.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Shkencė - Ēka eshtė filozofia? (2)

www.pashtriku.org

      

ĒKA ĖSHTĖ FILOZOFIA? (2)

 

         Sipas Platonit, ekzisotjnė tri entitete: idetė tė cilat paraqesin qenien e vėrtetė, njėmendėsinė universale dhe tė amshuar, materia e cila ėshtė njė hiē apo njė joqenie, ekzistence e sė cilės ėshtė e mundur vetėm nė atė pėrmasė sa nė tė janė tė pranishme idetė, dhe sendet senzuale tė cilat janė njė pėrzierje e qenies (idesė) me joqenien (materien). Pra bota senzuale dhe sendet nė tė nuk kanė ekzistencė mvehtėsore, ato nuk ekzistojnė pavarsisht nga ideja, por pėrkundrazi, ato varen nga idetė dhe paraqesin produkt tė idesė.

 

 

4. Idealizmi

 

     Idealizmi ėshtė njė drejtim themelor filozofik, sipas tė cilit, shpirti, fryma, mendja, ideja apo vetėdija ėshtė primare dhe si e tillė, i paraprinė materies ose nė ēfarėdo mėnyre tjetėr e mundėson atė. Natyra, materia dhe sendet materiale janė produkte tė idesė ose tė vetėdijes. Idealizmi filozofik, nė fund tė fundit, presupozon se bota ėshtė krijuar nga ndonjė fuqi jashtnatyrore, mbinatyrore jomateriale, (zoti, idea, shpirti) etj. Idealizmi filozofik nuk mund tė flaket dhe tė lihet anash nė tėrėsi. Kėshtu bie fjala, filozofia e Platonit, Lajbnicit, Hegelit, Fihtes etj., me gjithė idealizmin e saj, pėrmban nė vete elemente dialektike dhe elemente tė tjera pozitive. Mirėpo teza themelore e idealizmit, pozicioni themelor i tij se ideja apo vetėdija ėshtė primare, kurse materia sekondare dhe se, nė fund tė fundit, bota ėshtė e krijuar nga ndonjė fuqi mbinatyrore, e bėnė atė tė papranueshėm pėr filozofinė materialiste pėrgjithėsisht, kurse pėr filozofinė marksiste veēanėrisht. Midis filozofisė idealiste dhe religjionit nuk ka ndonjė dallim parimor. Sipas vetė idealistit mė tė madh tė tė gjitha kohėve, Hegelit, atė qė religjioni e paraqet me anė tė pėrfytyrimeve, filozofia e paraqet me anė tė koncepteve, pėrkatėsisht me anė tė mendimit abstrakt logjik, duke i angazhuar nė mėnyrė selektive tė dhėnat shkencore. Duke e pasur parasysh lidhjen e ngushtė midis idealizmit dhe religjionit, Lenini thotė se idealizmi ėshtė religjion i veshur me petk tė bukur.

 

4.1. Idealizmi objektiv

 

     Idealizmi objektiv ėshtė pikėpamje filozofike idealiste sipas sė cilės ideja, vetėdija apo mendja jo vetėm qė ėshtė primare, por ėshtė edhe objektive. Idealizmi objektiv idenė apo vetėdijen e projekton diku jasht botės dhe mbi tė, jasht kohės dhe hapsirės. Pėrfaqėsuesit mė tė njohur tė idealizmit objektiv janė: Platoni, Toma Akuini, Lajbnici, Hegeli, etj.

