Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji - Dashuria - kjo ndjenjė hyjnore (pjesa e katėrt)

Shkruan: Sabir KRASNIQI

 DASHURIA - KJO NDJENJĖ HYJNORE

(pjesa e katėrt)

      Nuk besoj se ka njeri qė kjo ndjenjė tė mos ja ketė pėrshkuar, s’paku njė herė, trupin, shpirtin dhe zemrėn e tij. Secili nga ne e ka pėrjetuar ndjenjėn e dashurisė, kėtė energji madhėshtore por edhe hyjnore. E them hyjnore, pasi cili burim i energjisė ėshtė mė i fuqishėm se ndjenja e dashurisė? A ka gjenerues mė tė fuqishėm se sa dashuria? Ajo vė nė lėvizje ēdo qelizė tė organizmit tonė. Fryma e dashurisė ėshtė fryma e jetės. Ajo nuk njeh kufij, nuk njeh barriera, nuk njeh sfida, nuk dallon gjini, moshė, kombe, raca...

           

            Kėnga e Hasna Agės dhe ēikės Poturesh

 

            Shtėpia e dashurisė ėshtė zemra e ēiltėr.

           

            Natyrisht, qė tregimet e ndryshme pėr dashurinė romantike deri nė flijim, nuk i kanė munguar as mitologjisė sė lashtė shqiptare. Pėr fat tė keq, pėr to, sot, ne dijmė fare pak, pėr tė mos thėnė aspak, ndoshta edhe jo aq shumė pėr fajin tonė!... Rrethanat e ndryshme historike, duket se kanė qenė gjithmonė nė disfavor tė paraardhėsve tanė. Nuk ėshtė fare e ēuditshme qė shumė mite, tė cilat sot konsiderohen si greke, apo romake, tė kenė qenė thesar i Ilirėve. Historitė e shumta nga antikitet i vjetėr na dėshmojnė manipulime tė ndryshme pėr interes pėrvetėsimesh, siē ėshtė edhe rasti i Erosit - Amorit ose Aresit -Marsit etj. Bile flitet se edhe origjinali i veprave tė para tė letėrsisė Evropiane - Iliadės dhe Odiseut tė Homerit, janė tė shkruara nė gjuhėn ilire (shqipe)!  Kėtė tezė e mbėshtet edhe studiuesi Aristidh Kola nė librin e tij “Arvanitasit dhe prejardhja e grekėve”.

            Mjerisht, vetėm disa prej tyre kanė arritur t’i rezistojnė deformimeve, manipulimeve, pėrvetėsimeve etj. tė dhunshėm qė u aplikuan shekuj me radhė mbi menēuritė dhe vlerat e traditės sonė. Por falė gjeniut tė mrekullueshėm popullor, ato, edhe pse tė pakta, arritėn tė barten, nė njėrėn apo tjetrėn formė, edhe deri nė ditėt tona. Unė do tė pėrqendrohem nė njėrin prej atyre tregimeve, gojėdhėnave, legjendave apo miteve (quajeni si tė doni), qė ėshtė i njohur pothuajse pėr tė gjithė ne - Kėnga e Hasan Agės dhe ēikės Poturesh. Njė kėngė qė hyjnizon dashurinė e sinqertė, perlėn e lumturisė, vlerėn e sė cilės nuk ka pasuri qė mund ta shpaguaj dhe pėr tė cilėn ia vlen edhe tė flijohet, siē ndodh rasti edhe me personazhet e kėsaj ngjarjeje.

