Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė 2 - CO - VARĖSIA ME RASTIN E VARĖSISĖ NGA ALKOOLI DHE DROGAT ILEGALE

Shkruan: Dr. med. Xhevat HASANI

CO - VARĖSIA ME RASTIN E VARĖSISĖ NGA ALKOOLI DHE DROGAT ILEGALE

Pėrkujdesja e tillė intensive dhe vėnia e tė varėsuarit nėn kontroll tė vazhdueshėm tė varėsuarin pėrveēse e shmangė nga vetėpėrgjegjėsia edhe e dėshpėron pa masė, sepse ai fillon tė ndjehet i armiqėsuar dhe i mosdashur pikėrisht nga mė tė dashurit e tij.  

 

 

 

            Aspekti i pėrgjithshėm:

 

            Ēka ėshtė varėsia substanciale - Varėsitė substanciale janė ato varėsi tė cilat krijohen nėpėrmjet tė marrjes (konsumimit) tė substancave tė njohura varėsuese tė cilat janė tė shumta.

 

            Cilat janė substancat varėsuese – Substancat varėsuese nė kohėt e sotme janė tė shumta. Njė pjesė e tyre janė droga legale, siē ėshtė duhani, birra, vera, alkooli. Njė pjesė tjetėr e  tyre janė droga ilegale, siē ėshtė kanabisi, morfina, heroina, kokaina etj. Nga ana tjetėr janė shumė produkte farmaceutike tė cilat kur merren nė doza dhe afate optimale shėrbejnė si medikamente kundėr ērregullimeve dhe sėmundjeve tė ndryshme, kurse kur merren nė doza tė larta dhe pėr kohė tė gjatė veprojnė si droga varėsuese. Tė tilla janė medikamentet qetėsuese (benzodiazepinat), ato pėr pėrmirėsimin e gjumit (hipnotiket), substancat psikoaktive (amfetaminat), substancat shtimin e muskujve (anaboliket), medikamentet kundėr epilepsisė (antiepileptikėt), medikamentet kundėr kapsllėkut (laksativet) etj.    

 

            Si pėrfitohen substancat varėsuese –  Disa popuj tradicionalisht i pėrdorin edhe tani bimėt varėsuese duke i thithur tymrat e tyre ose duke i pėrtypur ato nė gojė.  Njė pjesė e substancave varėsuese merren si produkte gjysmė tė pėrpunuara (gjysmėsintetike). Tė tilla janė morfina, heroina dhe kokaina, tė cilat pėrfitohen nė laboratorė nga substancat e tyre pararendėse tė cilat gjinden nė ekstraktin e bimėve tė caktuara. Kėshtu, p. sh: nga opiumi i cili gjendet nė „bimėn gjumėvėnėse“ (papaver somniferum) fitohet morfina, e cila nė mjekėsi pėrdorėt kundėr dhimbjeve tė forta. Pjesa tjetėr e substancave varėsuese janė prodhime tė plotėsisht sintetike. Tė tilla janė MDMA, Ecstasy, LSD dhe medikamentet  varėsuese.   

 

            Si merren/konsumohen/substancat varėsuese - Substancat varėsuese  merren nė mėnyra tė ndryshme. Njė pjesė e tyre merren nėpėrmjet tė gėlltitjes ose thithjes nga goja, njė pjesė merren si tymra nėpėrmjet tė frymėmarrjes, pjesa tjetėr merren nėpėrmjet tė thithjes sė pluhurave tė tyre nga hunda, dhe njė pjesė e tyre merren nė formėn e tretėsirave nėpėrmjet tė shiringave nė vena. 

 

            Ndarja sipas e drogave sipas potencialit varėsues -  Drogat e ndryshme kanė potenciale varėsuese tė ndryshme. Me potencial mė tė pakėt varėsues janė hashashi dhe marihuana tė cilat pėrfitohen nga bima e kanabisit. Droga me potencial mė tė lartė varėsues ėshtė heroina bashkė me drogat sintetike MDMA, Ecstasy, LSD etj.  Drogat tjera tė pėrmendura mė lartė pėrfshi edhe alkoolin kanė potencial varėsues mesatar.

