Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - Ē'METODĖ LETRARE KA TALENTI? (JANAR 1991)

Shkruan: Dr. Moikom ZEQO

www.pashtriku.org

Ē'METODĖ LETRARE KA TALENTI? (JANAR 1991)

        Tė gjitha ikonografitė formojnė shkolla e metoda, p.sh. ikonografia babilonase, egjiptiane, bizantine, por arti ėshtė diēka tjetėr. Metoda e klasicizmit e ka njė kult qė quhet Molier. Nga mėnga e Molierit doli Balzaku, qė klasifikohet si i realizmit kritik. Bajroni dhe Kitsi janė romantikė, por Oskar Uajlldi ka mė shumė lidhje shpirtėrore me ta.

 

 

 

            Tiranė, 09. 02. 2016: Nė rrafshin e krijimtarisė sė mirėfilltė letrare, mund tė shikohet substanca letrare. Nė mėnyrė absolute nė kėtė substancė letrare nuk mund tė ngurtėsohemi as me formula dhe as me pėrcaktime jashtėletrare. Substanca letrare i pėrket kohės shpirtėrore dhe jo kohės kronologjike. Substanca letrare ėshtė e vetėmjaftueshme, ajo s’ka pse tė tjetėrsohet nė rrafshin e shpjegimit. Shpjegimi ėshtė jashtėletrar. Shpjegimi lidhet me ideologjitė, botėkuptimet, krahasueshmėrinė. Shpjegimi ėshtė interpretim i tekstit nė 100 pika shikimi. Kėshtu substanca letrare mund tė dyzohet. Por ajo qė mund tė thuhet pėr substancėn letrare nuk ėshtė asnjėherė identike me substancėn letrare. Kjo optikė konceptuale ėshtė kryesore. Substanca letrare nuk njeh kohė dhe emra autorėsh nė mėnyrė tė ngushtė, as hapėsira, etni dhe gjuhė tė ndryshme. P.sh. Homeri ka shkruar nė epokėn e skllavopronarisė tė bazilenjve dhe tė skllevėrve. Substanca letrare e Homerit nuk ėshtė e pėrcaktuar nga metodat as nga sistemi ekonomiko-shoqėror i kohės sė tij. Substanca letrare e Homerit ėshtė po aq e lexueshme sot dhe ndoshta do tė jetė mė e lexueshme nė shek. XXII.

 

 

 

            Dalim kėtu tek njė rrafsh tepėr i diskutuar, ai i metodave artistike dhe letrare.


            - Nė ē’metodė do tė fusim krijimtarinė e tragjedianėve tė mėdhenj grekė, Eskilit, Euripidit dhe Sofokliut?


            - A mund tė bėhet njė formulė pėr ta? Pėr mua s’ka asnjė rėndėsi kjo gjė.


            - Kujt metodė letrare i pėrkasin poetėt e mrekullueshėm botėrorė, kinezėt Du Fu dhe Li Bo? Apo Lao Ce?


            - Po metoda letrare e Dantes si mund tė klasifikohet?


            - A ėshtė kultura dhe arti barok i shek. XVII njė metodė?


            - Bogdani dhe Budi janė shkrimtarė tė mėdhenj, tė nivelit evropian tė shkrimit barok. Kujt metode letrare i pėrkasin?


            - Si quhet metoda letrare e Uanishadave apo e librave tė shenjtė iranikė tė Zarathustrės, apo e vargjeve tė “Librit tė tė vdekurve” tė Egjiptit, apo Psalmet poetike tė Biblės sė Shenjtė?


            - “Libri i Jobit” mund tė quhet sot njė vepėr postmoderniste. Si mund tė klasifikohet krijimtaria e Shekspirit apo e Servantesit, apo e Blejkut dhe e Ezra Paundit?

 
            - Me ē’metodė ka shkruar Uollt Uitmani dhe Sent Xhon Persi.

