Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji - Dashuria - kjo ndjenjė hyjnore (pjesa e dytė)

Shkruan: Sabir KRASNIQI

 DASHURIA - KJO NDJENJĖ HYJNORE

(pjesa e dytė)

        Vetėm para disa dekadave ka qenė e pa imagjinuar qė shkenca empirike tė merret ose tė pėrvetėsoj diē qė i takonte sferės mentale, shpirtėrore ose artistike, e lėre mė qė pėr kėto dukuri tė jap gjykimin pėrfundimtar. Dashuria dhe seksualiteti ishin dukuri, tė cilat me shekuj konsideroheshin si tema tabu, dhe pėr to bisedohej, diskutohej, debatohej  vetėm me gjuhė tė matur, me fjalė tė zgjedhura ose thėnė mė konkretisht - nė mėnyrė tė sofistikuar, duke pasur parasysh mentalitetin patriarkal por dhe ligjet e rrepta qė mbisundonin atėkohė.

 

            Ē’thotė psikologjia pėr dashurinė?

 

            Dashuria dhe urrejtja nuk mund tė jetojnė nė tė njėjtėn zemėr..., zemra ėshtė e vogėl, nuk i nxė tė dyja.

 

            Sipas psikologjisė, njohja, shoqėrimi, pėlqimi dhe dėshirimi intim i dikujt ose ndaj dikujt, mund tė zhvillohet gradualisht dhe tė kaloj nė lidhje mė intensive dhe mė apasionante. Dhe ky afrim pėrkufizohet si “Emocion i dashurisė.”

            Megjithėse psikologjia nuk e zbėrthen “teorinė e dashurisė”, megjithatė, studimet e shumta qė janė bėrė rreth dashurisė, e ndihmojnė individin qė t’i kuptojė ndjenjat dhe sjelljet, kur mendon se ėshtė pushtuar nga emocionet e dashurisė.

            Erich Frommi, nė “Teorinė sociale tė dashurisė”, besonte se njerėzit janė produkte tė mjediseve tė tyre sociale. Njeriu ndihet i vetmuar deri nė momentin kur ai arrin tė lidhet me dikė ose tė krijoj shoqėri me njerėz tė tjerė. Por, mbi tė gjitha lidhjet dhe shoqėritė qė njeriu arrin t’i realizoj, lidhja mė e fuqishme dhe mė domethėnėse ėshtė ajo e bashkimit reciprok, qė ne e quajmė dashuri.

            Pėr Frommin, dashuria paraqet shqetėsim aktiv pėr sjelljet e personit tjetėr, tė cilat ai i pėrkufizon si katėr karakteristika tė dashurisė: njohuritė, kujdesinė, pėrgjegjėsinė dhe respektin. Pra, dashuria lind atėherė kur ne arrijmė ta kuptojmė tjetrin, ta respektojmė atė, t’i pranojmė pėrgjegjėsit, pavarėsisht se ēfarė janė ato, t’i vlerėsojmė cilėsitė e tij etj. Sipas tij, njeriu pėrjeton dashuri tė sinqertė, vetėm atėherė kur arrin ta mposht egon e tij.

            A. Pam, R. Plutchik dhe H. Conte, krijues tė  “teorisė psikometrike”, pėrpunuan “shkallėt e dashurisė”, pėr tė matur  qėndrimin qė mbajnė njerėzit ndaj dashurisė. Nga ky testim, ata arritėn tė pėrkufizojnė pesė faktorė qė i konsideronin shumė tė rėndėsishėm nė pėlqimin reciprok: respekti, pėrshtatshmėria, altruizmi, pėlqimi fizik dhe tė qenėt bashkė.

            Pėrveē kėtyre faktorėve, qė ata i konsiderojnė si shumė tė rėndėsishėm, zbuluan edhe disa prirje tė tjera tė caktuara p.sh.: pėlqimi fizik dhe tė qenėt bashkė janė shumė tė rėndėsishme nė dashuri, derisa pėrshtatshmėria e partnerėve dhe pėlqimi fizik i tyre janė tė rėndėsishme pėr marrėdhėniet seksuale. Po ashtu miqėsia kėrkon pėrshtatshmėri dhe respekt ndaj njėri - tjetrit.