 

 

            PASOJAT

 

            Varėsia e personave tė cilėt konsumojnė alkool ose/dhe droga ilegale ėshtė pasoja e parė por jo edhe e vetmja. 

 

            Ērregullime psikike dhe trupore nga tė cilat vuajnė tė varėsuarit paraqesin pasojėn tjetėr e cila ndodh pėr shkak tė dėmtimit tė strukturave tė trurit nga alkooli dhe drogat ilegale.    

 

            Co-varėsia e personave tė cilėt i pėrkujdesin tė varėsuarit paraqet pasojėn tjetėr tė radhės. Duke pasur parasysh se pėr tė njėjtin person tė varėsuar pėrkujdesen sipas rastit dy-tre apo katėr anėtarė tjerė tė familjes, kjo fletė se numri i tė co-varėsuarve ėshtė tre-katėr herė mė i madh se numri i tė varėsuarve.

Meqė numri i substancave varėsuese ėshtė shumė i madh brenda  kėtij artikulli po i referohemi vetėm varėsisė dhe co-varėsisė nga alkooli dhe drogat ilegale.

 

 

            Aspekti specifik:

 

            Rrjedha e co-varėsisė me rastin e varėsimit nga alkooli dhe drogat ilegale

 

            Faza e parė e marrjes nė mbrojtje dhe e arsyetimit - Nė kėtė fazė rrethi i ngushtė familjar dhe tė tjerėt, personin i cili ka filluar tė konsumoj alkool ose droga ilegale tė shumtėn e herėve e toleron, e merr nė mbrojtje dhe e arsyeton duke e lidhur konsumimin e alkoolit dhe/ose tė drogave ilegale nga ana e tij me  mbingarkesat dhe stresin e madh nė vendin e punės, apo me humbjen e personit tė dashur, me problemet shėndetėsore tė partnerit/partneres, me humbjen e papritur tė pasurisė etj.

            Sqarimet e tilla arsyetuese dhe mbrojtėse tė familjarėve dhe tė tė tjerėve bėhen me qėllim tė lehtėsimit psikik tė konsumuesit tė alkoolit ose tė drogave ilegale, duke besuar se nė kėtė mėnyrė ai do tė inkurajohet qė ta ndėrpresė vet konsumimin e mėtejshėm tė mjeteve tė tilla varėsuese, gjė qė fatkeqėsisht nuk ndodh shpesh. Pėrkundrazi, marrja nė mbrojte, arsyetimet dhe sqarimet e tilla, konsumuesin e alkoolit ose tė drogave ilegale e shmangin nga vetėpėrgjegjėsia dhe nga pėrpjekjet e tij vetanake pėr ndėrprerjen e konsumimit tė mėtejshėm tė mjeteve varėsuese.

            Meqė nė kėtė fazė tė shumtėn e herėve nuk kėrkohet ndihma adekuate profesionale kjo bėn qė tė nėnvlerėsohet, si rreziku si varėsimit tė familjarit, ashtu edhe rreziku i co-varėsimit tė familjarėve tė tjerė tė cilėt e pėrkujdesin atė. Kjo fazė sipas rastit mund tė zgjasė me muaj ose me vjet.  

 

            Faza e dytė, ėshtė ajo e kontrollit tė vazhdueshėm - Nė kėtė fazė anėtari i familjes veē ėshtė varėsuar plotėsisht nga alkooli ose/dhe nga drogat ilegale, kurse anėtarėt tjerė tė familjes tė cilėt e pėrkujdesin atė veē janė co-varėsuar. Ata anėtarin e varėsuar tė familjes tani e vėnė nėn kontroll tė vazhdueshme, nė mėnyrė qė ai tė mos vije nė kontakt alkoolin ose/dhe drogave ilegale. Kėshtu, nė shtėpinė e tė varėsuarit tani mė nuk gjendet qoftė edhe pikė alkool, kurse sa herė qė anėtari i varėsuar i familjes del jashtė nė ambiente publike, ai shoqėrohet nga anėtari tjetėr i familjes i cili ka pėr detyrė qė t`ia pamundėsoj atij marrjen e alkoolit ose tė ndonjė droge ilegale.

