Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 3 - DASHURI DHE HEREZI TĖ TJERA NĖ EPOKĖN E “MODERNIZMIT TĖ LĖNGSHĖM”

Pėrgatiti: Armin TIRANA  

www.bota.al

      

DASHURI DHE HEREZI TĖ TJERA NĖ EPOKĖN E “MODERNIZMIT TĖ LĖNGSHĖM”

 

            Njė intervistė e kohėve tė fundit me Zygmunt Bauman, filozofi i famshėm qė u nda nga jeta, mė 9 janar 2017, nė moshėn 91-vjeēare / Sociologu mė i njohur i botės tregon sė ēfarė do tė thotė tė dashurosh nė Internet, me SMS-ė dhe me cellular. Egoizėm, pėrkohshmėri, frikė. Utopia e marrdhėnieve tė qėndrueshme nė botėn e globalizuar

 

 

            Zygmunt Bauman ėshtė ndoshta sociologu mė i njohur bashkėkohor. Gjatė viteve tė fundit ka botuar njė breshėrit titujsh mjaft tė suksesshėm nė Europė. Me sy tė stėrvitur arrin tė kapė aspektet e kėsaj epoke edhe nė devijimet qė nuk i pret. Njė epokė pasigurishė, por qė u frikėsohet lidhjeve, marrdhėnieve, agregimeve. Le tė marrim dashurinė. Qysh nė faqet e para tė librit tė tij tė fundit kuptohet se cila ėshtė natyra e tij nė kėto periudhė tė parė tė shekullit tė XXI-tė. Dhe nuk ėshtė ajo absolute e pėrshkruar nga Platoni tek Simposio. Shoqėria jonė e liberizmit capitalist, e globalizimit dhe e konsumizmit ka prodhuar njė dashuri “pėrdor dhe hidh”, njė ndjenjė tė zėvendėsueshme nė mijėra raste. Tė brishtė e fleksibėl, kėshtu duket tė jenė raportet afektivė midis njerėzve. Ja se ēfarė mbetet nga filein nė epokėn e Internetit. Tė ulur nė njė bar nė njė fshat nė thellėsi tė jugut, Bauman tregon utopinė e tij tė dashurisė, njė herezi pėr kėtė kohė ultrafleksibėl. Sė bashku me tė shoqen Xhanina, mė tregon pėr njė ndjenjė qė duket e njė epoke tjetėr, e lindur gjashtėdhjetė vjet mė parė nė njė shtėpizė tė akullt nė Poloni. Bashkėshortėt Bauman mishėrojnė pikėrisht tė kundėrtėn e “dashurisė sė lėngshme” tė atyre viteve. Ėshtė njė ndjenjė e qėndrueshme, e fortė, konsistente, qė u ka duruar pėrplasjeve tė historisė si katedralja e mrekullueshme pikėrisht kėtu pėrballė nesh. Me Dashuri e lėngshme, Bauman ndjek hartėn e postmodernizmit nė dritėn e kategorisė sė “lėngshmėrisė”, kyēi shpjegues i punimeve tė fundit tė sociologut polak. Nė “lėngshmėrinė moderne” tė Bauman gjėrat kanė ndryshuar kundrejt epokės sė paraglobalizimit. Tani obsesioni pėr spostimin, pėr ndryshimin, janė pothuajse tė pashmangshme. «Jemi tė gjithė heretikė. Nuk mund tė jetojmė pa ndryshuar: ēdo gjė qė ishte e detyrueshme javėn e kaluar ose tė njė jave mė para saj, bėhet sot jashtė mode, transformohet nė diēka pėr tė cilėn duhet tė turpėrohesh. Shikoni influencėn e ushtruar virtualisht nga tė gjitha mediat, tė cilat furnizojnė rreth 95 pėrqind tė njohurive tona lidhur me botėn. Mendoni: ju nuk kini njohur asnjėherė mė shumė se 5 pėrqind tė kėsaj pa ndėrhyrjen e mediave». Dhe loja e mjeteve tė komunikimit masiv ėshtė qė ta shpėrbėjė realitetin dhe ta bėjė fluid, tė lėngshėm. «Nė faktin qė ēfarėdo gazete tė lexohet, ekziston njė kolonė kushtuar asaj se ēfarė ėshtė nė modė: se ēfarė duhet tė posedojė, tė bėjė, tė veshė dhe akoma mė e rėndėsishme duhet tė shikojė tė bėjė, veshė, e kėshtu me rradhė. Por pikėrisht nė krah, nė njė kolonė tjetėr lexohet ajo qė nuk ėshtė nė modė, ajo qė nuk duhet tė shikohet nė qarkullim. Lidhur me kėtė ėshtė shumė interesant publiciteti komercial i shumė gjigandėve tė telefonisė mobile. Nuk ekziston synimi pėr tė gjetur blerės tė rinj potencialė. Publiciteti u drejtohet qė tashmė e disponojnė njė celular dhe jo atij qė potencialisht mund tė posedojė njė tė tillė. Mesazhi ėshtė: “Ke njė celular pėr tė cilin tė vjen turp pėrpara miqve tė tu? Nėqoftė ėshtė kėshtu, atėhere hajde tek ne dhe tė ofrojmė njė celular absolutisht hi-tech, shumė aktual, pėr tė cilin mund tė jesh krenar”. Atėhere ja: ndryshimi ėshtė njė motiv krenarie. Nėqoftėse do tė qėndrosh nė pozicionin qė zė, nuk mund tė ndalesh, duhet tė lėvizėsh gjithmonė, sepse pozicionet ndryshojnė. Pėr pasojė, nga forca e gjėrave, ne jemi tė gjithė heretikė». Ėshtė pėr kėtė herezi permanente nė tė cilėn jetojmė sot qė na flet sociologu i madh polak Bauman, duke rrufitur njė kafe.