            Nė njė vendbanim tė Kosovės, jetonte njė nėnė me djalin e vetė. I takonin njė familjeje agallarėsh. Kur djali ishte i vogėl, nėna e vet e dėrgonte pėr t’i ruajtur vjetat (viēat). Duke kaluar nėpėr lagjen e poturve, ai takohej me vajzėn Poturesh, me tė cilėn edhe i ruanin vjetat s’bashku. Edhe pse tė ri nė moshė, ata bien nė dashuri dhe i japin njėri - tjetrit besėn, se vetėm vdekja mund t’i ndaj. Dhe kėnga thotė:

            Se n’potur vjetat kur po i qonė,

            Me n’i ēik po i ruan vjetet bashkė,

            Ne mes veti fort kankan dasht,

            Shoqi-shojt besėn ja kanė dhanė,

            Shoqit-shojt  ja kanė dhanun besėn,

            Kur t’i bajna ka gjashtėmbėdhjetė vjet,

            Na te dy kena me hy n’gjerdeke...

            Kjo ndjenjė e pastėr engjėllore, kjo shkėndijė e parė qė shkrepi nga thellėsitė e zemrave tek kėta dy tė rinj, do ta mbaj pėrjetėsisht tė ndezur pishtarin e dashurisė nė shpirtin e tyre tė ēiltėr dhe tė njomė.

            Vitet kalonin e  Hasan Aga vinte gjithnjė duke lėshuar shtat. Nėna e tij dėshironte ta martoj, dhe filloi t’i kėrkoj nuse ndėr bejlerė. Kur merr vesh djali, i tregon historinė e dashurisė me vajzėn Poturesh dhe besėn e dhėnė asaj. Meqė ajo vajzė i takonte njė shtrese tė ulėt, nėna e tij e refuzon kategorikisht kėtė martesė, duke ia pėrkujtuar Hasan Agės edhe fjalėt e babait tė tij:

            Hajt Hasan mos u banė budall,

            Poturshen nuse s’banė me marr,

            Baba yt a dinė kosh asht kanė,

            Baba yt asht kanė bajraktar,

            N’sahat t’dekės e ka fol ni fjalė,

            T’i gjithkanė nuse mos me nxanė,

            E korit biro gjakun tonė....

            Edhe kėtu dalin nė pah antagonizmat e dualitetit si pasoj e traditės, mentaliteti, xhelozisė, egos etj., tė cilat i hasim edhe tek miti pėr Erosin dhe Psikėn.

            Mirėpo djali ishte i vendosur dhe nuk pranonte tjetėr vajzė pėr nuse. Gjeniu popullor edhe kėtu dashurinė e vendos mbi zakonet patriarkale, mbi amanetin (e babait) qė konsiderohej, jo vetėm si akt i lartė morale, por edhe kanunor.  Kjo e irriton nėnė e tij, dhe pa dijen e djalit, ajo e fejon me njė vajzė bejlerėsh. Dhe pėr tė mos i lėnė hapėsirė djalit, ajo cakton ditėn e dasmės pas dy javėsh. Thėrret mbi 300 dasmorė, disa tupangjinjė, kėngėtarė dhe nė fund e njofton tė birin, pėr tė cilin tanimė gjithēka ishte vonė:

            Dy javė vaden, po ma shumė se n’danė,

            Merr tupan besa kangatarė,

            300 krushq rrafsh po i bashkon,

            Muhabet sa ē’mundet po u banė...

            Bėhet dasmė e madhe dhe pasdite e bien nusen nė shtėpi. Kur erdhi kohe pėr gjerdek (dhėndri), Hasan Aga nuk pranonte tė futej brenda. Pas intervenime tė shumta tė familjarėve dhe nėn ndikimin tė dokeve e zakoneve tė traditės, e detyrojnė qė tė ndėrmarr kėtė hap, natyrisht, jashtė dėshirės dhe vullnetit tė tij. Ai futet brenda, ulet nė njė shkom (ulėse trekėmbėsh prej druri) dhe fillon tė pijė duhan. Rrinte heshtur dhe thithte cigaret pandėrprerė njėrėn pas tjetrės, por as nuk merrte guximit qė t’i  fliste nuses sė re e cila gjatė gjithė kohės qėndronte nė kėmbė.