            Ndonjėherė, nė kėtė fazė i varėsuari  pėr shkak tė kontrollit tė vazhdueshėm tė familjarėve, pėr njė kohė nuk konsumon ose konsumon me pak alkool ose droga ilegale dhe kėsisoj pėrmirėsohet, por ai nė tė vėrtet nuk ėshtė shėruar nga varėsia dhe pėr rrjedhojė vazhdon tė konsumoj alkool ose droga ilegale fshehurazi nga familja.     

            Pėrkujdesja e tillė intensive dhe vėnia e tė varėsuarit nėn kontroll tė vazhdueshėm tė varėsuarin pėrveēse e shmangė nga vetėpėrgjegjėsia edhe e dėshpėron pa masė, sepse ai fillon tė ndjehet i armiqėsuar dhe i mosdashur pikėrisht nga mė tė dashurit e tij. Ndjenjat e tilla bashkė me ndjenjėn e vetfajėsisė bėjnė qė i varėsuari me qėllim tė lehtėsimit tė tij, tė konsumoj edhe mė tej alkool ose/dhe droga ilegale, duke rrėshqitur ai kėsisoj brenda „qarkut tė djallit“ („Teufelkreis“) prej tė cilit e ka vėshtirė tė dalė. 

            Nga ana tjetėr, familjarėt e tė varėsuarit pėr shkak tė pėrkujdesjes dhe pėrpjekjeve intensive tė pasuksesshme qė kanė bėrė pėr  familjarin e tyre shpeshherė pėr vjet tė tėra, tanimė vuajnė nga shenjat e co-varėsisė siē janė: gjendjet me dėshpėrim, frikė, pasiguri, pagjumėsi, pakėnaqėsi dhe shenja tė tjera depresive. Situata pėrkeqėsohet kur nė familje paraqitėn probleme sociale, kur i varėsuari e humbė vendin e punės, ose kur ai ėshtė nxėnės e braktisė shkollėn etj. Nė disa raste familja rrezikohet me shkatėrrim. Bashkėshortėt duan tė ndahen sepse njėri prej tyre ėshtė varėsuar nga alkooli ose drogat ilegale. Situata bėhet e padurueshme sidomos kur i varėsuari nga fillon me torturimin e familjarėve tė tij, kur ai pėrdorė dhunė psikike verbale dhe/ose fizike ndaj prindėrve, bashkėshortes/bashkėshortit dhe fėmijėve, me ē`rast anėtarėt e familjes pėr t`u mbrojtur nga i varėsuari detyrohen ta kėrkojnė ndihmėn e organeve policore.  Tė gjitha kėto fenomenit tė co-varėsisė i japin dimensione dhe specifika tė jetė tė ndjeshme dhe tė mprehta. Edhe kjo fazė sipas rastit mund tė zgjasė me muaj ose me vjet.

 

            Faza e tretė, e akuzimit  dhe e fajėsimit tė tė varėsuarit - Nė kėtė fazė, si varėsia e anėtarit tė familjes ndaj alkoolit ose/dhe drogave ilegale, ashtu edhe co-varėsia e anėtarėve tjerė tė familjes janė thelluar e kronifikuar. Rrethi familjar duke i qenė i dėshpėruar me mosarritjen e sukseseve lidhur me „shėrimin“ e familjarit tė varėsuar, fillon tė dorėzohet dhe ta akuzoj tė varėsuarin pėr konsumimin e mėtejshėm dhe tė pandalshėm tė alkoolit ose/dhe tė drogave ilegale. Injorimi dhe akuzimi i tillė i familjarėve bashkė me ndjenjėn e vetfajėsisė bėjnė qė i varėsuari pėr ta lehtėsuar vetėn tė konsumoj edhe mė shumė alkool ose/dhe droga ilegale, duke rrėshqitur ai kėsisoj sėrish brenda „qarkut tė djallit!“.    

