.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Psikologji - Dashuria - kjo ndjenjė hyjnore (pjesa e parė)

Shkruan: Sabir KRASNIQI

           

            DASHURIA - KJO NDJENJĖ HYJNORE

(pjesa e parė)

 

            Ėshtė, pothuajse e pamundur qė njeriu tė jetojė pa praninė e dashurisė. Ajo ėshtė pjesė e pandarė e procesit jetėsor dhe tepėr e domosdoshme pėr balancėn shpirt - trup. Nuk ėshtė e rėndėsishme se ēfarė dashurie ushqejmė e kultivojmė, ēoftė ajo nė raport me polin e kundėr, qoftė ne raport me fėmijėt ose prindėrit, qoftė nė raport me gjėra tjera, e rėndėsishme ėshtė prania e elementit tė saj me tė gjithė fuqinė dominuese qė nuk ėshtė kurrė e tepėrt pėr shpirtin njerėzore.

        

 

            Ēelėsi universal pėr tė gjitha dyert e jetės njerėzore ėshtė njė dhe i vetmi dhe quhet: dashuri.

D. Demaku

 

            Emocioni mė dinamik qė njeriu mund tė pėrjetoj,  elementi mė thelbėsore i qenies njeri, ndjenjė e fuqishme dhe e thellė, e zjarrtė dhe e pastėr, energji e fuqishme dhe e pafund qė depėrton deri nė poret mė tė imta tė qenies sonė, duke na rrėmbyer trupin e shpirtin... ėshtė ndjenja e quajtur DASHURI.

 

            Dashuria... ėshtė ėndėrr, ėndėrroje

            Dashuria... ėshtė e bukur, adhuroje

            Dashuria... ėshtė dhimbje, shėroje

            Dashuria... ėshtė tradhti, mėsohu me ta

            Dashuria... ėshtė detyre, plotėsoje

            Dashuria... ėshtė pasuri, ruaje

            Dashuria... ėshtė loje, luaje

            Dashuria... ėshtė mister, zbuloje

            Dashuria... ėshtė fat, pėrfitoje

            Dashuria... ėshtė aventure, kujdes

            Dashuria... ėshtė luftė, mėsohu edhe me te

            Por dashuria... ėshtė dashuri, lufto pėr te!

 

            Sa bukur, sa fuqishėm dhe sa tė plotė e pėrshkruaj kėto vargje tė gjeniut tonė popullor, qė qarkullojnė nė sa e sa faqe interneti, kėtė prirje tė brendshme qė na tėrheq aq shumė, qė na pėlqen aq shumė, qė lindė dhe buron nga thellėsitė mė tė ēiltra tė zemrėn sonė pėr vetė jetėn, pėr mė tė dashurėn - dashurin, pėr fėmijėt, pėr prindėrit, pėr shokun, pėr mikun pėr atdheun, pėr artin, pėr shkencėn, pėr... e qė tė gjitha sė bashku, si njė rrezatim i fuqishėm, si njė energji e pashtershme, na shpiejnė drejt rrugės madhėshtore, drejt ēelėsit universale, drejt dritės hyjnore.

            Ėshtė, pothuajse e pamundur qė njeriu tė jetojė pa praninė e dashurisė. Ajo ėshtė pjesė e pandarė e procesit jetėsor dhe tepėr e domosdoshme pėr balancėn shpirt - trup. Nuk ėshtė e rėndėsishme se ēfarė dashurie ushqejmė e kultivojmė, ēoftė ajo nė raport me polin e kundėr, qoftė ne raport me fėmijėt ose prindėrit, qoftė nė raport me gjėra tjera, e rėndėsishme ėshtė prania e elementit tė saj me tė gjithė fuqinė dominuese qė nuk ėshtė kurrė e tepėrt pėr shpirtin njerėzore. Shumė bukur e ilustron kėtė D. Demaku pėrmes njė aforizmi ku thotė: Nė botė mund tė ketė tepėr urrejtje, tepėr vuajtje, tepėr mjerim, por kurrė nuk do tė ketė tepėr dashuri. Dhe vėrtet, kjo botė e stėrmbushur me urrejtje, vuajte e mjerim, ka nevojė pėr shumė mė shumė dashuri.