            Nusja kishte qėlluar fisnike. Ajo e vėren shqetėsimin e Hasnit dhe pas njė kohe bukur tė gjatė, i drejtohet atij me kėto fjalė:

            A po ngon Hasan, po ja banė,

            Qe tre sahat mrenda ke ardhė,

            Ti me mua s’pe fol asnjė fjale,

            A fort e keqe jam t’u t’ardhė,

            A pak ēejz  e takėm me veta kam marr...

            Kėto fjalė e prekin zemrėn e helmuar tė Hasanit, i cili fillon dhe i rrėfehet nuses sė re, duke i treguar pėr lidhjen e tij tė dashurisė dhe besėn e dhėnė njė vajze tjetėr:

            A po ngon, bre fisnike i kish thanė,

            Nuk po m’dukesh e keqe, ja banė,

            Me ēejz boll e me takėm,

            Shyhret Zoti ty t’paska falė,

            Unė drejt tash po t’kallxoj,

            Pa ize teme nona t’ka nxanė,

            Kam dhanė besėn tjetėr kund...

            Dhe kėtu pastaj dalin nė pah vlera e larta tė fisnikėrisė, besnikėrisė, madhėshtisė e moralit tė pashoq qė e karakterizojnė shpirtin e gruas shqiptare; respektin ndaj dashurisė, fjalės sė dhėnė, besės etj. Kėtė e dėshmojnė fjalėt e saj drejtuar Hasanit:

            A po ngon Hasna i ka thanė.

            Edhe nantė nuse tjera t’i me i marr,

            Une e dhjeta hyzmeqare kam me kanė...

            Por djali kishte marr vendim tė prerė. Duke mos pasur mundėsi t’u kundėrvihet zakoneve treditore e patriarkale, pasi njė veprimi i tillė do ta poshtėronte familjen dhe fisin, ai vendos qė tė martirizohet pėr hir tė dashurisė, vendim tė cilin nusja e re e respektoi. Ai shkruan njė letėr dhe ia lė nuses amanet qė nesėr nė mėngjes t’ia jep nėnės sė tij, e ajo, pasi ishte analfabet, atė letėr t’ia dėrgoj hoxhės sė fshatit qė ai ta lexoj para dasmorėve. Atėherė nxjerr thikėn nga brezi dhe vetėvritet:

            Hasan Aga me pa ēka po banė,

            Thikė t’xehrume vetes po i m’shonė,

            Pa pik t’shpirtit ranėn koka konė...

            Pėr t’ia dhėnė aktit tragjik tė vetėvrasjes kuptimin bindės, pra, pėr tė mėnjanuar ēdo dyshim nė vendimin, nė vendosmėrinė e personazhit, edhe kėtu gjeniu popullor e gjene shprehjen shumė tė pėrshtatshme duke pėrmendur, pėrveē armės, edhe helmin (xeher).

            Nė shenjė nderimi dhe respekti tė thellė pėr Hasanin, nusja, e mbulon atė me ēarēafėt e ēejznisė, dhe i qėndron tek koka gjatė gjithė natės pa vėnė gjumė nė sy.

            Nė mėngjes, kur djali e as nusja nuk po dukeshin gjėkundi, afrohet nėna e Hasanit dhe troket tek dera. Nusja nuk ja hapė derėn, por i thotė qė tė afrohet tek dritarja. Duke ia dhėnė letrėn, i drejtohet Hallės:

            Tu ja zgjat letrėn, hallė i ka thanė,

            Ta ka nxanė djalin gjumi i randė,

            Ni amanet ai ta ka lanė,

            Se pėr jetė ky gjumė s’ka me dalė...

            Dhe me sa sentencė, sėrish gjeniu popullor, arrin tė shprehet pėrmes vargjeve tė mėsipėrme, edhe kur bėhet fjalė pėr lajme tė hidhura, pėr kumte pikėllues, si ē’ėshtė rasti i  Hasan Agės.

            Nėna e Hasanit, pa frymė, vrapon drejt e te Hoxha, qė ishte nė mesin e dasmorėve tė cilėt festonin akoma. Sapo i lexon rreshtat e parė, hoxhės fillojnė t’i rrjedhin lotėt pėr faqe, dhe gjithė dasmorėt shpėrthejnė nė vajė.

