Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - DAULLET E NJĖ NATE

Shkruan: Baki YMERI

      

DAULLET E NJĖ NATE

 

 

 

Librin me poezi tė autorit Adem Zaplluzha, "Daullet e njė nate"  mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

 

  

 

            DAULLET E NETĖVE KOSOVARE

 

 

         Adem Zaplluzha duket si njė gurrė e pashtershme e frymėzimeve lirike tė mveshura nė tesha tė mėndafshta.  Nė vargjet e tij dremisin lulet e saksisė si njė magjepsje e gėrshetuar me pėshpėritje zogjsh qė depėrtojnė tejmatanė perdeve, duke tė ftuar pėr njė dremitje tė ėmbėl, ngase gjumi e ka kapluar lulishten e shtėpisė. Kosova me zogjtė, gėshtenjat, lulėkuqet dhe varret e dėshmorėve dremit. Nė kuadrin e ciklit tė parė, Sonte nuk dua tė vdes, autori provon tė luajė sonte fatin e zogjve. Ajo qė ngjan me ajrin, duket si njė ishull mes mjegullave. Ishulli i uritur dhe i etur si zogjtė e shkretėtirės. Dhe mė tej:

            “Rėra fluturon pėrtej mendimit/ Njė kaktus i etur/ Pi ujė nė shpirtin e rėrės/ Dielli si nė copė gacė e pėrskuqur/ I pjek zogjtė nė fluturim e sipėr. Netėt kosovare zalisen nė zėrin e mullinjve, kur kjo dunė prej vezėve tė breshkės, me gjasė paska mbetur, si njė varr i vetmuar: “Njė arkivol i hirtė/ Te njė varr i panjohur/ I kreh flokėt e thinjura tė zjarrit”, tejmatanė kufirit tė kujtesės. Kur pėrmes pėlhurės sė grisur tė njė anijeje,  shpėrthen kureshtja dhe guri i mullirit tė duket si njė blanė mbretėrore,  kur stina si syri i verbėr i hėnės, shikon tejpėrtej galaktikave, rritjen e njė shelgu tė pikėlluar. Autori zgjohet “Pėrtej kujtesės/ Si nga njė ėndėrr e trishtė”. Prej vezėve tė thyera dalin ēafkat, kurse qielli i mbuluar me pupla  njerėzish, hingėllon si kali i sėmurė. Universi, imagjinata, tropet dhe figurat tjera stilistike nuk mungojnė, as atėherė kur Adem Zaplluzha, pėrtej parmakėve tė dritares, sheh djersitjen e ajrit: “Te dhoma e pritjes/ Njė shpend krahmadh/ Ėshtė ulur pranė kujtesės/ Dhe i ėndėrron/ Ikjet e kota  tė stinėve”.   

            Shqiptarėt, sipas tij, ishin me gjasa tė parėt, qė e gjetėn zjarrin, “Por mishin e pjekur e hėngri nata”. Dhe mė tej: “Kur dėgjuam kushtrimin/ Tupanėt veē ishin shurdhuar/ Nėpėr mėhallė/ Bredhin ardhacakėt e dehur/ Dhe  i recitojnė do psalme tė vjetra/ Nė njė gjuhė tė huaj/ Qė s’na pėrket neve”. Ne dėnesėm njė kohė tė gjatė, thekson autori, dhe shton se me njė ngashėrim tė padėgjuar deri atėherė, dėneste edhe kori i bretkosave: “Por vaji i jonė/ Mė duket edhe sot/ Se i pėrngjante lutjeve tė erės”. Vargjet e Adem  Zaplluzhės duken si do kėngė djepi nė bibliotekėn e sentimenteve letrare. Nėn gurin e mullirit vėrtiten shpresat dhe aspiratat, kur ti e pėrkujton zėrin qė e bluan romancėn e ditėve tė nesėrme. Nė vargjet e tij dremisin, madje, edhe shikimet ndaj yjeve, madje edhe ti, pėrmes kandilit qė e pėrkund dritėn e gjumit, kurse gjumi yt duket mė i qartė se pa skajshmėria, nė kohėn kur: “Lėkura ime e grisur/ Shtatė herė u shit sot nė treg/ Dhe herėn e tetė/ U konvertua  nė hartėn e Atdheut”.

            Shqiptari i Kosovės nuk din tė ndalet, sepse fjalėt e tij kanė filluar t’i pėrngjajnė kristaleve tė borės. Herė janė tė ftohta si njerėzit, herė u pėrngjajnė eshtrave tė elefantėve, e herė arkivoleve tė kalbura: “Do dalim si gjarpri nga lėkura/ Do e grisim ėndrrėn e posa nisur/ Te ky gur qė nuk i pėrngjan as murit/ Do i mbjellim krahėt e zogjve”. Nuk kemi kohė pėr fluturime tė reja, thekson autori: “Me mija vjet fluturuam/ Dhe asnjėherė nuk e mbėrrimė cakun/ Sonte do tė mendojmė pak mė ndryshe/ Pėr itinerarin e kėsaj udhe// Do ecim tejpėrtej arsyes”. Pse? Sepse nuk ka ndalje nė kėtė rrugė, dhe po qe se ndalemi, kurrė mė, nuk do tė mund ta prekim, ėndrrėn tonė tė posa nisur. Problemet e stilistikės letrare e angazhojnė kritikun tė trajtojė krejt lėndėn poetike, kurse ne e anashkalojmė kėtė “porosi”, duke analizuar vetėm poezitė e para, pėr tė nxjerrė nė pah tė vėrtetėn, se kemi tė bėjmė me njė veteran tė mirėfilltė tė poezisė sė sotme nė Kosovė.