 

 

            Rruga e dashurisė ėshtė edhe rruga qė hap dritaret e mendjes, rruga qė ēon drejtė ngritjes shpirtėrore tė njeriut, drejt pėrsosjes sė tij, por, njėkohėsisht edhe pėrsosjes sė njerėzimit nė pėrgjithėsi. Ajo ėshtė energji, ndoshta ndėr mė tė fuqishmet e mendjes njerėzor, qė ėshtė nė gjendje tė transformoj tė ligėn nė tė mirė, e tė mirėn ta fuqizoj e lartėsoj deri tek hyjnorja, sepse vet fryma e dashurisė ėshtė ndijim i veēantė hyjnor. Vetėm fjala “tė dua” (thonė tre autorėt, qė u shpallėn mė tė menēurit e shekullit njėzet) krijon me mijėra ndryshime pozitive nė metabolizmin e trupit tė njeriut. Pa dashuri jeta nuk do tė kishte kuptimin e duhur. Ajo do tė  kthehej nė vuajte dhe mjerim. Botėn do tė dukej e errėt. Vetė ligji dialektik i natyrės ėshtė i tillė: dashuria gjeneron dashuri, urrejtja vetėm dhunė, konflikte dhe mjerim. Pra, dashuria ėshtė arma mė e fuqishme ndaj sė keqes.

            Dashuri ėshtė shpresė, dashuri ėshtė motiv, dashuria ėshtė respekt, dashuria ėshtė solidaritet, dashuria ėshtė sakrificė... e mbi tė gjitha, ajo ėshtė perlė e lumturisė. Ajo zė rrėnjė thellė nė secilėn qenie njerėzore duke ndezur nė botėn e tij tė brendshme zjarrin e pashuar  tė impulsit  jetėsor.

 

 

            Dashuria dhe filozofia

           

             Dashuria ėshtė si ajri i pastėr, sa herė merr frymė njeriu, e freskon trupin e vet.

 

            Dashuria, edhe ne kohėt mė tė lashta, ishte njė ndėr preokupimet mė me prioritet i njerėzve tė urtė e tė menēur tė atyre kohėve. Shumė filozofė, por edhe ithtar tė mendimit filozofik, kanė shkruar, diskutuar, sugjeruar, debatuar etj, rreth kėsaj ndjenje tė madhėrishme dhe tė pėrjetshme.

            Nocioni dashuri ka burimin nga mitologjitė e lashta. Tek grekėt e vjetėr, me kėtė emėr identifikohet, perėndia e dashurisė, Erosi, ndėrsa tek romakėt, Amori. Erosin e njohim nga miti, qė e shėnoi historiani romak Apulei, nė tė cilinė bėhet fjalė pėr dashurinė e Erosit me njė vajzė tė bukur, e quajtur Psika (mė vonė kjo fjalė -psycho do tė pėrdoret si sinonim pėr shpirtin), por qė nga nėna e Erosit, zonja e dashurisė Afėrdita (Venera), kundėrshtohej me ēdo kusht. Mirėpo, edhe pas spekulimeve e peripecive tė shumta, dashuria triumfon mbi tė gjitha dhe ky mitė pėrcillet ndėr shekuj si inspirim pėr artistėt e shumtė, por edhe si tregues shumė domethėnės nė kuptimin e dashurisė pėr shpirtin njerėzor. Erosi, mė vonė, nga psikoanalisti i njohur Sigmund Frojdi (Sigmund Freudi), do tė hyjė nė psikologji si njė ndėr nocionet mė karakteristik pėr jetėn, shpirtin dhe dashurinė.

            Amori, tek mitologjia romake njihet, gjithashtu si perėndia e dashurisė, ose mė saktėsisht nxitėsi i dashurisė, njė ēunak gjysmė i rritur, jo edhe pa djallėzi, i cili me shigjetėn e vetė godet zemrat nė tė cilat edhe zgjon dashurinė. Harkut dhe shigjetės sė tij nuk mund t’i rezistoj askush: Amor vinci omnia, qė do tė thotė, “Amori triumfon gjithnjė”, ku fjala latine “Amor”, lidhet drejtpėrdrejt me dashurinė.

