohet nga njė kujtesė e detajeve. Tamam sikur njė pjesė e jona e di mirė se gjėrat nė tė vėrtetė nuk janė tamam kėshtu. Po ēfarė mendon nė lidhje me fenomenin Arthur Funkhouser, ekspert, njė prej psikologėve mė tė mėdhenj botėrorė i deja vu-sė, i cili rrėfen pėr fenomenin. “Kur isha shumė i ri, pata njė seri eksperiencash shumė tė fuqishme, tė cilat dukej se i pėrkisnin kategorisė sė paranormales. Kam qenė gjithmonė i apasionuar pas shkencave dhe pas fizikės e megjithatė nuk arrija asnjėherė qė tė shpjegoja se ēfarė kishte ndodhur. I pėrsėrisja vetes sime se kjo gjė ishte e pamundur. Mė duhet tė pranoj se e gjitha mė vinte nė siklet shumė tė madh, kėshtu qė nisa tė flas nė lidhje me kėtė me persona tė ndryshėm, por askush nuk dinte tė mė thoshte asgjė. Mė nė fund, njė person mu pėrgjigj: Aha, ti je duke folur pėr deja vu-nė. Dhe mė dha nė dorė njė libėr tė vogėl qė fliste pikėrisht pėr kėtė argument. Nė kėtė mėnyrė nisi udhėtimi im nė kėtė botė misterioze.

            Funkhouser, ashtu si shumė psikanalistė tė tjerė, nė punėn e tij eksploron lidhjet e ndryshme mes realitetit tė ėndrrave dhe memories, mes botės sė mistershme tė ėndrrave dhe mė tej botės edhe mė misterioze tė deja vu-sė.

            Ėndrrat na shfaqen nė struktura dhe fizionomi gjithmonė tė ndryshme, secila me domethėnien e saj tė fshehur. A mund tė pohojmė tė njėjtėn gjė edhe pėr deja vu-nė? Disa kėmbėngulin se janė madje nė gjendje qė tė parashikojnė tė ardhmen, ashtu si nė ėndrrat parashikuese. Ēfarė marrėdhėnie ekziston ndėrmjet deja vu-sė dhe ėndrrės dhe, mė tej, ekziston njė lloj i vetėm i deja vu-sė, apo format qė ajo mund tė shfaqet janė tė shumėfishta? “Mendoj se ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė bėjmė dallimin ndėrmjet pėrvojave tė ndryshme qė zakonisht ne i quajmė deja vu”, thotė psikologu Funkhouser. “Pėr mua ėshtė e ndarė nė tre pjesė. Ajo qė e quaj deja vu ėshtė kur koha luan njė rol tė rėndėsishėm nė eksperiencėn e pėrjetuar, ndodh njė gjė dhe e dimė tashmė se ēfarė ėshtė duke ndodhur. Mė pas ėshtė deja visite, apo mė saktė tė vizitosh njė vend pėr herė tė parė duke e ditur ndėrkohė se ēfarė do tė gjesh aty, pėr shembull tė gjesh se ēfarė ka pas qoshes sė rrugės. Nuk ėshtė njė ēėshtje kohe, por ėshtė njė njohuri paraprake e hapėsirės gjeografike. Dhe ėshtė eksperienca e tretė qė unė e quaj ē, ose mė saktė e ndierė mė parė, domethėnė qė ta kesh provuar njė herė njė emocion tė caktuar, njė ndjesi tė caktuar”.

 

            Shkaqet

            Ēdo rast i deja vu-sė duket i ndryshėm nga tė tjerėt. Por ēfarė ka pėr tė thėnė njė tjetėr ekspert, qė ndodhet nė anėn tjetėr tė oqeanit, nė Amerikė, nė Seattle. “Mė shumė se sa llojet e ndryshėm tė deja vu-sė, ne duhet tė analizojmė shkaqet, sepse duhet tė dini qė nuk ka njė shkak tė vetėm, por janė plot 71 tė tillė”, thotė Vernon Neppe, neurolog. “Pėr ta thjeshtėsuar, mund ta ndajmė deja vu-nė nė pak kategori tė mėdha. E para pėrfshin deja vu-nė qė ne e quajmė tė tipit shoqėrues, qė vjen pėr shkak tė stresit, tė ankthit. Ajo sjell trazime tė shkurtėr tė kujtesės dhe tė perceptimit. Ose mė saktė, bėhet fjalė pėr probleme komunikimi ndėrmjet kujtesės afatshkurtėr dhe kujtesės afatgjatė. Ka pastaj eksperienca qė shkojnė nė kufijtė e paranormales, si parandjenjat e kėqia, apo gjėra tė tjera si kėto. Ka persona qė e dinė se ēfarė do tė ndodhė nė tė ardhmen, nė kėtė rast ka njė shtrembėrim tė qartė tė perceptimit tė kohės. Lobi temporal i trurit pėson luhatje qė janė vėshtirė tė shpjegohen dhe njė prej kėtyre luhatjeve prodhon deja vu-nė.