     Platoni – i pari e paraqiti nė mėnyrė sistematike konceptin e idealizmit objektiv. Sipas Platonit, ekzisotjnė tri entitete: idetė tė cilat paraqesin qenien e vėrtetė, njėmendėsinė universale dhe tė amshuar, materia e cila ėshtė njė hiē apo njė joqenie, ekzistence e sė cilės ėshtė e mundur vetėm nė atė pėrmasė sa nė tė janė tė pranishme idetė, dhe sendet senzuale tė cilat janė njė pėrzierje e qenies (idesė) me joqenien (materien). Pra bota senzuale dhe sendet nė tė nuk kanė ekzistencė mvehtėsore, ato nuk ekzistojnė pavarsisht nga ideja, por pėrkundrazi, ato varen nga idetė dhe paraqesin produkt tė idesė. Idetė e kėtilla janė jasht dhe pavarsisht prej botės sė dhėnė nė shqisat tona dhe nė vetėdijen subjektive. Secilit gjėsend nė botėn materiale i pėrgjigjet njė ide objektive, prej tė cilės varet ekzistenca e tij. Sendet, dukuritė dhe proceset e botės senzuale janė tė ndryshueshme, jokonstante sepse ato paraqesin vetėm hijen, kopjen apo manifestimin e idesė objektive. Pėrkundrazi, idetė janė konstante dhe tė amshueshme. Kierarkia e gjėsendeve, larmia dhe shumėllojshmėria e tyre, varet nga kierarkia, larmia dhe shumėllojshmėria e ideve si e esencave mė tė thella tė botės senzuale. Ideja mė e lartė sipas Platonit ėshtė ideja e tė mirės, e cila ėshtė burim i ēdo gjėje. “Idenė e tė mirės, pra duhet ta kuptosh si diēka qė sendeve, tė cilat mund tė njihen, u jep tė vėrtetėn dhe shpirtin, i cili njeh, ai jep aftėsinė e tė njohurit. Duke e shpjeguar tė bukurit, Platoni konfirmon se ajo ėshtė njė ide objektive e pandryshueshme ndaj sė cilės trupat, njerėzit, gjėsendet, dukuritė e bukura senzuale janė vetėm imitim, kopje dhe hije e saj. Kjo ėshtė ajo pėr arsye tė sė cilės janė bėrė pėrpjekjet e mėparshme: sė pari qė ėshtė e amshueshme dhe qė as nuk sajohet as nuk shumėzohet, as nuk zhduket madje, qė nuk ėshtė nė njėrėn anė e bukur dhe nė tjetrėn e shėmtuar, as qė sot ėshtė e bukur e nesėr jo, as qė ėshtė e bukur ndaj kėsaj, kurse ndaj atij  e shėmtuar…edhe diēka: kjo bukuri nuk do tė manifestohet si ndonjė fytyrė, as si ndonjė dorė, as si ndonjė gjė qė i takon trupit…por si diēka qė ėshtė vetėm nė vete dhe me vetveten si e njėtrajtshme dhe e amshueshme.

     Lajbnici – ėshtė gjithashtu pėrfaqėsues i idealizmit objektiv. Lajbnici kundron se e tėrė bota, duke filluar qė nga dukuritė mė tė vogla e deri tė ato makrokozmike, ėshtė e pėrbėrė prej monadave. Monadat janė atome shpirtėrore ideore, tė cilėt e pėrbėjnė bazėn mė tė thellė dhe primare tė ēdo gjėje nė botė. Ēdo gjė pėrbėhet  prej monadave. Sendet mė tė thjeshta, mė pak tė zhvilluara, janė tė pėrbėra prej monadave mė pak tė perfeksionuara. Njeriu pėrbėhet prej monadave mė tė pėrsosura, tė cilat kanė aftėsi qė gjėsendet t’i pėrfytyrojnė dhe t’i kuptojnė nė mėnyrė tė qartė. Monada mė e lartė, mė supreme, absolutisht e pėrsosur ėshtė Zoti, ekzistenca e tė cilit sipas Lajbnicit ėshtė evidente nga fakti se nė botė vėrehet cakshmėria e saj. Kjo monadė supreme dhe absolutisht e pėrsosur ėshtė krijuesi i tė gjitha monadave tė tjera duke filluar nga ato mė tė thjeshtat, prej tė cilave pėrbėhet materia inorganike, nėpėr ato pak mė tė pėrsosura, prej tė cilave pėrbėhet njeriu si monadė e vetėdijshme. Sipas Lajbnicit, materia nuk ėshtė realitet siē kundron materializmi, por substancė sekondare dhe e varur prej substancės shpirtėrore tė monadės. Sipas Lajbnicit, Zoti (monada supreme) jo vetėm qė e ka krijuar botėn – natyrėn, shoqėrinė dhe mendjen e njeriut por Ai edhe i rregullon ato, duke e determinuar qė mė parė ligjshmėrinė e saj.

     Hegeli – koka mė universale e shekullit tė kaluar, e ka paraqitur idealizmin objektiv nė mėnyrė mė sistematike dhe mė tė thellė. Bazėn mė tė thellė dhe fillimin e botės e paraqet ideja botėrore. Kjo ide ėshtė absolute, sepse asgjė nuk ekziston dhe nuk mund tė ekzistojė pavarsisht prej saj. Ēdo gjė qė ekziston, prej atyre mė tė voglave e deri te ato mė tė mėdhatė ėshtė vetėm njė manifestim, njė shfaqje e idesė absolute. Natyra si realitet material ėshtė e kushtėzuar dhe e determinuar me kėtė ide. Natyrėn duhet kuptuar – thotė Hegeli – si sistem tė shkallėve, ku secila prej tyre del nė mėnyrė tė domosdoshme prej tjetrės. Kjo nuk don tė thotė se secila, nė mėnyrė natyrore ka dalė prej tjetrės. Njė shkallėsi e tyre e tillė ekziston vetėm nė idenė e brendshme e cila gjendet nė themelin e natyrės. Kritika e Marksit kundėr Hegelit ėshtė kritika mė dėshpėruese. Nė parathėnien e “Kapitalit” Marksi vuri nė pah se Hegeli procesin e tė menduarit, tė cilin e quan ide, e shndėrron nė subjekt mvehtėsor dhe nė krijues tė njėmendėsisė, e cila sipas Hegelit, paraqet vetėm dukurinė e jashtme tė idesė. Hegeli ia doli qė pėrmes dialektikės sė koncepteve tė hamendė dialektikėn e sendeve, dhe pikėrisht, kjo ishte gjeniale nė filozofinė e tij.