 


            Kritikėt dhe historianėt e artit le tė bėjnė klasifikimin. Tė gjitha kėto janė njė mbishtresė e dytė. Tė gjitha ikonografitė formojnė shkolla e metoda, p.sh. ikonografia babilonase, egjiptiane, bizantine, por arti ėshtė diēka tjetėr. Metoda e klasicizmit e ka njė kult qė quhet Molier. Nga mėnga e Molierit doli Balzaku, qė klasifikohet si i realizmit kritik. Bajroni dhe Kitsi janė romantikė, por Oskar Uajlldi ka mė shumė lidhje shpirtėrore me ta. Niēe ėshtė po aq rebel sa Herakliti. Duke qenė poet si Shekspiri.


            Xhek London ėshtė ithtar i letėrsisė socialiste si hermetizėm nė fillim tė shek. XX. Por kjo nuk do tė thotė qė Gorki ėshtė tėrėsisht emblemė e realizmit socialist nė krijimtarinė e tij. As Majakovski dhe as Kadare dhe as Agolli. As Aragoni dhe as Pablo Neruda nuk mund tė emblementohen me njė metodė tė caktuar. Nuk ka patur metodė artistike mė tė pėrcaktuar gjeometrikisht dhe nga pikėpamja heriatike se sa ikonografia bizantine. Po ama ne sot mahnitemi nga njė Onufėr dhe nga Panselinosi. Metoda e realizmit socialist qe njė shpikje ideologjike e kritikėve zyrtarė, qė pati ndikime negative sidomos nė krijimtarinė e talenteve mediokėr. Talentet nuk varen nga metodat as nga epokat, as nga politikat. Nėse Shekspiri lindi nė periudhėn elisabetiane kjo nuk do tė thotė qė nė periudhėn e sotme postindustrialiste tė Anglisė tė lindė medoemos njė talent mė i madh se Shekspiri.


            Migjeni ėshtė njė gjeni konceptual qė nuk mund tė klasifikohet me formula letrare. As Xhojsi dhe as Gabriel Markezi, as Borgesi dhe as Saramago nuk mund tė klasifikohen nė emėr tė metodave letrare. Metodat letrare janė konvencionale, por janė mė tepėr njė mundėsi e pakufishme interpretimi dhe nuk janė njė realitet i mirėfilltė letrar. Shkrimtarėt e ndryshėm nė kohėra tė ndryshme mund t’i pėrjetosh dhe t’i lexosh nė ēdo ēast. Ata janė gjithnjė si tėrėsi dhe sintezė dhe jo veē e veē. Unė nuk besoj tek metodat letrare, nuk kam besuar kurrė tek realizmi socialist. Metodat letrare le t’ua lemė atyre qė nuk janė letrarė, por qė shpesh duan monopol mbi letėrsinė d.m.th. kritikėve dhe historianėve tė artit.


            Ka diskutime tė skajshme pėr pėrcaktimin e letėrsisė dhe artit dhe tė esencės sė talenteve. Njė tezė e vjetėr e Brynetierit, qė thotė se nė art bėhet fjalė pėr kanone estetike par excellence, pra kanone morfologjike-estetike tė disa modeleve artistike, imitime qė janė primordiale dhe pėr artistėt, gjithsesi subjektivisht mė tė rėndėsishėm se sa baza ekonomike, apo marrėdhėniet shoqėrore nė njė sistem politik. Kjo tezė ngjalli mėrinė e polemistėve tė ashtuquajtur tė majtė nė gjysmėn e shek. XX siē ishte Aragoni apo dhe Malroja, qė nisur nga njė dogmatizėm i egėr e quajtėn tezėn e Brynetierit si tezė idealiste dhe kundėrrevolucionare. Kjo polemikė tė kujton diskutimet e egra teologjike tė Bizantit, ku merrej seriozisht ēėshtja nėse kishin apo nuk kishin seks engjėjt apo dhe vetė Krishti. Teza se gjoja arti varet nga baza ekonomike ėshtė absurde.


