Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - Dashuria nė distancė tė madhe

Shkruan: Caroline TIGER

 Pėrktheu: Ridvan BUNJAKU

DASHURIA NĖ DISTANCĖ TĖ MADHE

     Mbani gjėrat e vogla. E dini se do tė duhej tė flisnit shpesh, por sigurohuni tė mbani mend tė flisni pėr gjėrat e vogla si edhe pėr pamjen e madhe. Janė ato detalet e pėrditshme, nė fund tė fundit, qė ju ndihmojnė tė ndiheni sikur e njihni njėri-tjetrin brenda e jashtė.

 


            Sapo e ke takuar dikė mahnitės... mirėpo ėshtė njė pengesė: Dashuria jote e re jeton shumė, shumė larg. Qe njė vėshtrim tė ēėshtjeve qė do tė dalin - dhe si ta mbash lidhjen tėnde tė fortė.

            Edhe nėse se ke parė filmin "I Pagjumė nė Seattle", ka shumė gjasa qė e ke pyet veten: A mund tė jetė miku im i shpirtit atje diku, shumė kilometra larg... ndoshta nė anėn tjetėr tė shtetit ose nė anėn tjetėr tė botės? Para afėr dhjetė viteve, sigurisht kurrė s'kishe me kuptu kėtė gjė: bazeni yt i takimeve ka qenė i kufizuar nė loēkėn qė ka punu nė ndėrtesėn e zyrės tėnde ose nė shokun e fqinjės tėnde. Por tash, duke iu falėnderua takimeve online, miqtė potencialė mund tė gjenden pothuajse kudo, dhe lidhjet nė distancė janė mė tė zakonshme se kurrė.

            U mor vesh, askush s'mund tė argumentojė se lidhja nė distancė tė madhe (ose LDM) ėshtė e lehtė. Janė fluturimet e gjata ose udhėtimet me veturė, fundjavat e rrufeshme bashkė dhe periudhat e vetmisė ndėrmjet. Plus, LDM-tė mund tė jenė hutuese. Ato duket sikur e kėrkojnė bashkėsinė e vet tė rregullave tė takimit - ekskluziviteti dhe pėrkushtimi vijnė nė shprehje shumė mė shpejt, si edhe ato "bisedat e lidhjeve" sfiduese. Megjithatė, shumė ēifte kanė lidhje tė kėnaqshme dhe bile pėrfundojnė bashkė pėr tė mirė. Nėse je i (e) hapur ndaj mundėsisė pėr dashuri nė distancė tė madhe, ja ku janė disa ndihmesa pėr ta arritur njė gjendje tė lumtur:

            Pyetni veten: A do t'kishit dashtė ndonjėherė tė shpėrnguleni? Po, qysh nė fillim - brenda disa javėve kur filloni tė takoheni. N'fund t'fundit, nėse tė dy pėrgjigjeni: "Kurrqysh, kurrė", atėherė pse tė vazhdoni? Laurie Puhn, autore e Besimi i Shpejtė: Si t'i Ndėrrosh Fjalėt Tua Pėr Ta Ndėrruar Jetėn Tėnde, kėshillon tė thuhet: "Dėgjo, po m'pėlqen dhe nuk po them se jemi diku afėr pėr me qenė gati m'u zhvendosė. Qartas jemi n'fillim. Por po e pyes veten athua shpėrngulja ėshtė diēka qė do ta konsideroje ndonjėherė."

            Diskutoni vizitat tuaja... Nėse doni ta mbani njė LDM tė vazhdojė, ėshtė mirė tė planifikohet nė mėnyrė eksplicite se sa shpesh do ta shihni njėri-tjetrin. Sė pari, gjejeni sa shpesh do tė donit tė dilni po tė jetonit nė tė njėjtin vend. Bėni gjoja distanca dhe kufizimet shoqėruese tė shpenzimeve dhe tė kohės nuk ekzistojnė. A do tė donit ta shihnit njėri-tjetrin ēdo fundjavė? Njė herė nė muaj? (Kėtu mund ta kuptosh, nėse jeni asi personi qė ki nevojė ta strukesh tė dashurėn tėnde (tė dashurin tėnd) nė kauē pesė net nė javė, se LDM nuk ėshtė pėr ty.) Tash merre atė pėrgjigje dhe ktheji rrethanat tua nė ekuacion pėr ta gjetur se sa mundesh t'i afrohesh atij ideali duke mos u 'kriposur' ose kaluar pjesėn mė tė madhe tė kohės nė rrugė.