 

4.2. Idealizmi subjektiv

 

     Pėrkundėr materializmit dhe me ndryshim nga idealizmi objektiv, tė cilėt pranojnė ekzistencėn objektive (idealistėt tė ideve, materialistėt tė materies), idealizmi subjektiv nuk pranon se ekziston ndonjė gjė objektive. Sipas idealizmit subjektiv, e tėrė bota ėshtė kompleks ndijash apo kombinim i tyre. Nė ēdo gjėsend, dukuri apo proces tė “jashtėm”, vetėdija i rinjeh produktet e saj, ndijat dhe kombinimet e tyre. Konsekuenca logjike e idealizmit subjektiv ėshtė solipsizmi, doktrina sipas sė cilės, ekzistoj vetėm meqė vėrej dhe qė duke vėrejtur, i krijoj gjėsendet. Pėrfaqėsuesit mė tė njohur tė idealizmit subjektiv janė: Xhorxh Berkli dhe Fihte.

     Xhorxh Berkli – ėshtė kundėrshtar i madh dhe i papajtueshėm i materializmit. Pėrgėnjeshtrimin dhe zhdukjen e materializmit Berkli e kundronte si detyrė tė shenjtė tė ēdo njeriu tė ndershėm, sepse materializmin e konsideronte jo vetėm teoretikisht tė gabueshėm, por edhe praktikisht tė rrezikshėm e tė dėmshėm. Prandaj sipas tij, materia nuk mund tė jetė baza dhe esenca e botės… “ju mund, nėse mendoni se ėshtė e pėrshtatshme ta pėrdorni fjalėn materie me tė njėjtin kuptim me tė cilin njerėzit e tjerė e pėrdorin fjalėn asgjė. Kur e kombinojmė ndijen e tė keqes , tė erės sė caktuar, tė shijes sė caktuar, tė formės sė caktuar, ne themi “mollė” por kjo nuk don tė thotė se ekziston ndonjė mollė jashtė tė dhėnave subjektive shpirtėrore. E tėrė esenca idealiste subjektive e filozofisė sė Berklit ėshtė shprehur nė barazimin e tij tė njohur “esse = precipii” qė do tė thotė “pėr tė qenė = pėr tė qenė i(e) vėrejtur”. Kėshtu del se subjekti, duke i vėrejtur gjėsendet, njėkohėsisht edhe i krijon ato, dhe se jasht tė vėrejturit ato nuk kanė kurrfarė ekzistence. Mirėpo nėse ėshtė kėshtu, atėherė ekzistenca e subjekteve tė tjera ėshtė e kushtėzuar me tė vėrejturit e subjektit tjetėr, respektivisht nuk ekzistojnė subjektet e tjera pėrveē atij qė e vėren. Kėshtu, idealizmi i tij subjektiv e shpuri Berklin nė solipsizėm. Berkli e modifikoi tezėn e tij idealiste subjektive dhe zuri tė konfirmojė se pėrveē subjekteve individuale vrojtuese, qė janė e nuk janė, jetojnė e vdesin, vegojnė e flejnė, ekziston edhe njė subjekt universal, i gjithanshėm dhe pėrherė vigjilent, i cili me tė vėrejturit e vet mundėson ekzistencėn konstante tė gjėsendeve. Ishte ky kalim i Berklit nga pozita e idealizmit subjektiv nė atė tė idealizmit objektiv.