            Njė trajtim tjetėr studimor ndaj dashurisė ėshtė ai i J. Knoxit. Knoxi bėnė dallime midis dashurisė romantike dhe asaj realiste. Sipas tij, dashuria romantike ėshtė e fshehtė, e pėrjetshme dhe ndodh vetėm njė herė nė jetė e njeriut, ndėrsa dashuria realiste ėshtė praktike, e qetė dhe e qėndrueshme. Njeriu me qėndrim praktik ndaj dashurisė i logjikon mirė rastet qė ka, para se tė vendos. Kėto dy dashuri, ajo romantike dhe realiste, mund tė konsiderohen si skajet e kundėrta tė njė kontinuumi, pėrderisa dashuria e pėrgjithshme njerėzore, bie diku midis kėtyre dy ekstremiteteve.

            Knoxi, gjithashtu hodhi idenė se qėndrimet e njeriut ndaj dashurisė ndryshojnė, ndėrkohė qė ne kalojmė nga njė stad i jetės nė tjetrin.

            Dy psikologė tė tjetėr, Walster E. dhe Walster G., bėjnė dallime midis dashurisė pasionante dhe asaj bashkėshortore. Sipas tyre, dashuria pasionante ose siē e quan ndryshe Knox, dashuria romantike, ėshtė njė pėrjetim i thellė emocional qė pėrfshin: dėshirėn seksuale, lumturinė, shqetėsimin, harenė dhe delikatesėn. Dashuria pasionante rrallė zgjatė  mė shumė se 6-30 muaj, por ajo mund tė ēoj drejt  njė dashurie tė qėndrueshme dhe tė pėrmbajtur, mendojnė ata.

            Kurse dashuria bashkėshortore, siē quhet ndryshe, dashuria e pėrmbajtur, karakterizohet nga:  lidhja e thellė, besnikėria, respekti, pėrzemėrsia, barazia dhe aftėsia. Kjo dashuri edhe pse nuk ėshtė aq e thellė sa ajo pasionante, megjithatė zgjatė mė shumė se e ajo.

            Njė psikolog tjetėr nga Universiteti i Yales, Robert Sternberg, kohėt e fundit parashtroi njė teori tė re tė pėrbėrė prej tri komponentėve: intimitetit, pasionit dhe vendimit/angazhimit. Intimitetin, si komponent emocional, Sternberg e ndėrlidh me raportet e dashurisė tė cilat janė edhe si parakusht pėr nxitjen dhe krijimin e ndjenjės sė afėrsisė, e tė cilat sipas tij janė: respekti, lumturia, mirėkuptimi, mbėshtetja, komunikimi etj. Ky komponent ėshtė edhe bėrthama e njė dashurie sociale qė shfaqet tek raportet ose marrėdhėniet dashurore me prindėrit, vėllezėrit e motrat, shokėt, bashkėshorten etj.

 

 

            Pasionin, si komponent motivacional, Sternberg e ndėrlidh me eksitimin fiziologjik i cili synon kah dėshira pėr seks. Si nxitės tė kėtij pasioni, pėrveē nevojave tė tjera, sipas tij, mund tė jenė edhe: dinjiteti, atashimi dhe dominimi. Mirėpo, pasioni edhe pse nė shumicėn e rasteve, nė fillimet e marrėdhėnieve dashurore me gjininė e kundėrt, i afron dashnorėt mė pranė njėri - tjetrit, dhe mbi kėtė bazė mė vonė mund tė zhvillohet edhe intimiteti, pra komponentit emocional, nė raste tjera, ajo qė dėshirohet mbetet vetėm si pasion, p. sh. marrėdhėniet me prostitutat.

            Ndėrsa vendimin/angazhimin, si komponent kognitiv, Sternberg e ndėrlidh me: vendimin -si veprim afatshkurtėr pėr tė dashuruar njė person dhe angazhimin -si veprim afatgjatė, pėr t’i vazhduar kėto marrėdhėnie, qoftė nė situata tė mira, qoftė nė situata tė kėqija. Ky ėshtė edhe komponenti vendimtar qė ndihmon qė marrėdhėniet e dashurisė mes partnerėve tė marrin karakter serioze dhe tė qėndrueshme.

 

            Frojdi rreth dashurisė

 

            Sado qė ta duash njeriun, prapė do tė ketė vend ta duash edhe mė shumė.

