Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - CO-VARĖSIA SI PASOJĖ E VARĖSISĖ NGA MJETET VARĖSUESE

Shkruan: Dr. med. Xhevat HASANI

      

CO-VARĖSIA SI PASOJĖ E VARĖSISĖ NGA MJETET VARĖSUESE

 

            Co-Varėsia ose Bashkėvarėsia paraqet varėsinė e tjetrit ose tė tjerėve, nė radhė tė parė tė familjarėve, ose sipas rastit edhe tė kolegėve tė punės dhe tė miqve tė tjerė ndaj problematikave tė familjarit, ose tė bashkėpunėtorit i cili ka filluar tė konsumoj mjete varėsuese, ose veē ėshtė varėsuar prej tyre.

 

 

 

            Aspekti i pėrgjithshėm i „Co-Varėsisė“ ose „Bashkėvarėsisė“

 

 

            Terminologjia

 

            „Co-Varėsia“ ose „Bashkėvarėsia“ paraqet njė nocion relativisht tė ri nė terminologjinė e varėsisė, qoftė nga mjetet substanciale, siē janė p. sh: varėsia nga duhani, alkooli, drogat ilegale etj., qoftė nga mjetet josubstanciale, siē janė p.sh: varėsia nga lojėrat e fatit, mjetet digjitale etj. Nė shoqėritė e vendeve nė zhvillim, siē ėshtė edhe shoqėria shqiptare e shpėrndarė nė disa vende ballkanike, nocioni i co-varėsisė paraqet njė ide dhe koncept fare tė ri dhe mbase edhe tė panjohur deri mė tani. Pėrafėrsisht e njėjta gjė vlen edhe pėr grupet e migrantėve tė cilat nga vendet nė zhvillim janė vendosur nė vende tė zhvilluara siē ėshtė edhe Zvicra. Pikėrisht pėr kėtė arsye ia vlen qė lidhur me temėn e co-varėsisė tė shkruhet nė gjuhėn shqipe nė faqen e „shoqatės parandalo“, nė mėnyrė migrantėt shqiptarė me banim nė Zvicėr tė njihen me tė.

 

            Definicioni

 

            Co-Varėsia ose Bashkėvarėsia paraqet varėsinė e tjetrit ose tė tjerėve, nė radhė tė parė tė familjarėve, ose sipas rastit edhe tė kolegėve tė punės dhe tė miqve tė tjerė ndaj problematikave tė familjarit, ose tė bashkėpunėtorit i cili ka filluar tė konsumoj mjete varėsuese, ose veē ėshtė varėsuar prej tyre.

 

            Si ndodhė Co-Varėsia

 

            Co-Varėsia ndodhė si pasojė e pėrkujdesjes dhe e pėrpjekjeve afatgjata, tė shumtėn e herėve tė pasuksesshme tė familjarėve, tė kolegėve tė punės dhe e tė tjerėve ndaj personit i cili ka filluar tė varėsohet, ose veē ėshtė varėsuar nga mjetet varėsuese substanciale, ose nga lojėrat e fatit etj. Me fjalė tė tjera, derisa njėri nga anėtarėt e familjes ka filluar tė varėsohet ose veē ėshtė varėsuar nga mjetet varėsuese, anėtarėt tjerė tė familjes, ose sipas rastit edhe miqtė dhe shokėt e tij fillojnė bashkėvarėsohen (co-varėsohen) nė raport me problematikat dhe pėrkujdesjen intensive ndaj tė varėsuarit.

 

 

            Si zhvillohet Co-Varėsia

 

            Co-Varėsia si edhe varėsia zhvillohet spontanisht e gradualisht sipas rastit pėr vite tė tėra. Sa mė shumė qė anėtari i caktuar i familjes varėsohet nga mjetet varėsuese, aq mė shumė co-varėsohen (bashkėvarėsohen) anėtarėt tjerė tė familjes, tė cilėt atė e pėrkujdesin dhe e ndihmojnė me qėllim tė „shėrimit“ tė tij. E tėrė kjo ngjanė me atė thėnien popullore shqiptare sipas tė cilės „kur njė person i familjes ėshtė i sėmurė, sėmurėn tė gjithė tė tjerėt!“.