            Grekėt e konsideronin ndjenjėn e dashurisė si njė armė tė vėrtetė, njė hanxhar qė mund tė tė ngulet nė trup, njėjtė sikurse shigjeta e Amorit, dhe dalėngadalė tė marr pushtetin edhe tė vetė shpirtit. Dashuria, gjithnjė sipas grekėve tė vjetėr, jo vetėm qė arrin t’i mposht e sundojė shpirtrat e  njerėzve, por shpeshherė ajo arrin tė luhat edhe qėndrimet e vetė zotave, siē ėshtė rasti i mėsipėrm me Psiken dhe Erosin.

 

 

            Njėri ndėr filozofėt dhe mendimtarėt e parė perėndimor dhe mė me ndikim nė antik, Platoni, i cili filozofisė greke i dha njė drejtim tė ri, dha njė kontribut mjaft specifik edhe rreth dashurisė. Mendimi i tij ka mbetur nė shekuj si bazament pėr shumė filozof tė tjerė qė e kanė vrojtuar dashurinė nga kėndvėshtrimi filozofik.

            Pėr Platonin dashuria ėshtė njė forcė e madhe dhe e fuqishme qė karakterizohet pėr kapacitetin e saj si ndėrmjetėsuese, afruese dhe bashkuese tė dy qenieve, qė tejkalon ēdo gjė materiale duke u lartėsuar kah idealja, ku sipas tij, gjendet e bukura, e vėrtet dhe e mira. Pra, pėr “dashurin paltonike”, nuk ėshtė i domosdoshėm kontakti, lidhja, por ndjenjat, sipas tė cilave edhe gjithēka rrjedh. Kjo formė, pėr Platoni, paraqet shkallėn mė tė lartė tė dashurisė, kurse dėshirat, epshet dhe seksin, si antagonizėm tė kėsaj, tė parės, pra ideales, ai i sheh si shkallė tė parė tė dashurisė. Duke u nisur nga kjo, njeriu mund tė arrijė pastaj shkallėn tjetėr tė dashurisė: dashurinė pėr gjėra tė bukura, dashurinė ndaj shkencės, ndaj mendimeve inspirative etj. Dashuria platonike paraqet formėn mė tė lartė dhe mė tė plotė tė dashurisė ndaj tė cilės njeriu  jepet me ambicie dhe dėshirė sipas idealeve si: e bukura, e vėrteta dhe, pėrfundimisht hyjnorja. Kėtė gjendje ose shkallė, e arrijnė shumė pakė individ, dhe kėta njerėz qė e praktikojnė kėtė dashuri, Platoni i quan Filozof, pasi dashuria, pėr tė, i pėrngjanė filozofisė, sepse dhe filozofia mėton tė vėrtetėn, tė bukurėn dhe tė mirėn.

            Plotino, njė filozof dhe mendimtar gjenial i Greqisė sė vjetėr, si dhe themelues i Neoplatonizmit, gjithashtu shprehet rreth ndjenjave tė dashurisė. Ai mendon se shpirti i njeriut gjendet nė njė udhėkryq nė tė cilin ai mundohet dhe vuan pėr shkak se e ka barrė trupin e tij, pra njeriun. Mirėpo, dashuria qė gjendet nė brendi tė kėtij shpirti, vepron si shtytės, duke e  rritur fuqinė vepruese dhe me kėtė tė shpėrthej pėrpara duke i njohur gjėrat mė mirė dhe, po ashtu, duke i zgjedhur format dhe problemet e jetės nė mėnyrė mė tė pėrshtatshme.

            Filozofi holandez, Baruch Spiniza, dashurinė e ndėrlidh me Perėndinė. Sipas tij, dashuria ndėrlidhet me idenė, pasi qė edhe vet Perėndinė nė ne manifestohet si ide. Pra ne, nuk kemi figurė reale pėr tė, pėr Zotin, megjithatė, shprehim dashuri madhėshtorė ndaj tij. Ne kemi idenė se njė Zotė ekziston, tė cilin e respektojmė, e nderojmė me plot dashuri, edhe pse nė fakt ne nuk e njohim.

            Nga buron kjo ndjenjė e fuqishme dashurie?

            Kjo formė e dashurisė na lė tė kuptojmė se dashuria ėshtė mė shumė se perceptim qė mund tė kapet drejtpėrdrejt pėrmes shqisave tona, pra ajo ėshtė diē shumė e madhėshtore  dhe mė e ndjeshme nė thellėsitė tona shpirtėrore.