           

            Frojdi me tė plot tė drejtė ka marr epitetin “Babai i psikologjisė”, pasi gjatė gjithė jetės sė tij, i ėshtė pėrkushtuar kėsaj disipline shkencore, duku ju dhėnė shumė dukurive tė saj sqarime mė logjike e kuptimplote. Gjithashtu, Frojdi ishte ndėr tė parėt qė u shpreh hapur pėr ekzistencėn e dy fushave psikike nė qenien njerėzore, atė tė vetėdijshme, qė sipas tij ėshtė vetėm “maja e akullit” mbi sipėrfaqe, dhe atė tė pavetėdijshme, pra pjesa tjetėr gjigante, qė ndodhet nėn sipėrfaqe, e qė janė edhe burimi themelor i tė gjitha proceseve psikike. Ai na ėshtė, pothuajse tė gjithėve, i njohur me teorinė e tij tė famshme “psiko-analitike”. Edhe pse, jo vetėm me kėtė teori, por edhe me disa mendime tė tjera frojdiane, nuk pajtohen shumė psikologė dhe hulumtues shkencor, bile edhe njė pjesė e nxėnėsve tė vet Frojdit, ato prapė se prapė zėnė vend tė rėndėsishėm nė trajtimin e ēėshtjes sė personalitetit dhe jetės psikike nė pėrgjithėsi.

            Frojdi, si njė ateist i pėrbetuar, qė mbeti deri nė ditėt  e fundit tė jetės sė tij, si dhe pasuesi i denjė i materializmit, natyrisht, qė nuk mund ta pranonte ekzistencėn e shpirtit, prandaj edhe ndjenjėn e dashurisė e identifikonte me epshet ose instinktet, me tė cilėn bėhej edhe objekt sulmesh, ndoshta edhe me tė drejt, nga kundėrshtarėt e tij. Ai thotė se fuqitė shtytėse tė veprimeve tė njerėzve gjenden nė fushėn e pavetėdijshme, dhe mu kėto fuqi, sipas tij, janė epshet ose instinktet. Frojdi i ndanė instinktet nė dy grupe: Instinktet e jetės, qė i identifikon me perėndinė e dashurisė, bazuar nė mitologjinė greke, Erosin, si dhe ato tė vdekjes, qė i identifikon me perėndinė e vdekjes, gjithashtu bazuar nė mitologjinė greke, Thanatosin. Erosi, pra instinktet e jetės, tė cilave edhe ua kushtoi kohėn mė tė gjatė tė studimeve, shėrbejnė pėr ekzistimin e individit dhe pėr ekzistimin e llojit dhe kėto, ndėr tė tjerat, janė: epshi i urisė, epshi i etjes e sidomos epshi seksual. Dhe, atė energji qė shtynė kah plotėsimi i kėtyre instinkteve, e sidomos i atij seksual, Frojdi e quan “libido”. Ndėrsa nga Thanatasi, ose instinktet e vdekjes, buron ajo shtytje, epsh shkatėrrimtar qė i nxit njerėzit kah agresioni, dhuna, shkatėrrimi, luftėrat etj.

            Pasionin seksual, Frojdi nuk e konsideron si nxitje, mundėsi, afėrsi, tėrheqje etj., pėr lindjen e dashurisė sė pastėr, dashurisė sė vėrtet e tė sinqertė qė do tė rezultojė me njė lidhje tė ngushtė, me njė bashkim qiftesh, akt martesorė, lindje fėmijėsh, pra krijimin e njė familjeje tė shėndosh, por, thjesht si plotėsim i domosdoshėm i kėtij instinkti tė lindur, qė rrėnjėt i ka qysh nga fėmijėria e hershme. Goja, thotė Frojdi, qė nė vitin e parė tė lindjes ėshtė regjioni kryesor  dhe pjesa kryesore e trupit, e cila i ofron kėnaqėsi fėmijės, kėnaqėsi kjo e cila nė esencė ėshtė kėnaqėsi seksuale. Pastaj vjen stadi anal; stadi gjenital, respektivisht zona erogene, qė ėshtė edhe burimi kryesor i  kėnaqėsive seksuale. Nė fazat e mėvonshme tė zhvillimit, tek fėmija fillon tė paraqitet i ashtuquajturi “kompleksi i Ediptit”, qė Frojdi, por edhe disa ithtar tė kėsaj teorie, e theksojnė nė veēanti. E ka marrė emėrtimin sipas njė legjende greke mbi mbretin e Tebes, Ediptin, i cili e mbytė babanė dhe martohet me nėnėn e vet. Frojdi thotė se tek fėmija ekziston aspirata e miqėsisė kah prindi i gjinisė sė kundėrt, pra aspiratė qė nuk ndėrlidhet me ndjenjat e dashurisė shpirtėrore e njerėzore, fėmijė-prind, por si nevojė e plotėsimit tė epshit seksual. Ndėrsa pėr prindin e gjinisė sė kundėr, tek ai lindin aspirata armiqėsore, pasi fėmija atė e konsideron si rival.