 

            Shenjat e Co-Varėsisė

 

            Me kalimin e kohės te anėtarėt e familjes dhe tė tė tjerėt tė cilėt e pėrkujdesin tė varėsuarin shfaqėn shenja tė ngarkesave psikike dhe trupore qė janė pasojė e co-varėsisė. Kėshtu, p.sh: ata vuajnė nga frika dhe pasiguria se ēfarė do tė ndodhė me personin i cili vazhdon tė konsumoj mjete varėsuese. Vet pėrpjekjet e tyre tė pasuksesshme pėr ta ndihmuar tė varėsuarin shoqėrohen shpesh me ndjenjėn e dėshpėrimit, zhgėnjimit, dėshtimit dhe sipas rastit edhe tė vetėfajėsimit. Ngarkesat e tilla me natyrė psikike me kalimin e kohės shoqėrohen edhe me pagjumėsi, kokėdhembje, dhimbje muskujsh e nyjash, lodhje trupore etj. Tė gjitha shenjat e tilla me natyrė psikike dhe trupore marrė sė bashku paraqesin shenjat e co-varėsisė prej tė cilave vuajnė tė afėrmit e tė varėsuarit, edhe nė rastet kur i varėsuari ėshtė shėruar, sepse kanė frikė se ai sėrish mund t`i kthehet konsumimit tė substancave varėsuese, lojėrave tė fatit etj.

 

            Fazat e Co-Varėsisė

 

            Nė fazėn e parė, familjarėt, kolegėt e punės dhe tė tjerėt, personin i cili ka filluar tė merr mjete varėsuese, tė shumtėn e herėve e marrin nė mbrojtje duke e arsyetuar marrjen e mjeteve varėsuese nga ana e tij p.sh: me stresin e madh nė vendin e punės, ose me ndonjė ngjarje tė keqe qė i ka ndodhur atij etj.

            Nė fazėn e dytė, kur personi veē ėshtė varėsuar nga mjetet varėsuese, anėtarėt tjerė familjes dhe tė tjerėt pėrpiqen qė atij t`ia pamundėsojnė ardhjen nė kontakt me mjetet varėsuese duke e mbajtur atė nėn kontroll tė vazhdueshme etj. Meqė edhe pėrkundėr angazhimeve tė tilla personi i familjes vazhdon me konsumimin e mjeteve varėsuese, kjo bėn qė te anėtarėt tjerė tė familjes tė shfaqen ngarkesa psikike tė co-varėsisė tė pėrmendura mė lartė.

            Nė fazėn e tretė, anėtarėt e familjes tė dėshpėruar me mossuksesin e tyre dhe me vet anėtarin e varėsuar tė familjes i cili vazhdon tė konsumoj mjete varėsuese, kėtė tė fundit fillojnė ta akuzojnė pėr mospėrpjekje vetanake pėr ndėrprerjen e konsumimit tė mjeteve varėsuese. Nė kėtė fazė, anėtarėt e familjes duke u ndier tė pafuqishėm pėr tu pėrballur mė tej me tė varėsuarin, e kėrkojnė ndihmėn profesionale dhe institucionale pėr shėrimin e tij.

 

            Kėshilla

 

            Familjari i cili ka filluar tė varėsohet nga substancat varėsuese ose nga lojėrat e fatit dhe familjarėt e tij tė cilėt e pėrkujdesin atė, duhet qė ta kėrkojnė me kohė ndihmėn e personave profesionist me qėllim tė prevenimit primar tė varėsisė dhe tė co-varėsisė

            Nė rastet kur anėtari i familjes veē ėshtė varėsuar, kurse anėtarėt tjerė tė familjes veē janė co-varėsuar, duhet qė tė dy palėt patjetėr tė trajtohen nga personat profesionist me qėllim tė prevenimit (shėrimit) sekondar tė varėsisė dhe tė co-varėsisė.

            Nė rastet kur gjendja e tė varėsuarit pėr shkak tė veprimit afatgjatė tė substancave varėsuese ėshtė bėrė kritike, kurse anėtarėt e co-varėsuar tė familjes ndjehen tė ngarkuar ekstremisht, duhet qė i varėsuari urgjentisht tė hospitalizohet, kurse familjarėt e tij tė trajtohen profesionalisht me qėllim tė prevenimit (shėrimit tė pasojave) terciar tė co-varėsisė.

 

            Kush janė personat profesionist

 

            Nė vendet e zhvilluara me sisteme shėndetėsore tė etabluara siē ėshtė Zvicra, personat profesionist tė cilėt marren me parandalimin dhe shėrimin e varėsive dhe pėr rrjedhojė edhe tė co-varėsive janė tė shumtė, duke filluar qė nga mjekėt e shtėpisė, kėshilltarėt pėr parandalimin e varėsive, punėtorėt social, sociopedagogėt, psikologėt, psikiatrat dhe profesionistėt tjerė.

 

            Cilat janė terapitė profesioniste

 

            Kėshillimet dhe terapitė profesioniste pėr parandalimin e varėsive dhe pėr rrjedhojė edhe tė co-varėsive janė tė ndryshme dhe tė shumta, duke filluar qė nga kėshillimet psikosociale, psikopedagogjike e deri psikoterapitė e ndryshme, duke mos i pėrjashtuar kėtu edhe terapitė e ndryshme trupore kur janė tė nevojshme.

