Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - ĒFARĖ? NUK ĖSHTĖ DASHURI KJO?

Shkruan: Pėrparim HYSI

Tregim

ĒFARĖ? NUK ĖSHTĖ DASHURI KJO?

 

            Duke gjerbur kafet tona, unė fillova t'i tregoja, nė vija tė trasha, se kush isha. Natyrisht, nuk u zgjata shumė dhe, sidomos, kur erdhi fjala qė t'i flisja pėr ndarjen me timeshoqe, u mjaftova vetėm kaq: u ndamė se nuk na u puqėn karakteret.

 

 

            Ka njė shkak qė lind dashuria. Ky shkak mund tė jetė fare i rastėsishėm dhe, sado qė nė fillim duket pak shpotitės, vjen dhe "trashet" e "trashet", sa bėhet, sa tundues dhe aq sundues. Si histori, thėnė nė ligjėratė tė drejtė, mė ėshtė treguar nga shoku im Vilson Shtėmbari dhe unė po e sjell ashtu siē ma ke treguar ai? Dhe pyetjet po i sjell drejtpėrdrejt nga ai, qė, nė njė farė mėnyre janė si pyetje retorike, pėrgjigjen ēdo lexues e jep sipas gjykimit tė vet.

                                                              *     *    *

            Isha tek njė nga kioskat pėr tė blerė njė kartė telefoni. Para meje, me kokėn tė futur brenda sportelit, njė zonjė i bėnte shenjė shitėsit pėr atė qė kėrkonte. Unė qeshė pėrbri me zonjėn,e cila, pasi bleu mallin, u kthye nga unė duke u pėrplasur  me mua. Pėrplasja qe e beftė dhe, tek tentova qė tė "mbrohesha" sado pak, ajo sikur thirri: - Ou,- bėrtiti,- sinqerisht tė mė falni, se, pa dashje, u  vrava.

            Mua, - tregoi ai, - hunda mė hante pėr "sherr" dhe, aty pėr aty, ia prita: - Moj zonjė, mos u shqetėsoni fare. Pastaj njė "vrasje" tė tillė unė e ble dhe me para dhe jo si kjo qė ndodhi pa dashje. E zbraza kėshtu "tymse" dhe thashė: tė dalė ku tė dalė. Zonja qe nga ato qė "bukėn nuk e hante thatė" dhe batutės sime se "njė vrasje tė tillė e blija me para", iu pėrgjigj flakė pėr flakė: - Ore "sherri" do edhe nge, por dhe para. Me sa shoh,  i paske tė dyja, ndaj hajde tė ulemi tek kafja pėr ta vazhduar mė tej "sherrin".

            Po si mos t'i pėrgjigjesha asaj sfide kaq tė hapur?


                                                               *      *     *

            U ulėm tek kafja qė qe dyēapa mė tej dhe, sa u ulėm, bėmė porosinė: ajo kapuēino dhe unė expres. Mandej, secili prej nesh hapi "kutinė e tij  tė Pandorės".

            Mua mė quajnė Olimbi, shkurt mė thonė Ola,- tha ajo. Punoj si kasiere nė njė bankė private dhe  sot, pėr fat tė mirė, jam pushim. E kam kohėn me pashė.

            Mua, - i thashė unė, - mė quajnė Vilson, shkurt mė thėrresin Coni dhe jam jurist privat. Ngaqė jam i tillė, kohėn e lirė e kam pa hesap.