            Ēėshtja tjetėr ėshtė, kush udhėton dhe kush bėn konak? Njė informatė befasuese: Nuk keni nevojė ta ndani udhėtimin baraz - pėrderisa ka arsye tė mira pėr to, vizitat e njė-anshme nuk janė jofer. Puhn kėshillon njė teknikė tė ndėrhyrjes qė ta bėjė kėtė diskutim qė tė shkojė mė butė: "Provo tė vendosesh nė pozitėn e personit tjetėr dhe t'i ndihmosh atij (asaj) tė jetė vetjak duke i numėruar tė gjitha arsyet pse duhet tė vish te vendi i tij (saj), prej pikėpamjes sė tyre," thotė ajo. Kjo do tė mund tė pėrfshinte: Shpesh mė duhet tė punoj nė fundjavė; Jam student prandaj tash nuk kam tė ardhura pėr ta paguar fluturimin; e kam njė fėmijė apo njė mace nevojtare; ose bile, ka kaq mė shumė gjėra pėr tė bėrė nė qytetin tim sesa nė tėndin. "Posa t'i keni tė gjithė faktorėt nė tavolinė," thotė Puhn, "mund t'i rangoni" dhe ta kuptoni kur tė shkoni ku.

            Nėse vizitat kanė tendencė tė jenė te vendi i njėrit person nė pjesėn mė tė madhe tė kohės, mund t'i vendosni rezultatet nė mėnyra tjera. Katrina Ramser, 34, fluturonte ta shohė partnerin e saj tė distancės sė madhe (PDM) nė anėn tjetėr tė shtetit ēdo disa javė, sepse ai kurrė s'kishte fluturuar mė parė dhe nuk dėshironte tė fillojė sė shpejti. Pėr t'i kompensuar kėto harxhime, ai do t'i merrte harxhimet gjatė vizitės sė saj.

            Dhe ribisedoni vizitat tuaja derisa gjėrat nxehen... Me gjasė do ta kuptoni se orari juaj i vizitave ka nevojė pėr pėrshtatje derisa raporti juaj zhvillohet. Shqyrtoni temėn posa ta ndieni se gjėrat s'po funksionojnė: "E di se kemi thėnė se do ta shohim njėri-tjetrin njė herė nė muaj, mirėpo mua nuk po m'duket mjaft. Po m'merr malli. A mund ta mendojmė njė mėnyrė qė t'i bėjmė vizitat tona mė tė shpeshta?" Nėse s'keni pas kurrė rregull, ndoshta ėshtė koha ta vendosni njė: "Mendoj se kjo po shkon mirė, dhe do tė doja tė tė shihja tė paktėn dy herė n'muaj. Ta bėjmė prioritet, sepse ėshtė kaq lehtė tė mbushen ato fundjava me gjėra tė tjera, dhe pastaj asnjėherė s'do ta shohim njėri-tjetrin."

 

 

            Largohuni nga ishulli juaj i vogėl gjatė vizitave. Kur jeni bashkė, shmangiuni joshjes tė silleni sikur jeni nė ishullin tuaj privat. Mos e injoroni pjesėn tjetėr tė botės: Nėse e takoni vetėm njėri-tjetrin, lidhja juaj do tė ekzistojė brenda njė flluske tė brishtė, dhe ajo flluskė do tė pėlcasė sapo tė filloni tė ndėrveproni me njerėz tė tjerė. Bėni takime tė dyfishta, takoni miqtė dhe familjen, dhe shkoni nė ahengje prej fillimit. Derisa e njihni njėri-tjetrin, duhet tė shihni se si i dashuri (e dashura) juaj funksionon nė botė; po ashtu, pėrballja me botėn bashkė do ta forcojė lidhjen tuaj.