     Fihte – e vazhdon mė tutje vijėn e idealizmit subjektiv. Sipas mendimit tė tij, nė filozofi janė tė mundura dy drejtime teorike: dogmatizmi (kėshtu Fihte e quante materializmin) dhe idealizmi. Materialistėt nisen nga qenia dhe arrijnė deri te vetėdija dhe prandaj nuk janė nė gjendje ta shpjegojnė kėtė tė fundit. Idealistėt nisen nga vetėdija dhe sendet e jashtme i shpjegojnė si rezultat i aktivitetit tė lirė tė vetėdijes dhe vullnetit. “Filozofia duhet ta vėj nė pah bazėn e ēdo pėrvoje: prandaj, objekti i filozofisė domosdo gjendet pėrtej ēdo pėrvoje… Mė nė fund, qenia mendore nuk ka asgjė tjetėr, pėrveē pėrvojės; pėrvojė ėshtė ajo qė nė vete pėrmban tėrė materien e mendimit tė tij… Nėse i abstrakton sendet, atėherė e ndal inteligjencėn nė vete, respektivisht ai e abstrakton raportin e saj ndaj pėrvojės; nėse e abstrakton inteligjencėn, atėherė e ndal sendin nė vete. Veprimi i parė quhet idealizėm, kurse i dyti dogmatizėm. Sipas idealizmit subjektiv tė Fihtes, Uni (vetėdija) e determinon dhe e prodhon Jounin (sendet) e jo anasjelltas, siē konfirmon materializmi. Si subjekt absolut, Uni me veprimtarinė e tij tė dlirtė jo vetėm qė paraqet veten, por paraqet edhe Jounin si diēka tė kundėrt me tė.

 

                                                              

5. Materializmi

 

     Ndryshe nga idealizmi, materializmi filozofik ėshtė njė drejtim themelor filozofik, sipas tė cilit materia ėshtė primare, baza mė e thellė e ēdo gjėje qė ekziston, kurse vetėdija apo ideja ėshtė sekondare. Materializmi filozofik nuk e mohon nė pėrgjithėsi idenė e as rėndėsinė e saj, por vetėm ngulmon nė faktin se materia ėshtė primare kurse vetėdija sekondare.

     Primariteti i materies, dhe sekondariteti i idesė (vetėdijes) do tė thotė se:

   - sė pari ka ekzistuar materia si realitet objektiv, kurse madje, nė njė fazė tė caktuar ėshtė paraqitur vetėdija, mendimi, ideja.

   - Materien nuk e ka krijuar askush, por ka ekzistuar para se tė paraqitet njeriu me vetėdijen e tij, ekziston dhe do tė ekzistojė pavarsisht se ekziston apo jo vetėdija subjektive.

   - Vetėdija nuk ėshtė gjė tjetėr, sic thotė Lenini, veēse produkt i materies.

   - Vetėdija, mendimi apo ideja janė nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, pasqyrime tė sakta tė botės materiale dhe tė proceseve, fenomeneve dhe tė ligjėsive tė saj, dhe nė fund.

   - Pėrveē materies si primare, e pakrijuar dhe e pazhdukshme dhe e vetėdijes dhe e formave tė shumėllojshme tė saj si pasqyrime tė materies nė lėvizje, askund nuk ka asgjė mbinatyrore dhe hyjnore.

 

5.1. Materializmi naiv

 

     Materializmi naiv ėshtė forma e parė dhe mė elementare e filozofisė materialiste qė zuri fill nė shoqėrinė greke dhe romake. Filozofia e materializmit naiv grek e romak pėrmbante elemente mitike, fantastike e joshkencore, por megjithate nė esencėn e saj ishte filozofi kryesisht materialiste. Pėrfaqėsues tė materializmit naiv janė: Talesi, Anaksimandri, Anaksimeni, Herakliti, Parmenidi, Leukipi, Demokriti, epikuri nė Greqi dhe Lukreci nė Romė. Qė tė tre miletasit (Talesi, Anaksimandri, Anaksimeni) konfirmojnė se baza mė e thellė dhe e parė e botės ėshtė materia dhe se ēdo gjė zanafillėn e ka nė materie. Talesi thoshte se uji ėshtė parashkak i ēdo gjėje. Anaksimandri thonte se baza e ēdo gjėje ėshtė substanca e pafund (e pafukishme) tė cilėn ai e quajti Apejron. Anaksimeni si bazė tė ēdo gjėje dhe parashkak i botės thoshte se ėshtė ajri.

     Njė shkallė mė tė lartė tė materializmit naiv e paraqiti Herakliti. Sipas tij, bota nė esencėn e saj mė tė thellė ėshtė njė zjarr, pra njė materie, qė ekziston objektivisht. “Kjo botė, tė cilėn nuk e ka krijuar askush prej njerėzve dhe askush prej perėndive, ka qenė ėshtė dhe do tė jetė njė zjarr i gjallė, i amshueshėm, i cili me masė ndizet, me masė shuhet”. Herakliti, jo vetėm qė e pranon primaritetin e materies, por kundron se kjo botė lėviz ndryshon dhe zhvillohet pareshtur nė bazė tė luftės sė tė kundėrtave. Sipas tij, lėvizja, ndryshimi dhe zhvillimi janė tė pandarė prej zjarrit dhe tė pareshtur. “Ēdo gjė rrjedh, dhe nė tė njėjtin lum nuk mund tė hyjmė dy herė”.