            Pėrmes kėtij amaneti, Hasani mundohet t’ia dėrgoj mė tė dashurės sė tij, mesazhin e fuqishėm, pėr besėn e dhėnė, pėr dashurinė e ēiltėr e cila nuk u zbehė asnjėherė nė shpirtin e tij, e tė cilės ai i mbeti besnik:

            A nė vorre ju kur t’mė qoni,

            Hiē tupanat ju mos t’i ndalni,

            Me m’shetit kah jam kanė me vjeta,

            Kah mahalla, besa Paturesha...

            Derisa po kalonin pėrmes lagjes sė poturve, vajza e vėrėn kėtė dukuri tė pazakontė (sepse nuk kishte ndodhur kurrė qė tė varroset dikush me dajre), dhe thėrret nėnėn e vet duke ju drejtuar:

            Paja, paja, o e jemja nanė,

            Ni xhenaze n’vorre po e ēojnė,

            A me dajre nanė me tupan...

            Kur nėna i tregon se ishte Hasan Aga, qė ishte martuar mbrėmė, vajza stepet! I kėrkon leje nėnės qė ta shoh mė afėr, dhe rrufeshėm i del pėrpara kortezhit mortor. E lutė hoxhėn qė tė ndalojnė dhe t’ia lėshojnė kufomėn pėrpara:

            E pėrpara hoxhės i ka dalė,

            Kėtė xhenaze t’lutna me ma nal,

            Se me ta, herėt  jena  dashuru,

            Se me ta, moti  jena besatu,

            Kur t’i bajna ka gjashtėmbėdhjetė vjet,

            Na te dy kena me hy n’gjerdeke,

            Hajt medet s’kanka kanė kysmet...

            Atėherė vajza hidhet mbi kufomė dhe fillon ta vajton. Kur hoxha merr vesh lidhjen e kėtyre te dyve, ia tregon vajzės amanetin e fundit tė Hasan Agės. Ajo menjėherė e kupton mesazhin e letrės... Dhe kėtu sėrish shfaqet fuqia e ndjenjės sė dashurisė, energjia e saj e pafund tė cilėn nuk arrin ta sfidojė as vdekja. Kthehet me vrap nė shtėpi, merr njė thikė, del para turmės dhe ja lė hoxhės amanet qė ta varrosin pranė tij. Afrohet pranė trupit tė pajetė tė Hasanit, nxjerr thikėn ia ngul vetes dhe bie mbi tė:

            Amanet hoxhė i ka thanė,

            Se ngatė tij vorrin me ma lanė,

            Thikė t’xehrume vetes i ka m’shue,

            Mbi trup t’Hasnait, trupi saj asht palue...

            Me kėtė akt gjeniu popullor simbolizon, jo vetėm formėn mė tė lartė tė besnikėrisė e sakrificės, por edhe bashkimin e pėrjetshėm tė dy zemrave qė nuk arritėn tė bashkohen nė kėtė jetė e qė tani pėrqafoheshin nė pėrjetėsi.         

            Por gjeniu ynė popullor, as kėtu nuk ka harruar, qė pėrkraha dashurisė romantike, ta fusė edhe elementin e dashurisė amnore, qė ėshtė po aq i fuqishėm sa edhe format tjera tė dashurisė universale, dashurisė hyjnore. Por, njėkohėsisht, edhe elementin e pendesės.

            Kur merr vesh nėna e Hasanit pėr flijimin edhe tė ēikės Poturesh, ajo e ndjenė nė shpirt barrėn e fajit dhe me vrap i del turmės para, qė vinte duke u shtuar gjithnjė e mė shumė nė shenjė nderimi e respektit pėr martirėt e dashurisė. E ndalon turmėn, ia lė hoxhės amanet qė ta varrosin nė mesė tė birit dhe ēikės Poturesh, nxjerr thikėn dhe vetėvritet edhe ajo.

