Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulutrė 5 - ĒFARĖ THOTĖ HALLA NGA SANGALLA

Shkruan: Dedė PREQI

ĒFARĖ THOTĖ HALLA NGA SANGALLA

(Cikėl tregimi nga mėrgimi)

 

       Tė gjitha ngjarjeve halla u jepte peshė, duke kaluar nėpėr gjitha ndėrrimet e kohėve, duke ndikuar edhe nė fatin e saj. Ajo shpesh mė thoshte: - ēfarė janė kėta zviceranėt, qė nuk ndalen duke punuar dhe njė ditė nuk e bėjnė pushim, por vetėm punė, punė pa pushue fare!...

 

 

            Rastėsisht, edhe halla e muar rrugėn e mėrgimit, jo pėr tė ikur nga atdheu i vet pėr ndonjė telashe, por pėr tė jetuar mė mirė me familjen e saj tė ngushtė, e cila kishte mbetur e vetme nė shtėpi. Kush tė kujdesėt pėr tė, edhe pse ajo i kishte gjashtė djem e tri vajza, tė gjithė kishin krijuar familje, por tė gjithė u shpėrndanė nė botėn e perėndimit. Dy djem i kishte nė Australi dhe tė tjerėt nė Zvicėr, ndėrsa kur i vdiq burri, ajo i kishte rrafshuar tė shtatėdhjetat dhe nuk ishte mė nė gjendje tė gatuaj as bukė pėr vete  dhe mosha e saj kishte nevojė pėr njė pėrkujdesje tė veēantė.

            Pas vdekjes sė burrit, jeta e hallės dukej ndryshe dhe ndodhej para njė enigme qė e mundonte shumė dhe zgjedhja e saj do t’ia merrte kohėn. Vendosi  tė thėrret djemtė e saj nė Zvicėr, qė ta marrin atje, e cila nė kėtė mėnyrė, ndoshta do tė mund tė jetojė edhe ndonjė ditė.

            Mendja  e saj ishte akoma e kthjelltė dhe i kujtohet fare mirė kur flisnin djemtė e saj, se nė Zvicėr punohet shumė. Dhe nė ditėt nė vijim, halla u largua papritmas nga vendlindja e saj dhe e muar rrugėn e mėrgimit, pakėz e befasuar kur arriti nė qytetin Santgallen (St. Gallen) tė Zvicrės, sepse tani, kur pėr herė tė parė ishte nė njė ambient tjetėr, pėr tė cilin as qė kishte menduar ndonjėherė mė parė.

            Halla, i kaloi afėr 20 vjet nė Zvicėr,  nė qytetin e bukur tė Sangallenit, ajo nuk punoj, por nuk e kaloj kohėn kot, pėr derisa ishte e fortė, ajo i rriti disa nipa dhe mbesa. Disa herė kisha rastin ta vizitoja dhe me kureshtje i dėgjoja kėshillat e saj dhe herė pas herė fjalėt e saj i rrokullisja nėpėr kokė, sidomos fjalėt e urta tė saj, tė cilat mė ndiznin pėr t'i studiuar, lidhur me domethėnien e tyre. Kur erdhi nė Zvicėr, nė fillim nuk e zinte gjumi, ēdo gjė i luante para syve, i kujtohet vendi i vet, tė cilin e kishte lėnė tė boshatisur, gjitha ato ndėrtesa dhe mallra, pa asnjeri brenda, duke e ndjerė vetėn fajtore, sepse mendonte se gjithė ajo boshatisje ka lidhje mė tė, duke mos ditur pėrse…? Mėzi priste tė agonte dita, e bindur se ajo do ta qetėsonte dhe shėronte dhembjet e saja.

            Tė gjitha ngjarjeve halla u jepte peshė, duke kaluar nėpėr gjitha ndėrrimet e kohėve, duke ndikuar edhe nė fatin e saj. Ajo shpesh mė thoshte: - ēfarė janė kėta zviceranėt, qė nuk ndalen duke punuar dhe njė ditė nuk e bėjnė pushim, por vetėm punė, punė pa pushue fare!...

            Sa herė qė zgjohen djemtė e saj herėt nė mėngjes pėr tė shkuar nė punė edhe hallės i del gjumi, e cila mundohet t'i pėrcjell dhe pėr t'i uruar njė ditė tė mbarė.  Ajo thoshte: - sa po mė dhimbsen. Trupi i tyre i pa pushuem e i lodhur, nganjėherė kur e kujtojė mundin e tyre, as buka nuk mė bėnė mirė. Edhe granimi shkojnė nė punė, edhe fėmijė e rritur shkojnė nė shkollė... e halla  mbetej e vetme, vetėm me fėmijėt e vegjėl, tė cilėt e njomin jetėn e saj. - I dua shumė tė vegjlit, - thotė halla, - ata mė shoqėrojnė nė ēdo hap,  dhe po i mbajė  rreth vetės dhe po mundohem me i rritė, mos me ua humbė kohėn e punės nėnave tė veta.