     Demokriti - gjithashtu ėshtė materialist. Sipas tij, bazėn e ēdo gjėje e pėrbėjnė atomet. Atomet janė thėrrmija tė pandara, tė padukshme dhe tė pazhdukshme materiale, prej tė cilave pėrbėhet ēdo gjė nė kėtė botė. Atomet as nuk janė krijuar, as nuk vdiren, ato janė tė amshueshme. E tėrė bota pėrbėhet prej dy principeve materiale: prej atomeve tė cilat janė “qenie” dhe prej hapėsirės apo zbrazėtisė e cila paraqet ‘joqenien’. Kjo e fundit (zbrazėtia, hapsira) ėshtė kusht i domosdoshėm qė atomet si qenie materiale tė mund tė lėvizin dhe tė zhvillohen. Asgjė nuk mund tė ekzistojė jasht atomeve dhe pavarsisht prej tyre. Shpirti nuk ėshtė i pavdekshėm. Pėr dallim nga Platoni, Demokriti thotė: Shpirti nuk ėshtė gjė tjetėr veēse produkt i materies sė veēantė, respektivisht kombinim i atomeve tė lėmuara dhe tė rrumbullakėta tė cilat duke lėvizur me shpejtėsi e mundėsojnė shpirtin. Me shpartallimin e kėtyre atomeve vdes edhe shpirti. Pėrfaqėsuesi mė i dalluar i materializmit naiv nė Romėn e vjetėr ka qenė pa dyshim Tit Lukreci. Nė vepren e tij “Mbi natyrėn e sendeve” Lukreci dha njė goditje tė rėndė dhe bindėse fesė dhe idealizmit. Lukreci thotė se: Unė do tė flas pėr ligjet madhėshtore nė tė cilat janė mbėshtetur qiell e hyri dhe pėr atomet, se si vetė natyra krijon e rrit dhe ushqen ēdo gjė e si ajo e shkatėrron sėrish. Atomet nė trajtimin e subjektit, ‘materie’ do t’i quajmė “trupa shkajmues” ‘farė tė ēdo qenie’ bile do t’i quajm ‘trupa tė parė’ sepse ēdo gjė pėrbėhet prej elementesh tė tilla primordiale… Kėtej pra rrjedh se pėrveē materies dhe zbrazėtirės apo hapsirės nuk ekziston askund natyrė e tretė. Materializmi naiv antik ėshtė hap i parė nė tė shikuarit e botės me sy njerėzor, shpjegimi i parė i botės, kryesisht nė bazė tė arsyes.

 

5.2. Materializmi metafizik

 

     Fillet e materializmit metafizik i gjejmė nė Greqinė e vjetėr. Parmenidi dhe Zenoni e shtjelluan njė filozofi tipike materiliste metafizike. Parmenidi kundron se bota ėshtė qenie materiale dhe se jasht kėsaj nuk ka asgjė. Qenia – thot Parmenidi – nuk ėshtė krijuar dhe nuk mund tė vdiret, sepse sikur tė ishte krijuar, do tė duhej tė ishte krijuar prej diēkafit tė kundėrt me qenien, pra prej joqenies, kurse kjo e fundit nuk ekziston, nuk mund tė vdiret, sepse sikur tė mund tė vdirej, atėherė do tė mund tė shndėrrohej nė diēka tė kundėrt me qenien, pra nė joqenie, kurse kjo nuk ekziston.

     Zenoni tentoi qė me anė tė “aporive” ta argumentojė pamundėsinė qė me mendje ta kuptojmė dhe ta shprehim lėvizjen dhe zhvillimin e gjėsendeve. Zenoni e hetoi drejt karakterin e kundėrthėnshėm tė lėvizjes dhe tė zhvillimit, por e kundroi gabimisht kundėrthėnshmėrinė si indikatorė tė gėnjeshtrės. Zenoni nuk qe nė gjendje ta shpjegojė racionalisht raportin midis kufishmėrisė dhe pakufishmėrisė, kontinuitetit tė kohės dhe hapsirės, tė ndijes dhe tė mendjes, tė lėvizjes dhe tė qetėsisė etj.

     Materializmi metafizik lulėzoi dhe dominoi kryesisht gjatė shekullit XVI, XVII, XVIII dhe nė gjysmėn e parė tė shekullit XIX. Pėrfaqėsuesit mė tė njohur janė: Spinoza, Hobsi, Bekoni, Lametri, Holbahu, Helveciusi, Fojerbahu etj.