            Vargjet e mė poshtme, gjithashtu, pėrmbajnė njė mesazh, sa prekės aq edhe tė domethėnės. Pėrmes tyre hyjnizohet dashurinė e sinqertė, e cila edhe nė kėtė kėngė, nuk shuhet pėr asnjė moment, nuk tretet asnjėherė, nuk vdes me trupin, por lind sėrish, e re dhe mė e fuqishme, ringjallet si feniksi, merr formėn e energjisė universale, rrezet e sė cilės shndrisin pafundėsisht:

            Kohė e pranverės ishte kanė,          

            E do lule mbi vorre po lulojnė,

            Mbi vorr t’djalit lule trandafil,

            Mbi vorr t’ēikes lule karafil...

            Aq i madh konsiderohej mėkati i hallės, sa qė gjeniu popullor, nuk mund ta shfajėsonte, pavarėsisht flijimit tė saj. Derisa pėr djalin dhe vajzėn, ai zgjesh trėndafilin dhe karafilin, si simbolikėn e bukurisė, parajsės, pėr hallėn ai zgjedh therėn, si simbolikė e sė shėmtuarės, ferrit, pasi ajo, me veprime djallėzore, kishte penguar bashkimin e dy zemrave, kishte shkatėrruar lumturinė, kishte ndėrprerė ėndrrėn engjėllore... duke i detyruar ata tė kryejnė aktin tragjik:

            Mbi vorr t’halles therr paska bi,

            A ni therr qė shkojke pėrpjet,

            Si le lulat medet me u pėrpjek,

            I pėrpjektė Zoti ani n’ahiret.

 

    

 

            Fuqia e dashurisė

 

            Fuqia e dashurisė ėshtė mė e madhe se fuqia e mbretėrve..., pa dashuri s’do tė kishte as njerėz, as mbretėr.

 

            Nuk e di se a ka shembull mė tė mirė, se tregimi i mėsipėrm, pėr ta pėrshkruar fuqinė e dashurisė. Mjerisht, ne si popull mė i lashtė nė truallin Ballkanit, nuk patėm fatin, qė botės t’ia prezantojmė vlerta tona madhėshtore. Ne nuk e patėm njė Apulej (ose na pėrvetėsuan tė tjerėt), qė t’i ngrit edhe mitet tona nė piedestalin e merituar, edhe pse tregimi ynė ngjason shumė me mitin e famshėm mbi Erosin dhe Psiken, por me njė ndryshim, sepse personazhet tanė pėrfundojnė tragjikisht, sikurse tek vepra e Shekspirit. Por neve edhe Shekspiri na mungonte qė tragjedinė e Hasanit dhe ēikės Poturesh, ta bėjė tė famshme m’u sikurse dashurinė e fuqishme tė Romeos dhe Zhulietės, qė u bėnė, po ashtu, viktimė e urrejtjes sė familjarėve tė tyre, dhe pėrfunduan, sikurse personazhet tanė, tragjikisht. Ne, po ashtu, nuk arritėm qė mitin e personazheve te kėngė sonė ta lartėsojmė nė nivelin e miti tė Tristanit dhe Isoldės, tė cilėt, fuqia e dashurisė i shtyri t’i thyejnė tė gjitha rregullat dhe ligjet religjioze e shoqėrore tė kohės, dhe pėr hir tė saj edhe tė viktimizohen.  Ne nuk e patėm as edhe njė Tolstoj, qė me kėtė tregim, ta magjeps opinionin botėror sikurse me romanin e tij “Ana Karenian”, kur personazhet, nė ndikimin e fuqishėm tė dashurisė, sfidojnė edhe “normat morale” duke u ballafaquar me konflikte, vuajtje... dhe njė pėrfundim tragjik... Por ne patėm gjeniun tonė popullorė, i cili, ndonėse nuk ishte gjeni i penės e letrės, por gjithėsi, ishte gjeni i fjalės sė shpirtit; i cili, diti t’i ruajė kėto vlera, me krenari po edhe me xhelozi, dhe pėrmes kėngės dhe formave tjera, arriti t’i trashėgoj, shekuj me radhė, deri nė ditėt tona. Dhe pa mė tė voglin dyshim, pa asfare hezitimi, vlerėsoj se ky tregim apo mit shqiptar, ose kjo tragjedi e dhembshme shqiptare, ia kalon edhe tragjedisė shekspiriane “Rome e Zhulieta”, edhe mitit pėr “Tristanin dhe Isoldėn, edhe  romanit tė Tolstojit “Ana Karenina” por edhe shumė miteve e veprave tė tjera qė edhe sot e kėsaj dite konsiderohen si kulmi i letėrsisė dhe arti romantik. E them me bindje tė plotė kėtė, pasi nė kėtė histori gėrshetohet njė univers i tėrė elementesh si: filozofik, psikologjik, estetik, etik etj. Element tė dashurisė romantike, element tė dashurisė amnore, element tė dashurisė njerėzore, me njė fjalė, element tė dashurisė hyjnore. Por gjithashtu, tregimin tonė e karakterizojnė edhe element tė tjerė si: morali, besnikėria, fisnikėria, e bukura dhe e madhėrishmja, por edhe xhelozia, tradhtia, e shėmtuara dhe tragjikja, qė nuk i pėrmban si tėrėsi, asnjėra nga veprat e lartpėrmendura.