            Kur pėrmendet dashura, menjėherė na bien ndėr mend edhe Shekspiri, mė saktėsisht vepra mė e njohur nė literaturėn botėrore pėr dashurinė, tragjedia e famshme Shekspiriane “Rome dhe Zhulieta”. Pėrmes kėsaj vepre, qė u vu nė skenė pothuajse nė ēdo teatėr, qoftė profesionist apo amator, pėr tė cilėn u realizuan aq shumė opera, teledrama, regji filmike etj., Shekspiri arriti tė depėrtoj thellė nė secilėn qenie njerėzore, nė brendi tė zemrės sė tij, duke shkaktuar emocione nga mė tė ndryshmet dhe atė vetėm falė energjisė sė fuqishme dhe tė pafund tė ndjenjės sė dashurisė. Ai e lartėsoi dashurinė, e sidomos atė romantike, nė pikėn mė tė lartė tė piedestalit, pėr tė cilėn, personazhet nė veprat e tij, sakrifikojnė edhe atė mė sublimen, pra vetė jetėn e tyre, siē ndodh nė veprėn “Rome dhe Zhulieta”.

            Pėr dashurinė u shprehen dhe shkruan  edhe Sokrati, edhe Seneka, edhe Dante, dhe Hygo, edhe Kamy edhe...ėshtė e pamundur tė cekėn tė gjithė, pasi nuk besohet se ka filozof, mendimtar, shkrimtar, artist... qė nuk ėshtė shprehur pėr kėtė ndjenjė hyjnore, pėr ndjenjėn e mrekullueshme tė dashurisė.

 

            Osho pėr dashurinė

 

            Dashuria dhe era nuk maten nė peshore.

 

            Njė asket shėtitės u strehua nė njė fshat. Vjen njė njeri dhe i thotė se dėshiron ta realizoj Hyjnoren. Asketi e pyet: “A ke dashuruar ndonjėherė?” Njeriu i pėrgjigjet: “Jo, unė asnjėherė s’kam gabuar nė gjėra tė tilla tė shenjta. Asnjėherė nuk kam rėnė aq poshtė, sepse unė dua tė arrij tek Zoti”.

            “Me gjithė mend e ke, asnjėherė nuk ke ndier dhembje tė dashurisė?” - e pyet murgu i habitur. “Ua them tė vėrtetėn” - vazhdon besimtari me bindje, “por, mė falni, pse vazhdimisht mė bėni tė njėjtėn pyetje? As qė i jam afruar ndonjėherė dashurisė. Dua ta arrij Vetėrealizimin, Hyjnoren”. Atėherė asketi i pėrgjigjet: “Ti duhet tė mė falėsh, tė lutėm, shko tek dikush tjetėr. Pėrvoja ime mė ka mėsuar se nėse ke dashur tė paktėn dikė, kėdoqoftė, nėse e ke pasur madje vetėm njė shkėlqim dashurie, unė mund tė tė ndihmoj qė ta zgjerosh atė, qė tė rritet e rritet e ndoshta tė arrijė edhe te Zoti. Por, nėse ti nuk ke dashuruar asnjėherė, ti asgjė nuk ke nė vete; nė ty nuk ndodhet fara qė tė mugullojė nė dru. Miku im, pa prezencėn e dashurisė, unė nuk shoh kurrfarė mundėsie tė hapjes ndaj Zotit. Shko e kėrko dikė tjetėr!”

            Ky ėshtė njė tregim i nxjerr nga libri i Oshos “Prej seksit nė mbidije”, pėrmes tė cilit ai shpreh madhėshtinė e dashurisė. Shpreh shkėlqimin e pafund tė kėsaj ndjenje tė plotė, tė pastėr e tė thellė, tė cilėn Osho e konsideron edhe si rrugėn kryesore qė tė shpien drejt hyjnores.