            Ou, - tha tėrė ilaritet ajo, - kohėn pa hesap, ndaj dhe pėr "sherrin" qe hazėrxhevap. Pas kėsaj batute, qeshėm qė tė dy dhe sikur u ēliruam nga  njė gėrē, siē ndodh me gjithė njohjet tė tilla. Duke gjerbur kafet tona, unė fillova t'i tregoja, nė vija tė trasha, se kush isha. Natyrisht, nuk u zgjata shumė dhe, sidomos, kur erdhi fjala qė t'i flisja pėr ndarjen me timeshoqe, u mjaftova vetėm kaq: u ndamė se nuk na u puqėn karakteret. Unė i rrėmbyer qė kam nevojė pėr fre dhe ajo, jo vetėm e ngadaltė, por dhe nė intimitet gati e ftohtė si copė mermeri. Kur po i tregoja, natyrisht qė ndiqja me syrin e njė mashkulli me pėrvojė se si reflektoja tek ajo. E pashė qė mė ndiqte me vėmendje dhe kjo gjė mė tregonte se "partnerja" ime nuk qe pa pėrvojė nė kėto ēėshtjet e ēifteve familjare apo dhe pėr ata me bashkėjetesė. Pėr t'i dhėnė tė kuptonte se radhėn e kishte ajo, shtova vetėm kaq: tani jam i lirė dhe nuk kam as edhe njė lidhje, qoftė dhe tė rastėsishme.

            Qe vajzė e zgjuar (siē e ēmoja, vėrtitej aty rreth tė  tridhjetave) dhe, tek e mori fjalėn, tha: - Rastėsisht, u  njohėm dhe, ngaqė kjo njohje ndodhi nga njė rastėsi fare e vogėl, ja kush jam unė.

            Jam  30-vjeē. Kam mbaruar ekonomikun dhe punoj nė njė bankė private. Sado nė kėtė moshė, nuk kam ndonjė partner intim. Pėr tė qenė e sinqertė me ty: unė nga ferra nuk kam dalė. Kam patur njė "lidhje" qė mė pėrpara u zgjidh se sa u "lidh". Nuk dua tė flas mė gjatė  pėr tė. Se nuk ia vlen. Ka ndodhur gati 10-vjet mė parė dhe, kur thonė, u dogja nga qulli dhe kam kohė qė po i fryj kosit. Pra, dhe unė jam e lirė. Si bėmė njė pauzė (sikur donim tė mbusheshim me frymė, pėr t'u mbushur me  energji pėr ta vazhduar bisedėn mė tej), e mora fjalėn unė.

            Po ju jini me familje kėtu apo jetoni vetėm?

            -Jo. Familja ime ėshtė nė Korēė. Unė jetoj bashkė me njė shoqe, me tė cilėn ndajmė dhe qeranė e shtėpisė ku banojmė.

            Duke marr edhe kėtė informacion nga ajo, unė po tirrja atė "shtėllungėn" e sė ardhmes. Nė njė shikim tė pėrgjithshėm, ajo jo vetėm kish njė portret tė pėlqyeshėm, por dhe tėrheqės. Tek e vėshtroja pak skiē (se kėshtu e kėrkonte etika), vura t'ia hedh tė gjithė "nishanet" nė panelin e mendjes sime. Aty pėr aty, pėr tė nuk kishe se ē'thoshe. Po unė, ngaqė qeshė djegur nga zjarri i parė,  i mendoja ngjarjet me gjakftohtėsi dhe nuk ngutesha.

            Qėndruam edhe ca. Lundruam nė dete paqėsore dhe, kur do ndaheshim, i thashė: - Si thuaj, a do ta vazhdojmė "sherrin?!".

            - Dakord,- pranoi ajo.

            Shkėmbyem numrat e telefonit dhe secili shkoi nė punė tė vetė.


 

            Secili shkoi nė punė tė vetė, por kaq ėshtė vetėm njė fjalėgoje. Nė mbrėmje, as qė po mė merrte gjumi. Mendja, kuptohet: tek ajo. Ta marrė, mos e marrė? Mėdyshja, sikur tė qeshė axhami. Kot nuk thonė: jep njė grosh dhe hyn nė valle, jep pesėqindė dhe nuk del dot. Mė sė fundi, u bėra trim. I rashė numrit tė saj dhe, tek prisja tė mė pėrgjigjej, e kisha bėrė gati shkakun: sikur kisha njė problem me bankėn time dhe  kėrkoja gjykimin e saj si specilaiste. Por qeshė shqetėsuar kot. Sa mori telefonoin, mė tha: - Sa do tė kisha marrė vet. Shoqja po vonohet dhe unė thashė: -Po e marrė  njėherė atė mikun tim. Kur cėrrrrrrrrr, qenke ti.