     Sajimin e materializmit metafizik e kanė kushtėzuar shumė rrethana gnoseologjike dhe historike – shoqėrore, ndėr tė cilat mė tė rėndėsishme janė:

   - Procesi i konstituimit tė shkencave tė veēanta si nevojė e shoqėrisė sė re borgjeze,

   - tentativa qė mekanika e mė vonė edhe shkencat e tjera (fiziologjia, biologjia, medicina etj.) tė aplikohen edhe nė sferat e tjera tė njėmendėsisė – nė histori dhe filozofi – tė cilat karakterizohen me ligjshmėritė e tyre specifike, dhe

   - Synimet atėbotė moderne kah kurdisja spekulative e sistemeve tė mbyllura filozofike.

   Me fillimin e sajimit tė raporteve tė reja shoqėrore zuri fill edhe procesi i shkoqitjes sė shkencave tė veēanta nga gjiri i filozofisė, nė kuadrin e sė cilės ekzistonin deri atėherė. Sejcila shkencė e veēantė zuri t’i trajtojė ligjshmėritė e veēanta tė njė sfere: matematika – ligjet e raporteve numerike, gjeometria - marrėdhėniet e trajtave hapsinore, biologjia – qeniet e gjalla, fiziologjia e anatomia - funksionimin e organizmave dhe veēanėrisht atė tė njeriut, astronomia -  ligjet e lėvizjes sė trupave qiellore etj. Materializmi metafizik i cili e kundron botėn si shumė e sendeve, e proceseve dhe raporteve tė izoluara, ėshtė njė anticipim dhe refleks edhe i raporteve tė reja shoqėrore borgjeze, ku njerėzit si individ janė ndėr veti tė izoluar. Materializmi metafizik i ka kryesisht kėto forma tė veēanta: materializmin metafizik spekulativ, materializmin metafizik mekanicist, dhe materializmin metafizik vulgar.

 

5.3. Materializmi dialektik

 

     Materializmi dialektik i Marksit dhe Engelsit ėshtė forma dhe domeni mė i lartė i filozofisė materialiste. Ai nė vete pėrmban tėrė begatitė e rezultateve progresive tė praktikės sociale dhe tė shkencave, tė cilat mendimi njerėzor i ka realizuar deri nė ditėt e sotme. Materializmi dialektik si doktrinė pėr ligjet mė tė pėrgjithshme tė lėvizjes dhe tė zhvillimit tė natyrės, shoqėrisė njerėzore dhe tė mendjes paraqet bazėn e pėrgjithshme dhe fundamentale teorike e metodologjike tė marksizmit si teori e revolucionit socialist, pėrkatėsisht tė kalimit nga shoqėria me klasa nė shoqėri pa klasa. Materializmi dialektik ėshtė njė materializėm i pėrkryer jo nė kuptimin e pėrfunduar, por nė kuptimin e mishėrimit organik tė materializmit me dialektikėn dhe anasjelltas – tė dialektikės me materializmin. Pėrveē asaj se ėshtė unitet i materializmit dhe i dialektikės, materializmi dialektik paraqet njė hap tė madh tė zgjerimit tė tij nė sferėn e historisė, tė shoqėrisė, njeriut e njohjes sė tij. Pikėrisht pėr arsye se ėshtė njėkohėsisht materializėm dhe dialektikė, atij i shkoi pėr dore qė ta shpjegojė nė mėnyrė tė drejtė materialiste jo vetėm natyrėn, jo vetėm materiet dhe sendet e proceset materiale, por edhe atė sferė tė njėmendėsisė, e cila, me gjithė hamendjet gjeniale, aty-kėtu mbeti e panjohur dhe e pashpjegueshme pėr mendimin njerėzor deri te Marksi dhe Engelsi – sferėn e njeriut, tė shoqėrisė dhe tė historisė. Sipas Marksit dhe Engelsit, qenia shoqėrore, respektivisht procesi i njėmendėt i jetės sė njeriut e determinon vetėdijen shoqėrore. Kėshtu zuri fill materializmi historik, respektivisht dialektika materialiste pėr njeriun, shoqėrinė dhe historinė. Nė filozofinė jomarksiste – qoftė materialiste apo idealiste – teoria dhe praktika mbetėn prore dy botėra ndėr vete tė ndara nė mėnyrė tė pakapėrcyeshme. Nė filozofinė marksiste, teoria dhe praktika, nuk janė mė tė ndara. Materializmi dialektik nuk ėshtė vetėm shpjegim i drejtė  i botės, por edhe kėrkesė qė bota tė ndryshohet praktikisht nė tė mirė tė njeriut dhe tė njerėzisė, kėrkesė qė ajo tė humanizohet. Sipas materializmit dialektik, historia dhe praktika nuk janė dy sfera tė ndara, por dy anė ndėr vete tė gėrshetuara nė mėnyrė dialektike tė njė procesi unik tė tė njohurit – tė ndryshuarit tė botės. Materializmi dialektik ėshtė pikpamje botėkuptimore e klasės punėtore si klasė deri nė fund revolucionare, e aftė dhe e gatshme qė t’i mposhtė tė gjitha format e robėrimit dhe tė dehumanizmit tė njeriut. Pra karakteri humanist dhe revolucionar i materializmit dialektik, konsiston nė faktin se ai ėshtė i lidhur me interesat e klasės puntore, synimet historike e sociale, tė cilat janė krijimi i shoqėrisė pa klasa, pėr barabarsi, shoqėri qė njeriut i ofron mundėsinė reale pėr zhvillimin e tij tė gjithanshėm.

