Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė - Parandalimi i celulitit dhe i sėmundjeve tė venėve

Shkruan: Dr. Gėzim GUHELLI

 

            PARANDALIMI I CELULITIT DHE I SĖMUNDJEVE TĖ VENĖVE

 

          Qėndrimi ulur ėshtė armiku numėr njė pėr funksionim tė rregullt tė qarkullimit limfatik dhe venoz. Muskujt e tkurrur, nė tė vėrtet i aktivojnė muret e enėve tė gjakut, tė cilėt, tė stimuluar, e shtyjnė gjakun dhe lėngjet nga poshtė, lart.

 

            Nėse nė fund tė orarit tė punės ndjeni lodhje tė kėmbėve, kjo do tė duhej tė ishte sinjali i parė qė, po qese nuk pėrfillet, do tė mund tė na ngadalėsoj qarkullimin  venoz dhe atė limfatik, e cila mundėson formimin e celulitit dhe venave tė zgjeruara. Kujdesi i vogėl qė do t’u kushtojmė kėmbėve, do tė mėnjanonte jo vetėm pengesat momentale, por do tė ndihmonte edhe nė evitimin e komplikimeve tė mė vonshme serioze.

            Qėndrimi ulur ėshtė armiku numėr njė pėr funksionim tė rregullt tė qarkullimit limfatik dhe venoz. Muskujt e tkurrur, nė tė vėrtet i aktivojnė muret e enėve tė gjakut, tė cilėt, tė stimuluar, e shtyjnė gjakun dhe lėngjet nga poshtė, lart.

            Nėse kalojmė shumė orė duke punuar nė tavolinė, ose qėndrojmė nė kėmbė pa pushuar, na ngadalėsohet qarkullimi, nė tė vėrtet na rritet sasia e gjakut qė rrjedhė poshtė dhe pengon kthimin lart, drejt zemrės, ku duhet tė pastrohet dhe tė rikthehet nė cikėl.

            As personat qė veshin fustane tė puthitura dhe tė ngushta ose pantallona tė ngushta, nuk janė tė liruar nga lodhja dhe nga dobėsia e kėmbėve, sepse venet dhe enėt limfatike duhet tė jenė tė lira pėr tė kryer funksionin e tyre; veshmbathja e ngushtė vetėm bėnė presion nė kėto enė, dhe si pasojė, ngadalėson qarkullimin venoz.

            Ambienti tepėr i ngrohtė ėshtė i dėmshėm pėr qarkullim dhe shkakton ndjenjėn e rėndėsisė nė kėmbė.

           

            Si t’u shmangemi vėshtirėsive?

            Nėse puna ju detyron tė qėndroni gjatė ulur, ekziston mėnyra pėr tė stimuluar aktivitetin muskulor e mė kėtė edhe qarkullimin. Nė pyetje janė ushtrimet “izometrike”, gjegjėsisht lėvizjet tė cilat i stimulojnė  muskujt edhe nė gjendje qetėsie. Thjesht, ēdo 10-20 minuta duhet tė tkurren muskujt e kėmbės, ashtu qė nė fillim tkurren, pastaj relaksohen, 20 herė me radhė. Fillohet nga pulpat e kėmbėve (pėr tkurrje mjafton tė ngrihen thembrat dhe kėmbėt tė mbėshteten nė maje tė gishtėrinjve), pastaj kalohet nė  muskuj e kofshės, nė regjionin e ndenjės dhe stomakut. Kėshtu iu ndihmohet muskujve tė jenė “pompė” pėr qarkullimin kthyes.

            Ėshtė e me rėndėsi qė kur flini ose kur pushoni tė shtrirė, t’i mbani kėmbėt lartė, ashtu qė shputat e kėmbėve tė jenė mbi nivelin e zemrės. Kėshtu lehtėsohet kthimi i gjakut venoz, kurse kėmbėt do t’ju pushojnė.

            Dushi, nė fillim me ujė tė ngrohtė e pastaj me ujė tė ftohtė, nė mėnyrė alternative, preferohet si gjimnastikė pasive pėr enėt e gjakut, tė cilėt nėn ndikime ujit tė ngrohtė, zgjerohen (vazodilatacion), kurse nėn ndikimin e ujit tė ftohtė, ngushtohen (vazokonstruksion), duke stimuluar kėshtu aktivitetin e tyre pompues.

            Masazhi i kėmbėve, kur janė tė lodhura, ėshtė i mirėseardhur pėr relaksim dhe pėr eliminimin  e pengesave lidhur me qarkullimin e keqėsuar. Masazhi gjithnjė duhet tė filloj nga nyjet drejt pjesėve tė epėrme tė kėmbės, pėr tė lehtėsuar kthimin e gjakut dhe tė limfės nga periferia drejt qendrės.

 

            Pengesat nė qarkullimin

            Arteriet e marrin gjakun e pasur me oksigjen dhe materie ushqyese nga zemra dhe ua dėrgojnė organeve dhe indeve. Ky kėmbim bėhet nė nivel tė kapilarėve, kurse produktet e mbetura pėrmes rrjetit limfatik dhe atij venoz kthehen drejt zemrės. Kjo ėshtė e mundur vetėm nėse sistemi limfatik dhe ai venoz janė funksionalė.

            Pėr tė mundėsuar kėtė, muskujt e kėmbės me kontraksionin dhe relaksimin e tyre duhet ta ndihmojnė kthimin e gjakut “tė papastėr” lart, duke imituar pompėn hidraulike, e cila me forcėn e vetė e mposht ndikimin e gravitacionit. Nė tė kundėrtėn vjen deri te staza e gjakut, nė tė cilėn qarkullimi limfatik dhe ai venoz nuk mund ta kthejnė drejt zemrės. Indet kėshtu nuk ushqehen mirė; nuk marrin oksigjen tė mjaftuar. Kjo gjendje shkakton ndjenjėn e lodhjes dhe tė dobėsisė sė kėmbėve.

            Me kalimin e kohės, staza sjell deri te grumbullimi i produkteve metabolike ndėrmjet kapilarėve, qelizave indore dhe enėve limfatike, zgjerimin e venave dhe ngadalėsimin e qarkullimit. Pasojat: celuliti, kėmbėt e ėnjtura dhe venat e zgjeruara.