 

 

            Cilat janė institucionet pėr parandalimin e varėsive

 

            Nė vende tė zhvilluara siē ėshtė Zvicra ekzistojnė kėshillimore tė shumta pėr parandalimin e varėsive sipas llojit tė substancave varėsuese. Mė tej nė kėto vende ekzistojnė edhe qendrat sociale tė komunave dhe tė spitaleve, tė cilat po ashtu me kėshillimet dhe ndihmat tjera sociale ndikojnė nė prevenimin e varėsive tė ndryshme. Njė rol tė veēantė nė prevenimin dhe shėrimin e varėsive kanė institucionet sociopedagogjike nė tė cilat sipas nevojės mund tė vendosėn pėr njė kohė tė rinjtė me probleme tė varėsisė.

 

            Cilat janė institucionet pėr shėrimin e varėsive

 

            Edhe institucionet pėr shėrimin e varėsive dhe pėr rrjedhojė edhe tė co-varėsive nė Zvicėr janė tė shumta. Tė tilla janė praksat private tė mjekėve tė shtėpisė, tė psikiatrave dhe tė psikologėve, klinikat speciale pėr shėrimin e varėsive, klinikat universitare psikiatrike dhe sė fundi edhe klinikat e pėrgjithshme tė cilat merren me shėrimin e pasojave trupore tė varėsive.

 

            Roli i familjes, i kolegėve tė punės dhe i miqve

 

            Ekzistimi i institucioneve, i personave profesionist dhe i terapive profesionale pėr parandalimin, rehabilitimin dhe shėrimin e varėsive, nuk e pėrjashton pėrkujdesjen dhe ndihmėn e anėtarėve tė familjes, tė kolegėve tė vendit tė punės dhe tė miqve tė tjerė ndaj anėtarit tė familjes, kolegut/koleges sė punės, tė mikut apo mikeshės, tė cilėt kanė filluar tė varėsohen ose veē janė varėsuar nga mjetet varėsuese. Pėrkundrazi, personat qė kanė filluar tė varėsohen ose qė veē janė varėsuar kanė nevojė pėr mbėshtetjen morale tė anėtarėve tė tjerė tė familjes, tė kolegėve tė punės dhe tė miqve tė tjerė, pėr t`i pėrballuar kėsisoj ata mė lehtė situatat kritike tė cilat kanė bėrė qė ata tė rrėshqasin drejtė varėsimit tė tyre nga mjetet varėsuese ose nga lojėrat e fatit etj.

            Por, familjarėt dhe tė tjerėt, ndihmėn dhe pėrkujdesin qė e bėjnė ndaj tė varėsuarve nuk duhet ta kuptojnė si ndihmė dhe pėrkujdesje tė vetme, por duhet ta kuptojnė si ndihmė dytėsore dhe plotėsuese nė kuadėr tė ndihmės profesionale e cila e paraqet ndihmėn vendimtare. Kėshtu, roli mė i mirė i familjarėve dhe i tė tjerėve nė raport me tė varėsuarin duhet tė jetė i dyfishtė: nė njėrėn anė t`i pėrkujdesin dhe t`i inkurajojnė tė varėsuarit, kurse nė anėn tjetėr tė angazhohen qė ata tė trajtohen nga personat profesionit, sepse kėsisoj i kontribuojnė si shėrimit tė tė varėsuarve, ashtu edhe parandalimit dhe shėrimit tė tyre nga co-varėsimi.

 

            Literatura:

 

            Monika Rennert: Co-Abhängigkeit. Was Sucht für die Familie bedeutet. Lambertus-Verlag, Freiburg im Breisgau 2012, ISBN 978-3-7841-2089-8.

            Pia Mellody , Andrea Wells Miller, J. K. Miller: Verstrickt in die Probleme anderer. Über Entstehung und Auswirkung von Co-Abhängigkeit. Kösel, München 1991, ISBN 3-466-30309-5.

            Reinhold Aßfalg: Die heimliche Unterstützung der Sucht: Co-Abhängigkeit. Neuland, Geesthacht 2005, ISBN 3-87581-251-4.

            Susanne Hühn: “Ich lasse DEINES bei dir” Co-Abhängigkeit erkennen und lösen” Schirmer Verlag, ISBN 978-3-8434-0870-7

 

 

 

Bartur nga shoqata “PARANDALO” - shoqatė e komunitetit shqiptar nė Zvicėr, e themeluar nė vitin 2011, e cila veproj nė mėnyrė parandaluese nė raste tė konflikteve dhe dukurive tė tjera negative.

 

http://parandalo.ch