            Sa herė qė vie fundi i muajit, halla i vėren djemtė e saj  me njė llogaritje nė dorė, tė cilėt i bėjnė llogaritė e shpenzimeve tė muajit dhe ajo befasohej me ato shuma marramendėse qė duhet ti paguanin,  e cila shpesh u thoshte djemve tė vet:  - djemtė e lokes, mos harxhoni pa nevojė edhe pėr mue mos bleni asgjė qė kushton, sepse kjo „rroga“ e juaj po shkon dhe po harxhohet shumė shpejt.

            Dhe nuk ishte e ēuditshme, pse hallės nuk i pėlqenin disa shpenzime tė pa nevojshme, sidomos disa ahengje qė bėheshin nė fund tė javės, duke pritur e pėrcjellur mysafir tė shumtė. Halla shpesh herė e pėrsėriste: - mos harroni djemtė e lokės, mos bėni shpenzime tė  panevojshme, edhe pse ėshtė djersa e juaj, por kujtoni edhe ata njerėz, qė gėzimi i jonė  i tepruar, i pėrbuz fytyrat dhe lotėt e atyre qė nuk e kanė kafshatėn e gojės…

            Halla ishte edhe kėshilltare e mirė, sa herė u shpjegonte nipave dhe mbesave tė veta, se martesat mos i bėni pėr letra, por duhet tė jeni tė vėmendshėm, sepse martesa ėshtė e ēmueshme, nėse atė e bėni me vullnet tė mirė dhe me dashuri tė sinqertė.

 

 

            - Mua nuk po mė pėlqejnė disa „muhalife“ tė sotme, kur dėgjoj se, shumė tė rinj po martohen vetėm pėr letra, me shkue nė Zvicėr, Gjermani, Austri, apo dikund tjetėr dhe pastaj po ndahen pas njė kohe tė shkurtė. Ēfarė martese i thojnė kėsaj, kur ndahesh prej kurorės tėnde pa i mbushė as tre muaj, apo tre vjet, pa e llogaritur jetėn dhe dashurinė martesore, si dhe ato shpenzime qė janė marramendėse. Jo, pasha hallėn, nė kohėn time nuk kemi pasė shumė pasuni  dhe jemi martuar me pak harxhime, mirėpo dashuria ka qenė ndryshe, ka qenė mė jetė gjatė, apo deri nė vdekje. Ndėrsa sot, nuk mundesh me i kuptue kėta  tė rinj, ndahen pėr asgjė…

            Para disa ditėve dėgjova se njė qift u nda pas tre jave tė martesės, sepse djali qė kishte ardhė te vajza pėr tu martuar nė Zvicėrr, nuk dėshironte qė kjo tė punojė nė vendin e punės ku punojnė edhe  meshkuj. Ndėrsa njė qift tjetėr, djali qė kishte ardhė nė Zvicėr dhe letrat i kishte nė procedurė tė rregullimit, ditė pėrditė qėndronte para  vendpunimit tė vajzės dhe nėse kjo vonohej nga puna pėr pak minuta, ky e qortonte dhe i thoshte fjalė tė rėnda dhe kishte tentuar ta sulmojė… Njė ditė e kishte vėrejtė ngjarjen edhe punėmarrėsi, sa qė e kishte lajmėruar policinė, tė cilėt e dėbuan djaloshin  nga kishte ardhė. Dhe nė anėn tjetėr, shumica e djemve po ndahen se, vajzat qė po i marrin nė Kosovė, ato kur po vijnė kėtu, nuk po dinė tė sjellėn edhe nė shitore po duhet me i pėrcjellė si „qurat“.

            Dhe ēka ju thotė halla: - traditat tona shqiptare nuk duhet tė nėnēmohen, ato duhet t'i ruajmė dhe, ju qė jeni kėtu, mirė ėshtė ta ndihmoni ndonjėrin nga atdheu pėr rregullimin e letrave dhe ta nxjerrni nga situata, por jo tė bani martesa vetėm pėr letra,  tė bėni njė martesė pa dashuri.

            - Po ēka thua pėr mua, - iu drejtue mbesa e vet Fėllenza, qė ishte ardhur dhe martuar pėr Fatonin kėto ditė nė Santgallen tė Zvicrrės.

            - Unė ju kuptoj. - thotė halla, - ju jeni dy qifta tė bukur dhe tė bekuar dhe dashuria e juaj ėshtė e lumtur, sepse kur ke ardhė ti, Fėllenza,  nė Zvicėrr edhe pse nė fillim ishe pakėz xheloze, ishe edhe tolerante. Shpesh herė Fatoni vonohej nga puna, kurse ti e pritėshe me buzėqeshje e pėrqafime. Pas njė kohe edhe ti u punėsove dhe punojshe deri nė orėt e vona, kurse Fatoni tė pritėte krahėhapur, qė do tė thotė se dashuria e juaj ishte e ėmbėl dhe besimi ishte i sinqertė te njėri tjeri, dhe ky besim i mund tė gjitha thashethemet dhe xhelozinė, qė tė kaloni njė jetė tė lumtur nė  martesė dhe jetesė.