            Nuk besoj se ka njeri qė kjo ndjenjė tė mos ja ketė pėrshkuar, s’paku njė herė, trupin, shpirtin dhe zemrėn e tij. Secili nga ne e ka pėrjetuar ndjenjėn e dashurisė, kėtė energji madhėshtore por edhe hyjnore. E them hyjnore, pasi cili burim i energjisė ėshtė mė i fuqishėm se ndjenja e dashurisė? A ka gjenerues mė tė fuqishėm se sa dashuria? Ajo vė nė lėvizje ēdo qelizė tė organizmit tonė. Fryma e dashurisė ėshtė fryma e jetės. Ajo nuk njeh kufij, nuk njeh barriera, nuk njeh sfida, nuk dallon gjini, moshė, kombe, raca...

            Sa dridhje zemrash, sa lot gėzimi apo hidhėrimi, sa net pa gjumė, sa ėndrra pa fund, sa shpresa njerėzore, sa lutje shpirtėrore sa...e cili njeriu nuk ka gjetur fuqi frymėzuese tek kjo ndjenjė e madhėrishme e dashurisė?

            Sa bukur, sa ėmbėl, sa kėndshėm, sa tėrheqėse e magjepse tingėllojnė fjalėt: ti je shpirti im; ti je zemra ime, ti je jeta ime, andaj tė dua pėrjetėsisht. A nuk kanė vėrtet kuptim e fuqi hyjnore kėto thėnie tė mrekullueshme - simbolikė e materiales, simbolikė e shpirtėrores.  Kėtu nuk aludoj vetėm nė dashurinė romantike (kur i thonė tė dashuruarit njėri-tjetrit), por nė konceptin e pėrgjithshėm tė tė kuptuarit tė dukurisė sė quajtur dashuri, pra edhe nė dashurinė prindėrore (kur i thotė nėna fėmijės).