 

            Faza e tretė e varėsisė dhe co-varėsisė rrjedhė mė tej nėpėr dy nėnfaza:

 

            Nėnfaza e rehabilitimit tė tė varėsuarve - Nė kėtė nėnfazė, familjarėt duke mos pasur rrugėzgjidhje tjera, tanimė me vonesė tė madhe e kėrkojnė ndihmėn e personave profesionist pėr shėrimin e tė varėsuarve tė tyre, kurse nė raste tė veēanta angazhohen edhe pėr hospitalizimin e tė varėsuarve nė klinika speciale  pėr shėrimin e varėsisė nga alkooli dhe drogat ilegale. Por derisa pjesa e madhe e tė varėsuarve e pėrmirėsohen e rehabilitohen pjesėrisht, kurse pjesa e vogėl e tyre shėrohet plotėsisht, familjarėt e tyre vazhdojnė tė vuajnė edhe mė tej nga shenjat e co-varėsisė tė pėrmendura mė lartė. Kjo ndodhė sepse ata nė njėrėn kanė frikė se tė varėsuarit e tyre sėrish mund t`i kthehen konsumimit tė alkoolit dhe/ose drogave ilegale, kurse nga ana tjetėr ata nuk janė trajtuar e shėruar nga personat profesionist.

 

            Nėnfaza e rehabilitimi tė tė co-varėsuarve - Nė kėtė nėnfazė tė co-varėsuarit merren (ishte dashtė tė merren) me rehabilitimin dhe shėrimin e tyre nga co-varėsia e krijuar tė shumtėn e herėve pėr vjet tė tėra.

 

 

            KĖSHILLA

 

            Personi i cili ka filluar tė konsumoj alkool ose droga ilegale dhe familjarėt e tij duhet tė mos presin dhe ta kėrkojnė ndihmėn adekuate profesionale pėr parandalimin e varėsisė dhe tė co-varėsisė qė nė fazėn e parė tė zhvillimit tė tyre. Ndihma e tillė paraqet prevenimin primar tė varėsisė dhe tė co-varėsisė.

            Nė rastet kur varėsia e anėtarit tė familjes dhe bashkėvarėsia (co-varėsia) e anėtarėve tjerė tė familjes janė zhvilluar plotėsisht, si i varėsuari ashtu edhe tė co-varėsuarit duhet patjetėr tė trajtohen nga personat profesionist pėr shėrimin e varėsisė dhe tė co-varėsisė. Trajtimi i tillė paraqet prevenimin sekondar tė varėsisė dhe tė co-varėsisė.

            Nė rastet kur varėsia e anėtarit tė familjes ėshtė thelluar dhe kronifikuar duke paraqitur rrezik pėr jetė, familjarėt e tij  duhet qė patjetėr tė angazhohen pėr hospitalizimin e tė varėsuarit nė klinika pėrkatėse pėr shėrimin e varėsive nga alkooli dhe drogat ilegale, si dhe duhet qė edhe vet tė trajtohen nga personat profesionist pėr shėrimin e tyre nga co-varėsimi kronik. Ky hapė paraqet prevenimin terciar tė varėsisė dhe tė co-varėsisė.

 

 

            Bartur nga shoqata “PARANDALO” - shoqatė e komunitetit shqiptar nė Zvicėr, e themeluar nė vitin 2011, e cila veproj nė mėnyrė parandaluese nė raste tė konflikteve dhe dukurive tė tjera negative.

 

http://parandalo.ch