            A e di se si thonė andej nga anėt tona? - Kobure kanė tė tėrė, po kush e zbraz i pari tė vret.

            Ou, - tentova t'i pėrgjigjesha shpotisė sė saj me shpoti. Me demek, tė vrava. Po ngaqė tė "vrava", - i thashė, - do tė vij e do tė ngjallė, se edhe mė dhimbsesh, por dhe mė lipsesh.

            Qeshi me shpotinė time dhe tha: - Por ti sikur paske lindur nga ne? Kam qenė ushtar nė Kolonjė dhe  xhėku mbaj mend njė "ēiēkė".

            Ah, - tha ajo, - kėtė "ēiēkė" e kemi tonėn ne.

            Mandej, pothuaj tė gjithė ofertėn time e harxhuam. E lamė qė do  takoheshim tė shtunėn,se banka e saj nuk punonte,unė po vet myfti e vet kadi dhe, mezi prisja tė vinte e shtuna.

            Ore, - m'u drejtua duke qeshur, - dashuria tė merr mendjen dhe tė humb edhe gjykimin. Nė ēfarėdo moshe, katandise si axhami. Kisha rėnė brenda dhe, kėtė radhė, qe "rėnie" e rėndė.


                                                         *    *    * 

            Erdhi dhe e  shtuna. E kisha lajmėruar mė parė qė me makinėn time do hanim njė drekė jashtė Tirane. Qe veshur sportive  si tė shkonim nė "piknik" dhe, sa hyri nė veturė, u zgjat nga unė. E putha si me politesė dhe, tek u nisėm, mė tha: - Unė qysh nesėr do filloj pushimet e verės.

            Epo, pushime tė gėzuara, - urova, por kurioziteti nuk mė linte rehat: - Vetėm do shkosh me pushime apo me dikė tjetėr?

            Vetėm, vetėm dhe ,deri tani, nuk kam asnjė plan. Kaq m'u desh dhe mezi prisja sa tė sosnim atje ku kisha bėrė porosinė. E kaluam aq mirė drekėn dhe si, thelė mbi bisht, biseda jonė u bė e ngrohtė. Si pėr  t'u relaksuar pas asaj dreke tė shijshme,e ftova pėr njė shetitje nė pyllthin pėr karshi. Qe njė mjedis  qė tė kėnaqte dhe ca mė tepėr vera na e kish ndezur gjakun dhe qemė gati pėr "sherr". Aty mes njė peizazhi tė gjelbėr dhe tė mbushur me cicėrima zogjėsh, u  ulėm mbi njė batanie pambuku, tė marrė enkas, dhe mu aty  e putha ngrohtėsisht. Ndjeva gjakun tė nxehtė dhe, reciprokisht, puthja qe nė tė njėjtėn gjatėsi vale. Dhe, mandej, si dy pėllumba qė gugasin dashurisht, ju dhamė njėri-tjetrit. Nuk kish nevojė as pėr propozim dhe as pėr premtim. Ēdo gjė lindi vetvetiu dhe, fillimisht, nga njė shkak fare i vogėl. Shkak i vogėl, por kot nuk thonė: ferra e vogėl, fsheh lepur tė madh. Pushimet vendosėm t'i bėnim bashkė. Por ē'them dhe unė? Por bashkė me tė jemi dhe  sot e kėsaj dite. Dhe, nėse ta tregova tė tėrė kėtė histori, e di pse e bėj? Dua tė tė pyes: - Ēfarė? Nuk ėshtė dashuri kjo?

 

Tiranė, 29 shtator  2017