            Mbajeni xhelozinė nė gji duke e informuar. Ndėrmjet vizitave, ėshtė me rėndėsi ta mbash vetveten tė zėnė, dhe pjesė e kėsaj pėrfshin bėrja e miqve tė rinj dhe vazhdimi i shkuarjes nė ahengje, nė kinema, nė darkė, nė rrethin tėnd javor tė thurjes ose Klubin e Gėrvishtjes. Por po ashtu ėshtė lehtė tė bėhesh mosbesues pėr atė se si PDM jot po e kalon kohėn e vet. Pėr ta siguruar njėri tjetrin se nuk po e lakoni rrugėn, sigurohuni qė ta mbushni njėri-tjetrin me krejt njerėzit me tė cilėt po e kaloni kohėn. Ngjyrosni pėrshkrimet me, "Vėrtet kisha dashtė tė jesh kėtu t'i takosh miqtė e mi tė rinj," ashtu qė PDM yt tė mos ndihet i (e ) kėrcėnuar.

            Shmanguni kalimit tė tėrė kohės me njė person - kjo lehtė do tė mund tė zhvillohej nė skenar tė "frajerit/femrės zėvendėsues(e)" dhe tė ēojnė nė provokim. Nė vend tė kėsaj, rrini me shumė njerėz. Nėse PDM tuaj ende i duket vėshtirė tė ju besojė, edhe pse ti je libėr i hapur rreth miqve tu dhe po thirr kur thua se do tė thirresh, ndoshta nuk ka shumė ēka mund tė bėsh. Puhn kėshillon tė thuhet: "Po ndihem sikur po bėj gjithēka qė po mundem pėr tė tė qetėsuar ty. Po e pyes veten a do ta kishe vėshtirė tė mė besoje po tė jetonim nė tė njėjtin vend." Bėn pyetje pėr ta gjetur ku ėshtė ēėshtja nė tė vėrtetė. Pėr shembull, "A tė merakos se kam shumė miq dhe mė pėlqen tė jem i shoqėrueshėm, apo ėshtė diēka e veēantė qė po t'bėn me dyshu n'besnikėrinė time?" Nuk mund ta rregulloni problemin derisa nuk e dini ēfarė ėshtė. Dhe derisa do tė mund tė donit tė bėni kompromise nė disa gjėra, kalimi i kohės me miqtė mund tė mos jetė njėra nga fushat ku ju doni tė lakoheni. Ju dy mund tė kuptoni - apo ndoshta do tė duhet tė vendosni - se i dashuri yt (e dashura jote) nuk ėshtė 'i marum' ('e marume') pėr LDM.

            Caktoni kohėn pėr bisedat tuaja tė tipit "Duhet tė bisedojmė". Tė themi se do tė parapėlqenit ta bėni njė "bisedė tė raportit" ballė-pėr-pallė, por secili moment i njė fundjave bashkė duket tepėr i ēmueshėm pėr ta sjellė njė ēėshtje therėse si: "Vėrtet m'ke qitė prej taktit javėn e kaluar kur nuk m'thirre n'telefon pėr tri ditė", apo "Pse kurrė s'folim pėr t'ardhmen?" Duhet ta caktoni kohėn pėr gjėra mirė. Makaylia Roberts dhe Neil Binkley u kacafytėn me kėtė skenar para se tė merreshin vesh bashkė. Zgjidhja e tyre? "Vendosa se nėse duhet ta kemi njė bisedė tė vėshtirė," thotė ajo, "do ta ēelja tė shtunėn pasdite. Nė atė mėnyrė, ende e kishim kohėn pėr ta shpėtuar fundjavėn."