            Emri zyrtar i Oshos, i kėtij filozofi indian, ishte Chandra Mohan Jain, ndėrsa Rajneesh, ishte nofka e tij qė nga fėmijėria. Bhagwan Shree Rajneesh  e emėrtoi veten kah fundi i vitit 1988. Bhagwan, qė rrjedh nga sanskrishtja, ka kuptimin e njeriut qė e ka uratėn e Perėndisė, siē ėshtė Buda, Mahavira etj., pra njerėz qė kanė arritur pėrndritje tė vėrtet. Ndėrsa me emėrtimin Osho, ai identifikohet kah fillimi i vitit 1989 e deri nė fundin e jetės sė tij. Me kėtė emėr ose titull e “pagėzuan” nxėnėsit e tij. Kuptimi i fjalės Osho, buron nga Zen Budizmi qė ka kuptimin e murgut ose mėsuesit. “O” do tė thotė DASHURI, mirėnjohje, respekt i thellė, harmoni etj., ndėrsa “SHO” vetėdije e shtrirė nė tė gjitha drejtimet. Pra, vetė titullo OSHO, simbolizon dashurinė e pėrgjithshme multidimensionale.

            Osho mendon se dashuria fillon duke e dashur sė pari vetveten, por pa ra nėn ndikim egoist, pa kaluar nė stade obsesioni ose narcizmi. “Dashuria pėr veten ėshtė njė fenomen thelbėsor” - thotė Osho. Sipas tij, vetėm atėherė kur arrihet tė kuptohet ky fenomen, njeriu arrin ta kuptoj thelbėsoren dhe vetvetiu shfaq dashuri ndaj tjetrit dhe fillon ta dojė edhe atė. “Pranoje veten dhe dashuroje atė: je njė krijesė e Zotit. Mban firmėn e tij, je unik, special. Askush tjetėr nuk ka qenė si ti dhe nuk ka pėr tė qenė ndonjėherė: je thjesht i pakrahasueshėm. Prano, dashuro dhe stimulo ato ēka ke. Dashuria bėhet e mundur vetėm kur ti fillon dhe e pranon thellėsisht veten tėnde, e mė pas tjetrin. Dashuria nuk ėshtė "njė lidhje", dashuria ėshtė "tė lidhesh"”.

Osho preferon  me ēdo kusht largimin e barrierave brenda vetes, tė ēfarėdo lloji qofshin ato. Shembjen e mureve psikike dhe nė vend tė tyre krijimin e shtigjeve tė hapura: “...lejoni tė tjerėt tė hyjnė nė ju, ftojini. Bėhuni si vendkalim, pa rezervė, pa dyer tė mbyllura... Dhe vetėm atėherė ėshtė e mundshme dashuria”.

Pėr Oshon, secili njeri ėshtė njė mister i pafund, i paparashikueshėm dhe i paeksplorueshėm. Sa mė tepėr qė e njeh tjetrin aq mė tepėr ai bėhet enigmatik. Dhe mu atėherė dashuria transformohet dhe hap shtigje tė reja. Sa e sa herė, i dashuri ose e dashura, qėndrojnė kohė tė pacaktuar duke e shikuar njėri - tjetrin nė sy, duke e soditur atė, pa e folur asnjė fjalė, dhe, gjithnjė zbulojnė diēka tė re nė atė shkėlqim. “Gjuha ėshtė pėr ata qė nuk janė nė dashuri” - thotė Osho. “Pėr dashnorėt heshtja ėshtė gjuhė e mjaftueshme; pa asnjė fjalė ata flasin, ata merren vesh”. Me kėtė, tė dashurit bėhen pasqyrė e njėri tjetrit dhe dashuria e tyre sėrish transformohet dhe merr formėn e meditimit e me kėtė edhe jeta e gjithmbarshme bėhet hyjnore, pasi vet ata janė burime hyjnore.

Osho, gjithashtu sugjeron qė mos tė lejohet qė dashuria tė konsiderohet diēka e thjeshtė, qė ajo mos tė bėhet vetėm preokupim i mendjes ose, edhe mė keq, vetėm kėnaqėsi trupore, plotėsim i epsheve shtazore, pra vetėm seks. Seksi, mendon ai, vėrtet buron nga meditimi, por meditimi nuk e asgjėson energjinė, pasi energjia kurrė nuk asgjėsohet, vetėm ndėrron formon. Dhe kur kjo energji transformohet, pra nuk ėshtė mė vetėm seksuale, lajmėrohet energjia e pastėr e dashurisė. “Personi seksual nuk mund tė dojė” - thotė Osho. “Dashuria e atij personi ka pėr tė qenė vetėm shou (show), shfaqje e rėndomtė, vetėm transparencė. Dashuria e tij ka pėr tė qenė vetėm shkurtore gjer te seksi. Personi seksual nuk mund tė dojė vėrtet, ai vetėm mund ta eksploatojė atė tjetrin, kurse dashuria ėshtė vetėm mėnyrė qė tjetrit t’i ofroheni, qė tjetrin ta pėrvetėsoni”.