 

6. Ontologjia

 

     Ontologjia ėshtė padyshim disiplina mė e vjetėr filozofike. Ajo merret me studimin e ēėshtjes, origjinės, esencės, strukturės, ligjėsive dhe pėrcaktimeve tė pėrgjithshme tė tė qenėt si tė qenė. Edhe pikpamja e Talesit (uji), Anaksimandrit (apejroni), Anaksimenit (ajri), Pitagorės (numri) Heraklitit (zjarri) etj., si paraelemente dhe si qenie tė para dhe mė universale tė botės nė esencė paraqesin qėndrime tė caktuara ontologjike. Tė gjitha pikpamjet e mėvonshme filozofike nė Greqinė antike dhe nė mesjetė i kushtuan kujdes tė madh problematikės sė qenies. Sikurse e tėrė filozofia ashtu edhe ontologjia  nė mesjetė ishte nė shėrbim tė teologjisė dhe u rrek ta shpjegojė tė qenėt e Zotit nė bazė tė posedimit tė konceptit pėr tė. Qeniet e tjera derivoheshin nė mėnyrė deduktive nga qenia mė e lartė, mė e pėrsosur dhe mė reale – nga qenia e Zotit. Fjala ontologji (prej greqishtes sė vjetėr ontos – tė qenė, logos – shkencė, doktrinė) tė parėt e pėrdorėn Rudolf Goklenius dhe Johanes Klauberg, ndėrsa pėr herė tė parė, nė terminologjinė filozofike hyri pėrmes Kristian Volfit. Sipas Volfit, ontologjia si disiplinė filozofike ėshtė pjesa e parė dhe mė e rėndėsishme e metafizikės e cila pėrmban teologjinė racionale, kozmologjinė racionale dhe psikologjinė racionale. Pas dėshtimeve tė gnoseologjizmit dhe aksiologjizmit neokantist etj., nė filozofinė bashkėkohore borgjeze ėshtė bėrė ‘njė kthim kah gjėsendet’, pėrkatėsisht kah ēėshtja e qenies nė pėrgjithėsi. Ēėshtjes ontologjike kujdes tė madh sot i kushtojnė neotomistėt – Zhak Mariten, Etjen Zhilson, Martin Hajdeger i cili ia vuri bazat “ontologjisė fundamentale”, Sartri, Bloh i cili ‘parimin e shpresės’ e konsideron si parim tė vetė qenies. Ndėrkaq sipas Hartmanit nė tė vėrtetė asnjė filozofi nuk mund tė ekzistojė pa disa pikėpamje themelore lidhur me tė qenėt (pa njė pikpamje ontologjike). Ēėshtja e raportit midis qenies dhe mendimit, materies dhe vetėdijes, tė cilėn Engelsi e quan “ēėshtje tė madhe themelore tė ēdo filozofie” ėshtė njė ēėshtje njėkohėsisht ontologjike dhe gnoseologjike. Pikėrisht filozofia e Marksit, e Engelsit dhe Leninit ėshtė sendėrtim i unitetit dialektik tė dialektikės, gnoseologjisė dhe tė logjikės.