            Karakteri subjektiv i artit nuk mund tė pėrcaktohet nga njė objektivitet shoqėror thjesht ekonomik. Kjo do tė thotė qė realiteti ekonomik i socializmit totalitar nė Shqipėri nuk mund tė modelohet lehtėsisht dhe tė pėrcaktonte artin dhe substancėn letrare. Kėshtu Brynetieri do tė tallej nga ata qė duke hedhur poshtė me tė drejtė metodėn e realizmit socialist, tė mohonin letėrsinė e vėrtetė tė krijuar nėn kėtė epidermė artificiale, sipėrfaqe politike e propagandės zyrtare. Letėrsia shqipe ka njė lloj autonomie tė saj, qė nga Buzuku e deri mė sot dhe kryeveprat e letėrsisė shqipe ndonėse janė tė ndryshme dhe tė dallueshme kanė mė tepėr lidhje brenda pėr brenda kėtij sistemi autonom letrar, pa pėrjashtuar kėtu edhe vetė letėrsinė e quajtur si tė realizmit socialist. Kėshtu ndikimi i Gjon Buzukut dhe Bogdanit, i De Radės dhe Naim Frashėrit ka qenė i pashmangshėm brenda pėr brenda tė njėjtės substancė letrare, pavarėsisht profileve tė ndryshėm artistikė. Kjo autonomi e brendshme e vetė letėrsisė shqipe duhet studiuar seriozisht. Ajo mund tė shpjegojė gjithēka.


            Njė ēėshtje tjetėr shumė e ndėrlikuar ėshtė ajo e lindjes sė talenteve. Kombi shqiptar e ka nė magmėn e tij sekretin qė e di vetėm ai, kur duhet tė nxjerrė nga gjiri talentet e mėdha dhe ato tė zakonshmet. Nuk mund tė thuhet pse Kadare dhe Agolli lindėn nė gjysmėn e parė tė shek. XX dhe nuk lindėn fjala vjen nė gjysmėn e dytė tė shek. XXI. Nuk mund tė thuhet pse Onufri lindi nė shek. XVI, dhe nuk lindi psh nė shek. XII, ashtu siē nuk mund tė thuhet pse Servantesi lindi pikėrisht nė Spanjė dhe nuk lindi nė Kinė, ose pse Uitmani lindi nė Amerikė dhe nuk lindi nė Norvegji. Kėto janė sekretet e magmės sė vetė njerėzimit.


            Pėrsa i pėrket artit tė programuar ai bazohet nė sistemin e mbyllur dhe jo tė hapur. Ėshtė e ēuditshme qė nė historinė e artit dhe tė letėrsisė, ka ekzistuar me fuqi tė gjatė nė hapėsirė dhe nė kohė njė shumėsi ikonografish programore. Ikonografitė programore shpesh janė modeluar nga struktura perandorake tė mėdha si p.sh. nė Egjypt, Romė dhe nė Bizant. Ikonografia programore qe nė mesjetė gati totalitare. Ikonografia programore qe edhe nė perandorinė komuniste. Por kėto mė tepėr i pėrkasin superstrukturės politike. Letėrsitė dhe artet kombėtare dhe tė njerėzimit pėrherė e mė shumė synojnė drejt autonomive tė mėvetėshme, qoftė edhe nė epokėn globale e mbase edhe nė epokėn postglobale. Njė kthjelltėsim i tillė na bėn mė tė matur pėr tė mos bėrė pėrmbysje tė kota dhe pa asnjė kuptim tė vlerave tė mirėfillta letrare dhe artistike, pavarėsisht nga tiranitė dhe dogmat e metodave tė ndryshme artistike. Kjo vlen edhe pėr Shqipėrinė siē vlen edhe pėr vetė njerėzimin. Amen!

 

            Janar 1991

 



            POST SCRIPTUM


            Po ribotoj mbas 25 viteve kėtė shkrim qė nyjėzon-artikulon njė problem konceptual tė veēantė pėr kulturėn, letėrsinė dhe artet. Mbas kaq vitesh shoh (kuptoj) se njė optikė e tillė semantike ėshtė e domosdoshme pėr vlerėsimin e rivlerėsimin e monumenteve shpirtėrore tė kombit shqiptar