 

            Profesor Bauman, pėrveē dashurisė me “D” tė madhe, cila mund tė jetė njė utopi bashkėkohore?

 

            Njė utopi? Ėshtė problem. Mendoj se Tommaso Campanella i ulur kėtu do tė kishte ndonjė vėshtirėsi pėr tė pėrshkruar sot “qytetin e diellit”, Princin e pėrsosur apo Mbretin e kėshtu me rradhė. Nuk besoj se ekziston asgjė e ngjashme, nuk besoj se ekziston njė urtėsi e ngjashme nė njė person tė vetėm e tillė sa tė mund tė reformojė shoqėrinė. Bile nuk duhet tė presim shumė as edhe nga asnjė institucion kolektiv, pasi institucionet e kėsaj natyre pėrfundojnė duke ushtruar njė pushtet egoist nė reformimin e shoqėrisė.

 

 

 

            Problemi, nėse mund ta quajmė kėshtu, ėshtė nė atė qė ju e pėrmblidhni me konceptin e “lėngshmėrisė”? nė njė shoqėri tė lėngshme nuk ka hapėsirė pėr njė projekt, utopik ose jo, qė tė shikojė nė njė tė ardhme jo shumė tė afėrt.

 

            U ėshtė lėnė individėve detyra pėr tė nxjerrė mė tė mirėn nga gjendja ekzistuese dhe kjo do tė thotė tė shmangėsh – koncept qė unė e gjej tė huaj e tė papėlqyeshėm, por fatkeqėsisht nėnkupton pikėrisht kėtė – tė shmangėsh ēdo impenjim afatgjatė. Kjo ėshtė njė prej pengesave mė tė vėshtira: tė bėhesh sėbashku e tė flasėsh gjatė sa tė arrish njė marrėveshje. Lėvizim shumė shpejt. Ne i pėrfundojmė diskutimet tona. Nuk i ēojmė nė fund dialogjet tona. Gjėrat janė gjithnjė e mė tė pėrkohshme dhe kalimtare. Nga njėra anė, nė kėtė botė kaq fluide do tė ishte e pėlqyeshme t’u besoje disa pikave tė fiksuara, kur nė tė vėrtetė nuk ėshtė kėshtu, nė ēdo aspekt tė jetės. Pėr shembull, nė marrdhėniet e punės: dikur dihej se punėsimi yt do tė zgjaste dyzet ose pesėdhjetė vjet dhe se nė fund tė dilej nė pension tė nderuar me njė sahat floriri si simbol tė besnikėrisė ndaj kompanisė. Kurse sot, deri dhe personat mė tė mirė, tė suksesshėm, nuk e dinė se ēfarė do tė ndodhė me punėsimin e tyre, nuk dinė se ēfarė do tė ndodhė me punėsimin e tyre pas gjashtė muajsh. Sipas njė kolegut tim, Richard Sennett, jetėgjatėsia mesatare e njė punėsimi nė Silicon Valley – qė pastaj ėshtė Meka e personave tė rinj e tė shkėlqyer – ėshtė vetėm 8 muaj. Konsiderata tė ngjashme mund tė bėhen pėr marrdhėniet private: ekziston frika pėr t’u martuar; nė universitet, ekziston frika e tė specializuarit nė njė lėndė tė veēantė; ekziston frika pėr t’ju kushtuar njė profesioni.

 

            Cilat janė arsyet e kėsaj nevoje tė re jostabiliteti, pėrkohshmėrie?