 

7. Gnoseologjia

 

     Gnoseologjia (nga greqishtja ‘gnosis’ – njohje, ‘logos’ – shkencė) ėshtė disiplinė filozofikė e cila merret me studimin e ēėshtjes sė mundėsisė, burimeve, mėnyrės, vėllimit, besnikėrisė dhe ligjėsive tė njohjes nė pėrgjithėsi. Elementet e para tė pikpamjeve tė ndryshme gnoseologjike i gjejmė ende tė filozofėt e vjetėr grek. Parmenidi dhe Zenoni theksuan rolin vendimtar tė mendjes nė tė njohurit e sendeve dhe tė raporteve duke e nėnvlerėsuar rolin e shqisave. Demokriti tentoi tė pėrcaktojė rolin si tė shqisave ashtu edhe tė mendjes, sepse, sipas mendimit tė drejtė, njėra pa tjetrėn nuk bėjnė dot. Sofistėt u kushtuan kujdes ēėshtjeve ontologjike dhe tė njohurit, iu qasėn nė mėnyra tė ndryshme rolit tė shqisave dhe tė mendimit nė procesin e njohjes. Protagora kishte pikpamje senzualiste dhe ngulmonte nė mendimin se ‘gjėrat janė tė tilla, siē duken’, se ‘njeriu ėshtė masa e ēdo gjėje – e atyre qė ekzistojnė se ekzistojnė dhe e atyre qė nuk ekzistojnė se nuk ekzistojnė’. Gorgjiu, i pari e vuri nė dyshim mundėsinė e njohjes sė botės duke theksuar se ‘asgjė nuk ekziston’ dhe se ‘edhe po tė ekzistonte nuk mund tė njihet dhe tė shprehet’. Platoni zhvilloi pikpamjen racionaliste sipas sė cilės vetėm arsyeja mund tė jetė burimi i tė njohurit, vetėm kjo mund t’i kuptojė idetė si qenie tė njėmendta. Gnoseologjia si disiplinė e veēantė filozofike ėshtė produkt i filozofisė sė re dhe e pėrpjekjeve tė pėrfaqėsuesve tė saj mė tė  njohur: Bekonit, Hobsit, Spinozės, Lajbnicit, Llokut, Berklit, Hjumit etj. Filozofi anglez Xhon Lloku, autor i veprės ‘Ese pėr arsyen e njeriut’ i pari e shtjelloi nė mėnyrė sistematike problematikėn komplekse tė tė njohurit dhe e pėrcaktoi objektin e gnoseologjisė. Nė veprėn e Kantit ‘Kritika e mendjes sė pastėrt’ kemi njė ndėrrmarrje serioze qė problematika e njohjes nė pėrgjithėsi tė analizohet nė mėnyrė tė izoluar nga objektet e njohjes dhe nga vetė procesi i njėmendtė i njohjes. Lidhur me ēėshtjen e mundėsisė sė njohjes ekzistojnė disa drejtime gnoseologjike: dogmatizmi, skepticizmi, agnosticizmi, fiksionalizmi etj.

     Dogmatizmi – e pranon mundėsinė e njohjes sė botės dhe insiston nė karakterin e padiskutueshėm tė tė vėrtetave njėherė tė pranuara. Pėr tė nuk ka dyshim, luhatje dhe zhvillim.

     Skepticizmi – ėshtė pikpamje gnoseologjike dhe metodė e tė menduarit, sipas tė cilit ēdo gjė duhet marrė me rezervė, duhet shqyrtuar edhe anėt e tjera tė ēėshtjes, sepse nuk ekziston vetėm njė e vėrtetė e pėrmotshme, por mė shumė tė vėrteta relative.

     Agnosticizmi – Esencėn e tė cilit e formuloi Hjumi ėshtė formė radikale dhe ekstreme e skepticizmit.

     Fiksionalizmi – i Fajhingerit konsideron se e tėrė njohja dhe dija jonė nuk ka asgjė tė ngjashme me njėmendėsinė dhe se njohja nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė fiksion.

     Racionalizmi – ėshtė drejtim gnoseologjik i cili e absolutizon rolin dhe vlerėn e mendjes sė njeriut si i vetmi burim i njohjes sė botės. Racionalizmi zuri fill qysh nė filozofinė e Parmenidit, Zenonit, Platonit, u zhvillua nė mėnyrė sistematike nė veprat e dekartit, Spinozės, Lajbnicit etj., kurse nė filozofinė bashkėkohore borgjeze ithtarė tė njohur tė tij janė Edmund Huserli, Gaston Bashlari etj.

     Senzualizmi – i Protagorės, Aristotelit, Kondijakut, Fojerbahut etj., ėshtė drejtim gnoseologjik sipas tė cilit shqisat janė burimi kryesor i ēdo njohje dhe dije e jo mendja.

     Empirizmi - ėshtė pikpamje gnoseologjike qė ngulmon nė pėrvojėn si burim kryesor i njohjes. Kėtė pikpamje e shtjelluan dhe e mbrojtėn Lloku, Hobsi, Berkli etj.

     Intuitivizmi - ėshtė drejtim gnoseologjik qė si burim tė njohjes sė vėrtetė ka intuitėn, tė soditurit e drejtpėrdrejtė nė esencėn e gjėsendeve dhe tė proceseve.

 

            Vazhdon...

 

 (1)                    (3)