            Mė 30 korrik tė kėtij viti (2013), autori thekson me fjalė identike, se sonte ėshtė koha, tė cilėn e kemi pritur me mija vjet, dhe do tė nisemi, atje poshtė te ledhnajat e historisė, ku na presin do punė posa tė nisura. Dhe papritmas fanitet njė re e dendur: “Mė lėshoni”, se “Sonte  dua tė dal/ Nga klishetė e sė kaluarės/ Do hyj nė labirintet e kėsaj kohe/ Dhe si nėpėr tregimet fantastike”, do tė kaloj nė anėn tjetėr tė lumit, nė secilėn degė tė kėsaj peme, do mbjellim nga njė domethėnie, kurse mė pastaj do tė ecim, deri te sinorėt e luadheve: “Koha ėshtė/ Pėr kositjen e barit tė njomė// Nėse vonohemi/ Pėr udhėtimin deri te baladat/ Nėpėr rrugėt e metropoleve do i kėrkojmė/ Pendlat e ndukura tė zogjve/ Qė mbetėn peng i njė tjetėr kohe”. Vargje brilante qė shėmbėllejnė me perėndimin e Ballkanit tė ēmendur, dhe njė stinė tė re, kur, herė shqepen e herė ngjiten hartat, kur njė re e dendur, asnjėherė nuk i ndryshon itineraret. autorin e ngazėllen fillimi i mirėsisė dhe mbarimi i ligėsisė. Ai ėndėrron pėr zogjtė e erės dhe paskajshmėrinė e lumturisė. Sipas tij: “Kėto gjėra qė po i preki sot/ Mė duket se i kam prekur/ Para disa shekujve/ kur vdisnin meteorėt”.

            Zėri i mullinjve tė ujit dhe zėri i mullinjve tė erės. Zėri i viktimave tė luftės dhe zėri i ditės sė nesėrme. Dita e djeshme kur  tundej edhe mali, kur si fije bari tundeshin rrapet, kur “Nga vegimet e njė trishtimi/ Fluturoi njė shpend gjigand “, kur deshėn tė qajnė nėnat, kur nga njė hėnė e gjymtuar, si peri doli para lotėve, dhe u shndėrrua nė disa dallgė tė papara. Pėrfytyrimi fanitet kur “Atė ēast filloi tė fryjė njė furtunė/ Nėpėr flokėt e mjegullave/ Veē kishte rėnė njė borė e kuqe/ Mbase dimri/ Mund tė prekej me dorė si hija”, kur mė zė kotėsia. Dhe papritmas, shqetsimin e zėvendėson optimizmi,  kur filloj tė mbjelli njė farė tė re, nga shpirti i erės, qė i shtrydhi tė gjitha trishtimet, dhe qeshi me gjelbėrimin, deri sa pushojnė tė reshurat: “Nuk kam mė kohė pėr shitje/ As pėr tė blerė s’kam lekė/ Tundem udhėve/ Si njė varkė e humbur/ Dhe nė shpirtin e pathyeshėm tė detit/ U bie daulleve tė kushtrimit”.

         Nė ciklin e dytė, Daullet e njė nate, defilojnė tituj poemash tjera briliante, si: Sonte do tė ecim, Te flokėt e erės, Vijnė edhe sėrish kthehen, Pėrtej ēdo mundėsie, Nė tregtarė ėndrrash, Nėpėr rrugėt e qytetit tė ngrirė, Si disa gjallesa parahistorike, Rri varur skeleti i erės, Ata qė u flijuan pėr ty, Dhe hija e njė druri etj. Jashtė mureve tė lagėshtisė ėshtė cikli i tretė. Si zgalemat e rrufeve, Njė dhembje si kjo, Nė kokėn time rebele, Pastaj vjen heshtja, As atje e as kėtu, Mė shkruaj njė letėr, Nė bėhemi zogj tė egėr, janė disa nga poezitė e kėtij autori qė shėmbėllejnė me njė album historik tė lirikės sonė kontemporane. Sipas filozofit rumun, Tudor Vianu, feja, filozofia dhe arti janė pjesė e specialiteteve. Bota moderne del nė pah me dridhjen e parė tė mendimit. Adem Zaplluzha meriton respektin e lexuesit pėr idetė dhe mendimet e tij nė fushė tė kulturės.

 

Bukuresht, shtator 2013