            Mbani gjėrat e vogla. E dini se do tė duhej tė flisnit shpesh, por sigurohuni tė mbani mend tė flisni pėr gjėrat e vogla si edhe pėr pamjen e madhe. Janė ato detalet e pėrditshme, nė fund tė fundit, qė ju ndihmojnė tė ndiheni sikur e njihni njėri-tjetrin brenda e jashtė. Nėse mundeni, thirrni, shkruani e-mail, ose mesazh njėri-tjetrit shpesh. Pėr disa ēifte, kjo domethėnė disa herė nė ditė; pėr tė tjerė, disa herė nė javė. Gjene ritmin tuaj, por me gjasė do tė doni tė rrini nė kontakt kėshtu mė shumė se tė tjerėt qė jetojnė nė tė njėjtin qytet. Heather, 24, qė e la tė fejuarin e vet nė shtėpi pėr njė punė verore, e pėrdorte kėtė taktikė pėr tė mbajtur lidhje me shoqen e vet: "Njė herė thirra veē pėr m'i tregu se e gjeta lokalin Tesco."

            Mos e bėj shkėputjen mė tė vėshtirė se qė duhet tė jetė.  Ėshtė njė grindje shumė specifike qė ndodh ekskluzivisht nė LDM. Quhet grindja veproj-para-se-tė-shkoj, dhe shpesh ndodh disa orė para se tė jetė koha tė thuhet lamtumirė. Mos iu dorėzo kėtij gabimi tė rėndomtė. Kupto se ēka po ndodh nė t'vėrtetė - nuk je e hidhėruar pse ai (ajo) e la ulėsen lart prapė; jeni tė hidhėruar me distancėn. Jeni nxehė se nuk do ta shihni njėri-tjetrin prapė pėr pesė ose pesėmbėdhjetė ditė. Katrina, qė sapo ėshtė shpėrngulė nė qytetin e njėjtė tė ish PDM, e kishte zakon tė ishte fajtore nė kapjen e kėtyre grindjeve dhe shijimin e heshtjes qė pasonte. "Sinqerisht, ishte mė pak e dhimbshme t'i kesh ato zėnka dhe mos me thirr atė pėr 24 orė pasi largohesha", pranon ajo.

            Lėvize ose humbe. LDM pėrfundimisht duhet tė pėrfundojnė, ose me ndarje ose me njė lėvizje dhe njė ndėrrim nė status. Nėse filloni tė bisedoni pėr atė se cili nga ju do tė shpėrngulet, mundohuni tė vendoseni nė pozitėn e njėri-tjetrit pėrsėri. Shpjegojani personit tjetėr pse mendoni se ai (ajo) duhet tė jetė ai qė nuk do tė shpėrngulet. Kur i keni tė gjithė faktorėt nė tavolinė, renditni. Personi qė shpėrngulet mund ta sugjerojė njė periudhė provuese - tė themi, "Jam i gatshėm (e gatshme) tė shpėrngulem aty ku je ti, por nuk jam i sigurt (e sigurt) se dua tė jem atje pėrgjithmonė. Pse nuk e provojmė pėr njė vit?" Pajtohuni qė pas njė viti, ai qė ėshtė shpėrngulur ka fuqi tė vetos pėr hapin tjetėr.

            Nėse ėshtė koha pėr ndarje, e keni njė arsyetim valid - distancėn. Nė vend tė "Nuk ėshtė puna te ti, po te unė", mund tė thuash, "Nuk ėshtė puna te ti apo te unė, ėshtė te distanca. Thjesht nuk mund ta bėjmė tutje." Dhe e dini se kurrė nuk do tė ecni nėpėr njėrėn nga shėtitoret tuaja mė tė dashura dhe tė takoheni me ish-partnerin tuaj me mikun (mikeshėn) e vet tė ri (tė re). Dhe ato kilometra tė fluturimit qė i ke kaluar? Trajtoje veten nė njė pushim solo - ose vendosi drejt lidhjes tėnde tjetėr nė distancė.


            Caroline Tiger ėshtė autore e "Udhėzues i Lidhjes nė Distancė tė Madhe" - Kėshillė pėr tė provokuarit Gjeografikisht.

            Mund ta gjeni te: www.carolinetiger.com

 

 

 http://sites.google.com/site/kalabuli