            E dyta ėshtė deja vu-ja psikotike, apo mė saktė kur interpretohet keq realiteti. Kjo ėshtė ajo qė e quajmė deja vu skizofrenike, e cila ėshtė shpesh herė e lidhur me atakėt e panikut, apo edhe format mė tė rėnda tė epilepsisė”.

            Kujtesa njerėzore ėshtė njė mekanizėm kompleks qė pėrfshin zona tė ndryshme tė trurit, si neokorteksi dhe amigdali, por organi kryesor kur flasim pėr kujtesėn ėshtė hipokampusi, zona qė ėshtė direkt pėrgjegjėse pėr kujtesėn, ndjenjat dhe mė nė pėrgjithėsi pėr perceptimin tonė mbi realitetin. Po ēfarė ndodh nėse hipokampusi, i aktivizuar nga njė ndjesi e gabuar familjariteti bie nė gabim? Ndoshta ndodh qė realiteti nuk ėshtė mė realitet? Deja vu-ja vė nė njė provė tė vėshtirė ēdo lloj bindjeje shkencore. A mundet njė qenie njerėzore qė tė eksperimentojė telepatinė? Pra, a mundemi qė tė parashikojmė tė ardhmen? Duket se ėshtė ky rasti i njė gruaje belge 40-vjeēare, e cila, e ftuar nga njė miku i saj pianist pėr tė dėgjuar melodinė e re qė ai sapo kishte kompozuar, me tė dėgjuar notėn e parė, nė mėnyrė tė pashpjegueshme ishte nė gjendje qė tė fėrshėllente tė gjithė pjesėn tjetėr tė melodisė. “Ai i gruas belge ėshtė nė rast normal, por duhet thėnė se shumica e rasteve janė absolutisht normalė. Nuk ka asnjė lloj arsyeje qė tė shqetėsohemi nėse herė pas here na ndodh qė tė kemi njė deja vu. Pėr fat tė keq, shumė njerėz tremben. Shtatėdhjetė pėrqind e popullsisė, kur janė pak nė ankth apo tė shqetėsuar e provojnė, ndonjėherė edhe nė mėnyrė tė shpeshtė”, thotė Funkhouser.

 

 

            Origjina

            “Kjo gjė mė ka ndodhur njė herė”, “nė kėtė vend unė kam qenė mė parė”. Termi ėshtė pagėzuar nga njė psikolog francez, Meile Boirac, nė vitin 1876. Para tij, fenomeni njihej me emrin paramnezia. Dėshmi tė tilla ka edhe nė veprat e Platonit. Edhe dishepulli mė i madh i Frojdit, Gustav Jung ka lėnė dėshmi tė kėtij fenomeni. Ėshtė njė fenomen ky qė tė gjithė e kemi pėrjetuar nga njė herė. Kush nuk e ka patur asnjėherė ndjesinė qė ka qenė njė herė nė njė vend tė caktuar edhe mė parė?

            Kemi dashur qė tė pėrfshijmė nė kėtė artikull njė person qė ka dėrguar njė letėr e cila rrėfente nė fakt njė letėr qė kishte lidhje pikėrisht me fenomenin e deja vu-sė. Cili ėshtė raporti i saj me deja vu-nė? “Unė nuk kam menduar asnjėherė pėr deja vu-nė”, thotė Stefania (ky ėshtė emri i personazhit). “Por, disa vite mė parė, mė ndodhi diēka qė mu duk goxha e ēuditshme. Shkuam nė Venecia me disa miq tė mi dhe menjėherė sapo mbėrritėm nė qytet, u ndieva shumė e lodhur. Mendova nė moment pėr faktin qė e kishim kaluar tė gjithė natėn nė tren dhe qė nuk kisha pushuar. Shkova pra nė hotel dhe nisa tė ndihem keq. Pata njė takikardi. Isha nė moshėn 28-vjeēare dhe nuk mendoja aspak pėr kėto gjėra. Mė pas, dola nga hoteli, hodha njė sy rreth e rrotull dhe mė dukej sikur kisha qenė njė herė nė atė vend. Mendova pėr njė film qė e kisha parė tashmė. Megjithatė, nė tė njėjtėn kohė vazhdoja tė ndieja kėtė takikardi dhe ndihesha pėrsėri keq. Pėr fat tė mirė, mes grupit tonė ishte njė mjek dhe ai mė dha njė qetėsues. Mendova me vete: epo nė darkė do tė shtrihen dhe do tė pushoj. Por, gjatė tė gjithė natės nuk vura gjumė nė sy”.