 

 

            Reduktimi i pothuaj tė gjitha motiveve vetėm nė dy lloje instinktesh, tė cilat ai i konsideron si energji vendimtare nė jetėn psike tė individit, nė njė farė mėnyre e barazon qenien njeri me kafshėt e rėndomta tek tė cilat pėrjashtohet logjika. Po tė ishte fjala pėr lloje kafshėsh, ndoshta teoria e Frojdit pėr seksin edhe do tė ishte e arsyeshme, pasi ato udhėhiqen (ndoshta) nga fuqia shtytėse e instinkteve, ndėrsa tek njeriu ky proces ndryshon dukshėm, pasi ai posedon ndjenjat, dhe nė kėtė rast, mes dashurisė si ndjenjė mė e lartė tek njerėzit, qė ndikohet edhe nga faktorėt social, dhe instinktit seksual, si faktor biologjik, nuk mund tė vihen shenja barazimi.

            Njeriu nuk ėshtė vetėm qenie racionale. Tek ai ndikim tė jashtėzakonshėm kanė edhe ndjenjat. Edhe dashuria pėrbėn njėrėn nga ndjenjat mė madhėshtore tė tij, qė provokon emocione nga mė tė ndjeshmet, por edhe ngjallė motivin pėr veprim e pėr jetė. Nė sa e sa tregime, romane, piktura, kompozime etj. idealizohet aq shumė dashuria sa qė aktorėt e tyre nėn ndikimin e pushtetit tė saj, luftojnė deri nė vetėmohim.

            Por kjo qė u tha mė lartė, nuk ia humb aspak meritat Frojdit dhėnė lėmit tė psikologjisė. Ai ka kontribuar vėrtet shumė nė zhvillimin e saj, sidomos rreth personalitet njerėzorė. Mėsimet e tij pėrmbajnė njohuri mjaft ė rėndėsishme dhe shėnojnė njė pėrparim tė dukshėm nė shpjegimin e aktiviteteve tė njeriut gjatė procesit tė tij jetėsor.

 

            Dashuria nė sytė e shkencės

           

            Dashuria nuk banon nė mendjen e ndotur nga shėmtitė e urrejtjes.

 

            Vetėm para disa dekadave ka qenė e pa imagjinuar qė shkenca empirike tė merret ose tė pėrvetėsoj diē qė i takonte sferės mentale, shpirtėrore ose artistike, e lėre mė qė pėr kėto dukuri tė jap gjykimin pėrfundimtar. Dashuria dhe seksualiteti ishin dukuri, tė cilat me shekuj konsideroheshin si tema tabu, dhe pėr to bisedohej, diskutohej, debatohej  vetėm me gjuhė tė matur, me fjalė tė zgjedhura ose thėnė mė konkretisht - nė mėnyrė tė sofistikuar, duke pasur parasysh mentalitetin patriarkal por dhe ligjet e rrepta qė mbisundonin atėkohė. Natyrisht, me pėrjashtime tė vogla, ku shkrimtarė dhe artistė tė ndryshėm, nėpėr veprat e tyre mundoheshin ta paraqisnin dhe shpalosnin madhėshtinė e kėsaj ndjenje hyjnore si: Giovanni Boccaccia nė veprėn (novelat) “Decameron”,  Casanova nė memoaret e tij “Historia e jetės sime”ose piktorėt Aacheni, Cagnacci, Rosseti e tė tjerė qė pėrmes, lapsit, brushės, ngjyrave etj. shprehnin edhe estetikisht kėtė fuqi shpėrthyese tė quajtur dashuri.

            Ti jepet sqarim shkencorė dashurisė sė Tristanės dhe Isoldės ose Romeos dhe Zhulietės, nevojitet vėrtet njohuri e madhe teorike dhe praktike por edhe guxim intelektual. Megjithatė, kėtė hapė tė guximshėm e morri kirurgu francez Michel Odent, i cili gjatė punės sė tij arriti reputacionin e “akusherit revolucionar”, pasi arrita ta ndryshojė tėrėsisht praktikėn e deriatėhershme akusherike, duke u angazhuar pėr lindje spontane, pa ndėrhyrje tė tepruar tė personelit, por nė pranin e tė atit gjatė aktit tė lindjes. Nė librin e tij  “Scientification of Love”, Odent paraqet hipoteza tė guximshme pėr natyrėn e dashurisė dhe seksualitetit. Ai parashtron disa interpretime tė befasishme pėr vetė aftėsinė pėr tė dashuruar, aftėsi e cila, sipas konkluzioneve tė tij, fillon qysh nė gjirinė e nėnės, menjėherė pas lindjes, dhe kjo, mendon Odent, mund tė na sqaroj edhe shkakun e motivit pėr sjelljet e dhunshme dhe agresive nė shoqėri. Boshti i tė gjitha kėrkimeve tė tij, paraqet punėn nė studimin e oksitocinės (substancė e ndėrtuar prej 8 aminoacidesh e cila shkakton dhembjet e lindjes te grat shtatzėna dhe ndikon nė rritjen e sekretimit tė qumėshtit), tė cilėn e quan “hormoni i dashurisė”.