 

            Ndryshimet janė tepėr tė shpejtė dhe sikur t’i kushtoheshe shumė diēkaje, mė pas do tė nxirreshe jashtė. Me fjalė tė tjera, bari i fqinjit do tė ishte mė i gjelbėr dhe pėr kopshtin tonė nuk do tė ekzistonin mundėsi tė tjera. Fundi i historisė. Ky ėshtė edhe motivi pėr tė cilin personat shmangim qė tė kenė fėmijė shpejt. Tė kesh njė fėmijė do tė thotė tė humbasėsh pėrgjithmonė njė punė. Nuk mund t’ia dalėsh si me martesėn. Sipas statistikave angleze, tė rrisėsh njė fėmijė deri nė moshėn universitare tė kushton rreth 164000 stėrlina. Mund tė blihet njė shtėpi.

 

            A ka egoizėm nė kėtė aspekt tė epokės sonė post moderne?

 

            Ne duam t’i mbajmė tė gjitha urat e hapura: duam tė kemi gjithmonė mundėsinė e zgjedhjes, e tė ndryshuarit. Nė kėto kushte, tė konceptosh njė utopi tė kuptueshme dhe finale ecėn kundėr pėrvojės sonė tė pėrditshme. Sot, utopitė janė si titulli i librit tim Life in fragments, janė fragmente: tė ndryshosh makinėn; tė transferohesh nė njė lagje mė tė bukur; tė socializohesh mė shumė; tė keshė mė shumė miq. Fragmente utopie qė gjithėsesi vazhdojnė tė krijojnė njė distancė midis asaj qė ke dhe asaj qė dėshiron. Kjo po.

 

            Me pak fjalė, do tė ishte njė frikė e pėrhapur pėr tė bėrė projekte, impenjime afatgjatė?

 

            Ėshtė nevoja pėr t’u spostuar nga njė projekt tek tjetri. Kam mbetur i gditur nga suksesi jashtėzakonisht i shpejtė i pasur nga takimet nė rrjet. Dikur personat shkonin nė bare, shkonin nė agjensitė martesore, tani shkojnė nė. Pse sot preferohet Interneti? Njė kėrkim anglez lidhur me kėtė fenomen ka bėrė njė pyetje dhe njė pėrgjigjeve fantastike, dhėnė nga njė profesionist njėzetetetė vjeēar i Bath-it, ka qenė: «Sepse gjithmonė mund tė shtyp butonin “cancel”». Kėshtu qė personat mendojnė si tė dalin. Kur ekziston njė impenjim, gjithmonė duhet parashikuar njė dhėnie fund, njė dalje. Ėshtė ky motivi i kontestimit tė vetėm bėrė Rumsfeld nga oficerėt e lartė amerikanė lidhur me Irakun.

 

            Heretikė dhe utopistė janė konsideruar pėr njė kohė tė gjatė edhe shkencėtarė. Sot, nė epokėn e Big Science duken shumė mė tė integruar. Nė librin e tij tė fundit, The Elisir of the Science, Hans Magnus Enzensberger flet pėr njė pushtet tė shkencėtarė jo vetėm nė fushėn e tyre, por edhe nė politike e nė ekonomi.

 

            Ekziston diēka qė mund ta quajmė shkencė? Them nė pėrgjithėsi. E di, nga praktika universitare, se personat e njė departamenti nuk janė tė interesuar pėr gjėrat e tjera tė prodhuara nga personat e njė departamenti tjetėr dhe kjo ndodh jo vetėm midis disiplinave tė ndryshme, por edhe nė sektorė tė afėrt tė tė njėjtės disiplinė. Atėhere, nė ēfarė kuptimi mund tė flasim pėr njė qėndrim unik shkencor, edhe nga pikėpamja metodologjike? Pėrgjithėsimet janė shumė tė vėshtirė, shkencėtarėt sot janė mė tė lidhur me institucione joshkencore sesa midis tyre. Institute kėrkimore e novacioni mbahen ekonomikisht nga sipėrmarrje tė mėdha. Le tė mendojmė pėr mjekėsinė dhe industrinė farmaceutike. Nuk ekziston asnjė autoritet unitar. As universitetet, sepse sot universitetet janė njė koleksion departamentesh tė ndryshmė qė shikojnė nė drejtime tė ndryshme.

 

            Kėtė e konsideroni njė faktor negativ?

 

            Unė thjesht vėzhgoj atė qė ndodh. Si gjėrat e tjera, ėshtė fragmentar. A ėshtė heretik? Biznesi qė ka arritur shumė nga afėr shkencvėtarėt gjatė viteve tė fundit jeton me risķ dhe risķtė, ashtu si herezitė, plaken shpejt. Pėrfitimet mė tė mėdha vijnė nga ajo qė ėshtė e ndryshme, e re. Kur kjo e re bėhet e zakonshme dhe arrin rrugėt, atėhere nuk ka mė kurrfarė fitimi. Ndiqet risķa vazhdimisht, edhe nė mjekėsi. Edhe shkencėtarėt sot janė tė pėrfshirė nė kėtė ndjekje.

 

(Nė nderim tė filozofit tė shquar qė u nda nga jeta nė moshėn 91 vjeēare)