            Edhe pse dashuria prindėror, shpeshherė analogjizohet me instinktin, nė tė vėrtet, ajo nuk ka ndonjė lidhshmėri tė fuqishme me tė. Nė realitet, burimi fillestar i saj fillon qė nga lindja (ardhja nė jetė), por kultivohet dhe merr pėrmasa tė caktuar nė raport me faktorėt e tjerė kohorė. Nė shoqėritė, ku relacioni prind-fėmijė ėshtė nė lidhje tė ngushtė emocionale, aty edhe afėrsia mes tyre, lidhshmėria mes tyre, pra energjia e dashurisė, ėshtė mė fuqishme. Njė koherencė e tillė ėshtė padyshim primare edhe akoma shumė e fuqishme edhe nė shoqėrinė tonė shqiptare. Pėr ne fėmija ėshtė gjėja mė e ēmuar, prandaj edhe dashuria pėr tė, pothuajse, ėshtė mbi tė gjitha. Dhe natyrisht, kjo nuk do shumė koment: tė gjithė ata qė janė prindėr, u ėshtė e njohur kjo ndjesi. Padyshim, se secili prej tyre, edhe pa mė tė voglėn mėdyshje, do tė sakrifikonte, gjithēka, pra, edhe jetėn, pėr hir tė dashurisė qė ushqen ndajė fėmijės tė tij, i cili, nė realitet, edhe ėshtė frutė i ndjenjės sė dashurisė. E rastet e shumta tė sakrificės deri nė flijim, pėr hir tė dashurisė prindėrore, na janė tė njohura tė gjithėve.

            Shikojeni fuqinė e dashurisė edhe tek besimtarėt, pavarėsisht se cilės fe i takojnė. Njė besimtarė i devotshėm, me sa pėrkushtim, respekt e dashuri i drejtohet Perėndisė. Nė shpirtin e besimtarit, dashuria ndaj Zotit, qė konsiderohet si forma mė e lartė e dashurisė njerėzore, njėkohėsisht, ngjallė dashurinė edhe ndaj vetės por edhe ndaj tė tjerėve, pasi ne jemi krijesa tė tij, tė krijuara sipas shėmbėlltyrės sė tij.  Dhe nganjėherė kjo dashuri ėshtė aq dominuese, sa qė vė nė pah gatishmėrinė pėr ēdo lloj sakrifice. Shembull mė i mirė pėr kėtė ėshtė sakrifica e Jezuit apo Isait, i cili nuk kishte bėrė kur ndonjė mėkat personal, por vetėm pėr hir tė dashurisė njerėzore, u gozhdua pėr sė gjalli.

            Kjo ėshtė dashuria Hyjnore, manifestimi i vet Zotit brenda shpirtit tė njeriut, dashuria  e tij e derdhur nė zemrat tona. Dhe kėtė dashuri e hasim nė pėrmbajtjen esenciale tė secilės doktrinė fetare, nga krishterimi e deri tek budizmi. Tė gjitha religjionet predikojnė dashuri, tė cilėn edhe e konsiderojnė si virtytin mė tė lartė njerėzor. Sa bukur e thotė kėtė  Shėn J. Klimakos: “Kur e tėrė qenia e njeriut ėshtė e pėrzier me dashurinė e Zotit, atėherė trupi, si njė pasqyrė, tregon shkėlqimin e shpirtit ė tij”.

            Kur ėshtė fjala te fuqia e dashurisė, nuk mund tė  mos i pėrmend edhe vitet e lavdishme tė pajtimit tė gjaqeve. Sa e sa njerėz, tė gjymtuar fizikisht e shpirtėrisht nga kjo murtajė e mallkuar, falėn gjakun e mė tė dashurve tė tyre, vetėm e vetėm pėr hir tė dashurisė ndaj atdheut, pėr hir tė dashurisė njerėzore. A nuk ėshtė kjo vėrtet Hyjnore?

            Prandaj, le ta hedhim farėn e dashurisė nė zemrat tona, le ta kultivojmė kėtė ndjenjė Hyjnore. Kur dashuria kultivohet, ajo bėhet pjesė e pėrhershme e qenies sonė, bėhet njė ēelės qė hap ēdo portė, bėhet njė pishtar qė ndriēon secilėn rrugė, njė shkėndijė qė ndez secilėn zemrėn, njė ndjenjė qė zbukuron dhe shenjtėron shpirtin.

 

            Fund

 

            Aforizmat janė marr nga libri i D. Demakut “Mendimi pozitiv nė jetė -AFORIZMA” tė cilin mund ta shkarkoni falas nė sektorin “Literaturė”