            Po ēfarė ka nė tė vėrtetė interesante kjo histori? Rrėfimi i Stefanias vazhdon: “Nė mėngjes u zgjova dhe dola, bėmė shėtitje nėpėr Venecia dhe unė praktikisht i dija dhe i njihja tė gjithė vendet ku shkonim. Kaluam nga pallati i famshėm Ca’ d’oro. Shikoja gondolat dhe mė shkaktonin siklet, ndieja pėrbrenda gjėra tė cilat nuk i kam kuptuar asnjėherė. Isha tamam si nė njė gjendje ekstaze. Nė Venecia qėndrova pėr tre ditė dhe ēdo ditė ndihesha mė keq se nė ditėn paraardhėse, aq sa nė ditėn e fundit miqtė e mi vendosėn tė bėjnė njė vizitė tek Murano dhe Burano. Por edhe kur mbėrritėm atje, unė praktikisht njihja dhe dija gjithēka pėr Muranon dhe Buranon. Njėri prej miqve tė mi mė propozoi qė tė shkonim dhe tė shikonim Ferraran. U thashė qė pėrderisa unė ndihem keq, nuk kemi pse tė shkojmė nė Ferrara, shkojmė mė mirė nė Romė. Por ata kėmbėngulnin nė tė tyren dhe miku im doktor mė jepte qetėsues. Dhe mė nė fund vendosa tė shkoj nė Ferrara, ku pėr ēudi u ndieva shumė mirė. Nuk e kisha parė asnjėherė Ferrarėn, pėrveēse nė televizor apo kartolina, dhe ndihesha shumė, shumė mirė. Dhe duke qenė se kur ndodhesha nė Venecia isha nė ankth dhe ndihesha keq gjatė tė gjithė kohės ndėrkohė qė nė Ferrara bėhesha menjėherė mirė, atėherė mė ngeli nė mendje njė pikėpyetje e madhe nė lidhje me kėtė gjendje timen”?

 

            Misteri

            Ēfarė tė habit nė rastin e zonjės Stefania? Zakonisht, kur ne kujtojmė diēka, kur mendojmė se kemi qenė njė herė nė njė vend tė caktuar, kjo ndodh pėr pak minuta dhe mė pas fenomeni zhduket. Disa thonė se kjo nėnkupton qė kemi kujtime tė cilėt truri ynė i bashkon vetė nė mėnyrė automatike. Ndėrkohė qė rasti i Stefanias ėshtė pak mė shumė i ndėrlikuar. Pėr kėtė arsye, rasti iu parashtrua profesorit tė Seattle, Vernon Neppe.

            “Ky ėshtė njė rast i jashtėzakonshėm. Tė kesh tre ditė me radhė deja vu ėshtė vėrtetė e veēantė, shumica e njerėzve kanė deja vu vetėm pak herė gjatė tė gjithė jetės sė tyre. Mund tė jetė normale qė tė shkosh nė Venecia dhe tė tė duket sikur ke qenė njė herė aty, po, por kjo vetėm pėr disa sekonda, dhe jo ashtu si i ka ndodhur Stefanias. Kjo histori vė nė krizė ēdo lloj shpjegimi univok nė lidhje me kėtė fenomen. Ngrihet pyetja, pėrse vetėm atje, pėrse vetėm ato tre ditė dhe, mė pas, pas Venecias, asgjė?

            Pėr mė shumė se njė dekadė, tezat e Vernon Neppet dukeshin mė prestigjozet nė skenėn ndėrkombėtare. Kjo, deri nė vitin 2006, kur njė artikull qė u botua nė revistėn autoritare “Science” ka shkartisur letrat dhe ka shkundur nga themelet komunitetin shkencor.