 

 

            Oksitocina - hormoni i dashurisė

 

            Dashuria ėshtė ilaēi mė i fuqishėm, i njohur deri mė sot.

 

            Kur substanca e  oksitocinės ju injektua pėllumbave, ata gjatė gjithė asaj kohe zhvillonin, si tė thuash, ritualin e ledhatimit: kapardiseshin, i hipnin njėri-tjetrin mbi lafshė, e pastaj, disa minuta pas pranimit tė injeksionit, edhe ēiftėzoheshin. U dashtė shumė kohė qė shkencėtarėt ta dėshmojnė ndikimin e oksitocinės dhe rolin e saj qendrorė gjatė procesit tė lindjes dhe latacionit (sekretimi i qumėshtit nga gjėndrat qumėshtore). Pėrveē asaj qė stimulon rritjen e sekretimit tė qumėshtit,  oksitocina  stimulon edhe kontraksionin e mitrės, e rėndėsishme gjatė aktit tė lindjes sė fėmijės.

            Gjatė aktit seksual, te dy partnerėt lirojnė oksitocinė. Tek femrat, niveli i saj para orgazmės, ėshtė mė i lartė se tek meshkujt. Por pavarėsisht nivelit tė saj, ky hormon i dashurisė luanė rolė tė rėndėsishėm gjatė aktit seksual  pėr tė dy gjinitė: tek meshkujt ndihmon nė kontraksionin e prostatės dhe shtimin e spermatozoideve, ndėrsa tek femrat, kontarksionin e mitrės, qė ndihmon nė bartjen e spermatozoideve deri tek vezorja.

            Mirėpo ky hormon, nuk lirohet vetėm gjatė aktit seksual! Ēdo vepėr e mirė e njeriu, nė kuptimin e plot tė fjalės, provokon substancėn e oksitocinės: edhe kur njeriu dhuron lule, edhe kurė falė njė shikim tė ėmbėl, edhe kur e takon njeriun e dashur, edhe kur i lutet Perėndisė me dashuri por edhe atėherė kur vetėm mendon me dashuri. Pėrndryshe nuk ekziston kontradiktė nė mes interpretimit tė okstocinės si hormon i dashurisė dhe rezultateve kėrkuese tė atyre qė i kanė studiuar hormonet tjera si estrogenin dhe progestorin. Estrogeni e aktivizon oksitocinėn, dhe menjėherė pas lindjes, edhe hormonin amnorė, prolaktinėn. Prolaktina dhe oksitocina e plotėsojnė njė-tjetrėn,  derisa endorfina, si opijat natyrorė, aktivizohet edhe tek nėna edhe tek fėmija dhe kėshtu krijon lidhje, varshmėri dhe dashuri mes tyre.

 

 

            Eksperimentet e shumta tė bėra nė ketė drejtim, rezultojnė se fuqia e dashurisė, nė masė tė madhe, fillon nė javėt e para tė zhvillimit tė qenies, pra qysh nė fetus, dhe kultivohet deri nė ēastin e lindjes, por edhe pas tij. Nuk thoshte kotė matematikani, fizikani dhe filozofi i njohur frances, Blaise Pascal: “Zemra i ka arsyet e veta, tė cilat logjika jonė nuk i njeh” ose: “Fillimi dhe fundi janė dy gjėra qė pėr njeriun do tė mbetėn gjithnjė sekret”.

            Ndoshta ky shpjegim shkencorė na jep shkas qė romantikės t’ia rikthejmė famėn, sepse pa tė, ndoshta nuk mund tė ketė dashuri tė shėndosh.

 

 

Nė vazhdimin tjetėr, ndėr tė tjera do tė lexoni:

Pėr dashurinė romantike;

Pėr trėndafilin dhe simbolikėn e tij;

Pėr mendimin e poetit tonė, Naimit rreth trėndafilit;

Pėr “Ditėn e tė dashuruarve” dhe Shėn Valentinin etj.