 

Natyrisht, qė ky transformim nuk ėshtė i lehtė, pasi shkon nė kundėrshtim me egon  e njeriut, pra qėllimi i tij ėshtė edhe shkatėrrimi i egos, megjithatė, nėse i qasemi botės sė brendshme pėrmes dashurisė sė sinqertė, dashurisė hyjnore, gjithsesi qė edhe barriera e egos do tė mėnjanohet dhe zhduket pėrgjithmonė. “Pėrmes dashurisė, hedhja e egos ėshtė e thjeshtė. Kjo ėshtė aq e natyrshme pasi vet dashuria ėshtė frymėzueshmėri natyrore. Ēdo gjė tjetėr ėshtė jonatyrore kur tė krahasohet me rrugėn e dashurisė.” - thotė Osho.

Sipas Oshos, dashuri ėshtė momenti i bashkimit pėrfundimtar tė dy qendrave, dhe pėr kėtė ai merr kėtė shembull: “Dashuria ėshtė fenomen i vėrtetė alkimik – mu sikur bashkohen hidrogjeni dhe oksigjeni, dhe krijohet diēka krejt e re prej atij takimi - uji. Mund tė keni hidrogjen sa tė doni, edhe oksigjen nė sasi tė mėdha, por kur tė jeni tė etshėm, kjo nuk ka pėr t’ju ndihmuar shumė. Kur dashuria ekziston dhe kur dy qendra takohen e shkrihen njėra nė tjetrėn – krijohet kualiteti i ri alkimik, dhe mbushullimi ėshtė aty. Sikur pėrnjėherėsh e tėrė jeta tė jetė ndalur – nuk ka lėvizje. Tani ky moment i tanishėm - ėshtė i vetmi moment, dhe tani lirisht mund tė themi: “Ah, kjo ėmbėlsirė qenka kaq e shijshme!” Madje as vdekja nuk ka kurrfarė rėndėsie pėr njeriun qė ėshtė duke dashuruar”.

            Qendra, shpjegon Osho, mbetet gjithnjė e re. Ajo gjithnjė anon ka pėrsosshmėria dhe ėshtė gjithnjė e freskėt, pėrderisa periferia shkon duke e vjetėrsuar. Periferia bėhet gjithnjė e vjetėr pasi ajo i takon kohės. Ēfarėdo qė hynė nė kohė, fillon tė plakėt. Edhe njeriu - thotė Osho: “Njeriu ka lindur – kurse trupi veēse i plaket! Kur themi se fėmija ėshtė i vjetėr njė javė ditė, kjo do tė thotė se shtatė ditė pleqėri kanė depėrtuar nė fėmijėn. Fėmija i ėshtė ofruar vdekjes shtatė ditė mė afėr. Ai ka kaluar shtatė ditė vdekjeje, ai lėviz kah vdekja - dhe herėt a vonė ka pėr tė qenė i vdekur”. Pėrderisa dashuria jo! Ajo mbetet pėrherė e re pasi i takon qendrės e qendra, sipas Oshos, nuk i pėrket kohės. Njėjtė, sikurse shpirti - thotė Osho, qė mbetet pėrfundimisht i freskėt, i pėrjetshėm, pavarėsisht moshės sė njeriut, sepse edhe ai i takon qendrės. Vetėm atėherė kur njeriu arrin tė krijoj  kontaktin me qendrėn, ai e zbulon dashurinė,  e pėrjeton atė ndjenjė hyjnore, e cila rrezaton fuqishėm nė ēdo moment dhe pafundėsisht. Atėherė hapen qendrat dhe rrėnohen kufijtė. Asgjė - thotė Osho, pėrveē dashurisė nuk e gjen aq lehtė rrugėn deri tek hyjnorja.

 

Nė vazhdimin tjetėr, ndėr tė tjera do tė lexoni:

Ē’thonė psikologėt pėr dashurinė;

Frojdi rreth dashurisė;

Dashuria nė sytė e shkencės;

Oksitocina - hormoni i dashurisė, etj.