            “Ne nuk e njohim tė gjithė mekanizmin e deja vu-sė, por vetėm njė pjesė tė tij”, thotė fituesi i Ēmimit pėr Mjekėsinė nė 1997, Susumu Tonegava. “Ajo qė ne besojmė se ndodh ėshtė: nė trurin tonė kemi qė njė qark qė proceson dhe arkivon informacionet qė ne marrim dhe qė shkojnė dhe formojnė kujtesėn. Kur takon dikė, kur sheh njė vend pėr herė tė parė e njeh, e kujton, apo e di qė nuk e ke parė asnjėherė mė parė atė hapėsirė apo atė person. E bėjmė kėtė gjė gjatė tė gjithė kohės, edhe tani qė jemi duke folur madje. Por ndonjėherė, skena tė caktuara janė kaq tė ngjashme, dhe informacionet qė tė vijnė nga realiteti tė kujtojnė njė tjetėr skenar tė cilin nuk jemi mė nė gjendje qė ta dallojmė. Njė pjesė e trurit, hipokampusi, tė thotė: kjo nuk ėshtė hera e parė qė ti je kėtu, sepse kujton nė fakt njė vend tė ngjashėm dhe hyn nė njė lloj qarku tė shkurtėr. Por pjesa tjetėr e trurit, i quajtur neokorteks ka njė hapėsire mė tė madhe tė tė gjithė situatave tė pėrjetuara mė parė dhe tė thotė: Jo, kjo ėshtė hera e parė qė ti je kėtu. Pikėrisht kėtu lind edhe konflikti”.

            E reja mė e madhe qė sjellin studimet e Susumu Tonegavės, ėshtė se ai merret me trurin e kavieve, tė cilėve pėrmes manipulimeve gjenetike u ndryshohen disa celula cerebrale. “Tek minjtė e ndryshuar gjenetikisht ėshtė e vėshtirė qė tė dallojnė, me fjalė tė tjera ėshtė njėsoj si tė jenė viktima tė njė deja vu-je kronike, ngatėrrojnė gjėra qė u kanė ndodhur me gjėra qė nuk i kanė ndodhur asnjėherė mė parė. Kemi parė veprimtarinė e minjve tė angazhuar nė njė aktivitet eksplorues, kemi parė sjelljen e mutantėve nė dy vende tė ndryshėm, i kemi vėnė nė njė vend, mė pas nė njė tjetėr dhe mė pas kemi bėrė tė njėjtėn gjė me minjtė normalė. Nė tė dy ambientet, mutantėt ndjekin tė njėjtėn skemė sjelljeje, ndėrkohė qė minjtė normalė e ndryshojnė atė. Nga kjo mund tė supozohet se njė kategori e minjve arrijnė qė tė bėjė dallimin dhe tjetra jo”.

 

            Truri

            Nė vitet tetėqind, kompleksiteti i trurit krahasohej me centralin e telefonit. Ndėrsa sot flitet mė shumė pėr njė kompjuter tė sofistikuar, por sa mė shumė qė kėrkohen krahasime, aq mė shumė bėhemi tė vetėdijshėm se kėto nuk janė veēse hije tė fuqisė cerebrale. Po sikur truri i njeriut tė jetė shumė mė tepėr se sa ajo qė ne mendojmė? Njė entitet i pafundėm ashtu si universi? Teoritė e reja tė Susumu Tonegavės megjithatė nuk kanė bindur studiuesit e shumtė qė merren prej vitesh me kėtė ēėshtje. Ashtu si mund tė pritej, kur flitet pėr deja vu-nė, dera mbetet ende e hapur.

            “Do tė doja tė dija, minjtė a mund tė flasin? Sigurisht qė ata kanė njė gjuhė tė tyren, por qė ne nuk na japin intervista”, thotė njė kundėrshtar i profesorit Tonegava: “Unė nuk mendoj se minjtė janė nė gjendje tė na thonė nėse kanė patur apo jo njė deja vu, pėr kėtė arsye mendoj se tė gjithė kėto teori nuk kanė asnjė bazė, pikėsėpari se nuk ėshtė askush qė tė na thotė se ēfarė ka provuar, dhe sė dyti sepse truri i njė miu nuk ėshtė i zhvilluar aq sa duhet.

            Mbėrrijmė kėshtu nė hipotezėn pėrfundimtare pėr fenomenin misterioz tė deja vu-sė.

            Kemi parė se bota shkencore ėshtė e ndarė mė dysh nė lidhje me zgjidhjet e mundshme qė kanė tė bėjnė me fenomenin e deja vu-sė, kemi parė mendimin e shkencėtarėve, psikiatėrve dhe psikanalistėve. Duket qartė se zgjidhjet nuk konkordojnė me njėra tjetrėn, por nga ana tjetėr as nuk mundemi qė tė themi se ky fenomen nuk ekziston. Jemi pėrpjekur kėshtu qė thjeshtė tė krijojmė njė ide, por tashmė duke iu qasur nga njė tjetėr kėndvėshtrim. Duke hyrė nė botėn e paranormales.

 

            Paranormale

            Atėherė, a mos ėshtė kujtesa pararendėse e njė jete paraardhėse shpjegimi i vėrtetė i deja vu-sė? Por edhe nėse do tė pranohej kjo mundėsi, a ėshtė vėrtetė e besueshme qė kujtesa jonė tė shkojė kaq shumė prapa nė kohė, atėherė kur kemi qenė njė person tjetėr nė njė epokė tjetėr? Duket se kėtė teori do ta konfirmonte mė sė miri ajo qė i ndodhi shekullin e kaluar njė zotėrie me emrin Paul Videl, i cili ndėrkohė qė ndodhej nė ceremoninė e varrimit tė njė princeshe angleze, padi ndjesinė se kish marrė pjesė njė herė nė kėtė dhimbje tė tmerrshme.

            Remo Bodei, filozof qė ėshtė marrė shumė me fenomenin, thotė se “njė mjek anglez, Artur Vigan, nė vitin 1844 kishte shkruajtur njė libėr qė prekte temėn e deja vu-sė dhe qė nisej nga ideja se nė dy hemisferat e trurit, nocionet mbėrrijnė ndonjėherė nė kohė qė ndryshojnė nga njėra tjetra me njė fraksion tė sekondės, pra mė parė nė njėrėn hemisferė dhe mė pas nė tjetrėn”.

            Ne kemi vendosur qė tė mos ndalemi, por qė tė shkojmė dhe tė kėrkojmė pėrgjigjet nė vendin ku studimi i deja vu-sė ka kryer hapat mė tė mėdhenj. Nė Universitetin e Neuropsikiatrisė nė Leeds, doktor Kris Mourin udhėheq njė ekip studiuesish qė, nėpėrmjet teknologjive tė sofistikuara studion deja vu-nė kronike, apo mė saktė kur deja vu shndėrrohet nė njė sėmundje tė vėrtetė. Njėri prej rasteve mė tė jashtėzakonshme tė deja vu-sė i ka ndodhur njė zotėrie tė moshuar anglez, Farell, i cili kur u thirr pėr ekzaminimin e parė refuzoi qė tė shkonte nė klinikė, sepse kėmbėngulte qė kish qenė tashmė njė herė aty dhe i kishte kryer tė gjithė vizitat.

            “Farell ishte me tė vėrtetė njė rast interesant”, thotė Mourin. “Kur ai erdhi kėtu nė klinikė dhe unė e vizitova, e kuptova menjėherė se kujtonte fjalė qė nuk i ishin thėnė asnjėherė. Nė jetėn e pėrditshme ai kishte pushuar sė pari televizorin dhe tė lexonte gazetat. E shoqja e pyeste: Si ka mundėsi qė ti di gjėra tė cilat nuk kanė ndodhur ende? Dhe ai i pėrgjigjej: Ėshtė e lehtė, thjeshtė sepse mė kujtohen”.

            Ėshtė ndoshta nė ngjashmėrinė e kėtyre personave qė mund tė gjendet njė shpjegim i pranueshėm pėr pėrvojėn e jashtėzakonshme tė zonjės Stefania nė Venecia?

            “Herėn e parė qė shkova nė Nju Jork, e njėjta gjė mė ndodhi edhe mua”, vazhdon Mourin. “Pata njė deja vu kronike. E njihja shumė mirė Nju Jorkun e televizionit dhe gazetave dhe kisha shumė pritshmėri tė miat. Dhe janė pikėrisht pritshmėritė qė shkaktojnė kėto lloj situatash. Sa mė shumė qė mendon pėr njė gjė, aq mė shumė ajo ndodh. Nė fund tė udhėtimit mund tė thuhet vetėm se nuk ekziston njė e vėrtetė e vetme”.

            A do tė mbėrrijė ndonjėherė dita kur qeniet njerėzore do tė dinė gjithēka nė lidhje me deja vu-nė?

            “Truri ėshtė ende njė kufi i dijes sonė dhe duhet qė ne tė dimė mė shumė”, thotė Mourin, “duhet qė tė bėjmė hapa pėrpara sa i pėrket neurologjisė, psikologjisė dhe shkencės. Nė njėzetė vitet qė do tė vijnė do tė bėhen hapa gjigantė nė kėtė drejtim, pėr kėtė unė jam i sigurt”.

 

            New Scientist